• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALFONS GRISHAJ VJEN NE SOFREN E DIELLIT ME CIKLIN”ZGJIM”

March 9, 2018 by dgreca

2-Alfons-Grishaj1-250x300

ALFONS GRISHAJ/

Zgjim/

Sa vite ka që pres/

Mes këtyre kukullave të kristalta/

zgjimin tënd?/

Dhe ajrin dhe zërin tënd/

Do t’ia puthis pas shpirtit tim të thyer/

Duke fshirë çdo çast të humbur./

 

Nga kryqi im do të zbres pastaj/

Pa asnjë plagë…/

Dhe me gishtat e ngatërruar në flokët e tu/

Do të humbas në avujt e paformë.

 

Sa vite ka që pres,

Mes këtyre kukullave të kristalta

Që lotojnë pa pushim?

 

*** 

Çupa dhe Bariu

Lulet lëndinave

Prehur mbi perri,

Sa gjithë luginave

Ndihej një lumni.

 

Tek ecte tokësorja

Shumëngjyrshe magji

Paqtohej hyjnorja

Mbi atë mrekulli.

 

Tek shkelte mbi bar

Rritej shqim gjethi

Si të mbillte farë

Bulonte makthi*.

 

Ah, fatlumi  bari

Thuri një kurorë

Vjollca gjethe lari

Ia vuri mbi dorë.

 

Preku ato  flokë

Ti tregoj malkocit:

“Kurora është për kokë!”

Si pikë i ra vocit.*

 

E bukura voceja*

Kurorën mbi kry

Zgjati dhjetë yjet*

Mbi gjoks duke e ndry.

 

Sa ajër e liri

Ka në mal bariu,

Po aq mizori

Ka në tru  ethtriu*

 

Ato sy si gaca,

Gjumëdhënës pluhur,

Bariu dhe goca

Vdekur të përgjumur.

 

Rrugës mbushulinë*

Çupë e dramkosur*

Plot mbuhovinë*

Cipë e mavijosur.

 

Grabitur nga djalli

Në kullën e tij,

Shuheshin së gjalli

Vashat nji nga nji.

 

Por  ëngjëlli i saj

Që e ruante ngaherë

I hodhi një vaj

E dogji si serë…

 

Natës së flirtit

Djegur rrapatosë

Dhimbja e shpirtit

E afroi në gosë.

 

“Më ndihmo laureshë

Deri të lind dielli,

Do të bëj mbretëreshë

Fjalën kurr s’e shkeli.”

 

“Gruaja ime do jesh,

Do mbretnosh përjetë,

Ar e famë do kesh

Fusha, pyje ,det.”

 

Ah, goca perri,

Fshehtas pa tiranin,

Fugoi si veri

Prapa i la zanin.

 

Asnjë çast muhanak*

Nuk i hiqesh sysh

Kocka vajzash vandak

Kafka të ndara dysh.

 

Kapitur, ngushulluar

Ulur buzë stani,

Pamje e agulluar*

Hija e një vigani.

 

Bariu n’ krahë dojme*

Zemra logorisë,

Për vashën e sojmë

Zhuritur, lektisë.

 

Tre netë në gjumë

Ëndrra plot tmerr,

Të katërtën zhurmë

Bariun vrik në derë.

 

Dy lëmshe ndezur

Endeshin rreth stanit,

Ulurimë e zbrazur

Zëri i tiranit.

 

“Bari, vdekjen ke hak,

Se ma pive kupën,

Tek lëngoja në shtrat

Ma rrëmbeve çupën.”

 

Djaloshi,ky malkoc

Njohu satanain mirë,

“Ah, ky gjakatar doc

Don vashën e dlirë ?”

 

Krejt si tërmet dheu

Përplas bariu e dialli,

Bariu herë si Anteu,

Herë gurë stralli.

 

Terrin grisi agimi,

Per vdekje tirani

Nuk tërhiqej trimi

Gjak u mbush altrani*

 

Uluriu gjakatari,

“A je dorë qiellore,

Sytë e mi prej zjarri

Shuajn fuqinë njerzore!?”

 

Zbriti frikshëm djalli

Si ortek me borë,

Erë e gurë zalli

Ndoqi këtë gjaksor.

 

Bariu mbushur në gjak

Si kalorës përrallash

Mbrojti nder e konak

Pushoi në këngë zanash. 

 ***

Fermani i “Sulltanit”

“Jazek !”, – thërret  “Sulltani” i vjetër:

“Qafir, prej gjakut tand,  bok herif.*

Rinia arnaute  ka derë tjetër

Jo fronin  tem me u ba sherif ?!

 

Salak*,  zgjebe  ! Matuf , tru leylek.*

Prej belit t’ shqipes po don gajret ,

N’ vend qi me ja kput krahët melek

Na e kunorzove  hava – Hazret.”

 

Eh , ngusht u zu njaj trim zamani,

Ndrron   poturet  kalëron ferman,

Tuj gjujtë shqelma    si hajvani,

Derës shejtanit thërret: “derman.”

 

Mvrejt si  halldup në qafë hallkan,

Leh si qeni n’ terr  , ferrë e derë ,

Por fermani  zi  bëhet  kallkan

Shkrujtë nga njaj  qi  nuk ka nderë. 

*** 

Trishtim (10-05-1997)

Trishtohu shqiptar për çfarë po ndodh!

Kull’ e Babelit nuk ka lindur tek ti.

Fjalor hieroglifesh në të tymosurën lëkurë

Zhveshur në bisht të gjarpërit,

Tingëllon si zile shkurreve e zallit.

 

Si bishë ulërij të tronditet dheu

Vezuvi të zgjohet nga gjumi.

E biri i Tiranit të kthehet në strofullën e largët,

Që Teuta të mbretërojë sërish në paqe në këtë tokë të amshuar.

 

Brinjët e poleve nuk mund t’i kapë njeriu,

As zemrën e dheut nuk mund ta shpojë një flamur i pabesë

Që qan si lokomotivë e vjetër në lindjen e largët.

 

Trishtohu  vëlla, që thur qefine…

Në këtë hapësirë sferike gjysmë natë , gjysmë ditë,

Se toka rrotullohet dhe askush nuk e di…

Mbase terri të takon ty, dhe vëllaut tënd, dritë.

 ***

Trimit

Kujdes ti, o trim! Njeri i lirë,

Se gjithmonë pas ditës vjen nata,

Dinaku i shitur, fytyrë nxirë

Rri e pret nëse të zë lëngata.

 

***

Patriotëve te rremë

Ka kohë “patriotizmi” ka dalë porno,

Si hana kur hahet  drapër emfatik.

Gishtat  tregues mprehun thik’ në torno

Lojcakë ushkurësh , mjeranë  fanatik.

 

Laramanë foltoresh , mushkonja në oaz,

Qingjat sacrificë për egon pis bakal,

Perëndimi i syve , jargët helm maraz.

Zambizm bëjn’ lirinë , këta bukshkalë..

***

Gënjeshtari

Shkurre e ferra gënjeshtari,

Diku mbjell, diku dhe korr!

Et’ për gjah ka mëkatari,

I hesht goja veç në vorr. 

***

I pandreqshmi

Nuk duhen shumë kohë  burgu

Për fajtorin që quhet njeri,

Por për kafshen që vjen nga vulgu

Nuk mjaftojnë as një mijë vjet qeli.

————————————————-

*Makthi,  Lloj bari me lule të verdha e të bardha me aromë mjalti.

*Voc  ,   Djal i ri .

*Voce ,   Vajzë e re .

*Ethtriu,  Djall, satana.

*Mbushulinë, Hi pluhuri.

*Dramkosur , Dramatizuar .

*Mbuhovinë, Pluhnajë .

*Muhanak   , Burg.

*Agulluar    ,Pamje e errët.

*Dojme       ,  Pasiguri.

*Altrani       ,  Fushë beteje.

*Dhjetë yjet ,  Dhjetë gishtërinjtë, dy duart.

*Bok herif , Turqisht  – British slang ,  Bastard, etc…(!)

*Salak , Turqisht ,  Idiot .

*Leylek, Turqisht ,  Lejlek..

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: alfons Grishaj, Cikli, Zgjim

Bregdeti Jon, “Shtëpia e Madhe e Diellit – Detit dhe Malit”

December 22, 2013 by dgreca

* Nga cikli: Udhetim neper trojet ne Shqiperi dhe trojet shqiptare/
* Qeparoi është një fshat i vjetër i bregut, 450 metra mbi nivelin e detit, përballë ujrave blu të Jonit. Me një klimë fantastike e me njerëz të mrekullueshem. Pikërisht këtij vendi të rrrallë, i këndon me elegji, poeti dhe shkrimtari qeparotës, në mërgim në Vrixhinia (SHBA), Petraq Pali me poezinë “Një vendi të bekuar nga Perendia”/
Nga Beqir SINA/
BREGDETI JON  :  Një fshat i vogël në vargun e fshatarave të bregut të riverës shqiptare, në mes të bregdetit të detit Jon, ngritur si të gjitha fshatrat në bregun përballë Jonit, është edhe Qeparoi. Fshat, ky, sot ku të gjitha Itineraret(guidat) turistike të çojnë deri këtu në Qeparo. Çka, ishte shumë e vështirë 23 vjet më parë, për t’a viztuar.  Ndoshta, sepse fshatrat e bregut ishin shumë largët, nga Vlora dhe Saranda, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira,… Ndoshta, edhe nga “frika”, e regjimit, me atë alibin se ata që do të vinin nga rrethet e tjera për vizitë mund shikonin me iluzion detin Jon duke parë ishujt grek, përballë që dukeshin shumë afër, dhe ndoshta “mendonin” të arratiseshin nëpërmjet detit, e kushedi çfarë……djallin tjetër i shkonte nëpërmend athëre atij regjimi që e pati harruar këtë magji të bredetit Jon.
Mirëpo, 35 vjetë më parë, unë isha i “perviligjuar” të jetoja gati dy vjet si banor “endacak” në të gjithë perlën e bregdetit shqiptar. Fati e solli të kaloja me ditë të tëra, duke filluar nga fshatrat e Bregut të Detit Palasë, Dhermiu, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarës, Qeparoi ,Piluri, Kudhësi, Broshi – Qazim Pali · Piqerasi, Lukova · Çorraj – Nivice – Bubar · Shenvasil · Fterra · Sasaj, dhe deri më në jug deri në Ksamil – Sarandë.
 Fati, pra e solli që edhe unë të bëhesha “banorë” i atyre anëve, për dy vjet. Dhe, këtë përvilegj në atë kohë për mua ma sollën vitet e ushtrisë, të cilat i kreva në një repart pune – Ku në vend të armës, në të “presekutuarit” kishim lopatën, dhe një palë rroba uniformë ushtarake të grisura ( ne na jepnin kapotën, këpucët dhe uniformën e paraardhës tanë, mjafton të ishin sa për tu veshur).
       Ne, ishim një repart pune, që merreshim në atë kohë (1978-1980) me “fortifikimin” e bregdetit! Duke e betonizuar atë bregdet të bukur, me Bunkierët e famshëm të Enver Hoxhës. Gjoja, nga rreziku një sulmi si na thoshte propaganda e atëhershme( komandatët oficerat), “e rrerzikut të Flotës së Gjashtë Amerikane, që ndodhej në Mesdhe”, sipas tyre,  pra, frika të një sulmi imagjinar, ky, që kurr nuk ndodhi…. !
 Mirëpo, as sot nuk jam në gjendje t’a kuptojë, sepse ishin lënë kaq pasdore dhe në harresë këto fshatra, perla të bregdetit shqiptar, të cilat, sot janë bërë krenaria e turizmit shqiptar. Janë ato vise që ne të mburremi para të huajve, me këto bukuri të rralla të bredetit shqiptar. Ndoshta, sepse rajoni ishte shumë i largët, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira, ka aq shumë ndoshta sa nuk mund t’i jap përgjigje.
Por, diçka mund të them se kur t’ju bjerë rasti që ta “zbuloni” këtë bregdet, i cili fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Dhermi, qyteti i Himarës, , Qeparo, Borsh, Piqeras dhe përfundon me Lukovën, duke rënë më poshtë me Sarandën, Ksamilin dhe deri në Butrint, pa tjetër do të kesh dëshirë të kthehesh përsëri këtu – në pikën më jugperendimore të plazheve më ekzotike dhe më të bukura të Shqipërisë.
Do të gjeni varg-fshatra dhe plazhe që fshehin vetëm perla nën gjarpërimin e rrugëve. Do të bëni pushime të paharruara, eksplorime në vende të mrekullueshme dhe qetësi në zona thuajse të paprekura, që do të gjeni në këtë bregdet. Nga Palasa në Dhërmi, Qeparo e deri në Bunec, ju mund të shijoni çfarë ju ofron Bregu i Detit ose i quajtur ndryshe “Shtëpia e Madhe e Diellit – Detit dhe Malit”. Kjo mund të thuhet pa frikë për Bregdetin shkëmbor të Jonit nga Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Broshë, Piqeras, Lukovë, Bunec, e tjera të cilat:” fshehin perla të kaltërsisë së Detit magjik, plazheve egzotike, gjelbërimit gjatë gjithë vitit, të agrumeve, qitrove, mandarinave, portokalleve dhe limonave, gjelbërimit të pemëve të mbjella frutorve dhe plantacionve të pa fund të ullinjëve mijëra vjeçar nën gjarpërimin e rrugëve, kryesishtë të ndërtuara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Berisha në 8 vjetët e fundit.”
 Ngaqë, ekzotikja nuk do të thotë vetëm palma dhe plazhe të nxehta, plazhe me guraleca që nga valët krijonë një melodi klasike, por edhe nga mundësia që ke të përjetosh takime interesante me njerëzit dhe kohën dhe të kënaqet syri me pamje gjeografike, të papara deri tani. Këtu ke rastin të njihesh me njërëz të mrekullueshem, Me njerëz që në kujtimet e mija sot, që kam bërë me ta, më bëjnë të mallëngjehem dhe të them se kur do të vijë prapë në këtë fshatë, dhe t’i takojë edhe njëherë këta njerëz.
  Po si mundet unë të harroi unë Qeparoi, bariun me dhitë e fshatit Andrea Kokedhima, vëllai i Persofonit. Po, Bekshiu i Agrumeve Petro Koçi quhej ose Sokrat Dede-n apo peshkatarin e famshëm të fshatit që e kapte “peshkun me dor në një zhytje në det” dhe i pëlqente të gjunate tek gjiri i “topit”  Dhimo Gjokrushin ( i cili më tha Petraq Pali se vdiq po nga dinamiti )
Do të veçojë Qeparoin dhe qeparotsit se këtu dhe në Brosh kishim edhe “bazën” çadrat e ushtrisë. Por, sepse, për mua Qeparoi, është nje model i këtyre fshatrave të bregut që i ofron pikërisht, këto të gjitha mbasi, Qeparoi, është me të vërtet një perlë e mrekullueshme, e cila mund të krahasohet vetëm me plazhet egzotike dhe bregun e Kalifornisë, ose ishujve Paradajsë të Karaibeve, apo dhe të ashtuquajturën “Sunshine” Florida për nga relievi.
 Duke mbërritur në Qeparo, gjeja e parë që ju bie në sy është deti i kaltërt dhe i kthjellt si kristali. Dallgët  romantike, të argjendta shkëlqejnë nën diellin dhe mund të shihen nga çdo kënd i gjirit, deri mbi malet për rreth ku në shpat të malit është ndërtuar Qeparoi i vjetër dhe kalaja. Mbi fshat çdo mbasdite fluturojnë deri në mbrëmje tufa zogjsh që i bëjnë foletë në malet për rreth dhe kalanë e Qeparoit. Një gjë tjetër që ju bën përshtypje, nëse vizitoni Qeparoin janë  shtëpitë e bukura të ndërtuara në stilin arkitektural, më karakteristik për qytetet dhe fshatrat e të gjithë bregdetit dhe të gjitha me lule. Atyre që kryesishtë i përkasin ndërtimeve të vendve të Mesdheut. Ato janë shtëpi me gurë të bardh me mure guri të trasha dhe ngado me rrugica dhe kalldreme , ku dora e mjeshtërve të gurë-gëdhendësve shihet kudo.
 Ndërkohë, për hir të sinqeritit, i cili gjatë gjithë jetës ka qenë një apostulat i karakterit tim – gjithmonë prej kohësh në mendje më është sjellur pyetja;, pse disa nga fshatrat e Bregut të Detit, s.p.sh. Palasë, Dhermiu, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarës, Qeparoi flasin greqisht dhe fshatrat e tjera të bregut, Piluri, Kudhësi(megjithëse pak më larg), Broshi – Qazim Pali ·  Piqerasi, Lukova · Çorraj – Nivice – Bubar · Shenvasil · Fterra · Sasaj flasin shqip . Nuk e di në se ka ndonjë studim të mirëfillt për këtë, poqese do të isha i kuroiz t’a mësoja këtë fakt.
 Megjithëse, kam lexuar librin “Historia e Qeparoit” ku thuhet se :” Nino Guma, po qeparotas, për të treguar mospajtimin e tij me politikën grekomane, vuri në kokë një qylaf të bardhë e doli në Qafë, si shenjë proteste për greqizmin e vendit, me de facto pushtimin e tij nga greku, që në Qeparo e deri në Palas!” ka thënë një nga eruditët e bregut Janko Pali
   Qeparoi është një fshat i vjetër i bregut, 450 metra mbi nivelin e detit, përballë ujrave blu të Jonit. Me një klimë fantastike e me njerëz të mrekullueshem. Pikërisht këtij vendi të rrrallë, i këndon me elegji, poeti dhe shkrimtari qeparotës, në mërgim në Vrixhinia (SHBA), Petraq Pali me poezinë “Një vendi të bekuar nga Perendia”
Qeparoi të shfaqet menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) aty të shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës.
Qeparo :
  Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara.
        Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
Qeparoi, është një destinacion i rëndësishëm  e turizmit shtëpiak, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse, shtëpitë me murë guri, me tavane druri të gëdhendura me oranamente popullore, si dhe rrugët janë të shtuara me kalldrëm. Në fakt, peisazhi alternohet nga zona malore, dhe një luginë që shtrihet në me dy maleve deri sa del në plazhin e mrekullueshëm, fauna nënujore, deri tek plantacionet me portokaj, mandarina dhe limona dhe ullishtet e vjetra.
    Qeparoi është i vendosur në shpatin perëndimor të malit Gjivlash , në rreth 450 metra ( 1,480 ft) mbi nivelin e detit . Në kohët e lashta , Qeparo ishte vendosur në kodrën e Kastelit . Më vonë , banorët e saj u vendosën pak më poshtë , në shpatin Gjivlash , në juglindje të kodrës së Kastelit , për të qenë më afër me fushat e tyre dhe për të shpëtuar të ftohtit e dimrit . Nga 1957 e tutje , Qeparo ishte e ndarë në Fshatin e Vjetër, dhe Fshati i Ri.
Në lindje , Qeparo kufizohet nga fshati i Borshit , në verilindje nga Çorraj , në veri me Kudhës , në veriperëndim nga Piluri , në perëndim me qytetin e Himarës dhe në jug dhe jugperëndim nga deti Jon .  Kalaja Porto Palermos , e ndërtuar nga Ali Pasha për të mbrojtur Himarën por edhe Qeparon e cila ishte pjesë e territorit të saj
Fshati përbëhet nga lagjet e mëposhtme ose vëllazërit: Ballëguras , Bragjint ‘e Poshçërës , Bragjint ‘ e Sipërmë , Dhimëgjonas , Gjikëbitaj , Mërtokaj , Ndregjin , Peçolat , Pogdan dhe Rushat . Çdo vëllazëri kishte vetë figurën e tij .
  Qeparoi ka kultivuar ullinj për shekuj me radhë , siç u përmend në fillim të shekullit të 19 në punën e François Pouqueville , konsullit të përgjithshëm Napoleon Bonaparte së në oborrin e Ali Pashës në Janinë ( citim i plotë i duhur) : dëshmi të kësaj , janë disa ulliri njëqindvjeçar pemëve ende ekzistuese në fshat .
 Qeparoi i Vjetër (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Cikli, Qeparoi, udhetim nga trojet shqiptare

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT