-Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi u takua me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington-/
Londër, 17 shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, u takua sot me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington.Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ministrin Lidington për fuqizimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thekson njoftimi dërguar nga Londra i MPJ-së kosovare.
Zëvendëskryeministri Thaçi po ashtu theksoi avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, duke përmendur punën e madhe që po bëhet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, UEFA, FIFA, Interpol, etj.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi theksoi edhe angazhimin e Kosovës për të vendosur dialog politik me NATO-n.
Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington, përgëzoi Republikën e Kosovës për vendimet e vështira, por të drejta dhe të guximshme që ka marrë kohët e fundit.
Ministri Lidington po ashtu theksoi përkrahjen, si dhe inkurajimin e vendeve tjera që të përkrahin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e avancimit të proceseve eurointegruese të Kosovës.
“Republika e Kosovës është në rrugë të drejtë. Bashkimi Evropian të mos vonohet me ne dhe të na trajtojë njëjtë sikur vendet tjera të rajonit”, theksoi zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
Gjatë vizitës zyrtare në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.