Marrin pjesë udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, e tjera në ishullin e Staten Island në Nju Jork, kongresist, senator, dhe zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit, përfshirë edhe famullitarin Don Pjetër Popaj /
Nga Beqir SINA New York/
STATEN ISLAND NY : Qendra Kulturore Islamike Shqiptare, ne ishullin njujorkez Staten Island, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, më datë 24.06.2016 , të premetën në mbrëmje, realizoi iftarin tradicional në xhaminë e tyre, ku morën pjesë dhjetra besimtarë .
Ky aktivtet i cili është ndër më të vecantit në këttë qytet, mund të konsiderohet edhe si një tubim ndërfetar, mbasi aty ftohen te marrin pjesë, edhe udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, e tjera në ishullin e Staten Island në Nju Jork, kongresist, senator, dhe zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit.
Në mesin e udhëheqësve të ndryshëm fetarë, të premten në Qendrën Kuulturor Islamike Shqiptare në Staten Island , ishte i ftuar edhe Don Pjetër Popaj – Famullitari i Kishës Kkatolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hharstdale – Nju Jork–
Këto festime ndërfetare, që dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun, permendet në këtë tubim.
Folësit, kan cekur faktin se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre, të cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare.
Në mesin e të ftuarve në këtë Iftar –te madh, ishin kësaj rradhe, edhe kongresitë, diplomatë shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të lart të ruajtjes së rendit, nga FBI, disa përfaqësues të departamentit të policisë së qytetit, nga NYPD, zyrtarë të administratës lokale, në Ishullin Staten Island , udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island si dhe disa veprimtar të komunitetit :
FBI Special Agent Diego Redondo,,Dr. Richard Guarasci,Hon. Michael McMahon, DA Staten Island,Hon. Ertan Yalcin, Turkish General Consul,Hon. Fatmir Zajmi Consul of Republic of Kosovo,,Congressman Don Donavan, Commissioner for Community Affairs Marco Carrion, Dr. Demitrious Caroline, Adnan Al-Hashm, Dr. Sarah Sayeed Senior Advisor NYC of the Mayor, Community Affairs Unit Hon. Chief Edëard Delatorre Commanding Officer Staten Island.
Hon. Inspector James Klein Commanding Officer Crime Prevention Section NYPD, Hon. Lt. Raffet Aëad NYPD, Inspector Robert Bocchino 120 Precinct NYPD, Lt. Tania Kinsella, NYPD, Hon. Dr. Richard Guarasci, President of ëagner College, Dr. Lily McNair, Provost and SVP at ëagner College, Mona Zaloom, Vin Zaloom, Building Bridges Coordinator, Rev. Chloe Breyer, Executive Director Interfaith Neë York, Dr. Ram Nair/ Hindu Temple, Hon. Father Liam O’Doherty (OLGC), FBI Special Agent Kevin F. Mann,Staten Island Representative of Governor Adreë M. Cuomo, Hon. Jonathan Soto Senior Community Liaison in Community Affairs Unit Representative from Nisha Agarëal Commissioner of Immigration Affairs, Ahsan Chughtai, Henry Goldschmidt Interfaith Neë York, Representative of Hon. Scott M. Stringer, Dr. Khurshid Khan, Charles Fall – Rev. Terry Troia Project Hospitality Project Hospitality Iamam, Dr. Tahir Kukaj, profesor dhe një ndër Imamët kryesorë të kësaj qëndre islamike shqiptare në Saten Island, i cili udhëhoqi ketë takim ndërfetar me shtrimin e Iftarit, ka thënë vitin e kaluar në të njëtin organizim se qëllimi, i tyre në shtirmin e këtij Iftari, duke ftuar dhe udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island , është në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe bashkëjetes ndërfetare e shkëlqyer në qytetin dhe komunitetin tonë.
Ai ka sqaruar gjithashtu se xhamia e tyre është bërë një prej qëndrave fetare dhe kulturore, prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në qytetin e Neë Yorkut.
“AICC, ka theksuar Dr. Kukaj, është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht ne shërbejmë, afro një dekadë në ishullin Staten Island dhe Neë York”.
Më tej imam Kukaj, duke faleminderuar secilin prej të ftuarve për pjesmarrjen e tyre në këtë Iftar, ndërfetar, ka folur për rëndësinë , vlerat dhe kuptimin e muajit të Agjerimit Ramazanit, tek të gjithë besimtarët mysliman.
Duke veçuar me këtë rast , atë se shqiptarët mysliman janë simbol i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kudo në botë
“ Muslimanët, janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, tha Dr. Kukaj, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në momentet më të vështira të kombit shqiptar, prej shpalljes së pavarësisë, dhe, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës, pavarësinë e saj ndihma e SHBA ka qenë jashtëzakonishte madhe” thote ai duke falimenderuar këtë vend.
Edhe disa liderit nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqësit e ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – folën për bashkëjetesen fetare, rolin dhe kontributin e tyre në këtë qytet, i cili ka treguar me aktivitetet e tij se duhet marrë si shembull për të gjitha komunitetet, thanë ata në bashkëjetesen fetare.