Nga Sadik ELSHANI*/ Sjelljet, veprimet e papergjegjshme ne skenen nderkombetare te kreut te shtetit te Kosoves, z. Hashim Thaçit, gatishmeria e tij per ta copetuar teritorin e Kosoves, kokefortesia, arrogance e tij, mosperfillja e institucioneve dhe aspiratave te popullit te saj, po deshmojne qarte se ai eshte nje udheheqes i padenje dhe i rrezikshem qe te qendroje ne krye te shtetit te Kosoves. Ai shprehet per nje korrigjim te kufinjve, qe sipas tij kjo eshte nje gje e vogel, e parendesishme, por ne te vertete kjo “loje fjalesh” e tij per ata qe kane pak arsye, nenkupton rishikimin, rishqyrtimin e kufijve me Serbine dhe rrjedhimisht, humbje te tokes se Kosoves. Demagogjia e tij e pabaze se do t’ia bashkangjese Luginen e Presheves Kosoves eshte sa per te mjegulluar opinionin dhe sa per te luajtur me ndjenjat e shqiptareve. Zoti Thaçi dhe Sanço Pança i tij, z. Baton Haxhiu, duhet ta dine fare mire se Serbia kurre nuk ngopet me toka shqiptare – korrigjim per Serbine do te thote marrja e tokave me te mira dhe burimeve, pasurive natyrore te Kosoves, duke na lene neve nje kocke ne goje per ta lepire. Ne nuk duhet te bejme konçesione, leshime te dhimbshme, siç u shpreh para ca diteve z. Haxhiu, sepse tere jeta jone nen Serbi ka qene dhimbje, vuajtje, tmerr dhe me shume sakrifica i kemi mbrojtur tokat tona, qenjen tone. Eshte Serbia ajo qe ka nevoje te korrigjohet te heq dore nga trojet tona nen sundimin e saj, e jo viktima ta shperbleje xhelatin e saj shekullor. Per gjithe ato tmerre qe Serbia u shkaktoi fqinjve te saj, nuk e pagoi asnje çmim, nuk e pesoi asnje ndeshkim, izolim, pezullim nga organizatat nderkombetare, sankcione ekonomike e kufizime te tjera ndeshkuese. Perkundrazi, ata po mundohen ta bindin boten, deri diku me sukses, se ata jane pala demtuese, viktimat.
Te respektohet kushtetuta, te mbrohet teresia tertoriale e Kosoves
Detyra paresore e kreut te nje shteti eshte qe ta kryeje me nder detyren e tij, ta mbroje teresine teritoriale te vendit te vet, kushtetuten. Ne kete rast z. Thaçi nuk eshte duke e bere as njeren e as tjetren, madje ai eshte duke e thyer ligjin, kushtetuten. Por, kjo per ne nuk ka rendesi, sepse kushtetuta eshte vetem nje cope leter sa per sy e faqe, nuk eshte burimi juridik i vendit, parimet mbi te cilat ndertohet dhe qeveriset vendi. Po ta njihte dhe po ta zbatonte kushtetuten e vendit per te cilen eshte betuar z. Thaçi, atehere ai do te sillej pak me ndryshe, nuk do te bente pazarlleqe te ndyera qe e demtojne Kosoven. Neni 1 i Kushtetutes se Kosoves eshte shume i qarte: “Kosova eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashem”. Ndersa neni 83, pika 7 sakteson se kryetari (presidenti) i nenshkruan marreveshjet nderkombetare ne perputhshmeri me Kushtetuten. Ratifikimi, miratimi i marreveshjeve per teritor, paqe, aleancave, ceshtjeve politike e ushtarake behet me 2/3 e votave te 120 deputeteve te Kuvendit te Kosoves (neni 18, pika 1, alineja 1). Por, z. Thaçi me kryeneçesine, mendesine e tij fisnore mendon se si kryetar i shtetit, ai eshte sundimtar i plotfuqishem, Zot i vendit dhe jo sherbesetari i tij. Zoti Thaçi, si shumica e shqiptareve, vuan nga sindromi i heroit, çlirimtarit, shpetimtarit te vendit, duke e kosideruar Kosoven si prone private, plaçken e tij te luftes.
Kujdes nga propozimet, planet e Serbise.
Historia na tregon se te gjitha konfliktet, lufterat mbarojne nje dite dhe popujt pajtohen me njeri – tjetrin. Por, per kete ka nje ecuri, rruge qe duhet ndjekur. Serbia duhet t’i pranoje krimet e saj, te kerkoje falje, t’i paguaje demet materiale e njerezore, ta njohe pavaresine e Kosoves, ta respektoje teresine teritoriale te saj, te angazhohet per te gjetur te zhdukurit, e shume çeshtje te tjera. Kjo sa per fillim, pastaj mund te diskutohet per ceshtje te tjera, ndonje korrigjim kozmetik te kufirit. Ky process nuk duhet lene vetem ne duart e kryetarit (presidentit), por duhet te angazhohet i tere faktori politik e shoqeror, institucionet shkencore e akademike. Nje rol te rendesishem, rol kyc duhet te luaje Kuvendi i Kosovews – rol ky i garantuar ne Kushtetuten e Kosoves. Ne kemi nje histori te hidhur me Serbine, por siç duket ende nuk jemi mbushur mend: Serbia kurre nuk do te beje diçka qe eshte ne te mire te Kosoves. Prandaj, duhet te kemi kujdes nga propozimet, planet djallezore te Serbise.
Po te kishte ndergjegje dhe po ta donte vendin e tij, atehere zoti Thaçi per veprimet e tij antikushtetuese duhet te jepe doreheqje. Por politikaneve tane u mungon ndergjegja, karrika u eshte bere pjese perberese e anatomise se tyre. Veprimet e koheve te fundit te zotit Thaçi jane duke e arritur nivelin e tradhtise kombetare, prandaj Kuvendi i Kosoves duhet te veproje, te ushtrtoje detyrimet kushtetuese, duke e zbatuar nenin 91 te Kushtetutes qe percakton ecurine per shkarkimin e Kryetarit (Presidentit). Ky process te filloje tani, se neser mund te behet vone.
Filadelfia, 3 shtator 2018
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.