• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çunat me atlete adidas

August 25, 2017 by dgreca

5965ef27-faf0-4271-902d-44be0a0a0a67-Untitled-previewOrg1 rama Karat e adriat

Nga Ilir Levonja/

Kjo puna e kryeministrit me atleta adidas, me ambasadorët e Shqipërisë në botë, më kujtoi fjalimin e atij general Piçonit, në filmin, Në fillim të verës. Luajtur me aq mjeshtri nga një burrë i skenës shqiptare, i quajtur Ndrek Luca. Aviatori prej Dukagjini që zor se i vjen më shkollës sonë. Kjo edhe fal reformave të kësaj dëm’demokracisë sonë, të këtyre çunave me atlete adidas. Si u tha Piçoni …., fashistë trima, syleshët po e marrin në qafë perandorinë. Iu hakërrye, e i bëri telendi. Aq sa edhe ata që po flinin, kërcyen vendit. Dhe kujtuan haraçet që kishin paguar. Ndofta gjykuan dorovat që kishin bërë. Se mik pas miku bëhet kjo punë tek ne. Ose me parrullën, ai është yni. Ka gruan nga krahu jonë. Për ne voton. Dhe me siguri që duhet të lëvizin vendit, pasi kryeministri vërtet ishte i acaruar me ata. Nuk kishin përcjellë në botë reformat e tia. Sidomos ato me gurëzimin e qëndrave të qyteteve. Pasi i është mbushur mendja se Shqipëria është një

soj kalldrëmizimi total. Një lloj metode osmane. aq sa ne edhe sot një rruge të shtruar me gurë i themi sokak. Ky sokakizimi është bërë kaq organik për ne, sa në ndonjë debat televiziv mbysim njëri-tjetrin për prejardhjen e kësaj fjale emërtesë.

Eshtë turke, apo shqiptare. Turqizëm vëlla, turqizëm me plot gojën. Po nuk kemi faj. Kemi për kryeministër një çun që adhuron atletet adidas. Një firmë bavareze, nga Gjermania.

I adhuron gjermanëve punën. Por jo metodat, praktikat, ligjet.

Ato i merr të gatshme nga baba dovleti. Erdogani… Dhe ashtu si ai që e kërcënon me gisht Gjermanisë. Ky çuni jonë, shefat e vendeve fqinjë. Më pas drejtorëve në dogana. Administratë publike. U tregon vendin pasi nuk vodhën si duhet. Deri sa u doli sekreti, janë të pa aftë. Kësisoj e meritojnë të ndërrohen.

Tani radha u erdhi diplomatëve. Që mjerisht gjysma flinin gjumë. E gjysma dridhte mimikën e fytyrës. Nën atë presionin midis burrit, kuadrit, shtetarit dhe karrierës. Dallgët e mëdyshjes se kushedi sa plane kishin gati, ngritur që mund të mbeteshin përgjysëm. Sidomos kur bëhet fjalë për shkollimin e fëmijëve. Ndaj lërë gjën e gjatë të flasi. Megjithëse një pale sy opinion, një shpurë e tërë njerëzore mund të prisnin edhe ndonjë kundërshtim. A ndonjë demostrim publik, si, braktisje e sallës. Por aty këto janë vetëm imagjinata. Akoma nuk ka lindur ai intelektual i pavarur. Për më tepër që diplomatët e kanë si postulat atë që maturia, heshtja, dëgjesa, janë elementët thelbësor të ekzistencës e sojit të tyre.

A janë të leshtë ambasadorët tanë? Si t’u them. Se shoh që po dërrmohen në shtyp, në statute fejsbuku, në webe, të sqarohen me konteksin e fjalëve të kryeministrit. Tha kështu apo ashtu. Që të thuash që jeni treguar syleshë, nuk do të thotë se jemi ne të tillë. Nuk do të thotë se e ka për ne.

Që e ka për ju nuk e luan topi. Dhe në situata të tillla, i bukuri populli ynë ka një vulë gati. Ta vulos kollaj shkresën. Të thotë, mjaft u përpoqe të lash mutin me shurrë. Ndaj mendoj se ati vendi, i ka ardhur koha për ca burra që ngrihen e ikin nga salla. Se shkollimi I fëmijës nuk vlen aspak sa dinjiteti I një vendi. Por kujt ia thuash. Se e kam thënë edhe here tjetër, opinion për ambasadorët e Shqipërisë në botë, nga të huajt, është I thjesht. Nga ambasadorë bëhen refugjatë. Dhe po t’i futesh arshivës së asaj virane ministri të punëve të jashtëme. Do shikosh se rreth 85% e ambasadorëve të Shqipërsië, të këtyre viteve të dëm’demokravisë sonë…., sot janë refugjat.

Megjithatë për njerëzit e thjeshtë. Ambasadorët nuk kanë asgjë në dorë, sidomos për prurjen e investitorëve. Eshtë klima legjilsative e mundësisë së çeljes së biznesit. Dhe kjo është makabre në Shqipërinë tone. Ju jeni deshmitarë deri të rrahjeve që u janë bërë bërë investitorëve të huaj. Për shkak se plot këto vite, kemi ngritur një administrate shushunjë që e ka mendjen tek dorovitja. Kjo fal militantizmit dhe delegimeve partiake, mungesës së statutit të nëpunësit civil etj. Po edhe kuadri i mbrojtjes ligjore është tepër i kushtueshëm. I vetmi avantazh që ka Shqipëria, është krahu i lire i punës. Ndaj bizneset fasone janë me shumicë. Deri këtu kam pare këpucë të markave italiane. me çmim të kripur. Veçse nën shuall shkruhej made in Albania. Rrezik edhe ato atleta Adidas që vesh kryeministri jonë, aty janë prodhuar. Po ai nuk shikon poshtë. Një politikë e kjo e biznesve nga vendet e perëndimit me ato të dorës së tretë. Dhe fatkeqësish, çunat me atlete adidas aty na kanë lënë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Çunat me atlete adidas, Ilir Levonja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT