• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim me axhendë evropiane

July 29, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 29 Korrik 2016/ Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë bashkëpunimin në kuadër të axhendës evropiane./ Një delegacion nga qeveria e Republikes së Maqedonisë, udhëhequr nga Arber Ademi, zëvendëskryeministër përgjegjës për integrim evropian, ku ishin edhe Shiret Elezi, binistre e Vetëqeverisjes Lokale dhe  Bashkim Ahmeti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Kosovë takuan zëvendësministrin e Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe zëvendësministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësionor, Ferat Shala.

   “Gjatë takimit, delegacionet diskutuan ecurinë e axhendës evropiane të dy vendeve respektive, Kosovës e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe zbatimin e fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet disktutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC)”, thekson deklarata e dërguar.
 
 Dy delegacionet vlerësuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkepunim me qeverine, maqedonse, qeveria e Kosoves

SHBA-BE, apel Maqedonisë: Zbatoni marrëveshjen e 2 qershorit

October 28, 2015 by dgreca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët kanë ftuar partinë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, të drejtuar nga Nikola Gruevski, të respektojë marrëveshjen e 2 qershorit dhe të mos zvarrisë zbatimin e reformave të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
“Ftojmë VMRO-DPMNE-në të tregojë përkushtimin e nevojshëm dhe të zbatojë marrëveshjen në mënyrë urgjente dhe konstruktive. Besojmë se, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rruga më e mirë për daljen nga kriza politike. I bëjmë thirrje kryeministrit Gruevski të autorizojë grupin e punës, që të përfundojë marrëveshjen, duke zgjidhur çështjet e debatueshme dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për të garantuar terren të barabartë për zgjedhjet e parakohshme, me qëllim që procesi zgjedhor të njihet nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar”, tha Charles Edmund Garrett, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni. Ambasadorët e 5 vendeve me ndikim të madh në botë, të akredituar në Maqedoni, i kanë bërë thirrje edhe partisë maqedonase në opozitë, LSDM-së, të kryejë detyrimet që i takojnë mbi bazën e marrëveshjes së 2 qershorit.
“Ftojmë gjithashtu LSDM-në, që nga ana e saj të vazhdojë t’i përmbushë detyrimet e veta, që dalin nga marrëveshja politike, përfshirë këtu edhe detyrimin për të mos publikuar materiale të përgjuara”, tha më tej ambasadori Charles Edmund Garrett. Përmes deklaratës së përbashkët, që u lexua para godinës së Qeverisë në Shkup nga diplomati britanik, Charles Garrett, ambasadorët e huaj u shprehën të zhgënjyer nga shkelja e afateve të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, si dhe theksuan se dështimi i saj do të reflektojë në procesin e integrimit të Maqedonisë.

Filed Under: Featured Tagged With: apel politikës, maqedonse, SHBA-BE

Deklaratat qeveritare të Maqedonisë me motive të ndarjes në baza kombëtare

July 29, 2013 by dgreca

Ka ardhur koha që të fillojë nisma për ndryshimet kushtetuese dhe për modelin e federalizimit në mes të popujve shqiptaro-maqedonas/

Shkruan: Skënder Karaçica/Chikago/

Nuk janë të rastit deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritar të Maqedonisë për temat aktuale politike që kanë të bëjnë me barametrin e ruajtjes së baraspeshës kombëtare karshi me natalitetin(e lartë)të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike.Saherë që flitet për problemet politike dhe për spektrin e gjërë shoqëror-ekonomik të zhvillimit në hapat përspektiv,politika maqedonase del në këndin e vet kombëtar duke harruar se në këto hapësira jeton edhe populli shqiptar,thekson në fillim të qasjes politike SHSHA-ja në Çikago.
Pse kaq shumë frigë nga nataliteti i lartë i shqiptarëve,e pyesin zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski,i cili me deklaratat e tij tregon qartë se politika aktuale maqedonase po përdor standarde të dyfishta kur është në pyetje çështja e popullit shqiptar(jo pakicë )në Maqedoni.Pse këto vija të ndarjes në baza kombëtare dhe pse kaq shumë flitet për rënien e natalitetit maqedonas e friga ndaj rritjes së natalitetit shqiptar?Dhe,kjo tregon më së miri se politika maqedonase e ka aktivizuar propagandën e spekulimeve bashkë me atë greke dhe serbe.Është për të ardhur keq,thekson ky asociacion në Çikago,që përmes deklaratave politike qeveritare i bëhet thirrje diasporës maqedonase që të kthehet në atdhe,ndërsa e kemi anën tjetër të medaljes me ngjyrat e dhimbjes kur shqiptarëve u bëhet gati buleta dhe valixhja e udhëtimit për në meridianet e botës.Thirrja e qeveritare për diasporën maqedonase dhe tonet  e V.Poshevskit tregojnë qartë politikën ashiqare kundër popullit shqiptar që ka mbetur në margjinat e kohës dhe pa mbrojtjen e duhur(jashta)ligjeve kushtetuese,ndonëse akti më i lartë juridik i këtij vendi i dedikohet vetëm ës(lexo:popullit maqedonas)dhe të tjerëve pa përmendur fare përkatësinë kombëtare të popullit shqiptar(40%)sipas të dhënave nga samiti i NATO-s në Çikago.
Nëse vjen në atdhe diaspora maqedonase më shumë për çështje politike dhe të baraspeshës me popullin shqiptar,atëherë duhet të jepet kushtrimi edhe për diasporën shqiptare nëpër botë që kthehet në tokën e vet etnike.Po theksojmë botërisht dhe me argumentin e kohës se tërë ekonomia familjare shqiptare në Maqedoni është ndërtuar me paranë e gyrbetit dhe,si thuhet me bukën me shtatë kore nëpër botë,pa investuar asnjë cent nga politika ekonomike e investimit të shtetit maqedonas,thuhet zëshëm në qasjen politike të asociacionit politiko-kombëtar të diasporës në Amerikë.Në rrugëtimin e tërë spektrit politik në Maqedoni kemi vënë re paraqitjen e dy politikave,në njërën anë pushteti i Nikolla Gruevskit i mbeshtetur në ligjet e Kushtetutës mbi tovolinë dhe të pushtetit(të pashkruar)për shqiptarët në anën tjetër që përmes (rregullave)politike të lojës (BDI-PDSH)bëjnë garën se kush do të zë më i pari dyert e qeverisë së Maqedonisë(!).
Ka ardhur koha që fillojë nisma për ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë dhe të krijimit të modelit të federalizimit që do të ishte mundësia më e mirë e politikës demokratike të barazisë shqiptaro-maqedonase në këtë vend me ligjet e vjetra të kohës së ish-Jugosllavisë dhe me kahet e vlerave të demokracsë të brishtë.Por politika i ka rregullat e veta,të cilën duhet të luajnë partitë politike shqiptare dhe ofertës se palës maqedonase për fillimin e këtyre nismave të përmendura më lartë ti përgjigjemi me ofërtën tonë,e cila do të duhej të mishte e qartë,e studiuar mirë dhe,pse jo,edhe më e guximshme,duke vënë në plan të parë interesin dhe barazinë kombëtare shqiptaro-maqedonase.Në qasjen tonë nuk duhet harruar kurrsesi as konteksti ndërkombëtar,ai që quhet strategji politike globale,por as fakti se qendrimet e sotme mund të ndryshojnë nesër,ashtu siç pat ndryshuar qendrimi i BE-së dhe SHBA-ve ndaj ish federatës jugosllave.E gjithë kjo që e thamë më lartë do të ndihmojë stabilizimin e Maqedonisë dhe do të ndal lojën politike të pansllavizimit në Ballkan karshi popullit shqiptar me gjoja ndryshimin e emrit,që si thonë fjalët profetike të Laokoontit(I kam frigë grekët edhe kur bëjnë dhurata).Në kontestin shqiptaro-maqedonas,fjalët e plakut të urtë trojan tingëllojnë aktuale si të ishin shqiptaur sot e jo mijëra vjet më parë,thotë në fund të qasjeve politike SHSHA-ja në Çikago.

Filed Under: Featured Tagged With: Deklarata e qeverise, maqedonse, me motive te ndarjes, ne baza kombetare

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT