• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, përballen kandidatët për nënpresident

October 5, 2016 by dgreca

 – Sipas CNN  përballaj e dy kandidatëve për zv/president përfundoi me fitoren e republikanit Mike Pence me rezultatin 48 me 42/


Dy kandidatët për zëvendës President u përballën mbrëmë në debatin e vetëm me tyre, shpesh duke ndërprerë njëri-tjetrin dhe duke argumentuar qëndrimet mbi emigracionin, ekonominë dhe sigurinë e vendit.Ata shprehën mendime mjaft të ndryshme rreth pothuajse të gjitha çështjeve me rëndësi për vendin.Kaine, senator i shtetit Virxhinia, dhe Pence, guvernator i shtetit të Indianës, u përpoqën të mbrojnë kandidatët përkatës për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump, shpesh duke u përplasur ashpër në çështje të ndryshme.Zoti Kaine kërkoi që kandidati republikan Trump të publikojë taksat, që shumë demokratë besojnë se do të tregojnë se ai ka paguar pak, ose aspak tatime federale mbi të ardhurat për vite me rradhë. Zoti Pence e mbrojti miliarderin Trump si një biznesmen të zgjuar që ka krijuar mijëra vende pune.

Kandidati për nën-president, Senatori Tim Kaine gjatë debatit

Kandidati për nën-president, Senatori Tim Kaine gjatë debatit

Kandidatët ndërpresin njëri-tjetrin

Gazetarja e televizionit CBS News, Elaine Quijano, e cila moderoi debatin në Universitetin Longwood në Farmville të Virginias, i qortoi disa herë kandidatët për ndërprerjet që u bënin njëri-tjetrit. Ndërprerjet ishin të tilla që publiku shpesh nuk arrinte të dëgjonte se çfarë thoshin.

Zoti Kaine tha se shkurtimet e taksave të propozuara nga zoti Trump do të favorizonin amerikanët e pasur dhe do ta kthenin ekonominë amerikane në recesion. Zoti Pence e kundërshtoi, duke ngritur akuzën se planet ekonomike të zonjës Clinton do të sillnin edhe më shumë dëm, duke rritur ndjeshëm taksat dhe duke hequr kufizimet në shpenzimet e qeverisë. Kandidatët e ndërprenë njëri-tjetrin edhe gjatë një segmenti kur u pyetën për krimin kibernetik, në të cilin Pence ngriti çështjen e përdorimit të një serveri privat emaili nga zonja Clinton kur ishte sekretare shteti.

Në lidhje me Sirinë, kandidati Pence tha se një udhëheqje e fortë amerikane do të parandalonte ngjarje të tilla si lufta civile në Siri. Ai bëri thirrje gjithashtu për sulme ushtarake në Siri, nëse Rusia nuk tërhiqet.

Gjatë një segmenti, në të cilin zoti Kaine kritikoi kandidatin Trump për fyerje kundër grave, pakicave dhe të tjerëve, zoti Pence u përgjigj duke thënë se zonja Clinton ka fyer më shumë amerikanë kur e cilësoi një pjesë të mbështetësve të zotit Trump si një “shportë qaramanësh”.

Në pjesën më të madhe të kohës, kandidatët dilnin shpesh nga tema për të kritikuar kandidatët presidencialë të palës rivale.

Guvernatori i Indianës Mike Pence i përgjigjet Senatorit Tim Kaine

Guvernatori i Indianës Mike Pence i përgjigjet Senatorit Tim Kaine

Kandidatët reklamojnë përvojat

Gjatë debatit, secili kandidat për nënpresident foli mbi përvojën e tij. I pyetur se përse do të ishte në gjendje të merrte drejtimin e vendit nëse e kërkonte nevoja, zoti Kaine përshkroi përvojën e tij politike në të gjitha nivelet e qeverisjes – si një këshilltar qyteti, si kryetar bashkie, si zëvendës guvernator dhe si senator.

Ai vlerësoi kandidaten Clinton, duke thënë se ajo ka një pasion për t’u shërbyer të tjerëve, ndërsa zoti Trump shikon në radhë të parë interesat e veta.

Nga ana e tij, zoti Pence tha se edhe ai ka patur një përvojë politike të dobishme në jetë, duke u ngritur nga një bir i një qyteti të vogël të Indianës, e deri te përfaqësimi i këtij shteti në Kongres dhe fitorja në zgjedhje si guvernator.

Ai mori në mbrojtje zotin Trump duke akuzuar rivalët Clinton dhe Kaine se bëjnë një fushatë që bazohet në fyerje.

Përtej çështjeve për të cilat diskutuan kandidatët, rëndësia e vërtetë e këtij debati qëndron tek ndryshimi që mund të sjellë ai në tërheqjen e mbështetjes së votuesve të pavendosur.

Në vitin 2008, përballja mes kandidatëve për nënpresident Joe Biden dhe Sarah Palin tërhoqi audiencën më të madhe ndonjëherë në debate të tilla, 70 milionë shikues.

Debati i dytë Clinton-Trump është planifikuar për të dielën në Seint Luis të shtetit Mizuri.(VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Debati i zvpresidenteve, Tim Kaine dhe Mike Pence

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT