• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIAMANT LETRAR SI HOMAZH PËR KALORËSIN REBEL TË LIRISË-Petro Marko

December 26, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ*/ poet, studiues/

Profili letrar i shkrimtarit Eqerem Canaj ravijëzon një përmasë tjetër më të bukur, më të mirë, më të dobishme. Është përmasa humane, e cila shkëlqen nëpërmjet altruizmit burimor, faqe pas faqeve, në romanin më të ri të autorit, atë me titull “Rebeli” që sheh dritën e botimit këto ditë në nderim të 100 vjetorit të lindjes  së shkrimtarit të madhërishëm,Petro Marko, idhullit të tij, idhullit tonë, idhullit të banorëve të Labërisë së Jashtme, Labërisë së Brendshme, të mbarë shqiptarëve, të Nderit të Kombit të shqiptarëve në botë.

Nga autorë të njohur shqiptarë kam lexuar monografi të bukura për personalitete të ndryshme të vendit, por letërsi artistike në formën e prozës së gjatë, kushtuar figurave të shquara, nuk kam vënë re. Romani “Rebeli” i shkrimtarit Eqerem Canaj do të kujtohet në vijim, sepse mund të jetë i pari autor jo vetëm në Vlorë, por në mbarë letrat shqipe, që përdor daltën e shpirtit në faqet e  një romani, kushtuar një shkrimtari, i pari në Shqipëri që shkruan për të madhin Petro Marko.  Duke lexuar me dëshirë librin e autorit E. Canaj, më kaluan ndërmend, në fraksion të sekondës, tre autorë të huaj, që kanë botuar romane për idhujt e tyre të kalibrit botëror:  Gledis Shmit, shkrimtare amerikane, që shkroi romanin “Rembrandti” e shkrimtari gjerman Lion Fojhtvanger me romanin “Rruga e mundimshme drejt njohjes”, kushtuar Francisko Gojës dhe shkrimtari tjetër amerikan Inving Stoun me romanin “Etja për jetë” rrëfim për Vinsent Van Gogun. Më duket a më pëlqen të shkruaj se, shkrimtari ynë E. Canaj, për realizimin e romanit “Rebeli” ka ngjyer shpirtin artistik në kosheren me mjaltë artistik të autorëve të njohur botërorë që përmenda, duke u zbukuruar më tepër estetikisht, si një rruazë drite me diamantë altruizmi.

Sprova romanore “Rebeli” i Canajt është një provë e kaluar me sukses, duke qenë romani i parë shqiptar kushtuar Petro Markos dhe, që rrjedh e lexohet me një frymë, ku ndërthuren ngjarje e personazhe interesante e të papritur. Penelatat, si në pikturë, në përshkrimin e mjediseve, dokeve, në portretizimin e personazheve dhe, mbi të gjitha, në zbërthimin e botës shpirtërore e psikologjike të atyre figurave, që lëvizin në roman, shtojnë avantazhet e vlerta që ka, në tërësi, proza e gjatë e autorit. Autori i “Rebelit”, na shpalos një mikrobotë kozmike, ku vertikalisht, me optikën letrare, operon në hapësirën Dhërmi-Tiranë (me aksesorët Shkodër, Spaç, Mesaplik, Lushnjë etj) në kohën, në dukje, segmentare, 1945-1991, por në thelb mbetet drejtëz, jo që nga lufta e lirisë së Spanjës e “Rebelit” tonë, por ndoshta, përtej stërgjyshit Gjin Bue Shpata, deri në kahun tjetër vijues, në përjetësinë e merituar të heroit P.M., të cilin, tjetërkush e tjetërkund e ka përjetuar. Fillimvitet, ku P.M dhe biondina elegante “Tirana”, rebelonin kombëtarisht për liri e dinjitet, jepen të ngjeshura, të qarta, me detaje imtësore, që vërtetojnë sigurinë e njohjes së jetës, pas fasadës shqiptare të importuar, si dhe saktësinë e paraqitjes dhe të interpretimit të saj nga skaneri special i shkrimtarit Eqerem Canaj. Romani është i ndërtuar me raporte: Dhimitri i Thoma Bregasit dhe Fotinisë me idhullin e tij, shkrimtarin e Bregut, P. M., si dhe praktikat, konceptet dhe realitetet kohore shqiptare me insuatat infektuese të asaj fare, që s’mund ta rriste kjo tokë. Dhimitri niset me trenin e kujtesës drejt idhullit të tij, me valixhen e vjetër. Këta janë dhe personazhet në qendër të romanit, që mbajnë të gjallë lëndën, lëvizin personazhe periferikë në roman, qofshin këta realë apo të trilluar, historikë apo artistikë. Metamorfoza dokesore e Hasan Lumit ishte rrënqethëse, gati e pabesueshme. Skalitja e personazheve, si: Evanthia (Eva), hetuesi, drejtori Kuqo, profesori i matematikës, Ballkameni, shok i P.M, situata e Qytetit të Nxënësve etj, janë produkt letrar i suksesshëm i përvojës së pasur artistike të autorit. Karpentieria e ndërtesës së bukur shkrimore “Rebeli” përbëhet nga tri buqeta me lule nderimi që quhen: “Parafjala”, “Kundërfjala”, “Plaku i detit”, rrëfim në trajtë poezie, të cilat autori i jep, si simbol homazhi, kur “Dora e padukshme” vendos lule mbi varrin e heroit të librit. Ngrihen katet strukturore me “shpëtimtarin”, ku me gjuhë të thjeshtë, me lakonizëm të admirueshëm, shpalos virtytet shqiptare të trashëguara brezash, me aktin e Dhimitrit jugor tek shpëtoi një djalë të panjohur  nga Veriu, tek mbytej në liqen. Ngrihet “Koha” si trazim ndjesor e truror, simbolika e lartë e “Kostumit blu”, me gravatën e kuqe, që P.M. e Safo i dhurojnë labit të vogël nga Dhërmiu, Dhimitrit. “Krisa”, “Kurbani”, “Zvetnimi” (P. M. Në vendlindje), “Dosja me njolla të murrme” me sinjalet e përjashtimit nga shkolla, me shenjat paralajmëruese të burgimit, “Valixhja e vjetër” dhe vetë “Rebeli” janë një masë e pandashme, e fortë, që s’mund të funksionojë e shkëputur, janë forca që mban të bashkuara fort molekulat e trupit të romanit. Këtë kohezion ka arritur ta figurojë talenti, njohja, përvoja dhe mjeshtëria artistike e shkrimtarit të njohur Eqerem Canaj, i cili më duket se flet, në roman, dhe nëpërmjet Dhimitrit. I shkon Bregasit përgëzimi i P.M: “Ke nderuar Himarën, tërë Labërinë, bir!”.

Njihet kontributi fjalëformues i E. Canajt, ndër letrat shqipe, i cili, fatmirësisht buron natyrshëm, i pasforcueshëm. E folura lokale i jep një ngjyrim të veçantë trajtesës moderne, si një rrëke që derdhet në përroin psikologjik letrar të kohës. Pa mëdyshje, shprehemi se konturimit modern të prozës së Canajt po i jep trajtë të shëndetshme lëngu i traditës, që i zoti ia hedh në rrënjë pemës së tij letrare, jo vetëm me figurat stilistike në forma krahasimesh, metaforash, kontrastesh, similitudash, sinekdokash, antitezash, grotesku e paradoksesh etj. Përzierja jo pak herë, e narracionit të prozës së gjatë sociale me trajtesa filozofike, e bën më të pjekur, më të hapshëm dhe të përfillshëm, sidomos për grupmoshat e reja lëndën letrare të artistit.

Shkrimtari Eqerem Canaj është emancipues i fjalës trimërore artistike në rrafshin që, si zotërues i mjeshtërisë shkrimore letrare, guxon të shënojë mbi padrejtësitë sociale të kohës, në sy e ballazi: ai qëllon mbi ligësitë e fëlliqura të Hasanëve deri te Gert Alia dhe, me vërtetësi artistike, nderon njeriun e mirë, rebelin e lirisë njerëzore.(ne foto: Eqerem Canaj)

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

 Drejtor i Bibliotekës Qendrore“Nermin Vlora Falaschi”,Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

Filed Under: Kulture Tagged With: Diamant letrar, e lirise, homazh per kaloriesin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT