• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ish Presidenti Bush “Prish” rregullin” kritika për Trump

October 21, 2017 by dgreca

Bushi gjykon ashpër Trumpin/1 BushIsh- presidentë të SHBA shprehen rrallë për mënyrën si punojnë pasardhësit e tyre. Aq më shumë të tërheq vëmendjen që veç Obamas, edhe një ish-banor tjetër i Shtëpisë së Bardhë e vuri në shënjestër Donald Trumpin.

Ish-Presidenti i SHBA, George W. Bush ka kaluar ndjeshëm në distancë ndaj shefit aktual të shtetit Donald Trump, pa e përmendur këtë me emër. Në një fjalim që mbajti Bushi në New York kundër “fanatizmit”, ai u shpreh kundër pikëpamjeve për sundimin e të bardhëve dhe “kthimin e klimës izolacioniste”.

Bushi u tregua i shqetësuar për tendencat e ndarjes në shoqëri. Konfliktet politike rrëshkasin “shumë lehtë në armiqësi”, u ankua Bush, që ka qenë që prej vitit 2001 deri në 2009 President i SHBA. “Nganjëherë duket sikur forcat, që na ndajnë, janë më të forta se forcat që na mbajnë të bashkuara.”

Kundër zellit të verbër dhe nacionalizmit

Ish-Presidenti, që është republikan si Trumpi, u distancua edhe nga iniciativat e tij, për ta vështirësuar imigrimin në SHBA. “E kemi harruar dinamikën, që ka ardhur herë pas here nga imigrimi në SHBA. Ndryshe nga kombet e tjera, identiteti ynë nuk përcaktohet nga gjeografia, përkatësia etnike, gjaku dhe toka”, u shpreh më tej Bush. “Kjo do të thotë se njerëzit e çdo etnie, feje ose përkatësie mund të bëhen amerikanë me të drejta të barabarta. Kjo do të thotë që zelli i verbër dhe nacionalizmi i çdo forme e turpërojnë kredon e Amerikës.”

71 vjeçari u ankua edhe për “besimin në humbje” në tregjet e lira dhe te shkëmbimet tregtare të përbotshme. Ai u rekomandoi qytetarëve të SHBA që të kujtojnë “vlerat” e tyre tradicionale.

Kundër mobbing dhe paragjykimeve

Bushi u shpreh edhe kundër mobbing dhe paragjykimeve. Përmes shprehjeve të tilla hapet rruga për dhunën dhe fanatizmin, tha ai. “E vetmja rrugë për t’i përcjellë vlerat qytetare është t’i demonstrosh ato”. Ai nënkuptoi me këto deklarata stilin e Trumpit, i cili përdor herë pas here emra fyes për rivalët e tij. Kështu, rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton ai e ka quajtur “mashtruese”, kurse senatorin republikan kritik, Bob Corker e ka quajtur “Liddle”- e prejardhur nga “little” (i vogël).

Ky fjalim tërhoqi shumë vëmendjen në SHBA. Shumë komentues lëvduan fjalët e hapura të Bushit, por njëkohësisht u shqiptuan edhe kritika të ashpra. Në luftërat e Bushit kundër Afganistanit dhe Irakut vlerat e supozuara të larta amerikane patën vlejtur po aq sa kur u forcuan në mënyrë të jashtëzakonshme shërbimet e fshehta në mandatin e tij, u tha në rrjetet sociale. Një përdorues tjetër shkroi: “Deri këtu ka ardhur puna me Trumpin, sa më duhet të quaj me vend atë që thotë George W. E pabesueshme”.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: Bush, kritikon Trump

Ftesë nga Pavarësia-Bush të vizitojë Kosovën

August 1, 2017 by dgreca

1 Pavaresia20476360_10154647160577414_7867742387038797956_n20476516_10154647086427414_1072061752885085342_n (1)20476522_10154647160597414_666565488938709440_n

NJË FALËNDERIM DHE NJË FTESË E VEÇANTË NGA KOSOVA PËR PRESIDENTIN XHORXH W. BUSH/

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku njofton në faqen fejsbuk të përfaqësisë diplomatike të Prishtinës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara se ajo ishte takuar, në fillim të kësaj jave, me ish-Presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush në Dallas të shtetit Teksas.  Vizita e kryediplomates së Kosovës në Dallas kishte një mision të veçantë dhe tepër të rëndësishëm. Ambasadorja Çitaku duhej t’i dorëzonte ish-Presidentit Bush – jo një notë diplomatike ose ndonjë njoftim zyrtar nga Kosova a po nga udhëhqesit e Republikës së Kosovës, që ajo përfaqëson – por ishte diçka me më shumë rëndësi. Ishte një letër falënderimi drejtuar ish-udhëheqsit amerikan, e një përfaqsuesjeje të brezit të ardhëshëm të shqiptarëve të Kosovës, pikërisht nga vajza shqiptare nga Kosova, e quajtur Pavarësia.

Në njoftim thuhet se Pavarësia ka lindur pikërisht dy minuta pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u bërë foshnja e parë, lindur në ditën e shpalljes së Pavarësisë.  Në këtë kapacitet, po të mund të themi kështu, Pavarësia, vajza shqiptare 9-vjeçare nga Kosova, i drejtohet Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Xhorxh W. Bush, me një letër falënderimi për rolin që ai ka luajtur në promovimin, dhe më në fund, në sigurimin e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që në letrën e saj, Pavarësia, njëkohsisht e fton Presidentin Bush që të vizitojë Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, vitin që vjen.

Shqiptarët do ta mbajnë mend për gjithmonë deklaratën e Presidentit Xhorxh Bush nga Tirana, qershorin e vitit 2007, në lidhje me vonesat ddiplomatike, kryesisht të evropianëve të asaj kohe, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës – se “enough is enough”, mjaft është mjaft dhe se kishte ardhur koha tashmë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kishte thënë Z. Bush gjatë vizitës së parë në Shqipëri të një presidenti amerikan në detyrë. Ishte kjo një deklaratë e njëjtë me atë të një shekulli më parë, kur një president tjetër i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson-i, i kishte premtuar Fan Nolit se, “Në konferencën e paqës do të kam një zë dhe se atë zë do ta përdor në mbështetje të Shqipërisë”.  Në të dy rastet, shqiptarët kudo, nuk duhet të harrojnë kurrë skenarët e mbrojtjes së Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo, nga ana e Shteteve të Bashkuara, por as edhe  rolin që ka luajtur diaspora shqiptare, sidomos diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara, fillim shekullin e kaluar si edhe në fillimin shekullin e 21-të.

Është në këtë frymë mirënjohjeje dhe falënderimi që vajza e re shqiptare, Pavarësia, nga Kosova i drejton letrën Presidentit Xhorxh W Bush, pikërisht si një kujtesë dhe falënderim për rolin e tij në përpjekjet amerikane për të bindur botën se kishte ardhur koha për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e atij vendi si shtet i pavarur.  “Ndërsa por afrohet 10-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në faqen e kryediplomates së Kosovës në Wasshington, “Ne duhet të kujtojmë miqtë dhe aleatët tanë më të mirë.  Presidenti Bush ishte ndër të parët presidentë që njohu Kosovën dhe e kemi për nder ta quajmë atë mik tonin.  Kosova ishte me të vërtetë e bekuar për faktin se kishte mbështetjen e tij në periudhën tonë më kritike të saj”, shkruan ajo.  Ambasadorja Çitaku thotë  gjtihashtu se Presidenti Bush i ofroi asaj një mikpritje të ngrohtë dhe se zhvilluan bisedime të frutshme me rastin e dorëzimit të letrës nga 9-vjeçarja Pavarësia, e lindur në ditën e shpalljes së pavarsisë së Kosovës.

Pavarësia i drejtohet Z. Bush me përshëndetjen,

“I dashur Z. President.

“Më quajnë Pavarësi, që do të thotë “Independence” dhe jam lindur 2-minuta pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj. Unë dua t’u falënderoj për punën tuaj për ta bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur. Së shpejti unë do i mbushë 10-vjetë ashtu siç do i mbushë edhe Kosova. Unë luaj me shokë e shoqe dhe shkoj në shkollë. Shpresoj që të vizitoni mua dhe Kosovën me rastin e ditëlindjes tonë.  Do të kemi përgatitur një tortë jashtzakonisht të madhe dhe do të ndezim fishekzjarre. Një falënderim të madh për ju dhe përqafime nga Kosova”, përfundon Pavarësia, letrën e saj dërguar Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bush, Ftese nga Pavaresia, vizite ne Kosove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT