• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Organizohet Dita vlonjate e poezisë”

December 22, 2014 by dgreca

Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë, me mbështetjen e Bashkisë organizoi “Ditën vlonjate të poezisë”, një aktivitet që organizatorët synojnë ta shndërrojnë në një traditë.
Në këtë veprimtari, e para e dimensioneve të tilla që zhvillohet në qytetin e Vlorës ishin të pranishëm poetë e shkrimtarë nga rrethe të ndryshme të vendit, nga Kosova, apo edhe krijues që jetojnë e punojnë jashtë vendit, si në Greqi etj. Aktiviteti hodhi bazat e analizës për krijimtarinë e autorëve vlonjatë në vite, duke evidentuar emrat e spikatur, apo ata që kanë hedhur hapat e para në rrugën e letërsisë.
Të pranishmit theksuan se, poezia vlonjate i ka bazat e saj në traditën e krijuar nga emra të tillë sikurse Ali Asllani, apo autorë të tjerë, të njohur apo më pak të njohur, për shkaqe e faktorë të ndryshëm. Kjo traditë, që ka mbijetuar në dekada, ka mbërritur deri në brezat e sotëm, për të shërbyer si referencë në krijimtarinë e mëtejshme. Poetët dhe shkrimtarët janë përballur e po përballen me vështirësi, por kjo, sipas të pranishmëve, e bën edhe më të bukur artin.
Të pranishmit ndoqën me interes ligjëratat nga Myrteza Mara, Idajet Jahaj e Ilir Mborja.
Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë, Myrteza Mara, falënderoi Bashkinë e Vlorës dhe Kryetarin Shpëtim Gjika për mbështetjen për artin dhe letërsinë në qytetin e Vlorës.
Me këtë rast nënkryetari i Bashkisë Arben Beqiraj dorëzoi titullin “Mirënjohja e Qytetit të Vlorës”, akorduar nga kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, për tre emra të njohur në fushën e krijimtarisë letrare e të publicistikës, mes të cilëve Duro Mustafaj, Luan Çipi e Andrea Petromilo.
Po ashtu, Ilir Mborja u vlerësua me Çmimin “Mirënjohje e Klubit” Petro Marko”.
Në këtë atmosferë u zhvillua edhe konkurrimi për interpretimin e poezisë më të bukur nga të pranishmit.
Juria e përbërë nga aktori Ilirjan Ali, poeti Nase Jani dhe gazetare Marjeta Mërkuri njëkohësisht moderatore, bëri vlerësimet përkatëse. Çmimi i Karrierës u akordua për poetët Qerim Skënderaj dhe Thodhori Baba-Vlorë, çmimi special për Riza Haziri-Mitrovcë dhe Beatriçe Balliçi-Elbasan, ndërsa çmimi i tretë në poezi për Zamira Agalliu-Vlorë, Eriselda Prifti-Fier. Çmimi i dytë në poezi u nda për Idajet Jahaj dhe Laureta Petoshati-Vlorë, ndërkohë që çmimi i parë ju dha poetes Anila Toto-Vlorë dhe Sabit Idrizi-Mitrovicë.
Në këtë aktivitet u nderua kujtimi i krijuesve vlonjatë që janë ndarë nga jeta vitet e fundit, mes të cilëve Ferhat Çakërri, Anastas Bita, Fadil Zeqiri, Miliano Stefa, Petrit Qejvani dhe Jonida Osmani.( Harilla Koçi)

Filed Under: Featured Tagged With: Dita vlonjate e poezisë”, Organizohet

Artikujt e fundit

  • Autenticiteti në rrënjë: gruaja krijuese në diasporën shqiptare
  • “Applying to Residency”
  • 20th Annual Albanian Festival
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU “VJEN” NË BRONX MË 4 MAJ 2025
  • Albanian Festival of Worcester
  • “Kisha e Shën Eufemisë: Historia dhe arkitektura”
  • Pianot e para te shqiptarët
  • VATRA Letter to Montenegro President Jakov Milatović
  • Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve 90’
  • Fati ndonjëherë shkruan histori që as skenaristi më i mirë nuk mund t’i imagjinonte
  • “Gjysmakët” dhe Zonjat e Oborrit në retorikën e kryeministrit
  • Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin
  • NACIONALIZMI KULTUROR TE SHQIPTARËT NË FUNKSION TË ÇLIRIMIT KOMBËTAR
  • Papa “i periferive” iku në amshim
  • Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities...
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT