ME 28 PRILL VATRA DO TË PËRKUJTOJË 103 VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ SI DHE 60 VJETORIN E SHUARJES NË BURGUN E BURRELIT TË BASHKËTHEMUESIT KRISTO KIRKA/
Ditën e Martë, më 2* PRILL 2015, në orën 6 .00 të mbrëmjes, në Shtëpinë e Vatrës, në adresën :
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458
do të organizohet një veprimtari përkujtimore, kushtuar 103 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA si dhe do të përkujtohen vatranët e martirizuar nga Diktatura Komuniste. Me 28 Prill 1955 është shuar në Burgun e Burrelit vatrani i orëve të para, bashkëthemeluesi i Federatë VATRËS, KRISTO KIRKA.
Bashkëvuajtësi , shkrimtari dhe poeti disident Arshi Pipa, e portretizon më së miri portretin e këtij vatrani në vargjet e poezisë së pasvdekjes:
Vdiq flamurtari i moçëm!
Si rrojti vdiq me nder,
I pastër, i devoçëm
E pa u përkulë njëherë
Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunën e tradhëtarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit
Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra, fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehtë ankoi:
“Për flamur!… Për atdhe!”…
Në këtë veprimtari përkujtimore studiuesi dhe gazetari Idriz Lamaj do ta përkujtoi vatranin themelues me një ligjëratë.
Në këtë veprimtari do të paraqitet nga editori i Diellit librit I studiuesit Idriz Lamaj”Për Vatrën dhe vatranët”.
Janë të lutur vatranët dhe të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie.