• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-“KRUSHQIT” SHKOJNË E VIJNË NGA ROMA NË ATHINË ? !

July 15, 2016 by dgreca

Këto “krushqi” pa “nuse”, pa një “grusht shtetit që s’bëzan” rrezik të kthehen në ekskursione turistike të krerëve të tubimeve!!!/

“Krushq” i quajti në prezantimin e saj zëdhënësja e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi Brikena Qama grupin e FNAI – (FederazioneNazionaleDelleAssociazioneAlbanesi in Itali),Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali, në takimin e përbashkët në Athinë.
Domethënia lidhej me udhëtimin e një grupi të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi në Itali, prezantimet e palëve atje, lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi, koordinimin e zërave për qëndrimet ndaj shteteve ku punojnë e jetojnë dhe shtetit amë, qorr dhe shurdh ndaj mërgatës 1.5 milionëshe të shqiptarëve në Greqi, Itali e më gjerë.
Delegacioni i FNAI përbëhej nga PresidentiNdueLazri,  zëvendës presidenti HamidCorogjafi, kryetari i komisionit të përbashkët KlodianCami etj.
Takimi u zhvillua “qendrën kulturore 100 metro katrore në Athinë” në kuadrin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy federatave të komunitetit shqiptar në mërgim.
Kronikën e takimit  mund ta përmbledhim në prezantimet përkatëse, të miqve nga Italia dhe të anëtarëve të kryesisë së Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të dy të deleguarve, punonjës të Ambasadës Shqiptare në Greqi dhe pjesëmarrësve të tjerë veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në Greqi.
Paraqitja me pak fjalë e veprimtarive të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi nga ana e kryetarit Etmond Guri në tri ditët në vijim do të shtrihej në njohjen e miqve me tubime shqiptare në Athinë e më gjerë, me njohjen e vendeve historike në kryeqytetin grek, me shkëmbim përvoje dhe me kafe miqësie me njeri tjetrin.
Në takim, në fjalët e zotërinjve  Lazri, Corografi dhe Cami nga ana e FNAI-t si dhe të z. Guri dhe pjesëmarrësve të tjerë “çekiçi” ra  mbi “gozhdën” e problemeve që lidhen me gjuhën shqipe në mërgim dhe domosdoshmërinë e ngrirjes së Ministrisë së Diasporës, probleme këto që lidhen me të ardhmen e mërgatës shqiptare, asimilimin e saj gjuhësor që në brezin e parë të mërgimtarëve, me jetën kulturore e artistike në rrënjë të vendlindjes dhe anë të tjera që mbajnë gjallë mërgatën shqiptare me vendlindjen e tyre.
“Çekiçi” ra, pa e lëvizur “gozhdën” as edhe një mikron përpara në trupin e e betonuar të shtetit.
Për model diskutuesit, nga të dy krahët, morën organizimin institucional të shtetit më të ri në botë, Kosovës, shtet i cili me vendime kuvendare e trajton mërgatën kosovare  si pjesë dhe shtetas kosovarë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese. Ministra e Arsimit dhe Teknologjisë e Kosovë ka në organikëne saj një ekip që merret dhe kujdeset për mësuesit dhe nxënësit e mërgimtarëve në Evropë dhe më gjerë, jo thjesht duke dërguar libra mësimorë por edhe si inspektorë dhe ndihmës të mësuesve në organizimin e mësimdhënës, madje duke i ftuar në hapësirën e muajve korrik e gusht për të pushuar në vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të tyre dhe, nëpërmjet veprimtarive të shumta kulturore, sportive etj. edhe për njohjen e Kosovës në hapësirën e gjerë të saj gjeografike e historike në qytete dhe në fshatra.
Një diskutuese, pjesëmarrëse në disa seminare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë deklaroi se “e vetmja mbështetje për ne është Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë dhe Ministria e Diasporës e Kosovës…”, deklaratë e cila u pohua edhe nga Presidenti i Federatës të Shoqatave Shqiptare në Itali NdueLazri.
Një pohim që nuk të bën të tundësh kokën mendueshëm por të ngresh grushtin e protestës.
Shteti shqiptar zhytur në vorbullën e korrupsionit, as është kujtuar (dhe as pritet të kujtohet) për problemet e mërgatës shqiptare që janë të lidhura me mbijetesën e tyre etnike, gjuhësore e kulturore. Detyrimi kushtetues shprehur në nenet 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për mbrojtjen kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të tij, për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për zhvillimin e lidhjeve me trashëgiminë kulturore dhe për të drejtën për arsimim në gjuhën e nënës, është i vdekur dhe i pakallur, i shkruar dhe i pa zbatuar.
Dhe ndërsa këto detyrime kushtetuese citohen e fliten në tubime të ngushta sallave të vogla, “çekiçi” nuk godet  fort mbi “gozhdë” e veprimi zbehet.
Në nenin 81 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shkruhet:
1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
Nga kjo e drejtë kushtetuese nuk përjashtohen mërgimtarët shqiptarë me të drejtë vote. A është shfrytëzuar nga mërgata shqiptare kjo e drejtë nëpërmjet një nisme ligjore për gjuhën shqipe, për krijimin e ministrisë së emigracionit (diasporës) dhe problemeve të tjera që e kanë lënë mërgatën jashtë zgjedhjeve kuvendare?
Ka një rast kur është kërkuar publikisht (botuar në shtypin e shkruar dhe atë elektronik dhe në change.org) nënshkrimi i një nisme për një ligj kuvendar për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nismë që edhe në tubimin e dy federatave u përqesh me shprehjen “Pse e bëre ti ?” shprehje kjo e xhelozisë dhe e “gurëve nën rrota” ndaj gjuhës shqipe në Greqi.
Çfarë do të sillte nënshkrimi “nga njëzet mijë zgjedhës” i një projekt ligji për gjuhën shqipe, për një ministri për diasporën shqiptare, për votën e emigrantëve etj. ?
Do të sillte detyrimin kushtetues për shqyrtimin e tij në Kuvend por mbi të gjitha do të sillte bashkimin e mërgatës shqiptare, unifikimin në një zë të saj për të qenë pjesë e vendimmarrjes ligjore për probleme që lidhen me të.
Do tu jepte zë mbarëkombëtar e ndërkombëtar shoqatave e tubimeve të shqiptarëve në vende të ndryshme dhe veçanërisht në dy vendet ku ata përbëjnë rreth një të tretën e zgjedhësve si Greqia dhe Italia. Do të rritej autoriteti i tyre dhe zëri protestues do ngjitej në shkallët e larta të pentagramit.
Në takimin midis FSHSHG dhe FNAI u fol edhe për takime të përbashkëta kulturore e sportive, për zgjerimin e nismës së tyre me tubimet e organizuara shqiptare në vende të tjera të Evropës, për një takim së shpejti në Vjenë etj., për “krushqi” të reja në udhëtime jo vetëm nga Roma në Athinë por edhe nga Vjena, Londra…në Athinë.
Veçse këto “krushqi” pa “nuse”, pa një “grusht shtetit që s’bëzan” rrezik të kthehen në ekskursione turistike të krerëve të tubimeve!!!

Abdurahim Ashiku

Athinë, 12 korrik 2016

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Abdurahim Ashiku, DIASPORA-“KRUSHQIT” SHKOJNË E VIJNË, NGA ROMA NË ATHINË ? !

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT