• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova 2017, buxhet edhe për Ambasadë në SHBA

October 31, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Buxhetin e Shtetit prej 2 miliardë euro për vitin 2017/

1-qeveria-kosove-31-tetor-2016

-Ndahen 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme si mjete të cilat do t’i destinohen kodit të blerjes së Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Sot qeveria e Kosovës u mblodh edhe me një ndryshim – zëvendëskryeministër të ri/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI /

PRISHTINË, 31 Tetor 2016/ Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e 113 të rregullt, të 45-ten  këtë vit, miratoi Projektligjin për Buxhetin e Shtetit për 2017-tën prej mëse 2 miliardë euro.Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur projekt buxhetin e vitit të ardhshëm buxhet zhvillimor që reflekton Programin qeverisës të koalicionit.“Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti Programin qeverisës të koalicionit. Është buxhet i qeverisë së koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillimin ekonomik, shpreh përcaktimin tonë për krijimin dhe hapjen e vendeve të punës dhe shpreh përcaktimin tonë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit”, tha kryeministri.Kryeministri Mustafa vijoi se Buxheti prej mbi 2 miliardë eurosh siguron rritjen e investimeve kapitale rreth 50 %.“Këtë vit kemi pas investime kapitale rreth 500 milionë euro, vitin e ardhshëm do të kemi 700 milionë, që është diku 46 % më shumë, që flet se orientimet tona buxhetore i kemi orientime zhvillimore, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të kapaciteteve të firmave tona, edhe rritje të mëtutjeshme ekonomike”, tha kryeministri Mustafa.  Ministri i Financave, Avdullah Hot, gjatë prezantimit të Projekt Buxhetit për vitin 2017, tha se ai reflekton përkushtimin e qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore dhe zbatimin e reformave dhe projekteve specifike që ndikojnë në përmbushjen e objektivave që ka Qeveria e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.“Përmes këtij propozim-buxheti, ne kemi bërë më të mirën për të balancuar kërkesat e shumta me mundësitë buxhetore që kemi. Parimet mbi të cilat është ndërtuar ky buxhet, përfshinë: ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, sigurimin e financimit të projekteve që janë në vijim, ruajtjen e rezervës fiskale në nivele të mjaftueshme, rritjen e shpenzimeve kapitale si zëri më produktiv buxhetor në adresimin e barrierave dhe ofrimin e insentivave fiskale që mundësojnë konkurrueshmërinë në sektorin privat”, tha ministri Hoti.Ai theksoi se, ky propozim-buxhet e ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në të gjitha pozicionet buxhetore, me të cilat është përgatitur ky buxhet.  Pas diskutimeve, Projekt Buxheti u miratua me disa propozime shtesë, duke përfshirë alokimin e brendshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndarjen e 1 milionë e 500 mijë eurove për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë në Dhomën e Veçantë dhe ndarjen e 500 mijë eurove për Ministrinë e Punëve të Jashtme si mjete të cilat do t’i destinohen kodit të blerjes së Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Buxheti i Shtetit i Kosovës 2 miliardësh per 2017-en është një rritje e madhe dhe shifrat tregojnë rritje nga viti në vit.Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ishte planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, me një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, e cila është votuar në 9 dhjetor 2014, një ditë pas konstituimit të Kuvendit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare që ishin mbajtur gjashtë muaj më parë – në  8 qershor, në 2017-tën do jetë në vitin e tretë të punës, ndërsa thuaja që nga fillimet ka pasur ndryshime. Javën e kaluar, në 27 tetor, nga kryeministri Mustafa në postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Kosovës është emëruar Ramiz Kelmendi, i cili të njëjtën ditë dorëzoi mandatin e deputetit, ku kohëve të fundit ishte pa grup parlamentar, ndonëse ishte ende në PDK,  derisa pak ditë para emërimit kaloi në LDK.Biznesmeni i njohur pas emërimit zëvendëskryeministër ka thënë për median se nuk ka qenë posti qëllimi i kalimit në LDK, por hapësira për të zhvilluar idetë e tij në zhvillimin ekonomik.Për Kelmendin sot është mbledhja e parë e qeverisë, ku i është uruar mirëseradhje e sukses në punë dhe është ulur në vend të zëvendëkryeministrit të mëparshëm. Më herët, në mbledhjen e qeverisë, në 25 gusht, kryeministri ka njoftuar lirimin nga detyra e zëvendëskryeministrit të Kujtim Shalës, me kërkesën e tij, që t’i përkushtohet tërë kohën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku është ministër.

Kështu vazhdojnë ndryshime në qeverinë e Kosovës, ku siç ka deklaruar kryeministri Mustafa, me partnerët e koalicionit është duke u biseduar edhe për “reformatim e rekonstruim”.

Në 9 shtator ka dhënë dorëheqjen ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për të shkuar në kabinetin e Presidentit të Republikës. Ministria e Integrimeve vazhdon të jetë pa ministër.

Qeveria e Kosovës e kryeministrit Mustafa, e cila në muajn e fundit të këtij viti mbush dy vjet, gjatë kësaj kohe ka pasur edhe disa ndryshime tjera dhe më i rëndësishmi ishte dorëheqja e zëvendëskryeministrit të parë e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, pasi në 26 shkurt 2016 u zdhodh President i Republikës në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Në qeveri, në vend të Thaçit, në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë u emërua Hajredin Kuçi, e në vend të tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë u emërua Dhurata Hoxha, ndërsa ministër i Jashtëm u emërua Enver Hoxhaj.

Në qershor të këtij viti, kryeministri Mustafa e ka liruar nga detyra ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me kërkesën e tij “deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë” pasi prokuroria kishte ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj 64 personave, ku përfshihej edhe ai. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor aktualisht është Ferat Shala, që ishte zëvendësministër.

Ndyshimi i parë në qeverinë Mustafa u bë më pak se dy muaj pas zgjedhjes së saj në Kuvendin e Kosovës. Në 3 shkurt 2015 kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme. Dalibor Jevtiç, po nga Lista Serbe,  u emërua në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në 24 prill 2015, pasi  serbët i dhanë fund bojkotit institucioneve kosovare  që po vazhdonte në muajin e tretë si reagim kundërshtimi pas shkarkimit të ministrit Jablanoviç.

Në Kosovë, një marrëveshje koalicioni e dy partive më të mëdha, në 8 e 9 dhjetor 2014, i dha fund situatës së “ngrirë” pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë, dhe si rezultat i saj lideri i partisë së dytë sipas rezultatit zgjedhor – LDK-së, Isa Mustafa u bë kryeministër, e pas kalimit të mandatit kushtetues të Presidentes Atifete Jahjaga, lideri i partisë më të madhe fituese në zgjedhje – Hashim Thaçi u kandidua dhe zgjodh President i Republikës ndërsa dha dorëheqje edhe nga kryetari i PDK-së, të cilën e drejtonte që nga themelimi në vitin 2000.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, buxhet edhe, Kosova 2017, për Ambasadë në SHBA

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT