Mexhiti : Fitorja e deputetit nga Amerika e institucionalizon zyrtarisht faktorin shqiptarë nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë/
CHICAGO : Bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit në Shkup, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, për vizitë erdhën në Çikago Qëndrën Kulturore Shqiptare, edhe krerët e dy komunave të cilat dihet se kan edhe numërin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atë të Kërçovës dhe Dibrës, zotin Fatmir Dehari dhe zotin Ruzhdi Lata. Vizita e tyre ishte e lidhur me emrin e kandidatit të diasporës shqiptare nga SHBA dhe Kanadaja, që do të garojë në zgjedhjet e radhës parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Vendimi është unifikuar nga përfaqësuesit që morën pjesë në takimin në Qendrën Kulturore Shqiptare ne Çikago, ku u vendosë që për njësinë numër 8 që përfshinë SHBA dhe Kanadanë, të jetë zotëri Tefik Abdullahu,një mërgimtar nga Prespa që ka disa vjetë që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pas zgjedhjes së Abdullahut, gazetari ynë në SHBA , Beqir Sina bisedojë me të autorizuarin si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, nga partia më e madhe shqiptare në Maqedoni BDI,nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i cili njëhereshit është dhe Kryetar i Komunës së Çairit në Shkup.
Mexhiti tha se : “Megjithëse, dihet se cilat parti politike fitojnë, ne këtu jemi për faktorizimin e faktorit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht që kështu “lufta’ do të jetë në mes BDI-së, dhe VMRO-DMPN -së, edhe në Maqedoni por edhe në disaporë, Europë, Australi dhe SHBA. Por, edhe në formatimin e qeverisë së ardhëshme.”
Beqir Sina “Çfarë do të thotë për ju zgjedhje të parakoheshme ? mbasi ju jeni në qeveri apo jo !
Mexhiti : Këto zgjedhje të parakohshme nuk janë zgjedhje që do të përcaktojnë se do të fitojë pozita apo opozita, pasi disponimi i opinionit është i qartë, por janë zgjedhje që do përcaktojnë se kush do të faktorizohet më shumë në qeverinë e ardhshme, BDI-ja apo VMRO DPMNE-ja
Beqir Sina : Cili është qëllimi i vizitës suaj ?
Mexhiti : Në Maqedoni, ka zgjedhje të parakohëshme paralamenatre. Në këto zgjedhje edhe sipas anketave dhe te gjitha gjasave – ose prognozave politike, nuk ka dilem se kush do të fitojë .Çka do të thotë edhe në anën Maqedonase edhe atë Shqiptarë në Maqedoni. Megjithëse, dihet se cilat parti politike fitojnë, ne këtu jemi për faktorizimin e faktorit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht që kështu “lufta’ do të jetë në mes BDI-së, dhe VMRO-DMPN -së, edhe në Maqedoni por edhe në disaporë, Europë, Australi dhe SHBA. Por, edhe në formatimin e qeverisë së ardhëshme.
Ne kemi pasur një përvëojë të hidhur në vitin 2011 ku në diasporë fituan 3 kandidatët maqadonas. Kundrjet kësaj tani kemi një qasje krejt tjetër, dhe vimë me euforinë e zgjedhje lokale, ku shëmbulli i Kërçovës, ne bindëshëm e fituam me kandidatin tonë, atje, dhe për herë të parë kemi një kryetar shqiptar atje zotin Fatmir Dehari, ndërkohë, që në Strugë u betonua fituesi shqiptar, dhe tash vijmë me një qasje tejet serioze dhe pretendim që do të thotë edhe në diasporë do të korrim fitore me kandidatët shqiptarë.
Dhe për këtë jemi këtu në funksion të unitetit të diasporës, që të mos përçahen votat posaqërisht në SHBA ku ka një rëndësis shumë të madhe për ne atje por edhe për shqiptarët e Amerikës. Ngaqë, për shkak se një numër i madh i diasporës, nuk posedojnë dokumentacionin ligjor zgjedhor të rregullt , andaj mendojë se nuk kemi kohë për eksperimente të tilla më. Shqiptarët duhet të dalin të unifikuar gjithësesi në këto zgjidhje në diasporë për t’ja arritur edhe qëllimit tonë, që në SHBA të kemi deputetin shqiptarë ashtu si edhe në Europë, por edhe të sfidojmë edhe Australinë.
Beqir Sina : A keni të përcaktuar ndonjë lloj kriteri për zgjedhjen e kandidatit nga diaspora – apo do të shkohet nga ajo që vetëm e vetëm të jetë shqiptarë i mirë ?
Mexhiti : Duke parë kohën që kemi në dispozicion dhe duke parë atë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e vitit 2011 ku ne i humbëm zgjedhjet në diasporë, nuk kemi vendosur asnjë llojë kriteri kësaj rradhe. Të kuptohemi ju çdokush mund të vendos të jetë kandidat dhe të lëjë Amerikën dhe të përkushtohet atje në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Megjithëse, kësaj radhe ne jemi pak më liberal rreth kritereve sepse jemi të bindur se do t’a sfidojmë kundërshtarin tonë maqedonas, duke e “thyer akullin” në diasporë. Ndërsa, ju sigurojë se herën tjetër, do të kemi kritere të përcaktuara mirë për këtë çështje që këron pak punë në përcaktimin e saj. Për të krijuar me të vërtet një garë të kualiteteve dhe kritereve që duhen përcaktuar mirë në diasporë. Por tash për tash në këtë sfidë jemi të përkushtuar si e thashë edhe më sipër vetëm drejt unitetit i cili natyrisht si shihet është i vetmi kriter, i cili “do të këtë përkrahjen e unanime të të gjitha subjekteve politike dhe shoqërorë që gravitojnë në mesin e shoqatave shqiptare nga Maqedonia në diasporë”.
Beqir Sina : Ju flisni gjithmonë për një unitet në këto zgjedhje, për një deputet shqiptar nga Amerika. Faktikisht, këtu kemi tre kryetar nga i njëjti subjekt politik , si e shpjegoni ju këtë ? a kemi një cënim të unitetit apo jo !
Mexhiti : E kuptoj drejt pyetjen tuaj – por, duhet te keni parasyshë se BDI -ja prej themelimit të saj 2002 -2014, në mënyrë plebishitare do të thoja, është ajo që fiton në votën e shqiptarëve në Maqedoni deri në 70 për qind të elektoratit shqiptarë dhe duhet të ketë parasyshë se në diasporë ka dy subjekte, që më së shumti pretendojnë të sfidojnë njëra tjetrën . Pra, është VMRO – DPMNE-ja cila ka strukturat e veta në disaporë me komunitetin maqedonas dhe për shqiptarët është Bashkimi Demokratik për Integrim që rrjedh nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe që ka strukturat e saj në diasporë.
Kjo pra është arsyeja që ne jemi tre kryetar të të njëjtit subjekt politik, i cili po bën thirrje diasporës shqiptare, së pari të regjistrohet dhe dalë masivisht në votimet , të mos dalim me kandidat partiak, të jemi të unifikuar, dhe jo kandidat të përcaktuar nga ne, por nga ata që do të zgjedhin shoqatat e organizatat e komunitetit shqiptarë të cilat gravitojnë në SHBA. Pra, kemi një projekt kombëtar në diasporë që duhet të fitojnë këta kandidatë shqiptarë, sikurse ne garën politike, e kemi brenda në Republikën e Maqedonisë.
Beqir Sina : Në se do të bënit një konkluzion të qëndrimit tuaj në SHBA, rreth këtij qëllimi të cilin e përmendet më lartë, cili do të ishte ai ?
Mexhiti : Ndaj edhe jemi këtu, për të faktorizuar vullnetin shqiptar!”, Mendojë se jemi shumë afër qëllimit tonë, duke shkuar drejt unifikimit të faktorit gjithë shqiptarë në këtë proces, do të dalim me një kandidatë i cili mendojmë se do të ketë përkrahjen unanime të kësaj diaspore, pjesës dërrmuese të shoqatave shqiptare nga Maqedonia, në të gjitha vendbanimet në SHBA, dhe në Kanada. Sepse, kjo është e vtmja mënyrë për të korrur një fitore të sigurtë dhe t’ja ia arrijmë qëllimit në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni – ku shqiptarët e Amerikës nga Maqedonia do të kenë përfaqësuesin e tyre zërin e tyre institucional në Parlamentin e Maqedonisë.
Intervistojë Beqir Sina