Arti nuk ështe lluks por është domosdoshmëri e nje shoqërie të iluminuar’’ -tregon Diva e muzikes klasike, Soprano Inva Mula /
Histori Suksesi nga Liliana Pere/Intervistë/*
Profili i Inva Mulës/
Jemi mësuar që emrin e Sopranos së madhe te Muzikës klasike Inva Mula ta shoqërojmë me krenari me shprehjen ‘’Diva e Muzikës Operistike’’;‘’Ikonë bukurie fizike dhe zëri te madh te mahnitshëm’’. Melodia e muzikës së saj sot kumbon hareshëm dhe gëzon zemrat e artëdashesve kudo ku ajo deputon. Inva eshte nje artiste lirike operistike e spikatur shqiptare . ‘’Nje emer kult’’.Ajo ka një karrierë të suksesshme , me famëe botërore dhe zeë nje vend tëe rëndesishëm përkrah shumë, sopranove lirike operestike. Inva Mula qëndron ne rradhët e para te gjenerates meraviloioze te personaliteteve te muzikes klasike sopranove të shquara botërore.Kritikët e artit dhe të operas në Shqipëri dhe në mbarë botën e kanë vlerësuar teknikën, vokalin, zërin dhe interpretimet dramatike të saj ne shkallen sipërore. Inva Mula është njohur per vlerat si soprano, famën e saj si interpretuese klas e artit operistik dhe është e admiruar ne arenën ndërkombëtare .Inva është e njohur dhe e dalluar në botën e artit në përgjithësi për një nga portretizimet më te çuditshme operistike në historinë e filmit.
Inva Mula lindur ne Tiranë , vajza e dy personaliteteve te shquara te artit Shqiptar Z. Avni dhe Znj.Nina Mula, personalitete të nderuar, emri i te cilëve zgjon shume respect dhe dashuri tek të gjithe shqiptarët.Dëshira e cdo njerit prej nesh eshte te jetëe modeli me i mirë i prindërve te vet.Historia e Invës me dashuri per këngen dhe muzikën, fillon qysh ne fëmijerinë e saj , rrodhi natyrshëm sepse prindërit e saj ishin artistë, këngëtarë operistikë.Ata duke dalluar talentin e saj , mirëdukuan dhe mirëorjentuan me dashuri tek Inva një formim te shkëlqyer artistic, ndjenjën e fortë të punës , përkushtimit dhe të sakrificës për artin, seriozitetin dhe profesionalizmin duke e kthyer ëndrën per artin nje refren kënge të bukur qe jetohet c’do ditë.Talenti i gërshetuar me nje punë permanente plot sakrifica, bënë qe Inva te punonte shumë vokalisht per zërin dhe këngën. Fjala e prindërve te saj ngelet gjithmonë në memorjen e Invës: ‘’Nëse do vërtetë të bëhesh këngëtare lirike duhet të mësosh teknikën vokale. Nëse jo, do ngelesh në nivel amator dhe kjo nuk mjafton për t’u bërë dikushi në art dhe muzike‘’
Këngëtarja Inva Mula ka studiuar kanto dhe piano në qytetin e saj të lindjes të Tiranës, Shqipëri ne Universitetin e Arteve .
-Në vitin 1987 ajo fitoi konkursin Cantante Albania në Tiranë
-Në vitin 1988 fitoi konkursin George Enescu në Bukuresht.
-Në vitin 1991 në shtator, Sopranoja Inva Mulla- largohet nga Shqipëria per në Bukuresht, ku ajo paraqitet ne nje konkurs dhe del fituese me çmimin në Enesku Konkursin George.
-Në vitin 1992 ajo fitoi Grand Prix Madama Butterfly në Barcelonë
-Në vitin 1993 në maj ajo mori një çmim në konkursin e parë Plaçido Domingo i Konkurrencës Opera International në Paris, ne Konkursin e parë Ndërkombëtar Voice .
-Në vitin 1996 ajo deputon në opera Luigi Cherubini-së Médée në Compiègne në Francë.
-Ne filmin e vitit 1997 Inva Mula është emër i njohur prej kineastëve perëndimorë si zë Diva Plavalaguna (luajtur në ekran nga Maiwenn Le Besco)
-Në vitin 1998 Ajo u kthye për opera Georges Bizesë La Jolie fille de Perth .
-Në vitin 2001, ajo vazhdon koncertet ne Itali, në Teatro alla Scala dhe Rigoletto në Verona Arena, duke performuar Falstaff Verdin .
-Në vitin 2005 ajo regjistroi Puçinit La Rondine me Angela Gheorghiu për EMI dhe për prodhimin faze, u zhvillua Gheorghiu në rolin kryesor e Magda gjatë shfaqjeve në Tuluzë dhe Paris.
-Në vitin 2007, ajo deputon suksesshëm ‘’Adina në L’Elisir d’amore’’ në Toulouse.
-Në vitin 2009 ajo këndoi ne rolin kryesor në Mireille Gounod e me Operës së Parisit në Palais Garnier, me nje profesionalizem te larte.
Jehona e kënges se Invës me tenorin e famshëm, Plácido Domingo International Voice në një koncert të Opera-Garnier në Paris, ka qene nje ngjarje e regjistruar nën koncertin e parë Konkursi Gala në të cilën ajo këndoi Qui la voce sua Soave nga Bellini i Puritani dhe duets nga L’Elisir d’amore, Don Giovanni dhe La Traviata .
Mula- dhe Domingo kane përsëritur programin në Bruksel, Mynih, dhe Oslo.
Suksesi dhe fama vazhdon te përhapet ne Europë
Ajo fitoi brohoritjet per pastërtinë mahnitëse vokale dhe një teknikë, të sigurt te lëmuar, dhe projektimi muzikore e një linjë të qëndrueshme.
Ajo është një soprano lirike me aftësi të forta në bel Canto dhe coloratura pjesë,
Inva është veçanërisht e vlerësuar për shfaqjet e saj në Mozart. vargu i saj është mjaft I gjerë se ajo edhe këndon rolet e lehta te Verdit, të tilla si Nanetta në Falstaff dhe Gilda në Rigoletto, por edhe Violetës në La Traviata.
Rolet te tjera në repertorin e saj janë te shumta , dhe te gjitha te sukseshme.
Ajo më vonë ka dhene koncerte të ndryshme me tenorin e famshëm në Bastille Opera në Paris, dhe në Bruksel për Europalia Meksikës, në Mynih dhe në Oslo.
Mula ka kënduar në Lucia di Lammermoor, La Boheme, dhe Manon.
Ajo është gjithashtu një Violetta e njohur në La Traviata, dhe ka kënduar në shumë qytete në mbarë botën, duke përfshirë Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto.
Ajo është e shoqëruar shpesh nga pianisti french-shqiptar Genc Tukiçi.
Diva e muzikes klasike , Sopranoja Inva Mula, do te performoje ne Kontinentin Amerikan gjate muajit Mars ne TOWN HALL NYC. dhe ne muajin Prill do te vazhdoje koncertet ne Toronto te Kanadase. Ketij koncerti sa unik dhe madheshtor I bashkohet dhe pianisti virtuoz Genc Tukiçi dhe dirigjentin Famos Maestro.
*Inva është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës.
Inva Mula tregon përjetimet e kësaj ngjarje, duke u ndalur edhe tek aktiviteti artistik, Shqipëria dhe shqiptarët, si dhe duke dhënë një mesazh të qartë:
Vendi ynë duhet të bëjë më shumë për të përfituar nga arritjet e shquara të shqiptarëve në të gjitha fushat dhe kudo në botë.
Ju lutem ndiqni Bashkebisedimin:
-E dashur Inva. Ju jeni larguar nga vendlindja ne moshën 28 vjet. Vazhdoni të jeni ne një udhëtim pafund gjeografik , artistik, drejt suksesit brilant, duke u adoptuar perfekt me diversitet kulturash , cila eshte lidhja juaj me Shqiperinë?
– Lidhja ime me Shqiperine është ne cdo moment pasi ajo është lidhje qe egziston fuqishëm në qëien time . Me gjithë rrugëtimet e mija , me gjithe vitet e kaluara jashtë nuk më’eshte zbehur aspak kjo ndjenjë e te qënurit afer dhe larg vendlindjes .Rruga e suksesit eshte si nje shteg pa fund ku nje ditë nuk i ngjan tjetrës dhe me kerkesën dhe deshirën qe kudo qe performoj të lë nje gjurmë dhe zeri im te kujtohet gjatë .
– E dashur Inva. Debutimi juaj qysh moshën 16-vjeçare, duke vazhduar te punoni me këmbëngulje, te merrni mësime në piano dhe te studioni muzikën seriozisht.Sa mbështetës kanë qënë prinderit tuaj dhe vecanerisht nëna jote ne rrafshin professional me vizionin e saj per një artiste të ardhshme?
– Fati më ka përkedhelur duke me dhuruar prindër te mrekullueshëm , kam kaluar fëmininë më të lumtur dhe të gjitha kujtimet e mija më te bukura lidhen me kete moshë . Feminisë time nuk i ka munguar asgjë por cdo gjë shkonte ne harmoni dhe bashkë me gjellët e shijshme te mamasë sime jam rtitur me tingujt e muzikës së pjanos se vjetër ku sapo mbaronte babai me kompozimet fillonte te studjonte motra ime per orë te tëra ne piano . Aty kam parë si kanë lindur krijimet me te bukura te kengeve te babait te cilat kane qene emocione te perjetuara ne menyre permanente kur paprimtas babai fillon te shkruaj kenge per mua dhe keto emocione i perjetova ne moshe shume te re ne skene . Mendoj kjo ishte dhe dhurata me e bukur qe me bene prinderit , me dhanë besimin dhe forcuan nga dita ne ditë kurajon time për te përballuar skenën e madhe ku unë vazhdoj deri ne ditët e sotme .
L.P.
E nderuar Znj Inva . Si ëshëe bashkepunimi artistik i Invës me kolegët, artistët, ne Komunitetin me zë të artistëve ? Kush eshtë burim force per te perballuar sfidat ne rrugën e artit , për arritjen e nje suksesi dhe shkelqimi permanent ne skenë, duke ju falur nje kenaqësi gëzim, dhe ovacion sallave te mëdha , të cilat fokusohen “ne nje ikonë bukurie dhe zëri të magjishëm? ‘’
***
Sigurisht qe jemi te rrethuar nga kolegë te njohur ose jo por une gjithmonë jam munduar te mësoj nga te gjithë .kam përfituar nga natyra ime kurioze per te seleksionuar cfarë është e bukura dhe e mira dhe si mund ta msterjalizosh atë ne artin tim . Duke bërë nje retrospektivë të rrugëtimit tim artistik them qe skena më ka rritur dhe forcuar si njeri. Sa më të sigurt e ndjenja veten ne skenë aq me shume ndjehesha e sigurt ne jetë . Si duket te mua artisti forcoj njeriun dhe njeriu krijoj artistin .
– Znj.Inva.Mjeshteria juaj per menaxhimin e suksesit është për tu admiruar. Sa krenare jeni për emrin që keni krijuar, dhe arritjet tuaja profesionale si interprete e shkëlqyer operistike , e dhe si regjizore e re produksionesh ?
– Menaxhimi i suksesit eshte nje histori më vete , ne fakt ate duhet ta bejne njerëz te specializuar te cilët dhe udhëheqin suksesin si dukuri. Une vetëm kam bere hapat e mija me modesti dhe me kembë në tokë , kjo më ka bërë qe suksesi im te jetë i bazuar ne vlera dhe jo vlerësime .
– Znj.Inva. Është vërtetësi, se elementet që ju zotëroni , bukurinë, butësine , talentin ndihmojnë interpretimin, bashkë me gjuhen e trupit, personazhi dhe ngjarja futet brenda jush, dhe afeksioni i publikut është i madh per kete alternim te bukur , te ndjerë. A ju bën ju të memorizoni epokën dhe episodin që jeni duke përjetuar në interpretim?
– Duke intrpretuar personazhe te ndryshme më bën te përjetoj jete te ndryshme , shumë prej tyre dhe fund tragjik. Jam futur ne brëndesi te këtyre personazheve duke u mundur ti kuptoj dhe te gjej forcën e tyre . Më ka bërë shumë përshtyje që shume prej heroinave te mija kane sakrifikuar per dashurinë dhe i kam bërë vetes nje pyetje qe edhe ne jetë ështe femra që duhet gjithmonë te sakrifikojë ne jetë ?
-E nderuar Znj Inva. Arti është përkushtim, A eshte i baras vlershëm ne aspektin shpirëror dhe obligativ me familjen tuaj duke patur parasysh dhe punën me orare te tejzgjatura, lodhjen,intensitetin e provave e më tej ?
– Arti eshte përkushtim , ai nuk bëhet nëse nuk je e rrethuar nga njerëz që të duan dhe të kuptojnë per mua binomi familje , art është shumë i lidhur , është nje medalje me dy faqe ku të dyja ushqejnë njëra tjetrën , sakrifikohen për njëra tjetrën dhe e duan njëra tjetrën .
– Znj Inva. Cdo te thote te jesh sot te jesh artist në Shqipëri , dhe artist me famë ne Botë? Ku eshte diferenca , e mbështetur mbi arësye, ju pyes si intelektuale kësaj here duke pasur parasysh prioritetet qe jepen muzikës dhe artit ketu dhe jashtë Shqiperisë ?
– Sot artistët shqiptar jane te lirë te shprehen kudo . Nuk flasim më për barriera te cilat i kanë provuar brezat e prindërve tanë ku nuk kishin te drejtën e nje pasaporte për të udhëtuar madje dhe unë e kam njohur këtë periudhë në fillimet e karierës simé dhe e di sa pengesëe madhe është kjo.Sot te paktën artisti shqiptar eshte qytetar i lirë te udhëtoj dhe te perballohet me konkurencën e madhe që egziston në tregun artistik .
Por sidoqoftë puna duhet te jetë individuale , e madhe , serioze dhe e përkushtuar dhe rastet i kemi me artistët e mrekullueshëm qe kemi sot ne botë .Persa i përket nje politike shtetërore në mbështetje te fuqishme të artit nuk ka ardhur akoma koha fatkeqësisht : ketu më kujtohet nje thënie e Churcillit kur i thanë se do reduktoheshin investimet në art ai u pergjigj:
‘’Po përse luftuam ! Pra kjo ka të bejë me traditën dhe vizionin e atyre qe na drejtojnë . Arti nuk ështe lluks por është domosdoshmëri e nje shoqërie të iluminuar’’ ,
– E dashur Inva. Sa krenare jeni per emrin që keni krijuar dhe arritjet tuaja profesionale si interprete e shkelqyer operistike dhe si regjizore e re produksionesh?
– Persa i perket deshires sime per produksione jashte karieres si interprete eshte shume e madhe . Mendoj qe me ekperiencen e sotme kam shume per te thene dhe ideja per te qene regjizore e nje produksioni ne TOB ishte si nje domosdoshmeri per tu shprehur artistikisht ndryshe dhe kenaqesia qe morra nga kjo eksperience ishte e madhe . Besoj se donvazhdoj ne kete rruge pasi vertete me terheq pa mase .
– E nderuar Znj Inva .Tashmë u mbushën vite që jetoni dhe punoni larg Shqipërisë. Si e keni shikoni jeten mes atdheut dhe pjesës tjetër të botës? A mund të thuhet se,kemi kaluar me shume se dy dekada pas hapjes së vendit, Shqiptarët janë tashmë qytetarë të botës?
– Sigurisht qe nuk me ben krenare e gjithe kronika e zeze qe e lexojme ne shtypin tone por jo vetem . Me vjen vertete keq perse Shqiperia paraqitet e tille por me vjen akoma me keq kur shqiptret bejne kronike te zeze ne vendet ku jetojne jashte vendit . Kjo eshte e dhimshme dhe nje plage e rende e cila nuk ka tendence te permiresohet dhe kjo dukuri me trishton pa mase .
– E dashur Inva. Gjithsesi unë do të doja mendimin tuaj ne lidhje me profesionin grua dhe evolucionin e tyre ?
–Ne kete bote te trazuar qe po jetojme roli i gruas eshte fuqi , shprese dhe dashuri .
Ne jemi force e madhe dhe jam e lumtur qe gruaja shqiptare ne historine e saj ka kaluar jo pasakrifca te jete e lire .
Inva Mula:
Ju faleminderit per intervistën.
Liliana:Faleminderit nga zemra ikona e artit klasik Inva Mula .Je nderi dhe krenaria eGruas Shqiptare ne Bote dhe e gjithe Kombit tonë. Ishte kënaqesi dhe obligim të bisedoja me ju. Ju uroj suksese në vazhdimesi.
Bisedoi: Dr. Liliana Pere
International Organization.
Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
***
*MOS HARRONI: NË TOWN HALL NYC 26 MARS 2016 ORA 7 e 30/
Gazeta DIELLI njofton komunitetin Shqiptar në SHBA se me 26 Mars 2016, Sopranoaj me famë botërore Inva Mula do të performojë në një koncert Gala, në sallën presitigjioze të Town hall NYC. Të pranishëm në këtë koncert do të jenë gjithashtu pianisti virtuoz Genc Tukici dhe dirigjenti i mirënjohur Maestro Bujar Llapaj.
Në këtë koncert madhështor do të interpretohen disa nag perlat e muzikës sonë si dhe Jare të Shkodrës, që konsiderohen gjithashtu si krijime të cmuara e të papërsëritshme.
Në këtë Event janë gjithashtu të ftuar edhe tre artistë të supertalentuar:
– Dëshira Ahmet Kerliu, Soprano
– Kreshnik Zhabjaku, Baritone
– Riad R. Ymeri, tenor
Adresa:
123 43 rd .St
New York, NY 10036
Biletat Shiten në Ticketmaster si-Inva Mula in new York ose em telefon 866-448-7849 800-745-3000
Per me shume Info vizitoni kwtë Website:artistcpromotions.org/events
***
The internationally recognized soprano Inva Mula , will perform live in Town Hall NYC, accompanied by Symphonic Orchestra conducted by maestro Bujar Llapaj and virtuoso pianist Genc Tukici. The name of the show will be : For my beautyful Country (Per ty Atdhe)
The program will include some of the most beautiful albanian songs of all times, and some of the most unique form of “Lover song” ( Jare )that comes from the city of Shkodra . All the materials are testfully and artistically arranged by the most well known Albanian musicians and composers. Also featuring as guests,
Deshira Ameti Krliu, Soprano
Kreshnik Zhabjaku, Baritone
Riad R. Ymeri, Tenor
Tickets sold on Ticketmaster.
Tickets also sold by phone at:
Automated Line 24/7 866-448-7849
or Live Line
800-745-3000
Ask for “Inva Mula In New York”
www. artistcpromotions.org/events