• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE

July 20, 2017 by dgreca

GAZETA”DIELLI”- DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE/

Gazeta”Dielli” në SHBA e ka ndjekur gjendjen e Kosovës hap pas hapi dhe e ka denocuar dhunën e pushtuesëve serbë me artikuj, me kronika, me reportazhe nga protestat për Kosovën në Washington, Nju Jork, Ohio, Michigan etj., me editoriale, komente, por dhe me poezi. Duke shfletuar koleksionin e gazetës për vitin 1982, që tashmë është i plotë dhe i lidhur prej meje, zgjodha dy poezi, të shkruara në kohë të ndryshme, me autorë dy pena të fuqishme, njëri në mërgim, Arshi Pipa( megjithëse poezia u shkrua në burgun e Burrelit dhe u botua në SHBA), tjetri në Shqipëri, Ismail Kadare. Poezia e Pipes titullohet “KOSOVËS” ndersa e Kadares titullohet “TERRORI NË KOSOVË”. Të dyja janë fokusuar në gjendjen e rëndë të Kosovës, kanë të përbashkët denoncimin e dhunës, por ndryshimi është i ndjeshëm, jo vetëm në stil, as në gjuhë. Lexojini dhe shiheni se ku qëndron ndryshimi?

ARSHI PIPA((Botoi Dielli-16 mars 1982)

u1_Arshi-Pipa

KOSOVËS

Vllezën shqiptarë, Kosova s’asht Jona.

Kush me e përmendë guxon ai ban tadhti!

O kob qi s’do t’harrohet kurr tevona!

Kosova e ngratë dergjet e vdes n’robni!

 

Prej bastardësh tradhtue qi i zhgulën zemrën

e n’pre ua hodhën klyshëve qi Moskova

për gjak ndërsen, me parzmën shkelë nën themrën

mizore sllave po jep shpirt Kosova.

 

Deri kur, vllezën, do ta ndjejmë na veten

fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu

guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretën

Kosovën tonë ta quejmë gjymtyrë atdheu?

 

O toke e bukur ku fjala burrneshë

Ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!

gjoks Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë

ndër hekura gjëmon zemra Dardane.

 

A mundet ajo, vall, me u zhgulën dejsh

pa ba kufomë llogoren e krahanorit?

Lumninë tande, Kosovë, at’herë ta rrfejsh

ku gjak i lirë t’vadis hullin e plorit.

 

Sot tjetërkush ta gzon frutin e punës,

mbi tokën tande, Kosovë, je skllav!

Ta shof përgakun,, heu, vulën e dhunës,

qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!

 

Qoftë e mallkueme fara qi aty hidhet

me djersën e njomun pleqsh, me lot kërthijsh!

Bukën e turpit e t’poshtnimit t’idhët,

o vend martir, deri kur ta kapërdijsh?

 

Qenka pra faj me lypun të drejtën tande?

Dorën për lëmoshë duhet me i shtri kusarit?

O gjuhë, ti bamu rrfe e tmerrin trande!

Do t’vijë, do t’vijë një ditë ora e shqiptarit.

 

Pas nesh tjerë kanë me ardhë.S’fiket Shqipnia

pse disa qinda nesh rrzohen nën plumbin

Se për çdo dhjetë prej nesh qi amshon liria

dhjetë mijë do t’lindin e dhjetë mijë do t’humbin!

 

Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypën!

Kulshedra e re me lakminat e vjetra

at’herë do t’shembet kur ta shofim shqypen

prej majesh tu’e sulmue me sqep e kthetra.

 

Andej na priret shpirti i fortë me hove

t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:

O vllezën, nalt ju ballin! prej Kosove

deri n’Çamëri Shqipnija asht gjithë jona!

***

kadare

ISMAIL KADARE(Botoi Dielli, 16 prill 1982)

TERRORI NË KOSOVË

E hidhur Vjeshtë e këtij viti

Kosovën gjeti nën terror.

Korba të zes mbi të ia mbërritën

Hetues, gjykatës e prokurorë.

 

Me dhjetë vjet burg,me tetë, me shtatë,

Me dymbëdhjetë dënojnë diku

Kështu mes jush shekullin ndani

Dhe mijëvjeçarin ndani ju.

 

Kështu e prekni historinë,

Mbi supe e mbartni ju sërish.

Prangat në shkollë që i mësonit

Në duar ndjetë befasisht.

 

Dhe patë se koha e Mesjetës

S’qe larg dhe veç në libra s’qe

Dhe u kthye nata e Prishtinës

Në natë Shën Bartholomeu.

 

Por koha kurrë s’vjen përgjysëm,

Natë e masakrës vetëm s’mbërrin,

Se pas Dushanit Car të frikshëm

Rrufeshëm Skënderbeu arrin.

 

S’kish dëshmitarë, TV nuk pati

Zinxhiri i tankut kur iu griu,

Por retë e globit veç ju panë,

Ndërgjegje e Botës te ju mbërriu.

 

Kështu në vorbull të epokës

U ngritët Ju si monument;

Ju që e prekët historinë

Dhe në Histori u kthyet vetë.

 

Ismail Kadare, Dhjetor 1981

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dalip greca, DHE ISMAIL KADARE, DY POEZI PËR KOSOVËN, NGA ARSHI PIPA

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT