Presidenti Nishani dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.*/
Ne, anëtarët e Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, të mbledhur sot më datën 28 mars 2013, pasi dëgjuam miratimin në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të tre kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese, në emër të të gjithë të përndjekurve politikë anëtarë të shoqatës tonë, paraqesim pikëpamjet tona të mëposhtme:
Shprehim indinjatën tonë të thellë për faktin që Presidenti i Republikës, në kundërshtim me premtimin që na bëri në takimin që patëm me të në muajin janar 2013, se nuk do të dekretonte kurrë kandidatura me prejardhje nga regjimi komunist që kanë kryer krime në atë kohë, dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.
Por ne shprehim gjithashtu indinjatën tonë edhe për miratimin e këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar atë si një fyerje që i bëhet të përndjekurve politikë të Shqipërisë në veçanti dhe gjithë popullit shqiptar në përgjithësi. Përshëndesim vendimin e zotit Enkelejd Alibeaj që, duke i qëndruar besnik parimeve demokratike të shtresës së cilës ai i përket, abstenoi në votim.
Me keqardhje konstatojme se ky nuk është rasti i parë që kryhen veprime të tilla nga Presidentët e Republikës dhe një pjesë e tyre të miratuara edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mund të përmendim këtu dekorimet dhe emërimet në organet e larta të drejtësisë të vrasësit të poetit Havzi Nela apo atyre të revoltave të Spaçit dhe Qafës së Barit që shkaktuan shtatë të ekzekutuar dhe dhjetra të ridënuar. Ne këto kushte na lind e drejta t’u pyesim:
– Si ka mundësi që një Projekt-Ligj të paraqitur mbi një vit më parë nga Qeveria për disa shtesa në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2013 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist” që bën fjalë për dëmshpërblimin e të dënuarve politik që jetojnë dhe janë mbi 85 vjeç, mbi heqjen e nenit të terrorizmit, mbi zgjatjen e kohës së pushkatimit pa gjyq qysh më 25 tetor 1944, mbi zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave e të tjera, nuk gjeni kohë për miratimin e tij, kur Komisionet e Kuvendit kanë kohë që e kanë miratuar?
Përse nuk hartoni një Projekt-Ligj të ri lustracioni për pastrimin e figurës së personave zyrtarë? Përse nuk zbatoni pikat e miratuara nga ju në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 mbi “Ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist?
Lidhur me sa më sipër ju bëjmë thirrje të gjithë deputetve të Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë, atyre që rrjedhin nga shtresa e të përndjekurve politikë të hedhin poshtë dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës. Në të kundërt ne do të rishikojmë qëndrimin tonë në lidhje me marëdhëniet me partitë politike.
Mos harroni se jemi përpara zgjedhjeve të përgjthshme.
Anëtarët e Kryesisë kombëtare
Simon Mirakaj 16. Vladimir Kosturi 31. Nihat Tërshana
Lili Ndoci 17. Fredi Babani 32. Shyqyri Toska
Gjergj Marku 18. Aziz Ndreu 33. Petrit Çepele
Fatbardh Doko 19. Avni Xhomaqi 34. Cane Agaj
Selami Morina 20. Mark Alija 35. Kastriot Ajdini
Reshat Kripa 21. Agron Fama 36. Shpresa Merdani
Sejdi Peka 22. Qamil Merlika 37. Lumturi Grabova
Mehdi Kraja 23. Edi Belishova 38. Mark Mustafa
Sherif Kaloshi 24. Liliana Herri 39. Sefedin Xara
Asllan Allamani 25. Pullumb Demo
Ibrahim Vasjari 26. Qerim Hysenbegasi
Eqerem Shehu 27. Avni Agaj
Bilbil Cami 28. Llambro Nesturi
Seit Prishta 29. Vladimir Kosturi
Fenelon Hoxha 30. Jorgo Masho
* Testi i mesiperm eshte marre i plote nga Deklarata për shtyp e Shoqates Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të
Shqipërisë, derguar Gazetes “DIELLI”