Shkrimtari i njohur shqiptar dhe ish sekretari i VATRËS, Naum Prifti ndodhet i shtruar në Mount Sinai Hospital, Queens New York/
Prej dhjetë ditësh shkrimtari i njohur shqiptar Naum Prifti, ish sekretar i Vatrës për më shumë se një dekadë, ndodhet i shtruar në një nga spitalet më të mira të Nju Jorkut, Mount Sinai- Queens. Njoftimin ia përcollën editorit të Diellit, miqtë e shkrimtarit Kristaq Dhamo, Illo Foto, Kristaq Papa dhe dr. Skënder Murtezani.
Shkrimtari kaloi caste të vështira pas një humbje kontrolli, por mjekimi intensiv po ia përmirëson gjendjen dhe sipas burimeve familjare, ai mund të dalë nga spitali me rastin e Kërshëndellave.Le të lutemi dhe të shpresojmë!
Shkrimtari po mjekohet në mënyrë intensive dhe duket se shëndeti është në përmirësim e sipër. Ai ndodhet i shtruar në dhomën nr. 604. Është vështirë për t’u lidhur me telefon,por gjithësesi numri i telefonit nga mund të kërkohen të dhëna për shëndetin e tij, është 718-939-7500.
Deri para pak kohesh se të shtrohej në spital shkrimtari gëzonte shëndet të mirë, takohej rregullisht me miqtë në kafe “Milan” në Queens. Madje ai ishte aktiv edhe në veprimtaritë që organizoheshin në komunitet. Dy pjesmarrjet e tij aktive në veprimtaritë në komunitet ishte pjesmarrja në takimin përkujtimor me rastin e 65 vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit, organizuar me 3 tetor 2014 nga dega e Vatrës në Queens, ku mbajti kumtesën e duartrokitur”MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTAR”, si dhe mori opjesë aktive në veprimtarinë e organizuar nga Revista Kuvendi dhe dega e Vatrës në Michigan”DITET E LETERSISE NE MICHIGAN”.
Kontributi i shkrimtarit Naum Prifti në veprimtaritë e komunitetit ka qenë me shumë vlerë.
Vatra dhe Dielli i urojnë shërim të plotë dhe kthim të shpejtë në familje shkrimtarit tonë të dashur.
(dg)
LAMTUMIRE ROZI!
Të Enjten e 18 Dhjetorit, komuniteti shqiptar përcolli me dhimbje e pikëllim të thelle për në banesën e fundit, shkrimtaren, gazetaren,poeten, përkthyesen, vatranen Rozi Theohari, që u nda nga jeta pas përballjes me sëmundjen e kancerit.
Pas shërbimeve funerale që komuniteti shqiptar dhe ai amerikan kryen gjatë ditës së Mërkurë, me 17 Dhjetor, në Shtëpinë Mortore, ku ishte vendosë trupi i së ndjerës,ditën e Enjte, nën drejtimin e Kancelarit të Kryekishës së Shën Gjergjeit, At’ Arthur Liolin, u organizua mesha në gjuhën shqipe. Në meshë ishin të pranishëm familjarë e të afërm, përfaqësues nga komunitetit shqiptar si Konsulli i nderit për Masachusetts Stefan Kochi, dhe Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Cezar Ndreu dhe Editori i Diellit Dalip Greca, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan Adnan Mehmeti dhe Kryetarja Raimonda Moisiu, Mark Kosmo nga MASSBESA, Shkrimtari Gaqo Bushaka, poeti Mhill Velaj, Presidentja e Shoqatës së Mjekve shqiptaro-Amerikan Lidnita Coku, Kryetari i Shoqatës Kombi, Artur Vreka, Rita Saliu me bashkëshortin dhe personalitete të tjerë. Të ndjerës Rozi Theohari i kanë dhënë lamtumirë me fjalime të shkurtëra Raimonda Moisiu,dr. Gjon Bucaj, dr.Lindita Coku, dhe në emër të familjes i vëllai i Rozit, Kico Ceku, që shpalosi copëza nga jeta e motrës Rozi.
Në fjalën e tij të shkurtër dr. Gjon Bucaj, tha:
Lamtumira e funditasht gjithmonë e trishtë, e tillë ashte dhe e sotmja për të gjithë ne, sidomos për familjarët e të ndjerës,pranë të cilëvet kemi ardhë për të përcjellë Rozin së bashku dhe për t’ua lehtësue sadopak dhimën.
Rozi Theohari ishte antare e përkushtueme dhe përkrahëse e “Vatrës”, në gjurmat e Dardharëvet paraardhes,dhe bashkëpuntore e gazetës “Dielli”,si intelektuale e mirëfilltë dhe shkrimtare e talentueme. Ajo ishte edhe antare e Shoqatës së Shkrimtarëvet Shqiptaro-Amerikanë, ishte afër Kishës së Nolit dhe, përgjithësisht, gjithnji aktive në bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, qyshë prej kur shkeli në ketë tokë të bekueme, në atdheun tonë të dytë.
We will cherish the great memories of her and we will alëays remember her kindness and the beautiful smile on her face.
Në emën të kryesisë se Vatres, dhe timin personal e të familjes sime, si dhe të tëgjithë antarëve të Federatës Panshqiptare VATRA, u sjell familjes Theohari & Ceku dhe të afërmve të tyne, përdhimtimet ma tëthella, me uriminqë në të ardhmen të kenë vetëm gëzime.
Pas meshës në mjediset e Kryekishës Orthodokse Shqiptare Shën Gjergji, u ekspozuan librat e shkrimtares Rozi Theohari. Pjesmarrsit bënë fotografi rreth ekspozitës dhe sollën në bisedat e tyre kujtime rreth Rozit dhe krijimtarisë së saj(te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)
MESAZHE TE SHUMTA NGUSHELLIMI NE GAZETEN “DIELLI” PER SHUARJEN E VATRANES ROZI THEOHARI
Ne Foto: Shkrimtarja Rozi Theohari me nje grup grash ne sesionin shkencor kushtuar 100 vjetorit te themelimit te Gazetes”Dielli” organizuar nga Federata “VATRA” ne Gusht 2009.Rozi nuk ishte thjesht pjesmarrese, por referuese, duke sjelle ne ate 100 vjetor zerin e dardhareve vatrane nder vite…/
Pas njoftimit qe percolli tek gazeta Dielli, kryetarja e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane Raimonda Moisiu, dhe publikimin e ketij njoftimi me 13 Dhjetor 2014, rreth mesdites, tek Dielli vershuan mesazhe ngushellimi per shuarjen e shkrimtares dhe gazetares Rozi Theohari. Ja njoftimi:
SHPIRTI NE PAQE, ROZI!
PUSHOI SE RRAHURI ZEMRA E SHKRIMTARES ROZI THEOHARI/
Rozi ndërroi jetë sot në mesditë. Përballja me sëmundjen e kancerit ishte fatale. Rozi luftoi fort, por nuk mundi. Zemra e saj nuk rreh më. Lamtumirë Rozi!
Sic kishte njoftuar Dielli, ajo prej kohësh dergjej në Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston në dyluftim me sëmundjen. Por, sot, e Shtunë, 13 Dhjetor 2014, në mesditë, Rozi ndërroi jetë!
Le ta kujtojme Rozin ashtu sic ishte, e qeshur, e sjellë,e pafjalë, punëtore si ajo….Le ta kujtojme ashti si ne këtë fotografi përcjellse…
Lamtumirë Rozi, shpirti në Paqë!
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, anëtare e së cilës ishte Rozi Theohari, Gazeta Dielli, bashkëpunëtore e së cilës ishte Rozi, i qëndrojnë pranë familjes duke e ngushëlluar për humbjen dhe duke u përcjellë kurajo!
Lamtumirë!
KOMENTE PAS KETIJ NJOFTIMI NE DIELLI
Dr. Sulejman Mani Çelaj: Humbje e madhe per familjen , komunitetin dhe kombin. Ngushellime familjes!
Bora Balaj: Ngushellime familjes!
Donika Omari Ajo qe e shquante mbi te gjitha Rozin ishte se ne vend qe te qahej per erresiren ndizte nje drite. Me kete cilesi, nder shume te tjera, ka lene nje shembull te bukur e te rralle pas vetes. Lamtumire e dashur Rozi. Do te mbetesh pergjithmone ne kujtimet e mia e ne zemren time.
Adem E Rita Saliu Ngushllime,Rozi Jone e dashur pushoft ne paqe.Ngushllime ,familjareve e kombetareve.Shpirti Rozit pushoft ne Paqe!
Merita McCormack Farewell my dear sister……. Rozi e dashur, te paste Zoti ne parajse….!
Durime Siqeca Agaci Ngushellime familjes!
Murat Gecaj Rozi do te mbetet perhere prane nesh, ashtu siç ishte ne jete!
Sabit Abdyli Ngushellime familjareve dhe gjithe atyre qe e njohen kete znj. te madhe!
Xhabir Alili Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqesise…i perjetshem qoft kujtimi i saje
Mustafa Omerbashi Me keqardhje.Qofte e paharruar.Ngushellime familjes!
Ylli Dosku Lajm i dhimbshem. I qofte dheu i lehte…!
Besa Mataj Ngushellime familjareve dhe miqve!
Vojsava Nelo Jakllari Shpirti ne paqe Rozi e dashur! Ngushellime familjes, te afermve, miqve!
Ramiz Mujaj Me vjen shume keq per vdekjen e Rozit . Ngushllime familjarve , miqve dhe dashamirve te Rozit.
Rozi ishte nje puntore e mire ne fushen e kultures dhe te ceshtjes kombetare , shembulle plot virtyte te mira.U prehte me paqe shpirti i saj!
Dervish Jahjaga Ngushllime familjes!
Skender Ismaili Ngushllime!
Maki Maqedonci Canolli Qofte i perjetshem kujti i saj! Ngushellime per familjaret, miqt, koleget dhe gjithe farefisin!
Kenny Mrijaj :Pushoft ne paqe !!!
Gani Haxhaj :Ngushellime familjes!
Bardha Mance: I gjalle te jete kujtimi i saj!
Bashkim Musabelliu: Ngushellime familjes dhe te afrrmeve!
Spiro Vasili: Qofte I lehtë dheu që e mbulon. Ngushëllime familjes dhe të afërmit.
Roland Musta: Ngushellime te afermve.Qofte e paharruar per te gjithe ne kjo punetore e palodhur e fjales se bukur shqipe.
Loreta Stamo: Ju prehte shpirti ne paqe…!
Ylli Polovina: Befasohem nga ky lajm.I lexova librin e fundit.Kishte gjalleri per te jetuar shekullin.E pikellueshme.Ngushellime familjes!
Ruki Kondaj Shume i dhimshem ky lajm, ngushellime familjes!
Arben Malaj Nje lajm i trishtueshem! U prehte ne paqe! Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te Rozes dhe familjes se saj.
Simon Vrusho: Ngushëllime familjes!
Ncc Roma R.I.P…. ngushellime familjes dhe miqve!
Mondi Ismailati Ngushellime familjes! Te prehet ne paqe!
Hasan Aliaj Redaksia e gazetes “Rrenjet” ne Itali e kujton Rozi Theohari me respekt nje bashkepunetore te denje, te rregullt e me kulture qysh ne numrin e pare te gazetes deri sa mbylli syte. U prehesh ne paqe Rozi! mungesen tuaj do ta ndjejme shume. Amen!
Flora N. Nikolla R.I.P!
Arberia Norah Norik Awwww U prefte ne paqe Rozi !…
Anna Kohen: May she rest in PEACE,Ngushellime familjes, nga AAWO MOTRAT QIRIAZI.
Shqipe Malushi :My deepest condolences to the family. We will always remember her as a warrior woman who brought so much knowledge and enlightenment to others. May her soul rest in peace.
Prenjo Imeraj Nuk e kam njohur personalisht. Bashkeshortin e saj te ndjere dr. Viktor Theohari, obstetergjinekollog i talentuar, e kam njohur mire. Le t’u prehet shpirti ne paqe, t’u rrojne c’kane lene pas, e pa harruar puna e vyer e tyre.
Kujtim Mateli U prehte ne paqe.
Sulo Gozhina U prehet ne paqe, ngushellime familjes .
Ajet Nuro U prefte në paqe kjo shqiptare e urtë dhe e palodhur! Ngushëllima familjes së saj dhe gjithë ata që janë prekur nga ky lajm i trishtueshëm!
Qemal Zylo Ngushellime dhe gjithe te mirat i urojme familjes se Rozit per kete humbje te te dashurit te saj. Humbjen e Rozit do ta ndjejne jo vetem familja dhe te afermit por edhe shoqeria e cila do te ruaj respekt per te.
Enea Janko U prehte ne paqe ne parajse!
Bajame Hoxha Ngushellime familjes dhe kolegeve! Pushofte ne paqe!
Asllan Bushati Ngushullime familjes, te afermve, shoqerise dhe gjithe dashamireve te Rozit. U prehte ne paqe e perjetesi.
Vojsava Nelo Jakllari Jam prane familjes, miqve dhe te dashurve te saj ne kete percjellje. Te qofte i lehte dheu, Rozi!
Vasil Sofokli Tole Ngushellimet me te thella familjes dhe farefisit!
Elida Buçpapaj RIP Rozi!
Fuat Memelli Ky material nga arkivi juaj, eshte nje homazh per Rozi Theoharin, i dashur Dalip!
Vangjush Ziko U prehsh ne paqe, mike dhe kolege e paharruar! Te qofte i lehte dheu i Amerikes qe t’ u be atdheu yt i dyte i jetes dhe krijimtarise sate te frymezuar nga atdheu yt, Shqiperia dhe djepi yt Dardha, qe te lindi dhe te mekoi me dashurine per dhe artin e fjales se bukur e bujare, qe ua kushtove njerezve qe ti i deshe aq shume dhe qe nuk do te te harrojne kurre!.
Irena Gjanci Ngushellime familjes ,,
Marjana Prence ngushellime familjes te prehet ne paqe .Zoti e bekofte!
DIELLI E PAT PARALAJMERUAR SHUARJEN E ROZIT PUBLIKISHT me 6 DHJETOR
Me 6 Dhjetor Dielli botoi nej shenim te shkurter me titull: TE DASHUR MIQ, LE TE LUTEMI PER SHKRIMTAREN ROZI THEOHARI
Të dashur miq, ju kërkoj që të lutemi me shpirt për miken tonë të mirë Rozi Theohari. A ju ka rënë në sy mungesa e Rozit? Gazetat e komunitetit janë përpjekë që të mos e shpallin mungesën e Rozit, duke risjellë nga arkivi shkrime të saj. Miqtë në mesazhe e telefonata kanë folë dhimbshëm mes tyre për Rozin. Por, nuk mund ta mbulojmë me heshtje dhimbjen.
Gazetarja, shkrimtarja, poetja, vatrania, Rozi Theohari, eshte duke kaluar caste te veshtira ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston, qe ndodhet ne adresen:
271 Nahant Rd, Nahant, MA 01908
(781) 581-0420.
Le të lutemi për shpirtin e Rozit tonë të mirë, që me shkrimet e saj, essetë, poezitë,tregimet, romanet, përkthimet, përcolli vetëm mesazhe mirësie.
Rozi, ashtu sic u lute ti per shpirtin tim ne Kishen orthodokse ne Lynn,ne kohen e semundjes sime, kur i kerkove priftit te lutej per editorin e Diellit, ashtu dhe une i lutem Zotit per lehtesimin e vuajtjeve me te cilat po perballesh ti motra ime! Lutem me shprese se do ta perballosh te keqen!(D.greca)
KUSH ËSHTË ROZI THEOHARI?
Rozi Theohari është shfaqur në fushën e letrave shqipe në vitet ’60 të shekullit të shkuar. Provoi gjini të ndryshme të krijimtarisë si: vjershat humoristike, tregimin humoristik për të rriturit dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar librat: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndriçim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime. Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Tëo Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”, në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip, në vitin 2008 librin “Më shumë se një jetë”. Rozi vazhdoninjë aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo është anëtare e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe ka botuar në vazhdimësi në Gazetën DIELLI, Illyria dhe në revistën “Pena” të të shoqatës së Shkrimtarëve. Po ashtu, boton në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” . Ka qenë pjesmarrëse e përhershme në aktivitetet kulturore të shtetit të Massachusettsit. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”. Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.
Katër libra të Rozit ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Washington DC.
JA KOMENTET E MENJEHERSHME PAS MESAZHIT TE GAZETES DIELLI:
Donika Omari Rozi e semure? Rozi plot gjalleri , idera, iniciativa, e palodhur, e talentuar, aq komunikuese, shpirtmadhe, optimiste….uroj me gjithe zemer qe ai optimizem qe e ka bere te perballoje veshtiresi jo te pakt a gjate jetes ta ndihmoje edhe tani. Te shkuara Rozi e dashur, sherim te shpejte. Te perqafoj me dashuri.
Merita McCormack Dalip, u shqetesova prej ketij lajmi..sapo i bera nje telefon spitalit,me thane te flas gjate dites. Rozi nuk ishte ne katin e pare,ato t ekatit te dyte nuk i kapa dot….shpresoj te flasim e te lidhemi…Lutjet e mia jane per Rozin e me Rozin…Zoti e ndihmofte te miren, te emblen te dashuren tone Rozi…..
Spiro Vasili Te gjithë duhet te jemi krenarë për rrugën e ndriçuar nga z RozTheohari.
Gjeto Turmalaj …Zoti past meshir duke ndihmua me i kalua keto çaste te veshtira.Edhe une bashkohem me lutjet e atyre qe i kerkojn Zotit sherim e ndihem per Rozin.
Ajet Nuro Shërim të shpejtë!
Maki Maqedonci Canolli- Perendia i ndihmofte mikes e motres sone Rozit dhe ja lehtesofte cdo dhimbje!
Raimonda Moisiu Po miku im i Shtrenjte Dalip Greca-nuk mundemi me ta mbulojme heshtjen me dhimbjen. Te lutemi per Rozi Theohari, per Rozin tone, , Shkrimtarja, Gazetarja, Poetja dhe Njeriu i mire me Bote e Optimiste, Dardharja e Bukur, Vitalja dhe e Palodhura -, Gazetarja qe Shqiperoi te gjithe bashkekohasit pasardhes te Nolit, po kalon momente kritike per jeten, Sapo mora vesh lajmin e dhimbshem-hodha foton e saj, duke evidentuar Personalitetin e Saj te Shquar, te Letrave Shqipe dhe vlerat e saj ne Diaspore. .I telefonoj Dalipit dhe Adnan Mehmetit, mes loteve e ngasherimit qe nuk mundesha t’i kontrolloja..Zoti befte mrekulline, i lehtesofte dhimbjen e sherim sa me te shpejte Rozit tone, te kthehet mes nesh me ate penen e saj te arte! Shpresa Vrana-ishte sot dhe e vizitoi Rozin ne spital. Krenare qe te kam mike !
Bashkim Musabelliu: Zoti e ndihmofte te sherohet sa me shpejte dhe te kthehet ne jeten e saj normale.
Ylli Dosku Zoti e ndihmofte artisten Rozi Theohari… Sherim te shpejte.
Adem E Rita Saliu Sa na shokojne lajme te tilla.Lutem per miken time te shtrejte Rozin kaluam kohe te bukura se bashku.Zoti i ndihmofte te na kthehet sa me shpejt e buzeqeshur e embel e bute.
Dino Didani Sa e mire ,sa e madhe…Pse o Zot nuk e ndihmon?Ndofta do behet ndonje mrekulli per kete grua te mrekullushme!!
Arben Malaj Pershendetje Dalip, faleminderit qe na mban ne kontakt edhe per momente e veshtira qe kalojne personalitete si Roza qe i jane perkushtuar komunitetit shqiptare ne Amerike, qe i kane sherbyer atij me dashuri dhe perkushtim dhe qe kane arritur te promovojne kudo dhe perhere vlerat me te mira te shqiptareve. Rozes i urojme nga zemra sherimm te shpejte! Familjes dhe miqeve, force dhe kurrajo per ti qendruar perdite afer dhe per t1a lehtesuar sado pak keto caste te veshtira, Arbeni.
Novruz Shehu Pershendetje Dalip Greca.Past paqe shpirti, e paharrueshmeri vepra e saj!
Sabit Abdyli: I uroj te ndodh mrekullia!. Ka dy vjet qe znj. Rozi me dergon me email shkrimet e saja, te cilat i lexoj me kenaqesi. Po permend ketu dy shkrimet e derguara te fundit:
– NË MES TË PYLLIT DO VEMI…
Nga ROZI
THEOHARI, Boston dhe
– TË DIELËN E FUNDIT TË GUSHTIT 2004 — TEK SHTËPIA E
LONGFELLOUT
Asllan Bushati Respekte per punen e madhe qe Rozi ka bere. I uroj asaje sherim sa me te shpejte.
Irena Greca Zaimi Amen ! Lutem per kete grua kaq me vlera qe Perendia e do me shume sec ne mendojme, lutem per sherim ne emer te Jezus Krishti, cdo dhimbje te largohet dhe ajo te kthehet prane familjes ,prane punes qe ka me aq pasjon, lutem per familjen e saj , Zoti ju dhente force per ti sherbyer ,lutem me besim qe Zoti po vepron , po ben mrekulli ! Amen!
Reshat Kripa I urojme sherim sa me te shpejte! Zoti qofte me te!
Agim Shehu Nderimet tona, i dashur Dalip për këtë paraqitje humane të Rozi Theoharit, koleges dhe të njohurës sime shumë herët. Ajo meriton të jetojë më gjatë pasi gjithmonë ka shkruar për motivet më njerëzore të jetës. Është femra shqiptare të cilën nuk mund ta përfytyrosh vetëm duke buzëqeshur me një mirësi sikur brënda saj janë ëngjëjt. Perëndia njerëz të tillë që sot janë rralluar, e do pranë vetes, por meqë ne e duam dhe më shumë, do të na e lerë mes nesh!
Raimonda Moisiu Në mesin e komunitetit të shkrimtareve shqiptaro-amerikane një vend të vecantë zë Shkrimtarja dhe
Publicistja e talentuar, “Dardharja e
bukur” e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari, autore e dhjetra vëllimeve me
poezi në shqip e anglisht. Lexuese dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese
e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj,
e kanë shëndrruar Rozi Theoharin në transmetuese e përhapjes së humanizmit,
cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit, penë dominuese profesionale, historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.
Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”. Shkeputur nga : Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë”,shkruar nga Raimonda Moisiu/
Petraq Pali Rozi Thehoari,Intelktualja e ralle dhe e vecante Shqiptaro_Amerikane Nje Emer i nderuar ne etiken qytetare,poete dhe shkrimtare e Talentuar.Kam punuar me te ne Udheheqje te shoqates _shkrimtareve Shqiptare te Amerikes,ku komunikimi me Rozin ishte aqe i embel aqe dhe I vyer.Lutem Zotit te beje nje :THAGME” qe Rozi Jone,te kthehet prane Familjes.e sheruar plotesisht Amin,pjp
Mustafa Omerbashi Dalip,te pershendes.I bshkohem me gjithe shpirt lutjeve,dhe i uroj Znj.Rozi ,sherim sa me te shpejte.
Ilmi Mancaj Pershendetje Dalip qe na informon edhe per kete grua e figure te nderuar,i uroj sherim te shpejte z.Rozi,befte Zoti me te miren per ate..
Simon Vrusho Uroj shërim të shpejtë!
Albert Gashi Shërim sa më të shpejtë!
Sulo Gozhina Uroj shërim të shpejt, mirënjohje për personalitete të tilla në fushen e letërsisë, por dhe në jetë. Mirënjohje dhe shërim sa më të shpejt.
Xhabir Alili Sherim te shpejte per intelektualen e famshme shqiptare…
Fatmir Terziu O mik i mire i Dalip Greca, lutemi me shpirt per nje zonje te nderuar. Zoti e ndihmofte ate dhe ty qe na ben me dije. Iu kthefte shendeti dhe pena sa me pare.
Murat Gecaj Me shume shqetesim e kam mesuar lajmin e padeshiruar, se kolegia dhe mikja ime e mire, Rozi Theohari nuk eshte mire me shendet?…Nga zemra uroj dhe shpresoj qe ajo te behet sa me shpejt mire dhe ta kemi perseri ne mesin tone! Me respekt te veçante, nga Tirana: Murat Gecaj.
Eleonora Niko Qeparoi Jemi shume te tronditur per gjendjen e saj! Lutemi te ndodhin mrekullira! Gjendja eshte e rrende.Une nisa nje shkrim shpejt e me shqetesim, me teper te merret si lutje per momentet qe ajo kalon! Zot, jepi forca te mos ndjeje dhimbjet Rozi, mikja jone e mire! Amin+++!
Vojsava Nelo Jakllari Sherim te shpejte Rozi e dashur. U ligeshtova per ty. Lutem per ty…..
Mesazhet vazhdojne e vijne perhere e me shume.
HERMAN BERSTEIN, NJË MIK I MADH I SHQIPTARËVE
Ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha prezantoi të Dielën e 14 Dhjetorit në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein”/
Nga Dalip Greca/
Në Gazetën”Dielli” të 21 Marsit 1930, faqa e parë i kushtohej”Ekselencës së Tij, zotit Herman Berstein, Ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë.” Ka vetëm një titull faqja e parë e Diellit të atij numri dhe pesë fotografi, të zotit Herman Berstein, zonjës Bernstein dhe fëmijëve të tyre, Miss Dorothy, Mr. David dhe Miss Violet Bernstein.
Ndërsa në faqen e dytë të gazetës, në vend të editorialit botohej shënimi”Ministri i ri i Amerikës”.
Në momentin që janë publikuar fotografitë e familjes Bernstein në Faqen e parë të Diellit dhe shënimi editorial në Faqen e dytë, z. Bernstein, ende nuk ishte nisë për në Tiranë, por po gatitej. Në fakt ai u nis nga Amerika të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren”President Roosevelt”.
Ministri shqiptar në Washington, Faik Konitza shkoi ta përcillte në avullore , duke shpënë tri buqeta me trandafila për të shoqen dhe dy të bijat.
Para nisjes së Ministrit Amerikan, miqtë e tij, shtruan të Hënën e 31 Marsit 1930, një darkë përcjellje në Hotelin”Astor” në New York. Në darkë morën pjesë më shumë se 200 të ftuar, mes të cilëve shquheshin diplomatë, kongresistë, juristë, shkrimtarë, artistë, financierë të shquar, gazetarë etj. Në këtë mjedis i ftuar nderi ishte dhe Ministri i Mbretërisë Shqiptare z. Faik Konitza, fjala e të cilit u duartrokit. Në fjalën e tij z. Konitza e komplimetoi Ministrin Amerikan, z. Bernstein, si një njeri që bashkon në personin e tij dy gjëra që rrallë janë të bashkuara-Ëndrrën dhe Veprimin:Zoti Bernstein, tha ai, është”both a man of letters and a man of action, both a dreamer and a fighter”.
Konica shtoi se z. Bernstein pati fatin e çuditshëm të njihet dhe të fjaloset me fytyra historike si Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Wilson, me shkrimtarë si Tolstoi dhe Bernard Shaw, me shkencëtarë si Mecnikof-i dhe Einstein-i, me artistë si August Rodin-i etj. I patrembur dhe i palodhur, si korrespondent lufte dhe kryengritjesh është futur në sheshet më të rrezikshme. Vetëm një popull kishte mbetur gjer tani i panjohur për zotin Bernstein-populli shqiptar dhe këtë popull do ta vizitojë për së afërmi si i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij Ministri shqiptar tërhoqi vëmendjen për pasaktësitë e disa gazetarëve që e paraqesnin Shqipërinë jo siç ishte por sipas fantazisë së tyre. Shpifjet të shumta i bëheshin Mbretit të Shqiptarëve….që natyrisht nuk ishin të vërteta. …Banketi përfundoi me dhurimin e një busti mermeri të z. Bernstein, vepër e skulptorit të njohur të kohës, Moses Dykaar, dhuratë e miqëve.
Banketi u mbyll në orën 1 të mëngjesit të 1 prillit 1930. Shumë gazetarë i shtërnguan dorën Konicës për informacionin e hollsishëm që dha për shqipërinë dhe Mbretin Zog….
… Gazeta “Dielli”e 21 Marsit e përcaktonte kështu personalitetin e ministrit Amerikan Bernstein: “Shkrimtar i zoti, njeri me karakter, dhe me kurajë, z. Bernstein është një nga personalitetet më të forta të Amerikës. Është ay që e shtërngoi Henry Ford-in të heqë dorë nga lufta fanatike që industrialisti i madh kish vazhduar disa vjet me radhë kundër izraelitëve. Sot, z. Ford është një nga miqtë e çquar të z. Bernstein, i cili ka një shumicë miqësh këtu dhe veçan, gëzon miqësinë dhe besimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në komentin e tij, Dielli shënonte se z. Bernstein shkonte si përfaqësonjës diplomatik në një vend që ka vuajtur qindra vjet dhe vazhdon së vojturi nga grackat dhe çpifjet e popujve të tjerë.
Dielli shfaqte bindjen se z. Bernstein do ta përkrahte popullin shqiptar dhe se shpejt ai do të shfaqte simpatinë për shqiptarët, me gjithë mungesat e mëdha.
Po ashtu Dielli shfaqte bindjen se”S’kemi asnjë dyshim se Shqipëria, e cila kurdoherë ka nderuar karakteret e forta dhe mendjet e holla, do ta bëjë z. Berstein të ndjejë se është mes miqsh dhe si në shtëpinë e tij.”
Pasi prezantonte familjen e Ministrit Amerikan, artikulli mbyllej me urimin:”Vatra dhe Dielli, i urojnë udhë të mbarë!”
Po si e kreu detyrën e kryediplomatit në Shqipëri Ministri Amerikan, si e fitoi miqësinë me Mbretin Zog, me Ministrin e Shqipërisë në Washington Faik bej Konica,çfarë roli luajti në forcimin e marrdhënieve me komunitetin hebrej, kush ishte Bernstein si njeri dhe intelektual? Kush ishte Bernstein si gazetar, bashkëpunëtor i shumë gazetave, që nga “The New York Evning Post”, i të përkohshmeve “Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe”Independent” e deri tek korrespondent i The New York Times”-it në Evropë në vitet 1908, 1909, 1911? Cili ishte roli i tij në Luftën e I Botërore, po në Konferencën e Paqes në Paris. Kush ishte Bernstein shkrimtar? Këto dhe këndvështrime të tjera të marrdhënieve të shqiptarëve me hebrejtë dhe Amerikën, për shpëtimin 100 për qind të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore e më tej morën përgjigje nga ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, ku prezantoi përpara një audience të zgjedhur Amerikano – Hebraiko – Shqiptare: “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein (1876 – 1935)”.
Më shumë lexoni në Diellin e printuar.
.
Uniforma e Trupave Vullnetare të Vatrës, që shkuan në Shqipëri më 1920
Këto janë uniformat e Trupave Vullnetar te Vatres apo “Garda Civile”, sic u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920,udhetoi nga Amerika në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”!
Trupat Vullnetare te Vatres u sterviten ne Boston MA dhe kishin per prijes Aqif Permetin, i cili nuk u kthye me ne Amerike por vendosi qe ti sherbeje Shqiperise. Dihet fati qe e ndoqi ne diktature vatranin e mocem, qe gjate te gjithe jetes i sherbeu Kombit. Enver Hoxha e pushkatoi komandantin e Mbrojtjes Kombetare, Aqif Permetin, i cili me 24 Nentor 2014 me propozimin e Federates Panshqiptare te Amerikes u dekorua me Urdherin”Nderi i Kombit”.AQIF PERMETI ishte edhe menaxher i “Diellit”, sic ishte edhe komandanti që i stërviti në New England dhe i udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920.
Trupat Vullnetare u bene mbrojtese te kufijeve Jugor te Shqipërisë ne konflikt me bandat greek dhe se bashku me banden e Vatres, arriten deri e Luften e Vlores, sipas kujtimeve te drejtuesit te bandes, kompozitorit Thoma Nassi.
Falenderojme studiuesin Frederik Stamati qe solli ne arkivin e Vatrës uniformen e restauruar te Trupave Vullnetare te Vatres me rastin e 100 vjetorit te themelimit te saj. Ne shkrimin percjelles botuar ne numrin special te Diellit te 100 vjetorit te themelimit te Vatres, Stamati shkruante: Po marr përsipër të shkruaj historinë e një uniforme ushtarake të vitit 1920, pa pretenduar se do të jetë e plotë, por duke u munduar ta shoqëroj me të gjitha kuriozitetet e mundshme. Gjithashtu dua të shtoj, se gjetja e saj ishte fryt i punës së katër vetave, ku ve? meje morën pjesë edhe Arjola Prifti, shefja e Fondit etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Vilma Nallbani dhe Violeta Maloku, të dyja punonjëse të këtij fondi. Nga i gjithë ky grup asnjë nuk ishte i parë.
Stendali thotë se rasti është gjeneral. Për ne rasti është treguar një fisnik bujar, zemërgjerësia e të cilit ledhatoi si rrallë herë sedrën muzeale të shtetit shqiptar. Ja, ndonja dy muaj më parë, tek rrënonim plot emocione për relike të harruara të Bandës “Vatra”, gjetëm në një grumbull objektesh, që nuk dihej se cfarë ishin, një uniformë të vjetër ushtarake. Ishte e palosur pa kujdes, gjithë rrudha, me sa dukej nuk i hynte askujt në punë, madje as që e tërhiqte, as sa për kuriozitet. Ë hë, as sa për kuriozitet! Mirëpo kurioziteti është kapricioz, është syth i fshehtësisë, apo lidhet me di?ka të rrallë, të cilën e di, e kërkon dhe nuk e gjen dot. E shpalosëm xhaketën. Në të dyja anët e jakës simboli kombëtar, shiriti kuq e zi dhe dy germa të mëdha prej bronzi T dhe V. O Zot! “Trupi Vullnetar”! “Trupi Vullnetar”apo “Garda Civile”, si? u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920, erdhi në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”! “Garda Civile”, metamorfozë e “Regjimentit Shqipëtar” i ideuar që në vitin 1918 nga Mehmet Bej Konica dhe i ftuar në 1920 nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman Delvina!
- « Previous Page
- 1
- …
- 99
- 100
- 101
- 102
- 103
- …
- 135
- Next Page »