• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, e përkushtuar për dialog e fqinjësi të mirë

July 27, 2016 by dgreca

– Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri priti në takim delegacionin e BE-së: Derisa Serbia ka bllokuar proceset zbatuese të dialogut të Brukselit, ajo në anën tjetër ka vazhduar me veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës duke ndërhyrë ilegalisht me pretendimet për ndërtime ilegale në veri të vendit me synime djallëzore të ndryshimit të strukturës etnike/

– Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonformuan qëndrimin e tyre se palët në këtë dialog duhet të jenë koherente dhe konsistente në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së/

PRISHTINË, 27 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur dje në takim një delegacion të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Thomas Busch. Qëllimi i këtij takimi ka qenë shqyrtimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit me fokus të veçantë për zhbllokimin e atyre të cilat nuk po zbatohen nga ana e Serbisë.

Njoftimi i dërguar sot thekson se, ministrja Tahiri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun për fqinjësi të mirë sepse është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për integrimin e Kosovës në BE, ku fqinjësia e mirë është njëra nga kushtet kryesore. Mbi këto baza, dialogu i Brukselit ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugën e integrimit evropian, çka është konfirmuar me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave. Për këto arsye ne edhe kemi qenë gjithnjë serioz në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshjet e Brukselit. Mirëpo, tash e sa kohë Serbia ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës dhe kthimin e saj në një urë bashkuese të lëvizjes së lirë, theksoi Tahiri. Në takimet tona në Bruksel, unë ju kam informuar në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar se Serbisë po i mungon vullneti politik për zbatimin e këtyre marrëveshjeve që janë të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe në qershor të këtij viti ju kemi paraqitur raportin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve për periudhën janar- qershor 2016. Por, për fat të keq ende nuk kemi një zhbllokim të procesit, përkundër angazhimeve tuaja maksimale si BE për heqjen e pengesave për zbatim, potencoi Tahiri.

Ministrja Tahiri më tej tha se po e ritheksoj që mos zbatimi i marrëveshjeve për kodin shtetëror për Kosovën, fillimin e funksionimit të pavarur të sistemit të transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT), marrëveshje këto të cilat tash e pesë vite janë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, përbën një shkelje serioze të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë. Qëndrimi jonë si Qeveri për këtë situatë është i qartë dhe i njohur për juve si BE, se pa u zbatuar këto tre marrëveshje të rëndësishme për neve, nuk do të ndërmarrim asnjë hap rreth zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Si dhe që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes, sepse këto kompetenca nuk i lejohen nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe se Marrëveshja bazohet në ligjet e Kosovës, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri po ashtu tha se derisa Serbia ka bllokuar proceset zbatuese të dialogut të Brukselit, ajo në anën tjetër ka vazhduar me veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës duke ndërhyrë ilegalisht me pretendimet për ndërtime ilegale në veri të vendit me synime djallëzore të ndryshimit të strukturës etnike. Këto veprime të Serbisë kanë ngritur tensione dhe pakënaqësi dhe mund të jenë destabilizuese për situatën e mirë të sigurisë që e kemi arritur me mund të madh së bashku me juve BE-në, SHBA-të, Gjermaninë e partnerë të tjerë. Prandaj kërkoj nga ju si BE që të merrni të gjitha masat për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saja, sepse në të kundërtën do të detyrohemi që me forcën e ligjit t’i ndalim ne si Qeveri e Kosovës, tha Tahiri.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonformuan qëndrimin e tyre se palët në këtë dialog duhet të jenë koherente dhe konsistente në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe premtuan që për këtë qëllim do të jenë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha palët për implementimin obligimeve të tyre. Ata theksuan se nga zbatimi i Marrëveshjeve të Brukselit varet shumë edhe progresi i secilit vend në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Zyrtarët e BE-së kërkuan angazhime të palëve në vazhdimësi, pavarësisht periudhës verore dhe njoftuan se së shpejti do të mund të ketë zhvillime të reja për takime zbatuese në Bruksel për të cilat do na mbajnë të informuar.

Në fund, palët u pajtuan për intensifikimin e punëve me qëllim implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Rruga drejt BE-së bëhet më e qartë për të gjithë vetëm atëherë kur përmbushen obligimet nga secila palë për paqe e stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe promovim të fqinjësisë së mirë për secilin vend aspirant për t’u bërë anëtarë të familjes evropiane një ditë./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Dialog, Edita Tahiri, fqinjesi, kosova

Gratë e shquara nga Prishtina dhe Beogradi për normalizimin e marrëdhënieve

December 8, 2015 by dgreca

– Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikë-bërje/

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2015/ Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikë-bërje, përfundon në Austri.Akademia e Dialogut e OSBE-së, organizuar me nismën e grupit të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi si pjesë e Iniciativës “Follow us” (Na ndiqni) dhe e përkrahur nga OSBE, është mbajtur nga 27 nëntor deri më 6 dhjetor 2015 në Stadt Schlaining, Austri. Akademia ishte një mundësi për 22 aktiviste të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, studente dhe profesioniste të reja, të diskutojnë për rolin e grave në ndërmjetësimin e konflikteve dhe në politikë në rajon. Akademia kishte për synim inkurajimin e grave që të luajnë rol më të fuqishëm në ndërtimin e paqes, në proceset e negocimit dhe në vendimmarrje, si dhe të rrisin mundësitë e tyre për të kontribuuar në normalizimin e marrëdhënieve mes të Prishtinës dhe Beogradit. Përmes seminareve të mbajtur nga studiues e ekspertë, pjesëmarrëset mësuan për teknikat e ndërmjetësimit dhe negocimit, barazinë gjinore, gratë dhe të rinjtë në parti politike, si dhe për sfidat e pjesëmarrjes së grave në politikë. Gratë e shquara të Iniciativës “Follow us” iu bashkuan Akademisë së Dialogut për të ndarë përvojën e tyre në politikë dhe vendimmarrje, promovim të dialogut përmes iniciativës, dhe diskutuan çështje me interes për gratë në rajon. “Gjatë këtyre ditëve, kemi mësuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, tha njëra nga pjesëmarrëset. “Nuk ka dallime mes neve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku e të fuqizojmë rolin e grave në shoqëri”, citon njoftimi dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.Zëvendës Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, duke iu drejtuar pjesëmarrëseve në ceremoninë e mbylljes, shprehu kënaqësinë e OSBE-së me Akademinë e Dialogut. “Jemi krenarë për iniciativën dhe për çfarë ka arritur ajo, dhe do të sigurohemi që të vazhdojmë ta përkrahim”, theksoi ajo. Ngjarja është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi si pjesë e punës së tyre për të promovuar dialogun dhe pajtimin si dhe barazinë gjinore në pjesëmarrjen publike./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Beograd-Prishtine, Dialog, grate e shquara

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT