• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Struktura e ferrit triadik: Dante-Migjeni-Kadare

August 21, 2013 by dgreca

Kjo nismë e studiueses Yllka FILIPI, ka si objekt kryesor qasjen mes strukturës së kantikës së parë të “Komedisë Hyjnore”, “Ferri” (Dante Aligeri), strukturës së “Vargjeve të lira” e “Novelat e qytetit të veriut” (Migjeni), si edhe strukturës së variantit të përpunuar të veprës “Pallati i ëndrrave” (Ismail Kadare.) Baza e  këtij misioni krahasimtar ka nisur nga pikëtakimet e vetëdijshme të Kadaresë me Danten dhe remineshencat instiktive  të Migjenit me Ferrin dantesk. Analogjitë mes botës infernale danteske dhe asaj kadareane janë tashmë një përfundim i konsoliduar nga autori i cili e konstaton një gjë të tillë. Kadare e pohon tundimin  nga ferri dantesk, ndërsa Migjeni konstaton ferrin shqiptar.

Argumentet për ndriçimin e kësaj teze i  konfirmon hulumtimi ndërtekstor në gjetjen e paraleleve si edhe i mbështet këndvështrimi i kritikës së deritanishme mbi këtë autor. Analogjitë mes Dantes dhe Migjenit janë parë si instancë e realiteteve që përsëriten gati njësoj pas pothuajse 7-shekujve diferencë në ekzistencën e jetëve zinxhir, në komunikimim telepatik mes tyre. Ky hulumtim krahasues është përpjekja e parë deri më tani në letrat shqip, për të përcaktuar nivelin dhe thellësinë e ndikimeve të Migjenit dhe Kadaresë nga vepra e Dantes. Interpretimi i veprave të të dy autorëve shqiptarë do t’i referohet këndvështrimeve danteske të cilat i përshkojnë ato përtej niveleve gjuhësore nëpërmjet një komunikimi superior, tejet të veçantë me bazë Ferrin, sipas metodologjisë së punimit. Ndërmarrja e kësaj teze synon hulumtimin në strukturën e kantikës së parë të ferrit të Dantes dhe gjetjen e pikave të përbashkëta me veprën e Migjenit për Ferrin shqiptar të viteve’30 dhe me veprën e Kadaresë për Ferrin modern, duke krijuar kështu në mënyrë të plotë edhe profilin letrar të dy autorëve shqiptarë. Personaliteti i 3-krijuesve reflektohet mbi veprat e tyre si të vetmet burime informacioni të pakontestueshme mbi botën infernale, duke u lexuar vertikalisht. Rrafshet paralele jemi përpjekur t’i heqim mbi afritë ekzistente që përcjell strukturimi i ideve, teknikave, vizioneve të cilat na shpien drejt thellësive arkitekturore mes teksteve.

Pjesë e punës  kërkimore bëhet depërtimi i kujdesshëm në një pjesë të konsiderueshme të krijimtarisë së 3-autorëve, në aspekte të formësimit kulturor e letrar të secilit si dhe në çështje të strukturës së veprave respektive të konkretizuara në lëndën letrare të përzgjedhur. Tekstet e kanë artikuluar tashmë sintaksën e tyre strukturore mbi risqe dhe fate universalë kombesh. Shqyrtimet bëhen mbi bazën e metodës krahasuese. Pas përfundimit veçmas të portretizimit individual të këtyre autorëve merret në analizë se në ç’pika takohen dhe ku kontrastojnë  ato, me synim nxjerrjen në pah të të përbashkëtave dhe të ndryshimeve thelbësore të botëve të tyre letrare. Në një qasje të tillë strukturore përparësi do të ketë objektiviteti i këndvështrimit të veprave duke i parë fillimisht si zëra të mëvetësishëm të letërsisë dhe më pas si përballje në rrafshet e brendshme të mesazheve që përcjellin. Përparësi do të ketë koncepti figurativ  i strukturave  si ndërtim e si përqasje në sistemin që përcjell secila. Depërtimi në të përbashkëtat e koshiencës dhe instiktit krijues të këtyre autorëve do të nxjerrë në pah edhe analogjitë përkatëse. Paralelet midis intuitave krijuese konsistojnë në  shkrirjen e kufijve kohorë, pra largësive shekullore të ferrit shqiptar të shekullit të XX (migjeno-kadarean) me atë mesjetaro-dantesk. Trekëndëzimi infernal do të konvergojë në një pikë të përbashkët:  Ferri, nuancat e të cilit unifikojnë 3-botë  kronologjikisht të largëta në një të vetme. Kjo është një sprovë nismëtare ku evidentohet qasja dhe kundërvënia e motiveve, e ambjenteve ku lëvizin figurat të cilat japin përmasat fantazmagorike të ferrit deri në kohërat moderne. Pra, jemi në kërkim të një strukture të ferrit gjithkohor. Historisë së studimit të çështjes, në veçanti asaj të raporteve mes strukturës së botës së ferrit dantesk dhe atij migjeno-kadarean, i referohet jo në trajtë përmbledhëse në krye, por përgjatë rrjedhës së hulumtimit. Të 3-autorët janë kolona të forta të letërsisë shqiptaro-italiane e më gjerë, në kohë universale. Të parë në këtë këndvështrim (përtej parapëlqimeve personale), janë ngritur paralelizma duke hyrë kështu në akohorësinë arkitekturore  infernale që shpalosin veprat, gjë për të cilën kritika ka folur pak ose aspak. Ligjësitë  strukturore  në paralelizmat infernalë funksionojnë brenda veprave, larg qasjeve formale.

Aspektet metodologjike të punimit konsistojnë në vëzhgimin dhe hulumtimin, kërkimin dhe skedimin e literaturës bashkëkohore, analizën deskriptive dhe krahasuese mes teksteve. Për këtë arsye punimi ka synuar të ofrojë reflektimin komparativ mes 3-botëve të ferrit që arkitekturojnë veprat. Janë alternuar metoda polidimensionale studimore si ajo strukturaliste, semiotike, komparativiste, simbolike, psikoanalitike etj, të cilat kanë krijuar mundësinë e ndriçimit të mjegullës infernale e cila bashkon këta autore, në dukje, jo fort të ngjashëm. Tekstet e Migjenit dhe Kadaresë janë parë jo vetëm si pjesë e një procesi të letërsisë shqipe të shekullit XX, por edhe si dëshmi e individualiteteve krijuese mjaft të spikatur brenda risive dhe gjetjeve artistike që përcjellin në arkitekturën e brendshme të tyre. Perceptimi i një strukturimi të tillë i bën këto vepra të rrokshme si dukuri të reja, duke nxitur studimin në rrafsh krahasimtar mbi rrathët e brendashkruar koneve infernalë. Studimi përmban 4-kapituj të strukturuar në vetvete.

Projekti arkitekturor i ferrit dantesk ka një strukturim të  përsosur qoftë në formë, qoftë në përmbajtje. Analogjikisht një srukturim të ngjashëm me të shpalos edhe ferri migjeno-kadarean. Vizionet reale që sjell Migjeni mbi mjerimin e viteve’30 dhe lëngatën e kombit të tij, përkojnë intuitivisht me  imagjinatën danteske në  përfytyrimet fantastike   të përtejbotës.   Ndërsa Kadare, me vetëdije të plotë, është i përgjegjshëm kur huazon prej Dantes tablot vizionare të skëterrës. Ferri migjeno-kadarean ngrihet mbi strukturën e ferrit dantesk, duke harmonizuar arkitektonisht universalizimin e vuajtjes brenda tij. Rrafshet e ferrit triadik shtrihen në trajtën e  rrëfimit lakonik. Të tre autorët kanë sjellë bardhë e zinë tokësore në përmasa universale, si një mallkim që rëndon mbi fatet e njerëzimit mbarë.

Ferri mesjetar fytyrëzohet në veprën migjeno-kadareane, brenda pothuajse të njëjtës arkitekturë strukturore, qoftë në imazhet e përbindshme, qoftë në motive, në mesazhe dhe në ide. U hodh dritë mbi këtë qasje, pothuajse të paeksploruar më parë në letërsinë shqiptare  për aq sa teksti i pranon këto këndvështrime. Në ferrin triadik ka një fuqi fatale të transkriptuar në format e Tokës,  brenda së cilës do të evidentonim qartë skeletin që bashkon tre autorët, në pamje të parë i padukshëm, por në thelb i mbushur me palcë infernale.

***

“Dante, Migjeni, Kadare”

Published: “Albas”

Price: 1500 ALL

“Dante, Migjeni,Kadare; universal infernal triangle” is a comparative literary effort of the three writers, to find meeting points and the influence of literature with the first two Kadare. “The basis of this comparative mission will launch from the meeting point with Dante- Kadare conscious and instinctive reminiscences dantesk Migjeni to hell. Twain says the temptation of Hades, and the work of Albanian hell finds Migjeni 30s and beyond. Analogies between the world and the Infernal danteske kadareane are already a consolidated outcome of the author, who finds such a thing, “writes Philipi.

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: : Dante-Migjeni-Kadare, Struktura e ferrit triadik

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT