Veprimtari i njohur Shqiptaro-Amerikan, Profesor Elez Mersin Ndreu, i nipi i heroit Elez Isuf, nderroi jete me 8 Mars 2015 ne Monterey- California. I ndjeri pat lindur me 4 shkurt 1929 ne Slove te Peshopise. Nga Italia emigroi ne ShBA.
Prof. Elez Ndreu Studioi ” Indiana university”. Ai dha mesim ne DLI (Difence Language Institute- Monterey Ca!
Ai ishte nje nder bashkepunetoret e rregullt te revistes “Koha e Jone” dhe revistes SHEJZAT. Shkroi nen emrin letrar Omer Mali.
Federata VATRA ngushellon familjen Ndreu, vatranin e perkushtuar zotin Jonuz Ndreu, anetarin e Keshillit te Vatres z. Cezar Ndreu dhe te gjithe fisin Ndreu per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
Shpirti ne Paqe!
Shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake në SHBA, 4 marinsa të vdekur
Emrat e marinsat e vdekur nuk janë të bërë të ditur por pritet të jepet sot të enjten pasdite , në pritje të pranimit të njoftimit nga familjet e viktimave, tha një zyrtar./
NGA BEQIR SINA/
CAMP PENDELTON CALIFORNIA : Në Shtetet e Bashkuara gjatë punës të pastrimit të poligonit të trajtimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Klaiforni u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, thotë media amerikane. Ku si rezultat i këtij shpërthimi thuhet se humbën jetën 4 marinsa të Forcave Ushtarake Detare Amerikane.
Aksidenti ndodhi në Zonën e Ndikimit Zulu në Pendleton e cila është 125.000 -acre, një kamp ushtarak pranë San Diegos, ku marinsat kryejë ushtrime të bombardimeve me artilerinë. Shtypi amerikan citoi një zyrtar të Forcave Ushtarake Detare, i cili anonimisht tha se aksidenti kishte ndodhur gjatë një ” spastrimi periodik të lëndëve plasëse ” natën e mërkurë.
Përfaqësuesi i Korpusit të Marinësve lejtenati Ryan Finnegan, njoftoi se punimet që po kryenin marinsat mund të kenë patur të bëjnë me demontimin e eksplozivëve të rrezikëshëm.
Në ndërkohë një hetim thuhet se vazhdoi edhe sot të enjten duke u marrë me në vdekjen e katër marinsave të cilët u vranë në një shpërthim gjatë një stërvitje të trajnimit në Camp Pendleton .
Ushtrimi ishte duke u zhvilluar në kohën e incidentit të mërkurën pasdite , tha një komandat i Korpusit të Marinës . Ai tha se marinsat ishin vendosur në pastrimin e një fushë të armëve të pashpërthyera – një praktikë rutinë e ushtrisë, por e rrezikshme, në të cilën janë bombat të pashpërthyera dhe mortajat nuk janë pastruar ende nga zona, tha zëdhënsi ushtarak nga Camp Pendleton .
” Ne ofrojmë lutjet tona të përzemërta dhe shprehim ngushëllimet familjeve të marinsave që kan humbur jeten sot në këtë aksident tragjik , ” tha Gjeneral Brigade John W. Bullard , komandanti i përgjithshëm i Trupave të Marinës dhe Instalimeve në Perëndim- nga Camp Pendleton , në një deklaratë duke shtuar se ” Prioriteti ynë i parë është që të ofrojmë tek familjet e viktimave mbështetjen që ata kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë. ”
Emrat e marinsave të vdekur nuk janë të bërë të ditur, por pritet të jepet sot të enjten pasdite , në pritje të pranimit të njoftimit nga familjet e viktimave, tha një zyrtar .
” Ne ofrojmë lutjet tona të përzemërta dhe shprehim ngushëllimet familjeve të marinsave që kan humbur jeten sot në këtë aksident tragjik , ” tha Gjeneral Brigade John W. Bullard , komandanti i përgjithshëm i Trupave të Marinës dhe Instalimeve në Perëndim- nga Camp Pendleton , në një deklaratë duke shtuar se ” Prioriteti ynë i parë është që të ofrojmë tek familjet e viktimave mbështetjen që ata kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë. ”
Emrat e marinsave të vdekur nuk janë të bërë të ditur, por pritet të jepet sot të enjten pasdite , në pritje të pranimit të njoftimit nga familjet e viktimave, tha një zyrtar .
Incidenti ndodhi vetëm dy muaj nga ajo që më parë ishte një shpërthim mortaje dhe vrau shtatë marinsa gjatë një stërvitje trajnimi në Nevada .
Burime të shtypit amerikan theksuan se deri tani trembëdhjetë marinisa kanë vdekur në Camp Pendleton që nga viti 2004 , por është hera e parë që kjo ngjarje të ndodh në fushën asgjesimit të bomabave ku humbën jetën katër marinsa amerikan, që u vranë të mërkurën nga një shpërthim i fuqishëm, gjatë intervalit të pastrimit të poligonit të trajtimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Klaiforni, thotë media amerikane.
Camp Pendleton ka një spirëfaqe prej 120-milje katror bazë dhe ndodhet në mes të Los Angeles dhe San Diego, ajo është një bazë për rreth 90.000 ushtarakëve, civilëve dhe familjet e tyre.