• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HISTORIANI ARBEN LLALLA SJELL DEMOGRAFINE E VISEVE SHIPTARE NE GREQINE E VERIUT

August 1, 2013 by dgreca

Doli në qarkullim këto ditë libri : Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) e historianit Arben P. Llalla. Pas një pune disa vjeçare studiuesi Arben Llalla ka sjell të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptar në Greqinë e Veriut duke sjellë të dhëna shkencore se deri në vitin 1913, ku edhe filloj shpërngulja e madhe e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme ka patur rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sot nga të dhënat që na ofron libri dalin se në rreth 42 fshatra flitet ende gjuha shqipe. Autori më shumë në këto të dhëna është mbështetur në statistikat që janë bërë nga të huajt nga viti 1840 e deri më sot. Për nga lloji libri Demografia e Viseve Shqiptar në Greqinë e Veriut është i pari që botohet nga një autor shqiptar. Në fund të librit Arben Llalla sjell tabelat me emrat e vjetra të fshatrave si dhe emrat e sotëm edhe dy harta Etnografike duke ja lehtësuar lexuesve se  për cilat vise bëhet fjalë ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët ende në Greqi. Libri shoqërohet edhe me shumë fotografi të vjetra nga jeta e shqiptarëve në këto vendbanime. Autori vetë i ka shkelur shumicat e fshatrave për të cilat shkruan para disa viteve. Libri flet vetëm për fshatrat që janë rreth kufirit të Greqisë me pjesën juglindje të Shqipërisë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Ndër të tjera historiani Arben Llalla shkruan: Qëllimi ynë kryesor është që të njohim demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe të Trakisë greke, duke përjashtuar fshatrat shqiptar në krahinën e Çamërisë dhe në ato vendbanime ku banojnë arvanitasit. Në këtë libër do të sjellim të dhëna shkencore në bazë të statistikave të udhërrëfyesve të huaj të shek. XIX dhe XX, për banorët, etnitetin dhe besimin fetarë të fshatrave ku shqiptarët kanë jetuar dhe jetojnë me popullsitë e tjera. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave i kam vizituar gjatë viteve 1991-2004, kur kam jetuar në Greqi. Kam takuar grekë me origjinë shqiptare me të cilët kuvendoja shqip. Prej tyre, mësova shumë gjëra interesante rreth jetës, këngëve, traditave dhe riteve të ndryshme që bëjnë të ruhen vlerat shpirtërore të një populli.

Në përfundim kam nxjerr se deri në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 ne prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Gjatë luftërave Ballkanike dhe e luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përball shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyruar të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek që dalëngadalë do të asimiloheshin ndër vite.

Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj.

Lexuesi në këtë libër do gjejë tabelat me të dhëna shkencore për emrat e fshatrave si janë quajtur deri në vitin 1928, emrat e rinj, numrin e banorëve sot si dhe një hartë Etnografike ku ndodheshin dhe ndodhen sot fshatrat ku është folur dhe flitet ende gjuha shqipe.

Kohën që jam marrë për të shkruar këtë libër ka qenë shumë e vështirë për mua duke pasur parasysh vendin dhe vitet ku jetojmë. Megjithatë edhe në kushte të vështira mendoj se kam sjellë për lexuesit një libër që do t’u shërbejë për të njohur demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Shpeshherë këtyre fshatrave përveç se u janë ndërruar emrat, disa herë ju ndërrohen edhe kufijtë bashkiak apo komunal. Besoj se këto ndërrime të shpeshta janë bërë për të çorientuar studiuesit që merren me studime rreth demografisë së fshatrave në Greqi, por edhe banorët që në thellësi të shpirtit të tyre ndihen me kombësi jo-greke, të mos jenë të grupuar në masë të madhe. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Për të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…

Filed Under: Kulture Tagged With: arben llalla, Demografia e Viseve, ne greqine e veriut, shqiptare

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT