• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Cili ishte Nilo Catalani ?

September 29, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Vazhdimisht Athina zyrtare ka vënë në veprim ndaj kombit shqiptar sharlatanizmat e veta, me frymë grabitqare e shovinizëm të egër! Historikisht, vetëm na është rënë në qafë, dhe si shumë! Si shumë është përdorur gjuha greke e nënçmimit dhe e ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit sovran shqiptar.
Që Greqia është e banuar nga një grumbull sllavësh, shqiptarësh, latinsh, dhe në sasi të vogla edhe nga gjermanikë, keltë, normandë (Kryqëzatat) e nga hebrenj (shekulli I e II pas J.K.) kjo, as që lë shteg për dyshimin më të vogël. Veçse grekët, s’ka pse ndihen të turpëruar për këto origjina. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Kurse tjetra: Duan apo s’duan grekët : Jo vetëm tërë Bregu është me identitet të pastër shqiptar, por edhe krejt Veriu i Greqisë kontinentale përmban troje të mirëfillta shqiptare të grabitura jo më larg se Lufta e parë botërore, që nga Arta, Preveza, Janina e Mecova – përfshirë tërë Çamërinë historike martire – gjer në Kostur, Follorinë e Manastir.
Strabon-i na mëson se “kombet epirotike” ishin “barbare”, domethënë të huaja para racës dhe gjuhës greke (Vepra, Strabon, VII, 6-13, f. 267. bot. Dübner-Muller).

2° Jo vetëm që shqiptarët nuk kanë emigruar në ndonjë Epir grek, por janë pikërisht grekët ata që kanë emigruar, në numër të vogël në Epirin shqiptar.

3° Përherë shqipja është quajtur “gjuha epirotike”. Dictionarium latino-epiroticum (Fjalori latono-epirot) i F. Blanchus (Frang Bardhit), Romë, 1635, provon pikërisht këtë. Jo më larg se para dyzet vjetësh, Rossi botonte përsëri në Romë një “Vocabolario italiano-epirotico” që nuk është tjetër veçse një fjalor shqip.

4° Në të gjitha veprat e botuara para periudhës së intrigave greke, përngjashmëria midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtme është e përkryer.

5° Po e njëjta gjë edhe në hartat gjeografike. Po kënaqem me një shembull të vetëm: më 1827, admiraliteti anglez botoi një hartë zyrtare të Brigjeve të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: krejt brigjet e Epirit përfshihen në të.1

6° Rusët, francezët dhe anglezët kanë pasur njëri pas tjetrit në ishujt jonianë një regjiment që e kanë quajtur zyrtarisht Regjimenti shqiptar. Krejt ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë ishin të së njëjtës fe me grekët dhe prapë, të gjithë e quanin veten shqiptarë dhe flisnin shqip.

Por, ne do të flasim për Nil Katalanin dhe rolin e tij si shqiptar dhe rolin e tij ne ruajtjen e gjuhës shqipe.

Nga Matteo Mandela mesojmë që: “Nilo Catalano ishte një sicilian prej një fshati të provincës së Mesinës (sipas biografit Menniti ishte nga Castania, sipas studiuesit Pietro Pompilio Rodotà ishte nga Massa). Me prejardhje familjare ndoshta spanjolle (sikundër del nga mbiemri që është shumë i përhapur në Sicili edhe mes arbëreshëve), Catalano do të ketë lindur aty nga viti 1637…Borgia saktëson se Catalano «nuk ishte as shqiptar dhe as prej Orientit me origjinë, por u bë i tillë prej vullnetit të hekurt që e karakterizonte». Përveç greqishtes së vjetër dhe asaj popullore, studioi me pasion të veçantë edhe shqipen, gjuhë në të cilën shkroi disa vjersha tetëvargëshe që sot na kanë mbërritur përmes Kodikut të Kieutit (1736-1739) të Nikollë Filjas, edhe ai prift nga Munxifsi. Sipas Zef Skiroit, Catalano la edhe një dorëshkrim të vëllimshëm, që sot konsiderohet i humbur, i cili përmbante një gramatikë dhe një fjalor të shqipes.
Me anë të një letre të datës 29 gusht 1692 Catalano e pranoi detyrën e re dhe e «të dielën e datës 4 të muajit janar 1693 u shugurua në kishën e Kolegjit të Propagandës Fide, sipas ritit bizantin prej, imzot Onofrio Costantini-t, arkipeshkvit të Dibrës, i dërguar në Shën Athanas».  Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, që është një vend i shëndetshëm dhe i bollshëm me ujëra dhe ku ka vërejtur se nevoja për kulturë shpirtërore është më e madhe, meqenëse kjo gjë u është mohuar këtyre njerëzve prej gati 23 vitesh pas largimit të misionarëve apostolikë».
Catalano informonte Vatikanin se i kishte dhënë «përparësi ngritjes sërish të shkollës për të rinjtë dhe fëmijët për t’u mësuar të gjithëve Doktrinën e Krishterë». Saktësojmë këtu se mësimi i katekizmit zhvillohej në gjuhën shqipe, sipas një tradite që kishin themeluar arbëreshët në Sicili qysh nga viti 1592 kur Lekë Matranga ngriti shkollën e parë të katekizmit në arbërisht. Mirëpo edhe më parë, së paku qysh nga viti 1584, në Veri të Shqipërisë dhe në viset e Kosovës së sotme ishin hapur shkolla katekizmi në shqip nga vizitatori apostolik Comuloviç. Ky zhvillim përbënte një kthesë të rëndësishme sepse pranohej zyrtarisht nga Selia e Shenjtë përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Himarës dhe rrethinave të saj, duke u njohur atyre një të drejtë që pushtuesit osmanë ua kishin mohuar. Shkolla e katekizmit pati sukses. «Pas gjashtë muajsh që ndodhet në Dhërmi, ku jetojnë 1850 frymë, ngriti shkollën me tetëdhjetë të rinj, të cilët mësojnë ndër të tjera edhe Doktrinën e Krishterë në ditët e diela».

Catalano punoi mes vështirësish dhe pengesash të mëdha. Përveç trysnisë dhe kërcënimeve të osmanëve që synonin t’ua ndërronin fenë shqiptarëve, atij iu desh të përballej edhe me armiqësinë e kishës ortodokse……  (Mjerim  i njëjtë si ne kohen e Katalanos )

Miku Monet Maneshi shkruan : Është koha kur Athina zyrtare të japë prova konkrete dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, koha kur Athina t’i flasë më në fund rradakes!

 

Referencat : Faik Konica, Matteo Mandela, Mikom Zeqo, Edi Rama,Monet Maneshi

Fahri Xharra 28.09.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Cili ishte, Fahri Xharra, Nilo Catalani ?

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT