• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadorja e Kultures Shqiptare, Amerikania Carrie Hooper, ne Sofren e DIELLIT

September 10, 2013 by dgreca

Ambasadorja e Kultures Shqiptare, Amerikania Carrie Hooper, ne Sofren e DIELLIT/

Bukuria e vërtetë e njeriut/

Bukuria e vërtetë e njeriut /

Me sytë nuk vërehet/

Ngaqë sytë vetëm sipërfaqjen kapin./

 

Vetëm duke shikuar/

Njeriun me zemrën,/

Dhe duke u njohur/

Me tërë thelbin e tij,/

Bukuria e vërtetë shfaqet./

 

Mund të zhubroset dhe moliset

Trupi njerëzor

Por bukuria e vërtetë e njeriut

As nuk plaket,

As nuk fashitet.

Edhe pas vdekjes së trupit

Mbetet gjallë

Bukuria e vërtetë e njeriut.

 

Jeta është një mrekulli/

 

Jeta është një mrekulli,

Një mosaik ngjarjesh

Me ngjyra të papritura,

Një pjesë teatrale,

Skenarin e së cilës

Shkruajmë ditë për ditë.

 

Na dhurohet jeta

Që me veprat dhe takimet tona

Të gatuajmë

Paqe dhe mirësi.

 

Këngë e shpresës

 

Kur të ka pushtuar zhgënjimi,

Kur dhe shpresa të mungon,

Kur të ka mbuluar trishtimi,

Mbaj mend që Zoti të do.

 

Vetëm në rrugë ai s’të ka lënë.

Edhe pse nuk e kupton tani,

Një derë tjetër do të hapet.

Ka për ty një plan të ri.

 

Si pas stuhisë pëson qetësia

Dhe pas natës dita agon,

Kështu pas dëshpërimit gufon gëzimi’

Lart ngre kokën dhe jeta vazhdon!

 

Pa gëzim

 

Pa gëzim

Ngrysen ditët.

Thahen miqësitë.

Të mundon pa mëshirë

Kanceri i vetmisë

Derisa

Në shtratin e vdekjes

Shpirti yt thërmohet.

Jeta pa gëzim

s’ka Asnjë kuptim.

 

Ëndrrat

 

Ëndrrat janë shokët tanë.

Duhet t’u qëndrojmë besnikë.

Na shtynë të mendojmë si fëmijë,

Të besojmë në të pamunduren,

Të kuptojmë që kufizime

Dhe pengesa nuk ekzistojnë

Nëse hapemi Për aventurën e panjohur.

 

Ndoshta të ka thënë dikush:

A je i çmendur?

Kurrë nuk do të realizohet ëndrra jote.

Nga ajo S’mund të jetosh,

Të fitosh para.

 

Mendon se Dëshirën,

Pasionin, mundësinë,

Për gjithëmonë ka vrarë,

 

Por kurrë nuk shuhen

Dëshirat e zemrës.

Një copë herë varrosen

Nën detyrat e jetës:

Rritjen e fëmijëve, punën, etj.

 

Megjithatë rrinë brenda nesh

Ëndrrat tona.

Vazhdimisht na thërrasin

me atë mall të papërshkrueshëm

Që na shtrëngon gjoksin.

 

Prandaj, o njeri,

Duke qenë i gjallë

Vetëm një çast i shkurtër,

zgjati fletët, fluturo!

Këndo me zë të lartë,

O botë, ‘Ja ku jam!

As ti, as pushtete njerëzore

S’më frikësojnë

Se E di nga vjen pushteti im!

Nuk mund të më pengoni më!

Çliruar jam!

Të gjitha ëndrrat e mia

Tejet të çmendura

Do t’i ndjek!

Jo si të doni ju

Por si të dua unë,

Kështu Do të jetoj!’

 

Të gjitha ditët e jetës,

Lër që kjo këngë

Të të shoqërojë!

Besimin Që e pamundshmja

Mund të ndodh,

Mos e humb!

 

Mos mendo,

Tepër vonë është,

Ka kaluar vera.

Ka perënduar dielli im.

 

Nuk është e vërtetë fare!

Edhe më fort

Shkëlqen dielli yt!

 

ëndrrat, mos i harro!

Janë fëmijët e zemrës sate

Që deri në fund

Të rrinë besnikë

Kudo që të të çojë jeta!

ëndrrat, mos i humb!

Mos!

 

Lule e vogël

 

Lule e vogël,

Pas gjumit dimror

Kokën tënde

po ngre.

 

Rrezet e mëngjesit

Të ledhatojnë dhe puthin,

Dhe në çeljen tënde

Buzëqesh pranvera.

 

Lule e vogël,

Mezi të vëren

Turma që nxiton

Dhe të anashkalon,

Ah, po të dinte

Se gjërat më të vogla

Shfaqin bukurinë

Më madhështore!

 

Për një përrua

 

Përrua, mor përrua,

Ku po shkon?

Udhëtimin tënd vazhdon

Pa ditur

Fundin e tij.

 

Përrua, mor përrua,

Kur rruga e jetës

Na çon

Në drejtime të papritura,

Na mëso

Të mos druhemi.

Na gurgullo besimin fëmijëror

Se rrjedhjen tonë,

Ashtu si rrjedhjen tënde,

Zoti vetë drejton.

 

Nderimi i nënës

(E shkruar me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas)

 

Duart e nënës,

Të buta si mëndafshi,

Me përkdhelje dhe ledhatime

Fjalët “të dua” vizatojnë.

 

Krahët e nënës

Të sigurta, qetësuese,

thesarin më të vyer mbajnë,

Por nëna e urtë kupton

Se një ditë

Nga foleja

Duhet ikur fëmija

Për të gjetur vetveten.

 

Gjiri i nënës,

Jastek ku fëmija

Edhe pse i rritur

Kokën e lodhur

Mund ta mbështesë

Duke dëgjuar zemrën

Që plot dashuri rreh.

 

Zëri i nënës,

I ëmbël duke kënduar foshnjës,

I mençur duke transmetuar

Mësimet thelbësore të jetës.

 

Dashuria e nënës

Kurrë nuk shuhet.

Për nënën

Fëmijët e saj

Të dashur dhe të vegjël jemi.

 

Malli për nënën

Na pushton

Në veçanti

Kur në vende të largëta jetojmë.

Mallohemi

Në prehër t’i ulemi,

Zërin e saj ta dëgjojmë,

Sytë e saj ëmërore t’i shikojmë.

 

Mirënjohjen tonë shprehim

Për Mësuesen tonë të parë,

Për Gruan më punëtore,

Që gjithëçka për ne flijon,

Dhe Me forcë mbinjerëzore

Të gjitha detyrimet kryen!

Nderojmë Të dashuren nënën tonë!

 

Për njeri-tjetrin kemi nevojë

Për njeri-tjetrin kemi nevojë

Porsi dita diellin,

Si nata terrin,

Si dejet gjak,

Si jeta frymë.

 

Në një bukë të përbashkët

Na brumos Zoti.

Në vegjën e bashkëjetesës,

Prej fijeve

Të shumëllojshmërisë sonë

Thuret stofi

I njerëzimit hyjnor.

 

Të papriturat

 

Të papriturat

Janë çaste të shenjta.

Nga e zakonshmja

Na zgjojnë.

 

Një tërmet në shpirt shkaktojnë

Që të rregulltën tund

Dhe na forcon.

 

Ndodhitë

E paparashikuara,

Përqafoji!

Si margaritarë

Të përditshmen tonë stolisin.

 

Vallja e paqes

 

Ejani te vallja e paqes!

Në të kanë të drejtën

Të gjithë të marrin pjesë.

S’kanë rëndësi

Feja dhe kombësia

Sepse vëllezër dhe motra jemi,

Nga i njëjti Zot krijuar,

Me të njëjtin dinjitet.

 

Na bashkon Muzika e valles:

dashuria ndaj njeri-tjetrit

Dhe dëshira jonë për paqen.

Mësohen lehtë hapat e valles:

durimi, Fjalë të buta,

Një përqafim,

Beseda miqësore,

Mikpritje ndaj këtyre në nevojë.

 

Mos presim!

Marrim njeri-tjetrin në dorë!

Hedhim vallen e paqes!

Kur e fillojmë ti dhe unë,

në gjithë botën do të përhapet,

Dhe me shpirtin e paqes

Do të mbushet toka.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Carrie Hopper, poezi, sofra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT