• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët të pranishëm

August 27, 2017 by dgreca

SPECIALE: “Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët, të pranishëm/
1 Letra e N Terezes-Hapet ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”/
1 Marjan Ilir Cubi-Të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra/
2 Eksp N Tereza-“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në ditën e vënies së gurthemelit të Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë/1 Eksp N Tereza-Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe…/

1 Gonxhe

-Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë…. Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza…/

Ipeshkvi-Dode-Gjergji

-Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel: Unë jam shqiptare…/

-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 26 Gusht 2017/ Në Kosovë sot  nisën “Ditët e Nënë Terezës” në katedralen me emrin e saj, ku janë të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ndodhen në këtë kohë vere në Kosovë. Mes tyre, ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Ai, bashkë me anëtarin e Komisionit, Fran Marku, e vatranë të tjerë, janë shumë të gëzuar se do jenë edhe në shugurimin e Katedrales së ndërtuar në kryeqytetin e e Kosovës, për të cilën  shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji,  mbajti një fjalë përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”,  vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa edhe ka takuar dhe falënderuar vatranët edhe gjatë koktejit. Aty ishte edhe vatrani Tomë Paloka që derisa bisedojmë tregon për librin më të ri që do e botojë së shpejti “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”. Dhe vazhdojmë ndejen në mbrëmje në një nga lokalet pranë Katedrales bashkë edhe me Pashk Deskun, një i nohur i vatranëve që e takojnë në Prishtinë, si edhe shumë miqë të tjerë…

Ipeshkvia e Kosovës thekson se dita e sotme shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Për sot në mbrëmje në Katedrale ishte përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.

Sonte në Katedrale u hap edhe një ekspozitë fotografishë dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza. Fotografitë janë të autorit Sakip Imeri.

 

NË PRITJE TË DËRGUARIT TË VEÇANTË TË PAPA FRANÇEKUT, KARDINALIT SHQIPTAR IMZOT ERNEST S. TROSHANI DHE PROGRAMI I SHUGURIMIT TË KATEDRALES NËNË TEREZA

 

Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, u njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.

Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi fillon me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.

Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Në Këshillin Organizativ janë: Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Vikari Gjaneral Mons. Lush Gjergji, Kancelari Don Shan Zefi, Famullitari i Katedrales Don Fatmir Koliqi, Sekretari i Ipeshkvit Don Meriton Dedaj, Drejtori i Caritasit Don Vitor Sopi, Ekonomi Don Kastriot Idrizi, Dekani Don Lenc Sopi.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

 

NË “DITËT E NËNËS TEREZË” DHE EKSPOZITA “SHENJTORJA SHQIPTARE NGA SHKUPI – KORRESPONDENCA”

 

Në ditën e hapjes së “Ditëve të Nënës Terezë”, në 26 gusht 2017, sot, pjesë e veprimtarive ishte edhe ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, e cila u hap pasdite në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëorganizim me  Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve  në Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Fjalë rasti mbajtën përfaqësuesit e tre institucioneve bashkëorganizuese, duke e vlerësuar ekspozitën edhe si përgjigje ndaj atyre që duan të përvetësojnë figurat kombëtare të shqiptarëve.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr. Skender Asani ka paralajmëruar edhe se fotografitë dhe letërkëmbimet e ekspozuara në fund do t’i dhurohen Ipeshkvisë së Kosovës. “Për 26 gusht 2016 u përpilua kjo ekspozitë dhe rezultoi që për herë të parë t’i jepet përgjigje atyre që cenojnë dhe dëshirojnë të përvetësojnë figura të mëdha të historisë dhe kulturës shqiptare, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza, që lidhen drejtpërdrejt edhe me identitetin tonë shqiptar”, u shpreh Asani.

Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: “Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë. Një ditë pas lindjes, ajo u pagëzua nga famulltari i Shkupit, dom Zef Ramaj, një prift i njohur katolik, mësues, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes shqiptare.

Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza, u largua nga kryeqendra jonë në moshën 18-vjeçare, për të prekur skajet më të errëta të botës, aty ku varfëria dhe mjerimi çdo ditë gëlltitnin mijëra jetë”.

Në katalog në përfundim shkruan edhe: “Shpresojmë që përmes kësaj akspozite do të arrijmë që sadopak në zemrat e lexuesve dhe vizitorëve të nderuar të reflektojmë mesazhet e dialogut, harmonisë dhe paqes, të promovuara nga nëna e madhe e botës –Nënë Tereza”.

Ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.

Në ceremoninë e hapjes foli edhe sekretari i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë Gjon Berisha, doktor i shkencave historike, i cili theksoi se, “kjo ekspozitë është një pikë ujë në oqeanin e madh të veprës së Nënës Terezë, e cila arriti ta sfidojë botën dhe arriti të prek edhe zemrat e personaliteteve të mëdha”.

Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: “Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe, por ju e dini se dokumentet tona shpeshherë i han nëntoka ose lufta, ose bombardimet, ose pakujdesi, ose hajnia e dikujt… Por deshi Zoti që kjo fotografi ta ketë në prapavijë dërrasën e zezë, dhe në dërrasë të zezë sikur të kishte dashur Zoti të shkruante: Shkolla katolike shqiptare ‘Zemra e Krishtit’. Dhe viti shkollor 1922-1923. Dhe e kemi Nënën Terezë…Me libër në dorë…”.

Mesazhi i tij ishte që të lexohet ekzpozita: “Nuk është një ekspozitë e cila duhet vetëm të kalohet dhe shikohet. Kisha thënë, ndaluni pak dhe lexoni atë që është paraqitur dhe do ta keni shumë të qartë lidhjen Prizren-Shkup, Shkup-Zagreb, Zagreb-Irlandë, Irlandë-Kalkutë dhe Kalkutë e botë. Ky ishte shtegtimi i saj. Ajo ishte shtegtarja e mbarë njerëzimit. Dhe ajo dëshmoi fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë”.

 

NËNA TEREZË, FITUESE E ÇMIMIT NOBEL: UNË JAM SHQIPTARE

“Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: ‘Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…’ Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në ‘Rilindja’, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin”.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

“U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, ditet e Nene Terezes, Marjan Cubi

Kosovë-“Ditët e Nënë Terezës” fillojnë në 26 gusht

August 24, 2017 by dgreca

Katedralja-Nene-Tereza-Prishtine

-Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet me 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë/

1 Mother Teresa1 Dom lushi

-Edhe vatranë nga SHBA në “Ditët e Nënë Terezës”. Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite  me afër 2 milionë dollarë/

1 Vatra-SHBA-te-Imzot

PRISHTINË, 24 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, të shtunën, më 26 gusht 2017, ora 19:00,  në Katedralen e Kryeqytetit të Kosovës, do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”.

Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet me 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

PROGRAMI I 26 GUSHT 2017:

Gjon Gjevelekaj  “Nënës së mire”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

 “Lamtumirë” (poezi),  Jehona Gashi

Fjala e përshëndetëse:  Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi

Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza,  Don Lush Gjergji

Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE,  Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj

Ekspozitë me fotografi

Koktej rasti

PAPA FRANÇEKU KA EMËRUAR KARDINALIN SHQIPTAR IMZOT ERNEST S. TROSHANI, TË DËRGUARIN E TIJ TË VEÇANTË PËR KREMTIMIN E SHUGURIMIT TË KATEDRALES NËNË TEREZA

1-kardinal-troshani

Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, u njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.Kremtimi fillon me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.

Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Në Këshillin Organizativ janë: Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Vikari Gjaneral Mons. Lush Gjergji, Kancelari Don Shan Zefi, Famullitari i Katedrales Don Fatmir Koliqi, Sekretari i Ipeshkvit Don Meriton Dedaj, Drejtori i Caritasit Don Vitor Sopi, Ekonomi Don Kastriot Idrizi, Dekani Don Lenc Sopi.

Në  “Ditët e Nënë Terezës” do jenë të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ndodhen në këtë kohë vere në Kosovë.

Në verën e vitit të kaluar- ditën e 16 gushtit 2016, një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në Ipeshkvinë e Kosovës  dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Edhe nga ana e delegacionit të Vatrës edhe nga ana Ipeshkvit u theksua se Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite  me afër 2 milionë – 1.800.000 dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Me delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA, ishin Agim Rexhaj, zv/kryetar i Vatrës, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj.  Gjatë gjithë kohës isha edhe unë – korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza, gurthemelin e së cilës e vuri Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe këtë të gjithë e kujtonim gjatë bisedës.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra,  të gjithë vatranëve.

“E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

Katedralja nisi të ndërtohet derisa shënohej në Kosovë edhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Presidenca e Kosovës ka vite që ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare…

Filed Under: Politike Tagged With: 26 gusht, 5 shtator, Behlul Jashari, ditet e Nene Terezes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT