Ka ardhur koha që të fillojë nisma për ndryshimet kushtetuese dhe për modelin e federalizimit në mes të popujve shqiptaro-maqedonas/
Shkruan: Skënder Karaçica/Chikago/
Nuk janë të rastit deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritar të Maqedonisë për temat aktuale politike që kanë të bëjnë me barametrin e ruajtjes së baraspeshës kombëtare karshi me natalitetin(e lartë)të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike.Saherë që flitet për problemet politike dhe për spektrin e gjërë shoqëror-ekonomik të zhvillimit në hapat përspektiv,politika maqedonase del në këndin e vet kombëtar duke harruar se në këto hapësira jeton edhe populli shqiptar,thekson në fillim të qasjes politike SHSHA-ja në Çikago.
Pse kaq shumë frigë nga nataliteti i lartë i shqiptarëve,e pyesin zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski,i cili me deklaratat e tij tregon qartë se politika aktuale maqedonase po përdor standarde të dyfishta kur është në pyetje çështja e popullit shqiptar(jo pakicë )në Maqedoni.Pse këto vija të ndarjes në baza kombëtare dhe pse kaq shumë flitet për rënien e natalitetit maqedonas e friga ndaj rritjes së natalitetit shqiptar?Dhe,kjo tregon më së miri se politika maqedonase e ka aktivizuar propagandën e spekulimeve bashkë me atë greke dhe serbe.Është për të ardhur keq,thekson ky asociacion në Çikago,që përmes deklaratave politike qeveritare i bëhet thirrje diasporës maqedonase që të kthehet në atdhe,ndërsa e kemi anën tjetër të medaljes me ngjyrat e dhimbjes kur shqiptarëve u bëhet gati buleta dhe valixhja e udhëtimit për në meridianet e botës.Thirrja e qeveritare për diasporën maqedonase dhe tonet e V.Poshevskit tregojnë qartë politikën ashiqare kundër popullit shqiptar që ka mbetur në margjinat e kohës dhe pa mbrojtjen e duhur(jashta)ligjeve kushtetuese,ndonëse akti më i lartë juridik i këtij vendi i dedikohet vetëm ës(lexo:popullit maqedonas)dhe të tjerëve pa përmendur fare përkatësinë kombëtare të popullit shqiptar(40%)sipas të dhënave nga samiti i NATO-s në Çikago.
Nëse vjen në atdhe diaspora maqedonase më shumë për çështje politike dhe të baraspeshës me popullin shqiptar,atëherë duhet të jepet kushtrimi edhe për diasporën shqiptare nëpër botë që kthehet në tokën e vet etnike.Po theksojmë botërisht dhe me argumentin e kohës se tërë ekonomia familjare shqiptare në Maqedoni është ndërtuar me paranë e gyrbetit dhe,si thuhet me bukën me shtatë kore nëpër botë,pa investuar asnjë cent nga politika ekonomike e investimit të shtetit maqedonas,thuhet zëshëm në qasjen politike të asociacionit politiko-kombëtar të diasporës në Amerikë.Në rrugëtimin e tërë spektrit politik në Maqedoni kemi vënë re paraqitjen e dy politikave,në njërën anë pushteti i Nikolla Gruevskit i mbeshtetur në ligjet e Kushtetutës mbi tovolinë dhe të pushtetit(të pashkruar)për shqiptarët në anën tjetër që përmes (rregullave)politike të lojës (BDI-PDSH)bëjnë garën se kush do të zë më i pari dyert e qeverisë së Maqedonisë(!).
Ka ardhur koha që fillojë nisma për ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë dhe të krijimit të modelit të federalizimit që do të ishte mundësia më e mirë e politikës demokratike të barazisë shqiptaro-maqedonase në këtë vend me ligjet e vjetra të kohës së ish-Jugosllavisë dhe me kahet e vlerave të demokracsë të brishtë.Por politika i ka rregullat e veta,të cilën duhet të luajnë partitë politike shqiptare dhe ofertës se palës maqedonase për fillimin e këtyre nismave të përmendura më lartë ti përgjigjemi me ofërtën tonë,e cila do të duhej të mishte e qartë,e studiuar mirë dhe,pse jo,edhe më e guximshme,duke vënë në plan të parë interesin dhe barazinë kombëtare shqiptaro-maqedonase.Në qasjen tonë nuk duhet harruar kurrsesi as konteksti ndërkombëtar,ai që quhet strategji politike globale,por as fakti se qendrimet e sotme mund të ndryshojnë nesër,ashtu siç pat ndryshuar qendrimi i BE-së dhe SHBA-ve ndaj ish federatës jugosllave.E gjithë kjo që e thamë më lartë do të ndihmojë stabilizimin e Maqedonisë dhe do të ndal lojën politike të pansllavizimit në Ballkan karshi popullit shqiptar me gjoja ndryshimin e emrit,që si thonë fjalët profetike të Laokoontit(I kam frigë grekët edhe kur bëjnë dhurata).Në kontestin shqiptaro-maqedonas,fjalët e plakut të urtë trojan tingëllojnë aktuale si të ishin shqiptaur sot e jo mijëra vjet më parë,thotë në fund të qasjeve politike SHSHA-ja në Çikago.