• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE FEJESE SIPAS TRADITAVE SHQIPTARE NE ZEMER TE NJU JORK-ut

April 28, 2016 by dgreca

Davidi & Donika fejohen sipas traditave shqiptare në zemër të New York-ut/

NGA KLAJD KAPINOVA/

David Pllumaj dhe Donika Mrijaj, sot në një ditë të bukur pranvere, kanë ditën më të bukur të jetës së tyre. Ata janë të lumtur dhe të qeshur para prinderve të tyre, që janë bashkuar në Restorantin luksoz Maestro’s NY, për të ndarë me miqët dhe shokët e tyre gëzimin e përbashkët.

Edhe pse çifti i ri kanë lindur dhe rritur në ShBA, ruajnë për dekada me radhë traditat e bukura shqiptare në shtetin e New York-ut, ku vatrat e tyre shqiptare nga ata vijnë, transmetojnë sot një fejesë sipas zakoneve tona.
Një atmosferë e bukur festive me muzikë, humor dhe biseda të ngrohta mes miqëve, shokëve dhe shoqeve të shumtë, kanë mbledhur sot në shtëpitë respektive Pllumajt dhe Mrijaj shumë bashkëmoshatarë të rinj, pjestarë të familjeve David Pllumaj dhe Donika Mrijaj.

Davidi, është i biri i Gjokë dhe Gjystina Pllumaj nga Hoti i Malësisë, fatosit të lirisë dhe Flamurit kombëtar shqiptar Dedë Gjon Luli. Prindërit e tij, shumë dekada më parë erdhën nga Malësia e u vendosën si emigrant ekonomik në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Si shumë bashkatdhetarë të tjerë, edhe familja Pllumaj, për arsye ekonomike largohen nga vendlindja dhe vendosen përfundimisht në ShBA, ku sot prindërit e Davidit jetojnë dhe punojnë.

Donika, është vajza e Tomë & Liza Mrijaj. Babi i saj Toma është publicistit dhe aktivist i palodhur në komunitetin shqiptaro-amerikanë, autor i disa librave me tematike atdhetare si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit, me qendër në New York (1966).

Donika, mbas perfundimit të studimeve universitare u punësua në zyrën e një kompanie të njohur këtu në New York. Ajo është e lumtur dhe e qeshur si gjithëmonë me miqët dhe shokët e saj bashkëmoshatarë amerikanë dhe shqiptarë, të lindur dhe rritur në SHBA.

Toma, kujton se një ditë vajza e tij Donika ishte shumë e gëzuar dhe emocionuar, e cila me buzwqeshje i thotë hapur: “I dashur baba, prej kohësh unë njoh një djalë shumë elegant dhe të zgjuar, të cilin e dua shumë. Ai është Davidi, një shqiptar i lindur në Amerikë, në një familje malësore me tradita e zakone shqiptare…”

Mbas disa ditësh, Donika e emocionuar dhe me një buzëqeshje karakteristike, u drejtohet prinderve të vet Tomës dhe Lizës, duke u thënë: “Unë kam vendosur të fejohem, sipas traditave dhe zakoneve shqiptare, duke ruajtur edhe me tej kulturën tone shqiptare.”

E njëjta situatë zhvillohet edhe në familjen e djalit Davidit, i cili, u tregon prindërve të tij Gjokës & Gjystinës, se ka zgjedhur vajzën e endrruar për tu fejuar… dhe sëshpejti mendojmë për të hapur familje të re.

David dhe Donika, realizojnë ëndrren me fejesën e tyre, duke bashkuar në një darkë të madhe miqët e shokët të tyre, sipas traditave dhe zakoneve tipike shqiptare.

Gjystina, një malësore fisnike, është nëna e Davidit, e cila nuk i ndan lotët e gëzimit, tek e uron djalin e saj për një jetë të lumtur me vajzën e bukur elegante Donika Mrijaj.

Atmosfera është festive edhe në shtëpinë e vajzës. Muzika shqiptare dhe mënyja e pasur e ushqimeve tradicionale shqiptare, e bëjne mjedisin edhe më shumë tradicional.

Prindërit e Davidit, Gjoka dhe Gjystina, me rrethin e ngushtë: daja i Davidit, Kolë Berishaj, kumbara Vilson Camaj, burri i motrës Pero Makaj dhe vëllai Leon Pllumaj, sipas zakonit shqiptarë, trokasin në derën e shtëpisë së vajzës së Tomë dhe Liza Mrijaj, duke respektuar rregullat e kodeve shqiptare.

Kujtojmë, se sipas traditës familja e djalit duhet të shkojnë në shtëpinë e vajzës, për t’i kërkuar dorën, para orës 12:00 të ditës. Ata mbasi mirëpritën ngrohtësisht nga i zoti i shtëpisë dhe familja e madhe Mrijaj, kërkojnë dorën e vajzës për djalin e tyre Davidin.

I zoti i shtëpisë Toma, i uron mirëseardhjen miqëve, sipas traditës me fjalët: “Mirë se u ka pru Zoti në shtëpinë tonë! Në radhë të parë, falënderojmë dy të rinjtë Davidin dhe Donikën, që me mirëkuptim mes tyre, kanë shpreh dëshirën, për të marrë bekimin prindëror për fejesën e tyre, sipas traditave të të parëve tanë, që ndër shekuj i kanë ruajtur dhe përcjellë brez mbas brezi deri në ditët tona. Dy të rinjtë me të njejtën kombësi (origjine shqiptare) të familjeve të tyre, me këtë fejesë ruajnë edhe një brez më shumë: gjuhën amtare, zakonet, traditat, muzikën dhe kulturën e pasur të Malësisë dhe Kosovës…”

Mbas ceremonisë së fejesës në shtëpinë e madhe të familjes Mrijaj, më vonë familjet Pllumaj dhe Mrijaj, rreth orës 3:00 pasdite, në restorantitn luksoz Maestro’s Bronx, New York, kishin organizuar darkën madhështore të gëzimit të tyre, me shumë miqë dhe shokë të dy familjeve respective.

Në hyrje të restorantit, janë rreshtuar njeri mbas tjetrit kryefamiljarët dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Pllumaj dhe Mrijaj, të cilët, sipas traditës u urojnë mirëseardhjen miqëve dhe të ftuarve të tjerë, që morën pjesë në darkën festive të Davidit dhe Donikës.

Blicat e kamerave të rreth 300 të pranishmëve, fiksojnë gëzimin e dy të rinjve shqiptarë, me muzikë të larmishme nga trevat e Malësisë dhe Kosovës, duke vallzuar me dashuri vallet popullore tradicionale deri në orët e vona të natës.
Ata i dhanë festës së çiftit të ri një pamje shumë të bukur dhe festive.

Duartrokitjet frenetike, buzëqeshja dhe gëzimi, që shfaqet në fytyrat e miqëve dhe shokëve të të fejuarve, kulmojnë edhe më shumë kur Davidi dhe Donika hyjnë ne sallë të rrethuar nga fishekzjarret, që mbahen në duar nga shoqëruesit e tyre.

Në një moment solemn, Davidi ulet në gjunj dhe me buzeqeshje i kerkon dorën të dashurës së tij Donikës: “Unë dua të fejohem me ju!” Ai më pas, i shoqëruar nga duatrokitjet e shumta i vendos unazën të fejuarës së vet Donikës…

Avokati i mirënjohur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Nikollë Gjelaj, me fjalë të zjedhura përshëndeti në emër të dy familjeve Pllumaj dhe Mrijaj, ku iu uroj mirëseardhjen të gjithë të ftuarëve, duke i përshendetur në shqip dhe anglisht. Me buzëqeshje zoti Gjelaj shtoi se ishte i lumtur, se tashmë iu shtua edhe një baxhanak…

Fotografët e Studios “Adriatic”, fiksojnë në celuloid magjinë e kësaj darke të bukur të paharruar shqiptaro-ameirkane të Davidit dhe Donikës…



Filed Under: Komunitet Tagged With: David Pllumaj, Donika Mrijaj, Fejese, Klajd Kapinova, zemer te nju Jorkut

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT