• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Demokraci dhe pseudo

April 27, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Shqipëria ka një sistem por me dy emra, Demokratik dhe Pseudo-Demokratik – i pari është emri zyrtar, tjetri përdoret kur analizohet rendi.
Po ashtu, shqiptarët krenohen me Flamurin me Shqiponjën dykrenare, për kuptimin e së cilës spekullohet, por flitet, jo-zyrtarisht, se përfaqëson ndarjen e kombit në dy e më shumë copa a shtete. Flamuri amerikan, p.sh., përmban 13 shirita që simbolizojnë numrin e shteteve themeluese, dhe 50 yje, për numrin e shteteve që janë sot në Federatë. Pra, flamuri është simboli i ecurisë së një kombi.
Po nga Marksi, a keni lexuar ndonjë gjë? Ai ishte i gabuar për shumë gjëra, përfshirë kritikat që i bënte traditës. Marksi thoshte se kultura shërben për të justifikuar pabarazinë shoqërore. Sipas tij, tradita supozonte se sjellja njerëzore përcaktohet nga besimet dhe vlerat, por zbeh rolin e luajtur nga gjendja materiale dhe ekonomike në formësimin e aftësive dhe aspiratave. Pra, në vend që të përpiqemi të reformojmë shoqërinë duke bindur njerëzit të përvetësojnë besime dhe vlera të ndryshme, ne, thoshte Marksi, duhet të marrim kontrollin e mjeteve të prodhimit dhe t’i përdorim ato për të eleminuar konkurrencën, pabarazinë, shfrytëzimin, varfërinë, dhe dominimin në përgjithësi.
Në botën pas-skamjes, sipas Marksit, njerëzit do të formonin besimet dhe vlerat e duhura për ta trajtuar njëri-tjetrin si të lirë dhe të barabartë. Debati moral dhe politik nuk do të ishte më i nevojshëm dhe shteti përfundimisht do të pushonte së ekzistuari.
Një problem me teorinë e Marksit është se besimet dhe vlerat nuk përcaktohen plotësisht nga të mirat materiale; një tjetër problem është se krizat ekonomike kapitaliste nuk janë të pashmangshme dhe shteti mund të zbatojë politika për t’i zvogëluar kur ato ndodhin; gjithashtu mungesat nuk mund të eliminohen, kështu që nuk do të jetë e mundur të çrrënjoset plotësisht konkurrenca dhe pabarazia. Për këtë arsye, do të ketë një nevojë të vazhdueshme për të debatuar besimet dhe vlerat tona, d.m.th. një nevojë e vazhdueshme për politikë, moral, ligj dhe rregull.
Marksi gjithashtu e dinte që liria kërkon jo vetëm kushte politike por edhe ekonomike. Nëse një industri nga e cila varet një komunitet shkatërrohet, siç ndodhi me shumë uzina e fabrika në Shqipërinë pas-komuniste, sepse shteti nuk ishte në gjendje t’i mbante siç kishte bërë regjimi i diktaturës për t’i treguar botës se ishte shtet i industrializuar, atëherë komuniteti i nënshtrohet vullnetit arbitrar. Liria e vërtetë është e papajtueshme me këtë lloj varësie.
Marksi gjithashtu e kuptonte tendencën e grupeve për të identifikuar interesat e tyre me  mirëqenien e përgjithshme. Ndërsa klasa borgjeze u ngrit në Evropë, ai supozoi se borgjezia ishte e prirur ta imagjinonte veten shumë më altruiste se sa ishte në të vërtetë.
Fatkeqësisht, komunistët e frymëzuar nga Marksi bënë saktësisht të njëjtin gabim – vetëm me pasoja të pallogaritshme më shkatërruese. Të gjitha qenieve njerëzore, jo vetëm borgjezia, u pëlqen të besojnë se ajo që është e mirë për ta është e mirë për të gjithë. Të armatosur me instrumente shtrënguese të shtetit (sigurim, polici, burgje, kampe internimi) dhe të bindur se forcimi i fuqisë së tyre llogaritej gjithashtu si një kontribut në krijimin e utopisë komuniste, komunistët vranë dhjetëra miliona njerëz gjatë shekullit të 20-të.
Në “Essay on Liberation” (1969), filozofi gjermano-amerikan Herbert Marcuse ilustron konfuzionin e interesit personal me atë të shoqërisë në tërësi. Për Marcuse, qytetarët e zakonshëm janë të lidhur me mënyrën e tyre të jetës për shkak të “indoktrinimit”, dhe kjo e bën të pamundur arritjen e ndryshimeve të vërteta në mënyrë demokratike:
Nëse demokracia nënkupton vetëqeverisjen e njerëzve të lirë, atëherë realizimi i demokracisë do të presupozonte heqjen e pseudodemokracisë ekzistuese, Opozita e ndodhur përballë rezistencës së maxhorancës do të bëhej jashtë-parlamentare, pra nuk mund të mbetej e ligjshme. Sipas Marcuse, sapo Opozita të forcohej dhe të impononte vullnetin e saj mbi pushtetin, njerëzit do ta kuptonin se ajo kishte të drejtë. Dhe kur të këputej zinxhiri i qeverive të së kaluarës, shumica do të ishte e çliruar nga kontrolli, dhe e lirë të gjykonte qeverinë e re në lidhje me interesin e ri të përbashkët.
Në çdo rast, mendimi themelor është i qartë: interesi i elitës është identik me interesin e shoqërisë, kështu që çdo gjë që ata bëjnë për të marrë ose ushtruar pushtet është e justifikuar.
Marcuse ishte kritik ndaj kapitalizmit, teknologjisë moderne, komunizmit të llojit sovjetik, dhe kulturës së argëtimit, duke argumentuar se ato përfaqësojnë forma të reja të kontrollit shoqëror.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Demokraci dhe pseudo

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT