• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“DAMKOSJA E ENGJËJVE”, MODEL I ARKITEKTURËS LETRARE

September 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Vjollca Tiku Pasku/

Romani ”DAMKOSJA E ENGJËJVE”, një model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet , vuajtjet, me shkreptimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato. Kur Heminguejin e pyetën: Cila është përgatitja më e mirë për një shkrimtar? Ai u përgjigj: “Një fëmijëri fatkeqe.” E tillë ishte fëmijëria edhe për autorin, përfaqësuar këtu me personazhin Besniku. Që në moshë të njomë, sistemi diktatorial i burgos babanë mësues, për një ëndërr të pafajshme që u kishte treguar kolegëve të tij. Më pas sistemi i mohon familjes bukën e gojës nëpërmjet heqjes së triskave. Damka e zezë u ishte ngjitur në shpinë si “pjellë e reaksionarit”, kur njomëzakët ishin vetëm engjëj pa krahë dhe përndjekja diabolike, do bëhej stampë mbi vështrimet e tyre… Fëmijëria, mosha më e pastër dhe më e pafajshme u kalit në farkën e vuajtjes. Shpirti i njomë i heroit lirik të romanit, kishte një central përbrenda, që duke u rritur, do të gjeneronte dritë poezish dhe romanesh. Por çdo përpjekje për tu ngjitur në jetë, nëpërmjet shkollimit, ishte si ti afroheshe llavës së zjarrtë që shpërthente nga gjuha e marjonetave moniste. Damka e zezë ishte një hendek, ku dëshirat dhe pasionet e tij veniteshin herë pas here. Por sa më shumë vuajtje dhe pengesa t’i vinin këtij njomëzaku, aq më shumë nxitnin dritëzat e intelektit që i ngazëllenin shpirtin, për t’i kapërcyer ato. Me shpresë të siguronte një punë aq të nevojshme për jetesën, bashkohet me avanguardën e“Aksioneve vullnetare” të tipit monist që kishin në qendër shfrytëzimin e krahut të punës pa pagesë. Por ai sistem i kuq, fermentonte për të, vetëm varfëri deri në qelizat më të imta të trupit. Periudha e dashurisë i dha një kuptim të ri jetës së tij. Ishte 17 vjeç kur ndjeu regëtimën e parë të magjepsjes së ndjenjës. Çaste dhe orë që pulsojnë ndjenja pa reshtur, të cilat ndrydhen në mbështjellësen e zemrës. Sytë, buzëqeshja shpirti, reflektonin vetëtimat më të bukura të jetës. Pengesat bëheshin male, që i sheshonte vetëm hajmalia e dashurisë. Dashuria e dy të rinjve bashkohej në tingujt e një kambane të vetme. Ajo ishte si një eliksir që përmbante esencën e pranverës në vuajtjet e vazhdueshme, qe i krijonin gjuhët e errëta të rendit në fuqi. Teksa rendja e dy jetëve drejtohet përfundimisht nga çelësi i qiellit që flakëronte zemrat tyre, duke i kurorëzuar me lindjen e fëmijës së parë, Mondës së vogël.Ajo hyri në jetën e tensionuar nga zakonet dhe lufta klasore, si paqja errjedhshme e kroit , ku i mblodhi të gjitha zemrat e alfabetit të urrejtjes, nëalfabetin e dashurisë. Ajo ndriçoi si një margaritar i bardhë në pyllin e gjelbëruar. Më pas do të priste edhe vëllezërit e saj. Nëna është një nga njerëzit më të dashur për zemrën e Besnikut dhe ngrihet në piedestal prej tij ,sepse pikërisht aty e ka vendin. Rezidenca e zemrës së saj është e mbushur me dashuri dhe mirësi. Shpirti i saj, kur thyhej prej varfërisë, shtronte në sofër bukë me ëmbëlsi nëne. Një shpirt i bekuar me zambakun e mirësisë dhe durimit.Gjithmonë ndrydhte brenda saj varfërinë, me lot të fshehura prej dritës së hënës dhe diellit. Duart e nënës provuan punët më rënda, për ti rritur me nder të shtatë zogjtë e saj, ashtu si u rritën në të vërtetë, ku në dejet e secilit prej bijve, spikasnin talente të lindura. Jeta e saj prej vuajtjeve e mundimeve nuk e pa të qeshurën e pranverës, ashtu si një jetë që duhet të kalojë nëpër ciklet e stinëve, por vetëm për epërsinë e dimrit. Nuk pranoi kurrë të ndahej nga bashkëshorti i saj i dashur për shkak të politikës, dhe i qëndroi besnike deri në fund të jetës. Poezitë që personazhi i ka kushtuar nënës, janë si yjet që qëndrojnë pranë hënës. Ikja e saj e para kohe nga kjo botë, është borxhi qëi ka sistemi i kaluar kësaj nëne të mrekullueshme. Autori e rënkoi këtë ikje metë gjitha gjethet e kësaj toke. Heroi vazhdon përpjekjet për të rrezatuar gjithë dritën e krijimtarisë letrare. Me shpirtin prej divi, ai kapërcen pengesa humnerash, ku ka ditur të ngrihet duke dhënë libra me poezi dhe romanetë fuqishme. Ky shkëlqim i veprave letrare, bën që itenerari i rrugës së tij të punojë në detyrën, si redaktor i revistës “Ylli” në Tiranë. Por me pas ndodh rrokullisja për shkak të “biografisë”duke përfunduar si disenjator, përsëri andej nga kishte ardhur. Megjithatë, përpjekjet e tij për të thithur etjen e plotë të arsimimit, u kurorëzuan shkëlqyeshëm në fakultetin e gjuhë-letërsisë, ku dha shembullin e një njeriu, i cili, veç talentit mbizotëronte edhe pasioni drejtë lartësimit të dritës së diturisë. Ndonëse venat e tij kullonin talent, binomi ngritje- ulje e ndjek pas kurdoherë. Me shumë vështirësi botohet romani “Ujësinor”me një tirazh 15 mijë kopje. Një cikël poezish recitohen në televizion, më pas si një rrufe në qiell të kaltër, shkrep cerknaja e shkrimit në gazetën partiake: “ Përse duhet të recitohen poezitë e këtij autori, kur dihet cili është ai nga përbërja politike”. Kjo errësoi përsëri rrethin e qiellit me njollën e zezë të damkës. Më pas teksti i autorit,në këngën e kompozuar nga Agim Krajka ”Të kërkoj” nuk përmendej më me emrin etij. E gjithë rruga e jetës së tij përshkohet nga dritë-hijet e sistemit monist, ku montoheshin pengesat e ngritura nga marjonetat injorante. Jeta është përshkuar si me kamera, ku projektimi i dritës së talentit dhe inteligjencës që ishte në genet e tij, bëri të mundur jo vetëm mbijetesën , por edhe shkëlqimine pandërprerë si diamanti në llumrat e egra të farsave komuniste. Duelet ishin të përhershme me njerëzit e Partisë , me figura pa ngritje kulturore, pa intelektin e zhvilluar, pa arsimimin e duhur , me një aftësi të kufizuar, vetëm për t’i shërbyer kastës moniste. Bota e dhimbjes dhe terrorit psikologjik mbaroi me ndërrimin e sistemeve. Miti gjigant u përmbys. Damka e zezë u shkri si stërkalat e baltës nga shiu i kulluar i qiellit dhe dielli i frymëmarrjes së lirë, filloi të mbushte alveolat e mushkërive të panginjurara për vite me radhë. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e autorit: “Gjithësekush i modeluarnga Krijuesi i madh për të njëjtin qëllim, duhet t’i jepet një shans për të jetuar si njeri mes njerëzve. Nuk ka tokë të cilën duhet ta zotërojnë disa, dhe nuk ka qiell të cilin duhet ta fitojnë vetëm disa. ” Damkosja e Engjëjve ështënjë model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet, vuajtjet, me shkrepëtimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Damkosja e Engjejve, i arkitektures letrare, modeli, Vjollca Tiku Pasku

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT