-Në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në 30 shtator në Nju Jork, do të udhëheq një delegacion, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit. “Natyrisht se do t’i shohim ato përvoja dhe se këto përvoja t’i ndajmë në vendin tonë”, tha kryeministri Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.
KOSOVA, STRATEGJI PËR PARANDALIMIN EKSTREMIZMIT E RADIKALIZMIT QË SHPIE NË TARRORIZËM
Qeveria e Kosovës miratoi me 16 Shtator unanimisht Projekt-strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020 dhe Planin e veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.
Ky vendim i sotëm i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, pason mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të 7 shtatorit, ku u shqyrtua Draft-strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.
Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.
PËRKUSHTIM I PLOTË KUNDËR KORRUPSIONIT
Në hapje të mbledhjes së 49-të të qeverisë së Kosovës, kryeminsitri Mustafa theksoi angazhimet kundër korrupsionit. “Kërkoj edhe një herë nga të gjithë ju që të punojmë me përkushtim të plotë në mënyrë që të eliminojmë çdo burim dhe çdo formë të korrupsionit në ministritë, agjencitë dhe drejtoritë që i menaxhoni”, u shpreh Mustafa në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e cila kishte në axhendë 16 pika.
Kryeministri Mustafa, ka adresuar disa çështje aktuale, konkretisht trajtimin e çështjes së luftës kundër korrupsionit, e cila është diskutuar nga shoqëria civile, nga përfaqësuesit diplomatikë. Ai theksoi se qeveria e Kosovës e ka gjithmonë parasysh këtë çështje.
Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se gjatë këtyre tetë muajve nuk ka pasur ndonjë rast të shënuar të korrupsionit në organet e qeverisë, por tha se percepsioni për korrupsionin publik del se është i lartë dhe ky percepsion e dëmton edhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe rrugën e integrimeve evropiane.
Kryeministri theksoi se nuk është e udhës që kjo çështje të vlerësohet vetëm mbi bazën e perceptimeve por kërkoi që të punohet konkretisht dhe që korrupsioni të adresohet në mënyrë konkrete. “Si kryeministër, por edhe si qeveri, kërkojmë nga të gjithë, edhe nga shoqëria civile nga bizneset, nga qytetarët, nga çdokush, që të paraqes çdo rast të korrupsionit, dhe që ta adresojë në mënyrë të drejtpërdrejt korrupsionin, qoftë në individë të caktuar, qoftë në organe të caktuara”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se disa prej ministrave por edhe ai vet nuk i kanë nënshkruar disa kontrata, për të cilat nuk kanë qenë të sigurt se a janë zhvilluar procedurat në mënyrë ligjore.
Duke shpalosur hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, kryeministri Mustafa po ashtu tha se javën e ardhshme do të punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurimin Publik. “Do të kalojmë në prokurimin elektronik, nga fillimi i vitit të ardhshëm, që është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian, dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet e Ligjit mbi Prokurimin Publik, të cilat e rrisin efikasitetin dhe efiçiencën e shfrytëzimit të parasë publike”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të kontratave dhe çështjen e çmimeve referente, në mënyrë që këto të rregullohen në pikëpamje ligjore dhe operative e që të mos lejohet në asnjë mënyrë dëmtimi i parasë publike.
Duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve në mbrojtjen e parasë publike, Mustafa theksoi nevojën për rezultate konkrete në këtë drejtim dhe që më tutje temat dominuese në Kosovë të jenë tema të zhvillimit dhe të punësimit.
Kryeministri Mustafa ka sqaruar detajisht edhe përfoljet lidhur me një kontratë për servisimin e një makine të qeverisë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje, si dhe duke ritheksuar përkushtimin maksimal të qeverisë për mbrojtjen e parasë publike dhe luftimin e korrupsionit.
IBM, NË PIKAT KUFITARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME REPUBLIKËN E SERBISË
Në mbledhjen e 16 Shtatorit të qeverisë së Kosovës është miratuar edhe udhëzimi administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike.
Në këtë mbledhjen është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, në pikat kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, drejt Shkupit-Maqedonisë.
Qeveria është pajtuar që të mbështes financiarisht aktivitetet kulturore për shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës.
Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, ka informuar kabinetin qeveritar me raportin mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore në periudhën janar-gusht 2015. U tha se po vihet re se ka trende pozitive në rritjen e të hyrave në krahasim me gjashtë mujorin e vitit të kaluar.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.