Busti i znj.Hillary Klinton, vepër e skulptorit durrsak Idriz Balani është derdhur në bronx dhe do të vendoset në qytetin e Sarandës. Këshilltarët bashkiakë të këtij qyteti e kanë vlerësuar kontributin e zonjës Hillary Klinton për çështjen shqiptare dhe e kanë miratuar njëzëri propozimin për vendosjen e një busti të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në bulevardin qendror të qytetit. Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët. Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur gjatë këtyre viteve buste të personaliteteve e figurave të njohura amerikane që kanë kontribuar në cështjen tonë kombëtare. Krahas bustit të Presidentit Willson në Shëngjin dhe Tiranë, bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, një bust i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë-Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël. Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk. Në maj të vitit 2014, një memorial për ushtarakët amerikanë që ndihmuan clirimin e vendit tonë gjatë Luftës së II-të Botërore është vendosur në qytetin e Korcës. Kjo tregon se shqiptarët tashmë janë ndërgjegjësuar për rolin e pazvëndësueshëm të popullit amerikan në zgjidhjen e cështjes sonë kombëtare, ndaj mirënjohjen për këtë e shprehin dhe në vendosjen e busteve, përmendoreve dhe memorialeve të personaliteteve të ndryshme amerikane në hapësirën gjeografike ku jetojnë shqiptarët. {Sh.K}
BUSTI I AMBASADORIT HOLBROOKE ESHTE PROMOVUAR NE FIER
Përvjetori i Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, organizuan ceremoninë e vendosjes së bustit të personalitetit politik dhe diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Busti i përgatitur nga skulptori Idriz Balani sjell në bronx një mik të Ballkanit. Ishambasadori amerikan Richard Holbrooke njihet për diplomacinë e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë për paqen në Ballkan, për çështjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.
Në këtë ceremoni festive merrte pjesë kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tashmë do të lërë detyrën, Baftjar Zeqaj, Armando Subashi që sapo është zgjedhur si kryebashkiak, por edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetët Koço Kokëdhima, Ervin Koçi, Kozma Dashi, kryetari i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, skulptori Idriz Balani si dhe pushtetarë të tjerë vendorë. Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.
Ambasadori Richard Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy. Si nje diplomat me kariere
te gjate, ai admirohej por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se çdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.
Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.
Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija. Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se “Diplomacia me Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se — dhe ky eshte thelbi i ceshtjes — se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i interesuar per ato qe po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje. Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh.”
Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove. Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es — gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c’mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.
Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave, kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke — veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot. Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t’i jene atij mirenjohes per rolin e gjithanshem qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.(Kortezi:VOAL)
Ish kryeministri Sali Berisha kerkon rrezimin e bustit te kryeministrit Edi Rama
Proteste, me 20 Shkurt te gjithe se bashku ne sheshin Skenderbej!/
Ne faqen e tij te facebook-ut ish kryeministri Berisha u ben thirrje shqiptareve qe te mos mungojne ne protesten e 20 Shkurtit sepse ka dhe nje bust per te rrezuar, dhe ky sipas ish kryeministrit, eshte kryeministri actual Edi Rama. Ja mesazhi i plote:
Te dashur miq, kete foto e mora nga nje faqe e te rinjve qe me padurim po presin 20 shkurtin, diten e protestes me te fuqishme popullore kunder Edvin Kristaq Rames. Kunder neobllokmenit, qe ne shembullin e eterve hoxhist qe permbysem 23 vjet me pare, mashtroi shqiptaret dhe boten. Per te grabitur votat ai u zotua per 300 mije vende pune, sherbim shendetesor falas, mosprishje te banesave pa leje dhe legalizime falas, ulje te taksave dhe te çmimeve per ushqime dhe energji, rend dhe siguri por qe ne 4 muaj, nuk ka krijuar as edhe nje vend pune dhe ka shkaterruar dhjetera mijera vende pune, ka rritur te gjitha çmimet dhe taksat per 100% te qytetareve, gjobit pa te drejte çdo dite dhjetera mijera qytetare, hedh ne ere shtepi dhe ndertime me leje, vendos monopolet e rrethit te tij familjar.
Te gjithe ne proteste per te shnderruar pranveren qe vjen ne pranveren e demokracise qe meritojme! sb
MBRINE NE SKELE ISMAIL QEMALI – PËRURIMI I SHTATORES, NË 27 NËNTOR SHESHI “PAVARËSIA”
Nga GËZIM LLOJDIA/
Ka mbritur në sheshin e Skelës me synim të qëndroj aty përherë ,Ismail bej Vlora. Përurimi i shtatores do të kryhet në 27 nëntor në sheshin “Pavarësia”.Shtatorja e Ismail beut u realizua nga skulptori Zeqir Alizoti në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare .Monumenti i plakut të Vlorës,që ngriti flamurin dhe krijojë qeverinë në vitin ‘12 u financua nga bashkia Vlorë dhe u vendos në një nga sheshet kryesore të qytetit të Flamurit në sheshin e njohur me emrin :”Pavarësia”.Skulptori ka gdhendur plakun e Vlorës në këmbë me një vështrim në thellësi të shekujve .Në njërën dorë mbanë xhaketën dhe në dorën tjetër por të përkulur mbanë mesazhin. Një pamje ballore mjaftë e gjetur e cila të tërheq dhe të ngjall emocion. Mesazhi i skulptorit është i qartë. Në të tre variantet skulptori ka menduar edhe për flamurin. Ai shfaqet dukshëm pas figurës të plakut të Vlorës. Shtatorja e plakut të Vlorës themeluesit të shtetit, është vendosur në sheshin përpara universitetit të Vlorës në shpinën e tij monumenti ka një fushë pamje nga deti.
Ismail Qemali është njeriu që ngriti flamurin por deri më sot nuk ka një monument të tij .Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë u përjetësuan në një monument në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Një masiv bronzi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972.
Në të njëjtin vend ku është Lulishtja “I.Qemali”, është varri i patriotit I.Qemali,
obelisku me luftëtarin e lirisë. Ndërtuar në vitin 1932. Në këtë zonë kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qenë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit. Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqesë së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësinë e saj.
Monumenti i skulptorit Zeqir Alizoti,do të jetë i pari ku figura e patriot të shquar të përjetësohet në një monument të vetën në sheshin e Skelës .Lidhja që krijohet këtu është edhe historike.Duke qenë se në sheshin e Flamurit gjendet pjesa kryesore e kompleksit muzeal në Skelë gjendet muzeu kombëtar i Pavarësisë,selia e Qeverisë së parë të I.Qemalit. Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeminsitër I.Qemalin.Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj,fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës. Eqrem bej Vlora, e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I.Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,vecse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit,por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”
Kryeministri I.Qemali
Kryeminstri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet,vali.17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një mungesë prej 7 vjetësh.1900 arratiset në Greqi me një anije angleze.Kryeminstri kishte 10 fëmijë.6 djem, 4 vajza.Në zyrën e kryeminstrit në muzeune Skelës është një foto e tij me 6 djemtë e tij. Më 1864, siç shkruan edhe veë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). «Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë: gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora(1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhekatër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (1955), Ylvije (1934), një vajzë vdiq pas lindjes
Skulptori Z.Alizoti është mare gjatë me punimin e figurës së Ismail Qemalit.Kur e pyeta gjashtë muaj më parë se cilat ishin veprat e tij krijuese ai më shpjegoi se po përgatiste vepra të llojit monumente për dy figura të shquara si Ismail Qemalin dhe Zenel Gjolekën prijësin e tradhtuar ,monumenti i këtij të fundit do të jetë të veçantë ai do të ngrijë në bonz prijësin në kalë. Dhe ky monument do të ketë vend në një nga sheshet e qytetit të Flamurit. Figurën e plakut të Vlorës ,skulptori ka vite që e bluan në mëndje ,një ditë derdhi në fonderinë e tij,tre maketet e vogla të cilët do të sjellin një ndër të përzgjedhurat për tu vendosur definitivisht në Skelë. Është puna e këtij skulptori për vizitorët e 100 vjetorit që do të zbresin në qytetin e Flamurit do të kenë mundësi të marrin një portrete të plakut të Vlorës ,punuar në shamot derdhur në fonderinë e tij ,mirëpo e vendosur në kornizë druri. Jo vetëm kaq po ky skulptor ka realizuar edhe shtizën e flamurit në mermer e realizuar artistikisht me mjeshtëri nga dora e skulptorit vlonjat Alizoti.