• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAHIR ZAJMI DHE Lidhja e Dytë e Prizrenit

July 23, 2013 by dgreca

Nga Bujar LULAJ/

Po cili është ky  Tahir Zajmi ?” – më pyeti një  maturant i vitit të fundit në  gjimnaz .

-“S’e di cili është, – i thashë, – di që është shkruar një libër.” Ne Shqiperi nuk e njohin aspak .

Po kur shkova në Kosovë, e njihnin   pak   si  patriot të shquar dhe gëzonte respekt të plotë.

I thashë studentit se “e ke mbushur kokën me plot personazhe historike shqiptare, prandaj nuk ka vend për personalitetet tona kombëtare”.

Çfarë mësojnë  gjimnazistet dhe studentet ?

– Po ja më serviri studenti gjithë ata emra politikanësh në histori, ndërsa këto personazhe asfiksonin pothuajse mjaft personalitetet tona kombëtare, si Bedri Pejanin ,Xhafer Deven Tahir Zajmin, Rexhep Mitrovicen, Rexhep Krasniqin,Musa Shehu,Mulla Idriz Gjilani, Shefqet Shkupi e te tjere.

“Mirë, – i them, – po a keni dëgjuar për Lidhjen e dytë të Prizrenit?

A keni bërë ndonjë leksion të atillë, ku te fokusoen keto ngjrje? Pas kësaj pyetjeje studenti filloi të fliste për regjencën si “tradhtare” Xhafer Devën si kriminelin e 4 shkurtit.

“Stop! – i thashë. – Kështu do të transmetohet historia e brezit të tretë edhe prej jush?”

“Ideja ime”, “mendimi im”, “filozofia ime”. Eshte qe te futet ne librin e histories  sone edhe kjo ngjarje nga me te rendesishmet ne raport me gjermanet ne Luften e Dyte Botenore  qysh ne librat e klases se gjashte te arsimit nente vjecare .

E çështje të arsimit e mjaft të tjera probleme kombëtare që nuk zihen me gojë janë errësuar dhe vetëm errësuar nga politika e ditës.Duke marrë shkas nga ky fakt për herë të parë po e dokumentoj se ç’është kjo Lidhje e dytë e Prizrenit do të servir më parë të dhëna të dokumentuara dhe pa asnjë koment. Por për të më kuptuar më drejt nxensit dhe studentet do ju prezantoj ne kete shkrim nje nga librat e sekretarit te pergjitheshem te Lidhjes se dyte te Prizerenit,Z Tahir Zajmi.

Ia thashë këtë studentit për të më dëgjuar dhe per te kuptuar vlerën e vërtetë të Tahir ZAJMI , se nuk mund të lihen këto figura pa u mbartur në të gjithë brezat e historisë tonë kombëtare. Dhe cili ishte TAHIR Zajmi ? Populli i Kosovës e thërriste “Bace”. Pse? Pjesëmarrës në Komitetin e Mbrojtjes  se Kosoves,Sekretar konfidencial i Barjam Currit   ZYRTAR I LARTE NE prefekt ne Krum dhe Kukes ,nje nder themeluesit e Lidhjes se dyte te Prizerenit,botues i gazetes Lidhja e Prizerenit, bashkimi i kombit dhe mundi yne,  autor i dy librave historic,njeri me dije e reputacion të gjerë për çështjen kombëtare të reflektuar në mjaft artikuj e studime të ndryshme për cështjen shqiptare. Në periudhën e Luftës së II Botërore, rolin i TAHIR ZAJMIT   ishte për shpëtimin e Kosovës nga pushtimi serb. Në dokumentet gjermane nuk është “lajthitje” këmbëngulja e tij për krijimin e Lidhjes së Prizrenit të Dytë me një ushtri deri më 120 000 kosovarë

. Pra me këtë këndvështrim duhet të vlerësohet figura e   TAHIR ZAJMI  në tërësi dhe iniciativa e tij për Lidhjen e Dytë te Prizrenit në kohën e Luftës II Botërore.

Lidhja e Dytë e Prizrenit (16.09.1943

 

Nga tërësia e gjithë dosjeve gjermane del në një përfundim dhe tregon synimin thelbësor të Lidhjes II të Prizrenit, që në vetvete përfaqësonte idealin tonë kombëtar të Lidhjes se Pare të Prizrenit më 1878.

Për të gjykuar vlerën kombëtare të Lidhjes se II të Prizrenit nuk mjafton shpalosja këtu në  shkrim te disa dokumenteve, por një ballafaqim dhe analizë e veçantë për secilën prej tyre. Mbi të gjitha, vlera aktuale dhe funksionale e këtij fakti historik që t’i referohemi atyre kushteve konkrete në këndvështrimin gjerman dhe jo të cilësuara deri më sot në historiografinë shqiptare si një gjë pa interes kombëtar.

Në dosjen 501-258 jepet e saktë panorama politike ekonomike dhe ushtarake në frontin e juglindjes te gjithë treva Shqipëri-Kosovë së cilës i përkasin qindra faqe për studim dhe që ka nevojë të rishikohet në te gjithë detajet e veta. Po kështu janë edhe mjaft dosje të tjera të cilat kanë përmbajtje dhe fokusim në gjithë aktivitetin e Lidhjes II të Prizrenit. Pak a shumë mund të përmblidhen kështu:

“Kosova, të cilën gjermanët në dokumentet e tyre të luftës e quajnë Shqipëria e Re dhe për ta bërë për vete nën dëshirën shekullore të kosovarëve që donin të shkëputeshin nga Serbia, praktikuan një politikë joshëse dhe ekuilibruese në të gjithë trevën shqiptare. Megjithatë, gjermanët për të mos pasur probleme me qeveritë progjermane në Serbi apo Greqi, bëjnë një lojë diplomatike të tillë që t’i shërbejë interesave të veta në ekzistencën e fitores kundër aleatëve. Nga një anë Xhaferr Deva, ministër i Brendshëm në shtetin shqiptar zbatoi pikë për pikë politikën progjermane ndërsa nga ana tjetër Ali Drange që intrigon bashkë me serbët kundër qeverisë shqiptare, duke u mbajtur në Beograd si përfaqësues zyrtar i grupit popullor shqiptar në Serbi (pra i zonës Mitrovicë, Podujevë, Novi-Pazar) që sjell pasoja në dëm të çështjes kombëtare shqiptare, pasoja që për Mitrovicën janë edhe aktuale. Si rezultat në fund të janarit 1944 u bë në Prizren nën kryesinë e politikanit kosovar Bedri Pejani një takim i shqiptarëve kosovarë dhe atje u shpall se të gjithë shqiptarët kosovarë janë për pavarësi, pavarësisht se si do të mbaronte lufta. Kjo është vlera që i bëhet për idenë e madhe të Lidhjes II të Prizrenit, e cila pasqyrohet në tërë informacionet qe Nojbaher i dërgonte vazhdimisht Hitlerit në Berlin për këtë çështje. Problemi shtrohet: a i interesonte Gjermanisë misioni i këtij bashkimi shqiptar që paraqiste Lidhja II e Prizrenit? Pikërisht janë rrethanat e luftës të këtyre viteve që mund të na paraqesin më mirë panoramën e qëndrimin gjerman në Lidhjen II të Prizrenit. Për këtë qëllim rekomandoi që para se të konkludohet të studiohen këto dokumente të Vermahtit: korrespondenca e luftës,me sigël E 474074 Prizreni 19.3.1944; Dok. E474071 Prizren 29.3.1944 (këtu sqarohet veçimi i zonës së Mitrovicës nga gjermanët nga tërësia e Kosovës dhe Shqipëria bashkë ashtu siç e kishte ndarë më parë në vitin 1941 Gjermania dhe Italia); dok E 474076. Ky dokument flet për faktin që çështja për Lidhjen e II të Prizrenit i dërgohet personalisht Hitlerit për shqyrtim dhe porositë e Hitlerit ishin që gjermanët duhet të përfitojnë nga kjo çështje kombëtare e Lidhjes II të Prizrenit për të ngritur divizione shqiptare në ndihme të tyre. Në dokumentin E474078. Provohet se për çështjen tonë kombëtare përgjegjësia e ardhmërisë së Shqipërisë mbi bazën e Lidhjes II të Prizrenit nga Nojbaher nuk mbahet dot, pa pyetur Hitlerin. Në dok. E474081. Tregon dt. 12.5.1944, pra kur ushtria gjermane kishte marrë tatëpjetën nga fitoret e aleatëve. Ky dokument jep indiferentizmin gjerman për Lidhjes II të Prizrenit për të siguruar ekuilibër midis Serbisë , Kroacinë dhe Malit të Zi për shpëtimin e trupave të veta. Si rezultat shmanget dhe distancohen interesat gjermane nga ato që i shpreh Bedri Pejani përfaqësuesit të lartë gjerman. Në dok. E474082 mbyllet çështja në dok. gjermane për Lidhjen e II të Prizrenit. Por më drejt dhe më mirë do të gjykohet kur informacionet të merren drejtpërdrejt nga dokumentacioni përkatës. Konspiracioni sllavokomunist vazhdon edhe sot te mbaj peng historine tone kombetare dhe te verteten e hidhur qe mbahet e mbyllur dhe censuruar nga hisoriografia hibride marksiste….Eshte ironia e fatit,paradoksi me i madh ne historine tone kombetare ose ndoshta dhe mallkim qe Korifejte e kombit qe e bene Shqiperine ,te quhen akoma trradhetar,antishqiptar….Bota edhe kur s’i ka,i shpik heronjte ,ne i kemi dhe i baltosim….Deri kur keshtu……………..

Dhe per kenaqesin time ju shperndava nx shume material per lidhjen e dyte te prizerenit

Per aktoret qellimin historit familjare si dhe shume gjera te vlefsheme

Por a mjafton kjo? Aspak!

 

Filed Under: Histori Tagged With: dhe Lidhja e dyte, e Prizrenit, Tahir Zajmi

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT