• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studentë nga bota interesim për Kosovën

September 17, 2021 by s p

-Kryeministri Kurti bashkëbisedoi për sfidat në qeverisje dhe në politikë me një grup studentësh nga shtete të ndryshme të botës që ndjekin studimet master në Austri: Mënyra më e mirë që bashkësia ndërkombëtare mund të përkrahë Kosovën është heqja e regjimit të vizave…/

PRISHTINË, 17 Shtator 2021-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me një grup studentësh nga shtete të ndryshme të botës që ndjekin studimet master në Austri, në fushën e të drejtave të njeriut. Delegacionit të studentëve u prinin profesorët e tyre, znj. Marijana Grandits dhe z. Manfred Novak.

Duke e falënderuar për pritjen, profesorja Grandits tha se studentët kanë shprehur dëshirë që të dëgjojnë pikëpamjet dhe sfidat me të cilat përballet kryeministri Kurti në qeverisje dhe në politikë.

Kryeministri foli për prioritetet qeveritare, pandeminë Covid19, përmirësimin e arsimit, reformat e nisura në drejtësi dhe për rrugën politike të Republikës së Kosovës për integrim evropian dhe euroatlantik.

Duke folur për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19, kryeministri Kurti tha se pas shpërthimit të variantit të rrezikshëm Delta, në muajin e kaluar, e që rriti ndjeshëm numrin e infeksioneve, gjendja tani ka filluar të përmirësohet.

Ai tha se Kosova ka administruar mbi 1 milion doza të vaksinës dhe kjo shton shpresën për tejkalimin më të lehtë të gjendjes dhe forcimin e imunitetit të popullatës ndaj valëve të reja të mundshme të përhapjes së virusit.    

Kryeministri tha se që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Republika e Kosovës nuk ka pasur stabilitet më të madh institucional dhe politik.

Dhe ky stabilitet po ndikon edhe në përparimin ekonomik, tha kryeministri gjersa i njoftoi studentët për rritjen e parashikuar ekonomike prej 7,9 % të bruto prodhimit vendor, rritjen e eksporteve prej 63%, të qarkullimit të biznesit prej 30% dhe të të hyrave të qeverisë prej 28%.

Studentët u interesuan të dinë nga kryeministri për politikën që do të ndjekë Kosova në arenën ndërkombëtare, për procesin e dialogut me Serbinë, për mënyrën sesi po e lufton korrupsionin etj.

Kryeministri tha se mënyra më e mirë që bashkësia ndërkombëtare mund të përkrahë Kosovën është heqja e regjimit të vizave, sepse kjo do t’ua lehtësonte studentëve lëvizjen për studime në universitete ndërkombëtare, ndërsa bizneseve do t’u ndihmonte të zgjerojnë dhe të zhvillojnë më lehtë aktivitetet e tyre.

Ai tha se mënyra tjetër e ndihmës do të ishin rritja e shkëmbimeve tregtare dhe  investimet e pëbashkëta të kompanive të huaja me bashkatdhetarët tanë në mërgatë.

Kryeministri tha se korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por sistem, dhe meqenëse nuk është shoqëror por institucional, së pari duhet të luftohet në institucione. Reformat e nisura në sistemin e drejtësisë, janë hapi i parë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tha ai.

Filed Under: Mergata Tagged With: Albin Kurti, qeveria e Kosoves, Studentet nga bota

Kosova, strategji nacionale për drejtësi tranzicionale

August 19, 2021 by s p

–U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale/

-Kryeministri Kurti: Ne si Qeveri tashmë e kemi bërë të qartë fokusin tonë në ballafaqimin me të kaluarën/

-Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e plotë për hartimin e një strategjie që është në përputhje me ligjin vendor dhe ndërkombëtar/

PRISHTINË, 18 Gusht 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës në një njoftim të dërguar bën të ditur se,  sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale. Pjesë e takimit të parë ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij hyrës ftoi anëtarët e grupit punues, që të bashkojnë të gjitha nismat të cilat i përkasin ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësisë tranzicionale. “Ne si Qeveri tashmë e kemi bërë të qartë fokusin tonë në ballafaqimin me të kaluarën. Për momentin ekzistojnë disa nisma që janë në proces e sipër, të gjitha të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës. Përtej asaj që kjo strategji duhet të përfshijë të gjitha këto nisma, duhet që të ekzistojë edhe bashkëpunim i ngushtë e kuptimplotë në mes tyre”, u shpreh kryeministri Kurti. Më tej, u theksua qëllimi i përbashkët që ka të bëjë me krijimin e kujtesës kolektive, e cila do të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme, brezave që vijnë pas nesh. “Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme. Por, mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është, që paqja kërkon drejtësi, por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja” u shpreh mes të tjerash Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për drejtësi tranzicionale. Ndërsa krahas kryeministrit Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke theksuar më tej rëndësinë dhe seriozitetin që kërkon kjo strategji, kërkoi nga ky grup punues që hartimi i strategjisë për drejtësi tranzicionale të bëhet në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët që janë prekur nga lufta në mënyrë që kjo strategji të pasqyrojë më së miri përvojat, nevojat dhe të drejtat e viktimave. “Një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por që në mungesë të një marrëveshje paqeje, mjetet dhe mekanizmat që përbëjnë drejtësinë tranzicionale u ndërmorën ad-hoc, shpesh me mandate të mbivendosura dhe të përcjella nga mungesa e vullnetit politik për ta bërë ballafaqimin me të kaluarën prioritet në agjendën shtetërore”, potencoi ministrja Haxhiu. Ministrja shprehu përkushtimin e plotë për hartimin e një strategjie që është në përputhje me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës synohet të përmbushen të drejtat e viktimave jo vetëm si të drejta individuale por si të drejta kolektive të shoqërisë në tërësi.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Drejtesia ne Kosove, qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës masa për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

August 12, 2021 by s p

Dergoi Behlul Jashari /

Prishtinë, 12 gusht 2021 / Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë. Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqet një ngritje të rasteve të infektimit me COVID-19. Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesin ekonomik duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19. Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19 të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur. Gjithashtu, për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për angazhimin e 50 infermierëve të cilët do të angazhohen në procesin e vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 88,620 € (tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtë qind e njëzet euro) për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit. Këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, dhe ndahen në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Covid-19 ne Kosove, Masat Parandaluese, qeveria e Kosoves

Qeveria: Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK ishte e drejtë

June 24, 2020 by dgreca

Qeveria: Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK ishte e drejtë/

-Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 24 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.
Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Lufta e UCK, Lufte e drejte, qeveria e Kosoves

Kosova, falënderime për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

June 7, 2020 by dgreca

-Qeveria e Kosovës, sot mbajti mbledhjen katërt, shpreh falënderimet për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC-së, të Korporatave të Sfidave të Mijëvjeçarit/

PRISHTINË, 7 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh falënderimet për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC-së, të Korporatave të Sfidave të Mijëvjeçarit.

“Një shumë e konsiderueshme e mjeteve që shkon nga 150 deri më 200 milionë euro tani vazhdojnë të shpenzohen nëpër projekte specifike në dy shtyllat e këtij programi. Besoj se është në interes edhe për kabinetin edhe për qytetarët që të informohen për këtë dhe të shpreh falënderimet tona për këtë mbështetje që vjen në ditët e para të qeverisë së re”, tha kryeministri Avdullah Hoti duke shprehur falënderimet në emër të Qeverisë së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të katërt, të  rregullt.

Shtylla e parë e këtij programi, vijoi kryeministri Hoti, është marrëveshja që quhet e pragut, në vlerë prej 49 milionë dollarësh, të cilat mjete investohen nga korriku i këtij viti, pra brenda 2 muajve, ku përfshihen investime në 3000 shtëpi, kryesisht shtëpi të shtresave me të ardhura më të ulëta, për përmirësimin e kushteve të banimit sa i përket mbrojtjes së energjisë, pastaj renovimin e objekteve banesore të mëdha në gjashtë komuna, në Prishtinë, ku janë përfshirë “ndërtesat e soliterave” në Ulpianë, në Mitrovicë, Gjakovë, Lipjan, Graçanicë dhe Viti.

Janë gjithashtu stipendione të plota për 28 gra kosovare që studiojnë në Amerikë, janë paga të plota për 200 gra që punojnë në sektorin e energjisë, janë rreth 2 milionë dollarë që jepen për grante për biznese të grave dhe një pjesë e mjeteve shfrytëzohet për të promovuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit dhe të transparencës duke investuar në digjitalizimin e gjykatave.

Po ashtu, kryeministri Hoti njoftoi se pjesë e dytë e këtij programi është Marrëveshja Kompakt që quhet, që është duke u negociuar në këtë moment nga Qeveria e Kosovës dhe ajo Amerikane, e që do të ketë vlerë disa fish më të madhe, sesa pjesa e parë.

“Besoj se shuma që do të ndahet për këtë pjesë do të përcaktohet në verën e këtij viti nga Bordi i MCC-së, i cili udhëhiqet nga Sekretari Pompeo. Projekti kryesor në këtë pjesë është gazpërçuesi që e lidh Kosovën me infrastrukturën rajonale të gazit që e diversifikon peizazhin energjetik të Kosovës dhe gjithë ekonominë e Kosovës në fakt, që është projekt i rëndësisë gjeostrategjike në mbështetje nga pala amerikane”, tha kryeministri Hoti, duke falënderuar Qeverinë Amerikane për këtë hap të shpejtë.      

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, falenderime SHBA, qeveria e Kosoves

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT