-27 Prilli – Dita e të pagjeturve të Kosovës, 21 vjet pas luftës ende 1641 të zhdukur/
– EULEX: MË SHUMË SE 1640 ARSYE PËR ZBARDHJEN E FATIT TË PAGJETURVE/
-Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve/
-Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë dhe Marshi Përkujtimor në Prishtinë, si aktivitete pothuajse të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të gjendjes nëpër të cilën po kalon vendi në përballje të pandemisë si pasojë e COVID-19/
PRISHTINË, 26 Prill 2020-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë 27 Prilli është Dita e të Pagjeturve, që shënohet me mesazhe për zbardhjen e fatit të 1641 personave që ende figurojnë të zhdukur që nga lufta e përfunduar në Qershorin e para 21 viteve.
Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, para 21 viteve, në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.
Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.
Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.
Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur gjatë viteve nga familjarët në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë kosovare dhe te Obelisku i të Pagjeturve i ngritur aty në sheshin kryesor të Prishtinës.
Në një komunikatë të dërguar sot, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999 Mejë’, njoftojnë se ‘Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë’ dhe ‘Marshi Përkujtimor në Prishtinë’ , si aktivitete pothuajse të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të gjendjes nëpër të cilën po kalon vendi ynë në përballje të pandemisë si pasojë e COVID-19.
Në këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999, Mejë’, ftojnë familjarët e personave të zhdukur dhe gjithë qytetarët që përkujtimi dhe homazhi për të zhdukurit dhe gjithë të rënët për lirinë e vendit, këtë vit, të bëhet duke respektuar masat e caktuara nga institucionet kompetente në parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përmes të cilave ndër të tjera ndalohen edhe tubimet në masë.
27 Prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur me vendim të Kuvendit në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa rrëmbimi dhe zhdukja e më të dashurve.
Edhe 1641 persona, vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur si pasojë e luftës. Jo vetëm personat e zhdukur, por edhe familjet e tyre vazhdojnë të jenë viktima në mungesë të përgjigjes për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm, andaj edhe sot, si çdo ditë, duhet të jemi me dhembjen dhe kërkesat e drejta të familjeve të cilët humbën shumë nga jeta e tyre duke përfshirë edhe më të dashurit e tyre.
Më shumë se dy dekada nga lufta, çështja e personave të zhdukur mbetet një kujtesë tragjike e të kaluarës së afërt të Kosovës dhe një nga temat më të dhimbshme që ka vendi. Edhe në këtë rast Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, me përkrahjen e Qeverisë e Republikës së Kosovës, shpreh zotimin se do të vazhdoj me angazhimin ndërinstitucional në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur dhe partnerët ndërkombëtarë që janë të angazhuar në këtë proces deri në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes se të gjithë qytetarëve të Kosovës të zhdukur gjatë luftës.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur do të vazhdojnë të jenë në angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme që familjeve të personave të zhdukur t’ua lehtësojmë barrën e pritjes dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi.
Edhe njëherë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë trysnin ndaj institucioneve të Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, para se gjithash për të hapur arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe për të ofruar informatat mbi fatin dhe vendndodhjen e qytetarëve tanë të zhdukur.
KOSOVË-EULEX: MË SHUMË SE 1640 ARSYE PËR ZBARDHJEN E FATIT TË PAGJETURVE
-“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar punën tonë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve,” thotë me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur Shefi i Misionit të BE-së për Sundim tëLigjit/
-Shënimi i Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur me sloganin “Për 20 vjet në terr – në ora 20:00 ndali dritat për 2 minuta”/
Prishtinë, 27 Prill 2020-Gazeta DIELLI/ Me rastin e shënimit në Kosovë të Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) në Kosovë bënëhomazhe për të gjithë personat që ende nuk janë gjetur dhe shprehë zotim për të vazhduar punën krah për krah me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për zbardhjen e fatit të mbi 1640 personave, qëende mbesin të pagjetur në Kosovë.
“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar të punojmë së bashku me homologët tanë nga vendi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për dhënin e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të tyre, jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë,” tha Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars-Gunnar Wigemark.
“Fëmijët, bashkëshortët, prindërit, të afërmit dhe miqtë e personave të pagjetur kanë të drejtë të dinë se çka u ka ndodhur më të dashurve të tyre,” tha Wigemark, duke shtuar se, nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më tani, Misioni ka kryer 651 operacione në teren për gjetjen e vendndodhjeve të personave të pagjetur, çka ka rezultuar nëidentifikimin e 456 individëve, përfshirë 311 personave të pagjetur.
Duke e theksuar rëndësinë e ADN-së për identifikimin e suksesshëm të personave të pagjetur, Shefi i EULEX-it kërkoi nga familjarët e të gjithë personave të pagjetur që të japin mostra të gjakut për analiza të ADN-së. “Kjo do të lehtësojë procesin e identifikimit,” tha Wigemark, dhe shtoi se EULEX-i gjithashtu do t’iu ndihmojë autoriteteve të Kosovës për shqyrtimin e çështjes së rreth 300 mbetjeve mortore trupore në morgun e Prishtinës.
Sot, EULEX-i do t’i fikë dritat në selinë e tij në ora 20:00 në mbështetje të një iniciative nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe forumZDF-Programi në Kosovë për të shënuar Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur me sloganin “Për 20 vjet në terr – në ora 20:00 ndali dritat për 2 minuta”.
(Bashkangjitur gjeni foto nga puna e ekspertëve të EULEX-it në Institutin e Mjekësisë Ligjore)
“We have more than 1640 reasons to continue our work to establish the fate of the missing,” says Head of the EU’s Rule of Law Mission on the National Day of Missing Persons
27 April 2020
As Kosovo marks today the National Day of Missing Persons, the EU Rule of Law Mission (EULEX) in Kosovo pays tribute to everyone still missing and commits itself to continue working shoulder to shoulder with the Kosovo Institute of Forensic Medicine to establish the fate of over 1640 persons, who are still unaccounted for in Kosovo.
“We have more than 1640 reasons to continue to work together with our local counterparts to shed light on the fate of the missing and provide the needed answers to their families and loved ones, whose lives have changed forever,” said the Head of the European Union Rule of Law Mission , Lars-Gunnar Wigemark.
“Children, partners, parents, relatives and friends of the missing have the right to know what happened to their loved ones,” said Wigemark, adding that, from the beginning of EULEX’s mandate until now, the Mission has conducted 651 field operations to locate missing persons, resulting in the identification of 456 individuals, including 311 missing persons.
Stressing the importance of DNA in the successful identification of missing persons, the Head of EULEX asked all missing persons’ relatives to provide blood samples for DNA analysis. “This will facilitate the identification process,” Wigemark said, adding that EULEX will also assist the Kosovo authorities in addressing the issue of around 300 body remains in the Pristina morgue. Tonight, EULEX will turn off the lights at its headquarters at 20:00 in support of an initiative by the Youth Initiative for Human Rights – Kosovo, Missing Persons Resource Center, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo and ForumZDF-Kosovo Program to mark the National Day of Missing Persons under the slogan “In the darkness of the missing people – Turn off the lights for two minutes”.