• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESAZHE NGA BOSTONI PER KADARENE NE DITEN E LINDJES

January 28, 2013 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI, Boston/

Miss Mourin Edison, pedagogia ime e North Shore Community College,më kishte lajmëruar se dëshironte të më takonte në kishë të dielën e 30 dhjetorit 2012. Pas shërbesës kishtare e prita mes grumbullit të besimtarëve dhe ajo u afrua me një paketë të mbështjellë në dorë.
“Është një dhuratë për ty…për festat e fundvitit,” – më tha. Kur e çmbështolla letrën, doli libri i Kadaresë “The Successor”, i lidhur me një fjongo të bardhë të mëndafshtë.
Miss Edison, pedagoge e letërsisë ndërkombëtare, një nga lexueset dhe kritiket e veprës së Kadaresë, më tha: “ Ju shqiptarët duhet të jeni krenarë me Kadarenë, këtë figurë të madhe të letërsisë. Emri dhe librat e tij, që janë vetëdija e kombit (the nation’ conscience), ju shoqërojnë ju shqiptarët kudo ku ndodheni nëpër botë…Ja përse, këtë dhuratë doja të ta jepja në dorë. Doja të shtoja edhe këto fjalë…”
Ajo më porositi, gjithashtu, t’i dërgoja shkrimtarit shqiptar Happy Birthday (urimet e saj për ditëlindjen).
E falënderova dhe e përqafova pedagogen time. Në prill të 2006-s në klubin e shkrimtarëve dhe të poetëve të kolegjit tonë, Miss Edisoni ishte referuesja kryesore e veprave të Kadaresë.
Qysh atëhere kanë kaluar vite.
Lexuesi amerikan sot gjen jo vetëm një, por një krah me libra të Kadaresë në raftet e librarive dhe bibliotekave, qoftë edhe në qytetet e vogla.
Po, vepra e tij kapërceu male e oqeane e u bë mesazh e retorikë e lexuesve të racave e kulturave të ndryshme. Lexuesi shqiptar, I shpërndarë në gjithë rruzullin, e lexon veprën e Kadaresë edhe në gjuhë të ndryshme që ai parapëlqen. Dhe ai ndihet i befasuar e krenar kur diskuton e shkëmben mendime për shkrimtarin tonë me lexues e studiues të huaj. Vepra dhe idetë kadareane i ngrenë në një nivel të lartë kulture marrëdhëniet e shqiptarëve të diasporës me komunitetin ku ata punojnë e banojnë. Lexuesit e sotëm dhe ata që nuk kanë lindur akoma… një maratonë e vërtetë admiruesish, që do të magjepsen me magjinë kadareane….”Vepra e tij i shërben jo vetëm lexuesit të thjeshtë,- ka thënë i përndershmi At Liolin,- por edhe shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe analistëve të mbarë botës…Vepra e Ismail Kadaresë është një “answer” (përgjigje) e pyetjes : “cili është shqiptari?”
Me iniciativën e shoqatave shqiptaro-amerikane të Bostonit dhe me përkrahjen e z. Anton Athanas dhe djemve të tij janë kremtuar disa herë ditëlindjet e Ismail Kadaresë nga shqiptarët e Massaçusettsit në restorantin e dëgjuar “Pier 4”, ku kanë marrë pjesë të gjithë shqiptarët nga trevat shqipfolëse. Këto darka janë kthyer në mbrëmje letraro-artistike, në të cilat janë recituar poezitë dhe janë lexuar pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit tonë të madh, nga fëmijët e shkollave dhe nga artistët e talentuar shqiptarë.
Pjesëmarrësit, të emocionuar, kanë shënuar emrat e tyre në lista të gjata, të cilat i janë dërguar Kadaresë së bashku me letrat përshëndetëse, duke shprehur dashurinë, krenarinë dhe  respektin për figurën e tij.
Në komunitetin rus të Bostonit ndër miqtë e mi kam njohur lexues rusë të Kadaresë të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik, e që vazhdojnë të jenë lexues edhe sot në rusishte dhe në anglishte. Ata e thërresin “Smail Kadare” dhe më kanë dhënë emrat e tyre për të përshëndetur zotin Kadare. Mes tyre edhe emri i poetit plak Aleksandër Eseninit, djalit të Eseninit të famshëm. Kori rus “Fargenign”, ku marr pjesë, përshëndeti ditëlindjen e shkrimtarit tonë me një këngë ruse.
Dërgojmë urimet tona për ditëlindjen, në emër të lexuesve shqiptarë, amerikanë dhe atyre rusë të rajonit të Bostonit

Filed Under: Kulture Tagged With: ditelindja e Ismail Kadarese, Rozi Theohari

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT