• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DASH, ja pse iu hoqën vizat zyrtarëve të korruptuar

February 3, 2017 by dgreca

1 DASH

 Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.Më poshtë është shpjegimi i Departamentit amerikan të Shtetit, kur iu hiqet viza të korruptuarve:

Përpjekjet anti-korrupsion të SHBA-ve anembanë botës, korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe krijon terrene për grupe të rrezikshme si ato kriminale, trafikantë dhe terroristë. Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë anti-korrupsionin një prioritet të sigurisë kombëtare dhe punon anemanë globit që të parandalojë dhënien e rryshfetit, të promovojë përgjegjësinë dhe të forcojë reformat. Në maj të 2016-ës, SHBA-të morën pjesë në samitin global të anti-korrupsionit në Londër, mbledhja e nivelit më të lartë të llojit të vet për të nxitur rrethanat për të çrrënjosur korrupsuonin nëpër botë. Përpjekjet globale anti-korrupsion të Departamentit kanë tri elemente:-Parandalimi i korrupsionit dhe rritja e përgjegjshmërisë: Ne asistojmë shtete të përkushtuara për të goditur korrupsionin duke forcuar institucionet demokratike ashtu edhe duke ngritur mbështetje të re duke i fuqizuar avokatët e qytetarëve t’i mbajnë qeveritë e përgjegjshme për standarded globale. Duke forcuar zbatimien ligjit përgjatë kufijve: Ne punojmë me partnerët globalë që të rrisiim bashkëpunimin për forcimin e zbatimit të ligjit përtej kufijve, duke përmirësuar ndarjen e të dhënave ndërmjet qendrave kryesore financiare dhe të zhvillojmë mjete për të rekuperuar asete të vjedhura. Duke goditur lidhjen Korrupsion-Siguri: Ne flasim për korrupsionin në zonën e sigurisë, duke ekspozuar si korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare dhe aftësinë për të mbrojtur qytetarët, mundur terroristët dhe mbrojtur sovranitetin kombëtar. Në vitin 2016, Departamenti vuri në dispozicion 70 milionë dollarë, që prisnin miratimin e Kongresit për një “Iniciativë Integriteti” të re për të mbështetur reformat lokale, policinë, prokurorët, dedektivët, gjykatësit, shoqërinë civile dhe gazetarët në luftën kundër korrupsionit. Për më tepër, SHBA-të do të bashkë-organizojnë Forumin e Rekuperimit të Aseteve Globale Këto përpjekje i ndihmojnë vendet që të arrijnë kërkesat ndërkombëtare si Konventa e OKB-së kundër Korruspionit dhe mbështesin punën e strukturave si Partnerishipi i Qeverisë së Hapur. Duke prioritizuar anti-korrupsionin, Departamenti i Shtetit kërkon që ta bëjë edhe më të vështirë për kriminelet dhe terroristët që të zënë rrënjë e të përhapen, të promovojë qeveritë që janë më të stabilizuara dhe të përgjegjshme dhe të ngrejë terrenin për bizneset e SHBA-ve që të konkurrojnë në çdo krahinë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: DASH, iu hoqën vizat, ja pse, të korruptuar, zyrtarëve

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: Kufiri me Malin e zi, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

December 21, 2015 by dgreca

Pas rishikimit të hartave nga vitet 1940 e deri te të tashmet, duke përfshirë edhe atë të përdorura nga Komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit ka ardhur në përfundim se kufiri i saposhënuar është në përputhje me kufirin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë të cilët i kemi pasqyruar prej vitit 2008 përputhen në hollësi me kufirin e propozuar të vitit 2015/
– Deklaratë rreth raportit të demarkacionit të kufirit Kosovë – Mal i Zi/
PRISHTINË, 21 Dhjetor 2015/ Ambasada e SHBA në Prishtinë në faqen e saj zyrtae ka botuar sot këtë njoftim:
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shqyrtuar shënimin e hollësishëm të vijës kufitare të kufirit Kosovë – Mal i Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. “Ne e kuptojmë se baza për punën e Komisionit për shënimin e kufirit ishte Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974, e cila e përcaktoi kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativë të komunave, të cilat janë ndarë në zona kadastrale. Kjo bazë për shënimin e kufirit është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari në vitin 2007 dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të vitit 2008.
Pas rishikimit të hartave nga vitet 1940 e deri te të tashmet, duke përfshirë edhe atë të përdorura nga Komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit ka ardhur në përfundim se kufiri i saposhënuar është në përputhje me kufirin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë të cilët i kemi pasqyruar prej vitit 2008 përputhen në hollësi me kufirin e propozuar të vitit 2015. Ne vëmë në pah se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit është kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: DASH, Kufiri me Malin e zi, Kushtetutën e Kosovës, në pajtim me

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: Vizat, mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë!

May 30, 2013 by dgreca

*Intervistë me Elizabeth A. Finan: Zyrtare nga Byroja e Çështjeve Publike dhe Çështjeve Konsullore në Departamentit Amerikan të Shtetit/

*”Në janar të vitit 2012, Presidenti Obama ka urdhëruar për të ndërtuar një program për vizat me të gjithë kapacitetin, burimet e levave, dhe të përmirësojmë aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes për vizitorët nga e gjithë bota”/

Shkruan: BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin për pjekjet që dëshiron të bëjë Shqipëria për të mundësuar liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve për vizita të përkohshme, ashtu sikundër është bërë e mundur me vendet e zonës Shengen në Europë. Pohimi vjen nga Elizabeth A. Finan, Oficere e Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit.

Duke folur për gazetën “Bota Sot” në Nju Jork, zonja Finan tha se “ne i jemi përgjigjur me të gjithë kapacitetin tonë në ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë kufitare”, duke shtuar se “dua të theksoj se në vitin 2012, ne kemi lëshuar më shumë se 5200 B1/B2 viza për qytetarët shqiptarë”.Zonja Finan ka sqaruar disa rregulla për Shqipërinë në lidhje me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë – qarkullimin e lirë me anë të lehtësimit të vizave për në SHBA.

Ajo iu përgjigj pyetjes: “Si mundet që SHBA të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë, për të lehtësuar qytetarët e saj për lëvizjen e lirë me viza SHBA, si dhe tregtinë e lirë mes dy vendeve”.

Zyrtarja e DASH, tha: “Ne e mirëpresim Shqipërinë në këtë përpjekje të saj dhe se si ata do të punojnë me Kongresin drejt arritjes së këtij qëllimi”. Finan përmend edhe faktin se “në janar të vitit 2012, Presidenti
Obama, na ka urdhëruar për të ndërtuar me të gjitha burimet dhe të gjithë kapacitetin tonë, që të përmirësojmë aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes për vizitorët nga e gjithë bota”.

Në këtë kuadër zonja Finan shtoi: “Ne jemi krenarë sepse Departamenti i Shtetit ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e vizave për qytetarët e mbarë botës në udhëtimit e tyre drejt SHBA-ve, ku afro një e treta e udhëtarëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara, e ata që çdo vit kërkojnë vizë, e kanë marrë një të tillë”.
Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit pohon më tej se në vitin 2012, janë lëshuar më shumë se 5200 viza B1/B2 për qytetarët shqiptarë.

Në pyetjen se: Si mundet Shqipëria të marrë mbështetjen amerikane për vizat afatgjata, me shumë hyrje dhe dalje për qytetarët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara?, zonja Finan thotë: “Aktualisht, shqiptarët që vijnë në SHBA për biznes ose turizëm po marrin viza me shumë hyrje që janë të vlefshme për një vit”.

Kurse sa i përket pjesës së pyetjes se si mund të lehtësohet regjimi i vizave për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në Shtetet e Bashkuara?, tha: “Zyrtarët tanë nga Zyra për Doganat dhe Mbrojtja Kufitare në momentin e hyrjes së qytetarëve kanë të drejtë për të përcaktuar se sa kohë një vizitor mund të qëndrojë në SHBA, pavarësisht se sa është shënuar në vizë. Dhe kjo është e ndarë nga procesi i lëshimit të vizave nga ambasada”.

 

KONGRESMENI OFRON MBËSHTETJEN E KONGRESIT

Aderhoff: Heqja e vizave me SHBA, e mundur

 

Premtimet e kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë boshe. Madje vetë kongresemenët amerikanë thonë se kjo është e mundur. Kongresmeni republikan, Robert Aderhorff deklaroi në Durrës se do të punojë për realizimin sa më shpejt të kësaj nisme. “Shumë njerëz u treguan skeptike për ecurinë e shtetit shqiptar por në sajë të meritave dhe punës së vazhdueshme te qeverise shqiptare, sot Shqipëria ia doli dhe është anëtare e NATO-s. Në zgjedhjet e ardhshme ju keni shumë çështje të rëndësishme për t’u dhënë zgjidhje Unë do t’ju mbështes në Kongres për heqjen e vizave. Unë si mik i Shqipërisë dhe përfaqësues i SHBA-se do t’ju ofroj mbështetjen e Kongresit Amerikan drejt realizimit te tyre”, u shpreh ai. Pak ditë më parë kryeministri premtoi se ne mandatin e ardhshëm, qeveria do të bëjë gjithçka që Shqipëria të arrijë standardet e liberalizimit të vizave me Shtetet e Bashkuara.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: DASH, mirepresim perpjekjet e Shqiperise, per vizat

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT