”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”. /
Shkruan: Fahri Xharra/
Starti i mirë shihet në mëngjes , më falni dita e mirë shihet në mëngjes. Por gabimi kur shihet herët atëhere ai duhet dhe mundet të përmirësohet , se dita është e gjatë. Prandaj , Zoti Rama që në start ende pa ardhur një shtatori gabove. Të shpresojmë që gabimet tjera të jenë më të vogla. Po kush vëllaçko të këshilloi për Shkëlzen Maliqin? Ka burra tjerë Kosova. Mos është ndonjë gabim në kalkulimet tuaja ,apo a mos është ndonjë mvarshmëri së cilës nuk i kësh dot?
“I futur më pas në llogaritë e karrierës politike për kryeministër, ai është bërë shpesh qesharak në Kosovë. Herë u afrohet atyre si mik i ngushtë i luftëtarëve, herë u shfaqet si një vlerësues i madh i jugosllavologëve, dhe herë herë dhe si nacionalist që mendon dhe për Preshevën.” (M.B.) . Nuk e pate dikend tjetër?
Don Kishotët në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë të bëjnë të qeshin, për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim tjetër nga ata të personazheve të Miguel de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjajshmëri shumë të madhe. Edhe tek ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen bujtinat më të thjeshta si kështjella, tasi i berberit si helmetë e shkëlqyeshme, e kaluara e dështuar si një shansë për rivendosjen e saj në kushte të reja, krijimi i gjërave që kurr nuk kanë ekzistuar si të mundshme për të ndërruar rrjedhen normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe të reja ndermjet veti. Një nga sançuaot e Kosovës është edhe ky , i përzgjedhëri këshilltar.
Diku i “mëshefur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Kosovës këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i fryente pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhësh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjën e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurr të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur” (nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”. Besoj fortqë nuk jeni në ndikimin apo nën urdhërat e Don Kishotit të Ballkanit.. Na rrou e zeza!
”Nuk është kurrsesi as i pavarur. Nuk di ci është tek Ramës ta quaj të tillë, por vet Shkëlzeni bën shumë kujdes të jetë gjithmonë me dikë. Angazhimet e tij të pacipa duke shitur fytyrën në TV Klan për sondazhe që ka diktonte nga pas perdes Sandri me Kastriot islamin, janë shembuj që ndajnë intelektualët dhe karakteret e pavarura nga njerëzit që shërbejnë për lek. Në këtë pikë nuk duam avokat se akoma nuk na ka ikur shija e keqe e asaj çfarë kemi parë më 2009 dhe 2011 në Tiranë.” Në Gjakovë thuhet : O Fetah , as me nae e as me ata!. Njerëz të tillë që lundrojnë pa ditur të notojnë ,mvarën nga timonieri i lundrës.
Nejse , prap një pyetje : Kosova ka burra plot , por kush ta mbushi mëndjen I Nderuar ?
Këshilltar rajoni, është emër i madh.