• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEPUTETI ISMET BEQIRI , BASHKËBISEDIM NË VATËR

July 12, 2018 by dgreca

DEPUTETI I KOSOVËS DHE SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LDK, ISMET BEQIRI , BASHKËBISEDIM NË VATËR/

1 Bashke vesh1 salleTresheBeqiri mbresa1 Tropoja1 beqiri MarjaniDera1

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Ismet Beqiri, ishte mysafir në Vatër të Mërkurën me 11 Korrik 2018 në mbrëmje. Ai shoqërohej nga Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, diplomatja Teuta Sahatçija si dhe nga diplomati i sapoemëruar në Konsullatën e Kosovës z. Lulzim Krasniqi.

Kryekonsullja e Kosovës, që luan njëkohësisht edhe rolin e Shefes të Misionit defakto të Kosovës, duke prezantuar deputetin e Kuvendit të Kosovës , ish Kryetarin e Prishtinës, njëkohësisht Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, evidentoi cilësitë më pozitive të tij si deputet dhe politikan, ish kryebashkiak i Prishtinës, dhe i njohu të pranishmit me axhendën e tij gjatë kësaj vizite në SHBA. Diplomatja Sahatçija tha se vizitën e saj të parë në Komunitetin Shqiptar në Nju Jork në fillimet e karrierës së saj diplomatike e kishte bërë në Vatër, dhe qysh prej vizitës së parë nuk i ka shkëputur vizitat në Shtëpinë e Vatrës dhe takimet me vatranët.

Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen në emër të Kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto, kryesisë dhe vatranëve, nëkryetari Agim Rexhaj. Zoti Rexhaj tha se ishte kënaqësi që priste një bashkëluftëtar nga formacioni i përbashkët,- i pari formacion politik demokratik i Kosovës, LDK, me njeriun që më së afërti i qëndroi pranë Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës edhe në ditët më të vështira, i njeriut të guximshëm, që nuk e friksuan as tanket e Serbisë e as tytat e armëve e presionet e tjera. Kemi 30 vjet njohje bashkë,dhe ndjehem i gëzuar që sot takohemi në Vatrën Kombëtare, në Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, tha ai.

Nënkryetari i Vatrës duke përcjellë veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, tha se Vatra është mbi politikën, nuk është me asnjë parti politike, nuk lufton dhe nuk i ka shpallë luftë asnjë partie, por është marrë dhe merret me politikë në 106 vitet e jetës së saj, veçse Partia e saj është Kombi,-Vatra është me Shqipërinë, me Kosovën, me Tiranën, me Preshevën, me Ulqinin dhe Malësinë,  me Shkupin e Tetovën, me Luginën e Preshevës, dhe ndjehet e brengosur kur politika vrapon pas interesave të ngushta dhe harron qytetarët. Vatra lufton çdo të keqe që i dëmton imazhin kombëtar të Shqiptarëve, dhe ndërhyn sa herë e sheh se politika e Tiranës, Prishtinës, bie ndesh me Washingtonin.

Më pas e ka marrë fjalën deputeti Ismet Beqiri, i cili tha se në këtë mjedis kaq atdhetar ndjehej si nxënësi i emocionuar para mësuesit në provim. Të gjithëve ne që merremi me politikë na takon ta falenderojmë Vatrën përsa  dhe çfarë ka bërë ajo për Kombin për 106 vite. Pa Vatrën Shqiptare në Amerikë, nuk dihet se ç’rrjedhë do të kishin marrë ngjarjet për Kombin tonë. T’ju themi faleminderit Juve dhe parardhësve mendjendritur të Vatrës, është pak dhe nuk shlyhemi. Vatra meriton nderim dhe respekt. Ndjehem mirë që jam mes jush në këtë Tempull të atdhetarizmit mbarëshqiptar.

Më pas ai falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çfarë kanë bërë për Kosovën. Një falenderim të veçantë u drejtoi deputeti shqiptaro-amerikanëve, për ç’ka bënë për çlirimin e Kosovës, për kontributet, për armët, për bijtë që dërguan në vendlindje për të çliruar Kosovën. I ndjehemi të obliguar edhe presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili e çeli më së pari këtë portë të Lirisë së Kosovës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë ne që kemi jetuar pranë presidentit i dëgjonim njerëzit tek tundnin kryet kur presidenti Rugova përsëriste sa herë dilte para medias:”Në miqësi të ngushte me Amerikën”…Kishte nga ata që thonin presidentit i është prishë kasetofoni…në fakt bindja e Dr. Rugovës dhe mbështetja që i dhatë Ju shqiptarët e Amerikës, na nxori në dritë…

Më pas ai analizoi gjendjen reale të Kosovës, problemet e dialogut me Beogradin, presionet dhe kurthet, besueshmërinë dhe dyshimet tek ky dialog, korrupsioni dhe trafikimi, mësymja e krimit dhe përballja me Ligjin, pozicionimin e partive politike, sakrifikimi i Partisë Lidhja Demokratike për intersat e Kosovës etj etj… Ra në sy se z. Beqiri në trajtimin e çështjeve foli jo nga pozicioni partiak, por nga ai Kombëtar. Luftën politike tha ai, ne e bëjmë në Kosovë, ndërsa kur dalim në SHBA apo në Europë, ne mbrojmë interesat e shtetit tonë.

Biseda ka rrjedhë e qetë si një bashkëbisedim i ngrohtë, ka përfshirë të gjithë pranishmit, ku secili ka shprehur opinion e tij. Deputeti me qetësi ka trajtuar edhe pyetjet e shumta që u bënë nga të pranishmit. Morën pjesë në debat: Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë së Vatrës, Zef Balaj, anëtar i kryesisë, Pashko Camaj, Asllan Bushati, Lek Mirakaj, Gëzim Nika, Frederik Ndoci,Anton Raja, dhe editori Dalip Greca, i cili i njohu mysafirët me aksionet Kombëtare të Vatrës përgjatë 106 viteve të jetës së saj.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues të Bashkisë Tropojë, Rexhep Ismajlaj dhe Rexhep Çuka, të cilët përshëndetën. Ata ndodhen në Nju Jork të ftuar nga biznesmeni Harry Bajraktari, i cili është shpall Nder i Bashkisë Tropojë.

Deputeti Beqiri dhe mysafirët nga Tropoja lanë mbresat e tyre nga kjo vizitë në librin e vizitorëve.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Deputeti Ismet Beqiri, ne Vater

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT