Nga Ndue BACAJ*
Dioklea apo “shqip” Dukla , është një nga ato qendra simbol të qytetrimit , zhvillimit e besimit Iliro-Shqiptare mbi të cilen u shkarkuan pa meshirë namet e natyres , por edhe namet e njeriut , i cili shpesh pa ditur çfarë bënte , u versul si rrenimtare mbi ketë trashigimi historike ,që sot “perfaqesohet” nga disa rrenoja ,edhe ato të mbetura nën shtetin e vogel të fqinjeve tanë të vonë , Malit Zi. Nëse ky është fati tragjik i qytetit të Diokles në terren , fati në memorien e banoreve të trojeve shqiptare të Malesisë Madhe Etnike (edhe pse e ndarë me kufijë në vitet 1878 – 1913) është disi më i mirë , dhe per ketë falë zotit dhe kujteses historike që u transmetua nga njeri brez në tjetrin nga para-ardhesit tanë autokton, si dhe vemendjes që i kushtuan Diokles disa albanolog dhe studiues të huaj e vendas…Edhe ky “udhëtim” i joni shpresojmë të sherbejnë sado pak si një gurë i vogel në “ndertesen” e memories historike të brezave të sotem dhe atyre që do të vijnë , që me Dioklen edhe pse rrenoja ata do të krenohen në pafundesi…
Dioklea ,simbol i names njerzore dhe natyrore.
Fati i qytetit të Dioklesë ka “vendin” e vetë në pershkrimin brilant të një albanologu të shquar , i cili në vitin 1898 ndër të tjera do të shkruante : “…Shqiptari i kishte stolisur qytetet …e veta me monumente artistke shumë të çmuara të cilat u zevendesuan pa shenjë e pa nishan nga kulla ciklopike zetjane dhe nga ledhet mbrojtese venedikase. Shto-dhe goditjen e pa meshirë që i shkaktuan shpatat dhe zjarret perpirese të çdo gjëje…Keshtu heshten pergjithmon sa e sa punishte, që e kishin bërë zakon të dergonin në vendet e Ballkanit , në të dy brigjet e Adriatikut …punime fort të hijeshme në argjend , në fildish , në koral , në sedef , si dhe lesh e armë të atilla që konkuronin ato të Damaskut , krahas ketyre prodhonin edhe orendi prej bakri shumë të sterholluara nga çdo anë. Qendismat me fije ari , me të cilat deri në atë kohë pelqenin të stoliseshin të medhenjet e vendit dhe gratë më të bukura të Ballkanit , e kishin prejardhjen kurdohere nga Shqiperia…”.1. Per kohen e shkaterrimit të ketij qyteti të njohur Ilir mesojmë edhe nga albanologu kroat Milan Shuflaj ,i cili ndër të tjera thoshte : “..Qyteti i madh …Doklea u rrenua prej katastrofave natyrore dhe fuqive barbare . Atë e goditi rendë termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij të shkaperdredhura i rrembyen keshtjellat e aferta…2.
“Rrugetime” historike ne Qytetin e Diokles .
Njoftimet e para per ekzistencen e ketij qyteti të lulezuar janë shumë të hershme ,ato na tregojnë se Dukla , Doklea apo Dioklea ka qënë ndertuar nga fisi Ilire i Dokleateve të pakten që në shekullin III para Krishtit ,çfarë do të thotë se ka një moshë rreth 2300 vjeçare. Duklen apo Dioklen e permendë historiani i shekullit parë (mbas Krishtit) Plini dhe veçanarisht gjeografi i njohur i shekullit II (mbas lindjes Krishtit) , Ptolemeu që jetoi e punoi në Aleksandri e tjer… Ptolomeu në vepren e tij të njohur “Gjeographia” ,libri II ,në “kapitullin” vendi që zë Iliria , kur i vjen rralla të shenojnë qytetet e saj , emrin e qytetit Doklea (Dioklea) e shenon me pozicionet gjeografike 45 grad e 20’ dhe 42 grad e 15’.. 3. Ky shenim gjeografik i nëntëmbëdhjetë shekujve më perpara perputhet plotësisht me pozicionin e rrënojave që i identifikojmë sot me qytetin e lashtë të Dioklesë. Qyteti antik Dioklea ose Dukla ishte e ndertuar në derdhjen e lumit Zeta (Genta) në Moraçë, afer Ptogrorices sotme (rreth 5 km në veri të saj). Dioklea ka qënë kryeqytet i fisit Ilir të Diokleateve . Teritori i ketij fisi shtrihej në lindje deri në qytetin e vjeter Medun ( Meteona) , në jug deri në bregun e liqenit të Shkodres ,duke u kufizuar me fisin e Labeateve ,në perendim e veriperendim ,perfshinte fushat e Danillovgradit të kufizuar me fisin e Ardianve ,kurse në veri me fisin e Taurateve…Qyteti me teritoret e tij ka pasur rendesi të madhe gjeostrategjike ,komunikative e tregtare.4. Historiani e albanologu Kastantin Jirecek e quan Dioklen qytetin më të madh romak të kesaj krahine ,por thote se në fillim gjendej ketu qyteza e fisit ilir të Dokleateve që banojshin ndër malet e sotme të Malit Zi. Tash vone (çerek-shekulli i parë i shek.XX ,N.B.) janë gjendur mbishkrime latinisht të krereve të Dokleateve në katund të Vilusi-t afer Grahovo-s ndër germadhat e keshtjelles romake Salthua. Doklea muar organizim qyteti si “municipium”(bashki N.B.) romak prej perandorit Vespasian ose të bijëve..5. Vlen te sqarohet se dinastia e FLAVEVE ka drejtuar perandorin romake per shume vite të shekullit parë (mbas Krishtit) ,ndersa Vespasiani (si tashigimtare i Flaveve) është kurorzuar perandor në vitin 70 (mbas Krishtit). Dinastia e Flaveve ka vijuar deri në vitin 96. Gjatë kesaj periulle gjinden edhe emrat e djemeve të Vespasianit ; Tito dhe Domiciani i cili ka qenë edhe perfaqesuesi i fundit i Flaveve ( Indro Montaneli ,Historia e Romes ,fq.303 – 307). Edhe Jireçeku si dhe disa studiues të tjer shkruajnë se qyteti u rrenua në kohrat e stuhishme të shekullit VII, por emri nuk u harrua kurrë.Ai thotë se ketu duket ka banuar një popullsi e vogel , ndonse ka qënë qytet i famshem..dhe seli e peshkopit të Diokleas..6. Është interesant se ndonse per Dioklen si qytet thuhet u shkaterrua në shekullin e VII , si qender e rendesishme qytetare e fetare kjo vijon të njihet per disa shekuj më vonë..Keshilli i Dalmacisë që u mblodh në shekullin e IX shpalli Dioklene Kishë mitropolitane ,dhe i dha si sufragane (të varur ) Shkodren. Po nga ky burim mesojmë se në vitin 877 Tivari tashma një seli peshkopesh ishte nën varesinë e mitropolise së Dioklese..7. Madje ky studiues (Hekardi) shkruan : “..Peshkopata e më vonë kryepeshkopata e Dioklesë , titullari i të ciles ishte metropolit i Shqiperisë, deri në vitin 927, kur ky qytet u shkaterrua nga Simeoni i Bullgarisë. Kryepeshkopi i fundit i Dioklese quhej Gjoni , i cili (pas shkaterrimit të selisë ) u strehua në Raguze ,ku u bë peshkop i ketij qyteti, duke ruajtur megjithatë titullin e kryepeshkopit ,selia e metropolisë u transferua në Spalato (Split).. 8. Ndersa Abanologu dhe historiani i njohur Milan Shuflaj shkruan: “ Qytetet romane Dioklea , Sarda , Skampa , Apollonia , Amantia , Bylis , me kalimin e kohës u shkatërruan pjesërisht nga sulmet armike dhe pjesërisht nga “kënetëzimi” i ngadalshëm ,porse ipeshkviat e tyre nuk u zhduken , por pësojnë vetem një metamorfozë . Ndoshta ipeshkvi i Dioklesë e kishte rezidencen e tij per një kohë të gjatë tek rrënojat e ketij qyteti , porse tashma është jasht çdo dyshimi , fakti që në shek.XI trashigiminë e tij e mori ipeshkvi i Tivarit…”.9.
NGA DUKLA NE DIOKLEA (e toponime të tjera).
Dioklea është “emri” më i njohur “sot” i rrenojave të ketij qyteti Ilir , ndaj ne menduam ta fillojmë pikrisht me ketë toponim..Per të “analizuar” ketë toponim ne së pari do tu referohemi disa studiuesve vendas e të huaj.. Fillimisht po i referohemi një studiuesi nga Trieshi i cili nder të tjera shkruan se toponimi Dioklea-duket si kompozim i fjaleve Dio = Zot , dhe Klea = Tepull (tempulli i zotit )..gjë që të lënë pershtypje se është qytet roman ,me prejardhje gjuhesore latine. Para ardhjes së romakeve ,Dukla ishte qytet urban, gjë që e deshmojnë dhe toponime të peraferta : lumi Shirali (shi-ra-li) i cili kalon në buzë të mureve të qytetit kur bjen shi ; Rrogami –fusha per-rreth qytetit- nga fjalarrugë etj. Gjeneza e toponimit buron nga vetë pozicioni gjeografik i qytetit , nga folja me u duke. Siç dihet fisi i Diokleateve dhe qyteti i tyre Dukla gjindet në rrafshine të rrethuar me kodrina e bjeshkë të larta ,nga të cilat qyteti dhe teritori i fisit duken plotesisht.Mu duke ( me u pa ,me u shikua) ,keshtu që emri burimor është Duk , dukje-dukja…10. Ndersa në një dokument të Kotorrit te vitit 809 gjejmë formen e emrit Duclia (Duklia N.B.)..(Giuseppe Gelcich ,po aty ,fq.19). Një spjegim me vlera per rrjellojat e emrit të Diokles e bënë me punen e tij studimore (të çerekut të parë të shekullit XX) , albanologu Milan Shuflaj i cili “nënvizonte” se ; në veri , në treven e vjeter të dokleateve ilir ekzistonte provinca Doklea , Dukla e cila nën ndikimin e rrefimeve mbi perandorin Dioklecian u quajt Diokletia..11. Me ketë rast vlen të theksohet se Diokletiani apo siç thuhet më shpesh Diokleciani ka qënë perandor “romak” me origjinë të paster Ilire. Një historian amerikan shkruan se Diokletiani lindi në një familje të panjohur dalmate ( Ilire N.B.), në fshatin Dokleas, në pellguan e bregut të liqenit Shkodres..12. Është interesant se ky autor nuk e quan Dioklen qytet , por fshat, dhe e cilson me emrin e perafert që njihet nga shumica e studiuesve dhe autoreve deri në ditet e sotem ,duke na bërë të mendojmë se mbiemri i ketij perandorit ilir (Valer Diokleciani) ,është i trashiguar nga vendlindja e tij…Shpesh në dokumente të mesjetes gjejmë të shkruar; deti i Doklese ,ku në pergjithsi nenkuptohet Liqeni i Shkodres ,e ndonjehere edhe një pjesë e detit Adriatik. Edhe jabanxhinjet e zbritur së voni në Ballkan ,sllavet , kanë shkruar (dhe janë munduar ta bëjnë të tyre ketë qytet që “ende” rrezaton qytetrim e besim perendimore ),ndaj Bozhidar Vukoviqi duke shkruar per veten e tij..në vitin 1520 thotë se ; kishte lindur në Potgorice afer qytetit të quajtur Dioklitia ,të cilin dikur e kishte themeluar Perandori Diokletian me emrin e vet. Malazezet i quajnë edhe sot (behet fjalë per gjysmen e dytë të shek.XIX ,N.B.) germadhat Dukje, Dukla, dhe rrefejnë histori të ndryshme per ”Car Duklanin”… Në mesjetë u quajt krejt krahina rreth atij qyteti Dioclea ,Dioklea ,serbisht Dioklija ose Dioklitija…Edhe per një pasardhes mohamedan të dinastisë së mbrapme të maleve të Malit Zi ,( me emrin) Skenderbeg Cernojeviqi ,shkruhej në vitin 1523 “Sanxhak i Malit të Zi dhe zotni i gjithë vendit të Dioklitisë”..13. Pak më siper u cilsua emri i Potgorices , dhe per ketë menduam të paraqesim pak nga historia e ketij qyteti të vonë , nepermjet pershkrimit të një studiuesi francez të mesit të shekullit XIX ,ku ndër të tjera citojmë : ”..Potgorica u themelua në shekullin e XV me urdher të sulltan Mehmetit II , mbi rrenojat e Dioklesë së lashtë dhe jo larg vendndodhjes së ketij qyteti , i cili ,sipas kolonel Kovaleskit ,shtrihej në vendin ku sot gjendet Duklja (Dukla) ,një fshat i vogel në veriperendim të Potgorices , një orë (në kembë) larg saj. Ky udhetar gjeti dy kolona që ende mbaheshin në kembë , porta me mbishkrime latine , dhe gjurmet e mureve të lashta rrethuese..14. Meqnse një autor që kemi cituar më lartë (Edvin Zhak),kur shkruan per familjen e perandorit Ilir Diokleciani ,e quan atë familje dalmate ( ku sot mund të nenkuptohet kroate), “lindin” dyshime se ky perandor nuk ka qënë Ilire ,ndaj menduam ta qartesojmë ketë “moment” duke cituar historianin romak (të shekullit parë mbas Krishtit) Apiani, i cili shkruante se ; romaket nenkuptonin me emrin e perbashket të Ilirëve jo vetem Dalmatet dhe fiset fqinjë ,por edhe Panonet ,Myzet ,dhe të gjithë popujt që gjendeshin në të djathtë të rrjedhes së poshtme të Danubit..15. Pra siç shihet ketu konfirmohet edhe shtrirja e madhe teritoriale e fiseve Ilire në atë kohë… Duke vrejtur me kujdes çfarë cilsuam nga autoret e më siperm ,por edhe duke vlersuar gojdhenat e trashiguara per shekuj nga njeri brez në tjetrin , tek banoret autokton shqiptare të trojeve të Malesise Madhe Etnike e më gjërë , kuptohet “lehtë” se toponimi i qytetit apo i krahines Ilire të Dukles “deri” tek Dioklea ,është thjeshtë një toponim autokton Iliro-Shqiptarë . Iliret por edhe pasardhesit e tyre shqiptaret emertimet e vendbanimeve gjithnjë i kanë lidhur me rrethanat në të cilat janë ndertuar e themeluar ; fshatrat ,qytezat ,qytetet , keshtjellat e tjer si ; pozicioni i terrenit , fenomenet natyrore ,por edhe “emrat” e prijesve ose drejtuesve e fiseve.. Natyrisht gjatë shekujve ka pasur ndryshime në shkronja (te toponimit) , por ato kanë ardhur jo vetem si rezultat i evolimit të gjuhes Ilire , por edhe i implementimit të gjuhes latine (që imponoi pushtuesi romak) e më vonë pushtues të tjer. Ndersa kalimi nga toponimi Dukla në “homonim” Dioklea ,nën influaencen e emrit të perandorit ilir Diokleciani ,apo Diokletiani , që drejtoi perandorin romake në vitet 284-305 (mbas Krishtit),është i aresyeshem ,duke pasur parasysh edhe traditen historike të popullit tonë ndër shekuj. Perandori Diokleciani ,duke qënë bir i ketyre trojeve ilire nuk e ka harruar vendlindjen ,ndaj e ka rindertuar , zmadhuar e zbukuruar qytetin e Dukles. Kjo gjë ka bërë që qyteti të meritojnë edhe “emrin” (homonimin) e tij apo vijimin e trashigimise së emrit të vendit ku ka lindur ai… Pavaresisht nga ndryshimi i ndonjë “tingulli” apo shkronje një e vertet është e pamohueshme , se e gjithë trashigimia e shkruarar dhe ajo gojore është autoktone Ilire, pasi i perkiste fisit të njohur ilir të Diokleateve që kishin banuar keto troje të paret ,që në agimin e jetes.. Më siper ne cilsuam një studiues vendas që e “spjegoi” prejadhjen e emrit Dioklea me fjalet tempulli i Zotit . Mendojmë se edhe ketë “toponim” qyteti jonë historik e ka merituar plotesisht pasi me Dioklen lidhet edhe emri i Shen Kajit (apo Gajit) , Papes shqiptare që drejtoi selin shenjtë si zevendes i Shen Pjetrit per 12 vite (17 dhjetor 283 deri sa nderroi jetë me 22 prill 296). Ky papë deri atehere ishte i dyti me origjinë shqiptare, pas Shen Eluterit nga Nikopoja (që kishte drejtuar selin e shenjet në vitet 175 –189). Papa Shen Kaji ishte nipi i perandorit Dioklecian ,që njihet në histori si persekutor i kristianeve. Është interesant se perkunder kesaj , gruaja e Dioklecianit, Priska dhe e bija Valeria , shkruhet se ishin të krishtera…Por duke mos mundur të qeveriste vetem , Diokleciani u rrethua nga njerzë (pagan ) që e detyruan të perndiqte të krishteret.16. Dioklea perveçse qytet ka qënë edhe krahinë , per të cilen Shuflaj thotë se Krahina Dukla merr emrin e vet nga qyteti romak Doklea (Doclea). Nga pikpamja e vendit ,kjo ishte e lidhur me krahinen Praevalis (Prevalia), që kishte themeluar mbreti Dioklecian …Në fillim të shekullit XI emrin e Dukles e zë Zeta …ndersa në dokumentet latine gjendet Zenta ,Genta ,që ka rrjedhur prej lumit me te njejtin emer…kjo ishte krahinë e dyfisht ; Zeta e poshtme dhe Zeta e Siperme…17. Është me vlera të thuhet se emri i krahines dhe lumit Zeta , nuk është asgjë tjeter veçse një doformim i emrit Genta ,që rrjell nga emri i mbretit ilir Gentit apo Gencit , i cili kishte qënë i fundit mbret i Ilirisë së pavarur,para pushtimit Romak në vitin 168 para Krishtit… Per emrin më të vjeter të qytetit të lashtë Ilirë të Diokles që e “njohim” sot , ka disa mendime , por keto kanë të perbashket tre toponimet kryesore : Dukla , Doklea e Dioklea ,per të cilat shkruam me siper.Per mendimin tonë toponimi Dukla është më i vjetri dhe më i qendrueshmi. Kjo bazohet jo vetem në spjegimin e ketij toponimi shqip (që rrjell nga folja Duket ,apo shihet..dhe lidhet me pozicionin e qytetit) ,por edhe me qendrueshmerin e ketij toponimi deri në ditet e sotme ,ku shpesh ndër mote e shekuj ka dalur fitues me toponimet e tjera ,të cilat i cilesuam më siper…
Qyteti në “Syrin” e Studiuesve..
Qyteti Doklea ose Dioklea sipas etimologjisë popullore që bazohet në formime gjuhsore të greqishtes u braktis heret , me siguri qysh në fillim të shek.VII. Ky është një nga qytetet romane më të njohura dhe ka terhequr vazhdimisht vemendjen e dijetarëve . Qysh në vitin 1614 e ka pershkruar patrici Marin Bolizza nga Kotorri , dhe në shekullin e XIX kanë bërë ketu germime sistematike francezet , ruset , anglezet dhe austriaket. Qyteti shtrihej mbi një rrafshnaltë krejt të sheshtë ,të gjatë , që kishte formen e një gadishulli në rreze të kodrave që dilnin nga Malesia Piperske -Stijene pikrisht në atë vend ku bashkohet Zeta me Moraçen. Keta lumenj e rrethonin atë në jugperendim dhe në juglindje ,kurse në veri lagej prej perroit të Shiralijas (Shiralija), i cili duke rrjedhur paralel me Moraçen, 600 metra para bashkimit të lumenjeve ,derdhet në lumin e Zetes. Nga shkaku i ketij pozicioni të mirë ,pushtimi i qytetit ishte shumë i veshtirë, shtretrit e lumenjeve që kanë trajten e një kanjoni formojnë hendek natyral me faqe pingul ,madje vende- vende të kapercyeshme. Pllaka e qytetit vetem në lindje është në lidhje me fushen tjeter neper një rrip tokë rreth 400 metra të gjërë. Muri i qytetit ,konstruksioni i të cilit tregon vetem një epoke ndertimi ,ka themele betoni dhe është goditur në skaj të shtreterve të lumenjëve. Per të mbuluar murin nga jashtë , janë perdorur gurë të medhenj kendrejt jo të punuar mirë. Konstruksionet me tulla janë shumë të rralla në Dioclea. Tullat që janë perdorur tek bazilikatat e forumit kanë të gjitha marken e fabrikes së njohur të Q. Clodius Ambrosius , por janë perdorur edhe tulla nga qeramidhania romane e Spuzit (Shpuzes). Pjesa më e madhe e mbetjeve dhe e permendoreve epigrafike është nga koha e perandoreve . Porta e Perendimit si dhe Harku i Triumfit që gjendet afer saj ,bulevardi i gjërë me ndertesat madheshtore ,tempujt e shumtë me shkallë nën hapsiren e qiellit ,të cilet gjenden brenda hapsirave të rrethuara me mure ,forumi me shkollat ,eksedrat ose tavernat e tij , që sot është një vend germadhash madheshtore dhe që malazezet e quajnë Carski dvor (Pallati i Perandorit) ,bazilika civile që është ruajtur shumë mirë me motive arkitekture ,të cilat më vonë u perdoren në menyrë të shkelqyer në peristilin e pallatit të Dioklecianit…dhe në fund ndertesa e paraqitshme e termave ,stili i së ciles na kujton termat e ashtuquajtura të reja të Pompeit , të gjitha keto deshmojnë jeten e thjeshtë romake që ka jetuar ky qytet i lulezuar në kohen e perandoreve. Rruga e madhe ushtarake Dyrrachium –Salona nuk e prekte ketë qytet ; një rrugë e dores dytë e lidhte qytetin afer Berziminium (Berzumno ,sot Potgorica ) me atë rrugë kryesore. Nuk dimë sa i madh ka qënë qarku i qytetit . Në jug dhe në perendim gjendeshin nekropolet. Me gjithë që qyteti gjindej te gryka e dy lumenjve që kishin ujë të paster si kristali dhe megjithse në afësi të tij kishte edhe burime të mira , romanët kishin marrë ujin e burimit të Cijevnas , që ishte shumë më larg dhe e kishin sjellë në qytet . Ujësjellësi sherbente edhe per Berziminiumin ; ai perdorej edhe si urë per të kaluar Moraçen. Doclea u organizua si qytet “municipium” (bashki N.B.)…në kohen e Flaveve , ndoshta në kohen e sundimit të Vespasianit . Ketu takojmë sidomos shumë herë tribunë Quirina , i cili i perkiste vetë perandoreve të dinastise Flave; familja më me rendesi ishte ajo e Flaveve, një dinasti e vertet municipiale ; në e njohim shtepin e madhe të saj me instalimin komplet të banjave të saj…Pranë emrave fisnik .. si Bennius , Pletorius tek mbiemrat meriton të permendet veçanarisht emri Pinnia , i cili pa dyshim ka lidhje me emrin Ilir të njohur Pinnes..18. Të gjitha qytetet nga Durresi deri në Gadishullin e Istries shkojnë në mesjetë me baza thjeshtë romane . Qofshin koloni (si Durresi ,Shkodra) ose si qytete municipiale …si Doklea në kohen e mevonshme ; pranë tyre ekziston një senat aristokratik …Qytetet e Shqiperisë së veriut në kohen e perandoreve ishin unifikuar dhe ishin bërë homogjene me qytetet e tjera romane që gjendeshin më në veri ,jo vetem per sa i perket ndarjes provinciale dhe kushtetutes antoniane ,por edhe persa i perket formes e brendisë dhe kishin mardhenie shumë të ngushta me to. Ky është rasti i Duoverit dhe i flamen divi Titi nga Doklea , M. Flavius Fronto, i cili në një mbishkrim që ishte në murin e portes perendimore të qytetit , por që sot nuk ekziston me permendjet si sacerdos në kolonitë Narona dhe Epidaurum ,Douvir në Julium Pisinum dhe pontifex në koloninë Scodra…19. Studiuesit dhe albanologut të njohur Ippen i terheqin vemendjen blloqe të medha guri të gllendura në shtratin e lumit (Cem) ,që ai i quan fillimi i një ujesjellesi romak ,i cili sillte dikur ujet e Cemit më shumë se tri ore larg prej ketej në qytetin Dioklea. Ajo më e çuditshmja e kesaj vepre i duket ketij studiuesi se Dioklea ndodhej në një bigëzim të dy lumenjëve (Zetes e Moraçes) që kishin ujë të perhershem… ,por me sa duket uji i Cemit ishte më i shkelqyeri..20. Ky studiues ka qënë edhe konsulli i pergjithshem i Austro-Hungarise në Shkoder në vitet 1897-1904… Në historinë e Dioklesë perveç veprave ndertimore një vend të rendesishem zënë edhe trashigimit e dokumentuara “shkresore”. Një ndër keto trashigimi me vlera është “Kronika e Dioklesë”, që i perket fillimit të shekullit XI.. Duke qënë se kjo kronikë tregon edhe per disa momente të rendesishme të historisë së trojeve Shqiptare nën Bizantin , si dhe bashkepunimin e shqiptareve me fqinjet në luftë kunder kesaj perandorie , ne po e paraqesin ketë kronikë ashtu siç e shkruan autori i “historisë më të vjeter të Shqiperisë (Faveirial), nga e cila lexojmë : Me 22 maj 1015 ,në afersi të Elbasanit ,Vladimiri ,duka i Trimalies (tri maleve) u therë nga vrasesit e paguar të Gjon Vladislavit. Kronika e Dioklesë na bënë të ditur se mbi varrin e tij ndodhnin mjaftë mrekulli. Kadreni nga ana e tij e cilson si princ të drejt ,paqesor dhe të virtytshem ,dhe e quan Trimalie vendin ku mbreteroi ky princ…Sipas asaj që thotë Kadreni dhe kronika e Dioklesë ,gjykohet se shtetet e Vladimirit shtriheshin nga Durresi deri në Raguza. Me që Vladimiri nuk la femijë , xhaxhai i tij Draguimir i zbrapsi Greket që shkuan nga Durresi në Shkoder. Por në vend që të luftonte me forca të barabarta, Bazili kerkoi ndihmen e vrasësve ,dhe Draguimiri u vra nga thika e një vrasesi të paguar në një kishë të kushtuar Shen Gjergjit ,pranë Kotorrit. Autoret grekë nuk flasin per ketë vrasje ,por kronika e Dioklesë i akuzon pikrisht ata , dhe per të thënë të verteten ,perandori grek ishte pjesmarres në ketë goditje. Tashma ai kishte vrarë me 1018 ,Ibacin me anë të Eustatit ,qeveritarit të Ohrit . Dy vjet me pas ai vret princin e Serbisë me anë të Diogjen Sermit . Nga ana tjeter ,deshmi e pakundershtueshme se perandori grek kishte vrarë Draguimirin ishte se ,menjeherë pas vdekjes së tij ,ai pushtoi ushtarakisht principata të ndryshme ose Zhupani ,të cilat perbenin shtetet e princit shqiptarë , dhe se të birin e tij Dobroslavin e dergoi në Kostandinopojë. Më vonë duke mesuar së një levizje e madhe po ziente brenda shteteve të tij aterore , dhe se per të masakruar greket kudo që ishin duhej veçse një prijes , Dobroslavi shpeton nga duart e tyre. Ai pritet si çlirimtarë nga Diokleasit ,Dalmatet dhe Serbet (ne vitin 1039). Ai grumbulloi trupa dhe i shtypi njera pas tjetres ushtritë që Bizanti i kundervuri atij…Ateherë Bizanti dergon një ushtri edhe më të madhe. Ajo perbehej nga 60 mijë burra .Por në një betejë të vetme ,Dobroslavi i vrau 40 mijë trupa ,bashkë me ta edhe shtatë gjeneral (v.1043). Kjo betejë e fundit e çliroi tërsisht vendin prej grekeve. Dobroslavi kthehet ateherë ndaj banëve apo qeveritareve të Rashes (Novi Pazarit), të Bosnjes dhe të Zaklominit (Hercegovina), të cilet kishin marrë anen e Grekeve. Pak kohë i mjaftoi atij per ti shtypur të gjithë , dhe per ti debuar nga vendi. Duke parë me pas se po vdiste ,ai ia jep principaten e Shkodres ose të Dioklese ,Radoslavit ,njerit prej bijëve të tij (në vitin 1047)…21.
GOJDHENA PER NDERTIMIN E DUKLES
Si per shumicen e qyteteve apo kalave të ndertuara në lashtesi (në trojet shqiptare ,por edhe ato europiane ) rrefehen gojdhena e legjenda që “tregojnë” se ; per ndertimin e tyre janë sakrifikuar kurbane njerzore ,madje shpesh keto kurbane kanë qënë brenda një familje dhe një gjaku. Siç dihet ky rit pagan ekziston edhe sot , por fatesisht kurbanet konsistojne me kafshë ose shpend.. Edhe në trojet tona (Malesi e Madhe) kur futen themelet per të ndertuar një shtepi të re apo ndertes tjeter , pritet një kurban (kafshë apo shpend) duke i derdhur gjakun në keto themele. Edhe per qytetin e lashtë të Dukles ka disa gojdhena , por ne menduam të zgjedhim dy më të “spikaturat”.. E “para” është gojdhena që tregon per dy vellezer me emrat Dokla dhe Luci ,të cilet thuhet se u angazhuan të ndertojnë rrethimin e qytetit me mur guri , dhe kanalin e ujesjellesit nga Cemi në Dukel.. Gojdhena bënë fjalë per një “incest” (flligeshti në gjakë) ,pasi të dy vellezerit ishin dashuruar me motern e tyre dhe kerkonin secili per vehte të martohej me motren Sofi. Angazhimi në punet e mesiperme të dy vellezreve kishte ardhur si rezultat i konkurences të vërë si kusht nga motra , ku ai vella që do të kryente i pari punen do ta pranonte per burrë të saj.. Luci (vellai i vogel) e kishte kryer i pari punen, por Dokla nga smira e vret të vëllan duke e gjuajtur me gurë .Edhe sot tek banoret vendas trashigohet “opinioni” se ky vend që nga ajo kohë është i mallkuar..Ndersa kur në fushë gjindet ndonje gurë i madh thuhet se janë guret e Dokles apo Duklanit me të cilet ka vrarë të vëllan , Lucin.. Sipas gojedhenes “fituesi” Dokla ,qytetit i vuri “emrin” e tij..22. Gjithesesi duke studiuar me kujdes traditen historike të banoreve autokton ilirë , dhe pasardhesve të sotem shqiptarë të Malesisë Madhe ,kjo gojedhenë me ketë felligeshti të pa imagjinueshme të vëllaut me motren është e pa besueshme… Gojdhena e dytë mendojmë se ështeë më e besueshme dhe më shqiptare , ndaj ne po “riprodhojmë” atë çfarë kemi mundur të mbledhim e “ndertojmë” nga kjo gojedhenë e cila tregon se : “..Një familje e fuqishme dhe e njohur e fisit të Diokleateve ilirë (me “mbiemrin”Dokla), kishte qënë inisiatorja dhe kontribuesja më e madhe per ndertimin e qytezes që do të merrte emrin e fisit (Ilir) të Diokleateve. Trashigimtaret e kesaj familje njiheshin edhe si kujdestarë të mirmbajtjes të qytezes apo qytetit. Ndër mote e dekada vijojë keshtu deri sa një ditë ,kjo familje kishte shkelur “betimin”(por pa treguar se çfarë ishte ky betim) ,dhe per ketë ishte “ndeshkuar” nga zotat (thuhet keshtu pasi bëhët fjalë per kohen pagane që besohej në shumë perendi).. Një natë zanat kishin arritur të terheqnin në pyllin e një mali aty afer tre femijet e kesaj familje , të cilet kishin emrat ; Duka , Luka dhe motra e tyre Leta . Zanat ja kthyen familjes tre femijet ,pas disa diteve që konsideroheshin të humbur. Familja pas kesaj ju kthye normalitetit. Femijet u rriten dhe prinderit vdiqen. Duka , Luka dhe motra e tyre Leta (ndonjehere thuhet edhe Lena) ,benin një jetë disi të respektuar nga banoret e qytezes e më gjërë . Kjo vijojë deri ateherë kur ketë familje e vizitojnë perseri zanat e “malit” të cilat per disa orë e marrin me vehte Leten, e cila pasi kthehet në shtepi ,dy vellezerve u dukej shumë më e bukur dhe e hijeshme se më parë ,dhe filluan të ndiejnë dashuri tunduese ndaj motres .Ketë dashuri të pazakontë vellezerit nuk e mbajten gjatë të fshehur ,por filluan ta shfaqin me një paturpesi të pa parë deri ateherë. Pleq të urtë të qytezez u thonin vellezerve se kjo është flligeshti e rendë që e mallkojnë zotat , ose është një sprovë nga e cila duhet të ruheni se kjo nuk është motra juaj ,por një zanë mali që ka zevensdesuar motren tuaj. Vellezerit Duka e Luka nuk ju a vunë veshin ketyre keshillave ,por filluan të zihen me njeri tjetrin se kush do të merrte per grua Leten , e cila si në gojdhenen tjeter u cakton punen (njerit rrethimin e qytetit dhe tjetrit ndertimin e kanalit të ujesjellesit), ku ai që do ta kryente më parë do të bëhej burri i saj. Luka e kreu i pari punen , por nga xhelozia e smira gjeti vdekjen nga vellai i madh Duka ,që e mbyti me gurë , taman si në mitologji…Duka jetojë edhe per shumë vite ,por nuk la asnjë trashigimtarë ,veçse një mbrapeshti apo mallkim që nuk do ti largohej kurrë qytezes apo qytetit të Dukles… Sipas kesaj gojëdhëne edhe emri (i qytezes) Dukla ka lidhje edhe me emrin e “Kainit”shqiptare Duka … Gjithsesi gojdhenat janë gojedhena ,dhe realiteti që na ka mbetur nga ky qytetrim mbi dymije e treqind – vjeçarë – iliro-shqiptarë , janë veçse “germadhat” që shohim aktualisht , por edhe keto nëse nuk “bëjmë” diçka të pakten per ti memorizuar sot , nuk do të kemi çfarë të shohim mot, ne , dhe as brezat që do të vijnë…e ateherë edhe autoktonin e qytetrimit në keto troje shqiptarie do ta marrin zanat , por mjerisht ato të lindjes…
Referencat:
1,Xhuzepe Xhelçik ,Zeta dhe Dinastia e Balshajve , fq.366.
2.Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15.
3.Ilirët dhe Iliria te autorët antikë , fq.267, Akademia e shkencave të Shqiperisë , Instituti i Arkeologjisë , perg. nga Selim Islami ,Frano Prendi ,Hasan Ceka , Skender Anamali.
4.Preloc Margilaj ; Iliret kanë folur shqip , shqiptaret flasin ilirisht ,fq.62.
5.Dr.Konstantin Jirecek ,[Shkodra e krahina e saj ne mesjet] Vezhgime Iliro-shqiptare,fq.109.
6.Konastantin Jirecek ,po aty fq.111.
7.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë, fq.51 + fq.420.
8.Hyacinthe Hecquard , po aty, fq.413.
9.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë paraturke ,fq.32 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj.
10.Preloc Margilaj ; Iliret kanë folur shqip ,shqiptaret flasin ilirisht, fq.62-63.
11.Milan Shuflaj; Serbet dhe Shqiptaret ,fq.37.
12.Edwin Jacques , Shqiptaret…fq.151.
13.Dr. Kostantin Jireçek ,po aty ,fq.111.
14.Hyacinthe Hecquard , po aty fq.88.
15.Zhan Klod Faveirial , Historia me e vjeter e Shqiperis ,fq.83,86.
16.Zhan Klod Faveirial ,po aty ,fq.90.
17.Milan Shuflaj ,Serbet dhe shqiptaret ,fq.111.
18.Milan Shuflaj ,Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperisë ,kryesisht në mesjetë,fq.30-31.
19.Milan Shuflaj ,veper e cituar ,fq.32.
20.Theodor Ippen ,Shqiperia e Vjeter ,fq.24.
21.Zhan Klod Favierial, po aty, fq.154-155.
22.Kjo gojedhene është mbledhur nga studiuesi Gjon Toma Berishaj ,ndaj me hollesisht shih “Deciqi – krenaria e Malesise” ,fq.18-20.