Intervistё e Stefano Montefiorit me Dominique Moïsi[1]/
“Corriere della Sera”, 17 korrik 2018 E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika/
PARIS. “Ky takim mё solli ndёr mёnd atё tё Singaporit, ndёrmjet Trump-it dhe diktatorit koreano – verior Kim Jong-un: mё shumё marketing se diplomaci” thotё Dominique Moïsi, gjeo-politologu francez shumё i vёmёndshёm ndaj Amerikёs (ku ka dhёnё mёsim, nё Harvard) dhe marrёdhёnieve atllantike.
Pёrse takimet e Trump-it janё tё ndryshme?
Mungon pёrmbajtja themelore, shumё vetёkёnaqёsi, lajmёrime pa pasoja, dёshira pёr tё bёrё tё besohet se me njё tё shtrёnguar duarsh zgjidhen probleme qё zvarriten prej dhjetёvjeçarёsh”.
E ke fjalёn pёr frazёn e Trump-it mbi marrёdhёniet Shba – Rusi “skajshmёrisht tё kёqia deri para katёr orёsh?”
“Pikёrisht, Trump-i hiqet si njё njeri i aftё tё bindё Putinin e tё pёrcaktojё kthesa diplomatike epokale. Siç bёri me Kim Jong-un, nga ana tjetёr, e pastaj u pa se kishte arritur shumё pak, veçse kishte ligjёruar njё diktator”.
A ka pika kontakti tё vёrteta ndёrmjet Shteteve tё Bashkuara dhe Rusisё?
“Po, psh. Si Trump-i ashtu edhe Putini duan tё mbёshtesin Netaniahun dhe Izraelin, e mbi Sirinё Amerika tashmё ka pranuar zgjidhjen Assad, tё dёshёruar nga Rusia. Mbi Iranin qёndrimet mbeten tё largёta. Por temat janё tё dorёs sё dytё. Ajo qё i interesonte Trump-it dhe Putinit ishte shfaqja e personaliteteve tё tyre”.
Kush doli fitimtar?
Putin, dy herё. Sepse Kupa e Botёs nё Rusi ka qenё njё sukses i madh dhe sepse n’asnjё çast tё konferencёs sё shtypit, nuk u vu nё vёshtirёsi nga Trump-i.”
Qё madje dukej se kishte si synim tё vetёm tё mbronte Putinin nga padija se ka ndёrhyrё nё zgjedhjet amerikane nё dobi tё tij.
“Pёrmasa e politikёs sё brёndёshme amerikane ёshtё shumё e rёndёsishme. Sa mё shumё tё mbёshtesё Putinin aq mё shumё Trump-i mbron vetveten. Thotё se i beson mё shumё Putinit se prokurorit Mueller dhe listёs sё tij tё 12 funksionarёve rusё, tё dyshuar se kanё vepruar kundёr Hillary Clinton. Edhe njё herё ёshtё marketing politik drejtuar pёrkrahёsve tё tij dhe funksionon, sepse popullariteti i Trump-it nё javёt e fundit ёshtё ngjitur nga 35 nё 45 pёrqind. Mё sjell ndёrmёnd njё thёnie tё dramaturgut tё njohur francez Jean Anouilh: “Propaganda ёshtё njё gjё e lehtё, mjafton tё thuhet njё gjё e stёrmadhe e tё pёrsёritet shpesh”. Dyshoj se Trump-i t’a ketё lexuar Anoilh-in, por i vjen vetvetiu”.
Nёse baza ёshtё me Trump-in, nё partinё republikane shtohen ata qё largohen prej tij dhe paditё e hapura pёr tradhёti tё lartё.
Pёr traditё, shumё republikanё nuk besojnё tek Brss mё parё e tek Rusia mbrapa, dhe ndjehen tё tradhёtuar nga Trump-i. Disa pёrfaqёsues republikanё me peshё tani janё tё shqetёsuar, e quajnё Trump-in mё tё rrezishёm se ç’parashikohej”.
A me tё vёrtetё Trump-i i paguan Putinit borxhin pёr ndihmёn nё fitoren e 2016-s?
“Disa hamendёsojnё madje njё Trump nё dorё tё rusёve qё nga viti 1987. Dhe historia e skandalit seksual nё Moskё, tё pёrmendur edhe sot nё Helsinki, ёshtё e pranueshme. Por mund tё mjaftojё thjesht fakti qё Trump-i shkon me tё vёrtetё nё njё mёndje me drejtuesit autoritarё se me demokracitё. Ndoshta Putin mundet edhe t’a kёrcёnojё, por nё fund tё fundit ёshtё e dorёs sё dytё. Nuk ka nevojё”.
Trump-i ka folur pёr Evropёn si njё “armike”.
Amerika nuk ёshtё mё njё aleate e besueshme dhe kjo gjё mund tё jetё njё rast i madh pёr t’u bashkuar. Por ndёrmjet atyre qё parapёlqejnё afrimin me Rusinё, si Italia, e atyre qё kundёrshtojnё tё shpenzojnё mё shumё, si Gjermania, Evropa nuk shkon pёrpara”.
* “Corriere della Sera”, 17 korrik 2018 E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika.
[1] Dominique Moïsi, 71 vjeç, bashkёthemelues i ILFRI (Instituti francez pёr marrёdhёnie ndёrkombёtare). Ndёrmjet librave tё tij ёshtё “Gjeopolitika e lёvizjeve”