• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ushtria e Kosovës do bëhet

March 17, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Ushtria do të bëhet, s’ka kthim prapa/

2 Thaci Usht-Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme/

1 Thaci UshtPRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT dhe ka bashkëbiseduar me ta për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë.Në ligjëratën e tij në UBT, presidenti Thaçi ka thënë se si shtet po kalojmë nëntë vjet të themelimit dhe gradualisht kemi arritur që të konsolidohemi dhe forcohemi.“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA, FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka thënë se synimi dhe qëllimi, por edhe vizioni ynë, është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e NATO-s.

3 Thaci ushtAi është ndalur me theks të veçantë edhe tek krijimi i ushtrisë së Kosovës, si dhe tek Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë.“Duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi, të drejtën e një vendi të pavarur dhe sovran, unë kam iniciuar këto ditë projektligjin në përputhje të plotë me procedurat, rregulloren e punës së Kuvendit, pra projektligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovës apo transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga misioni civil në atë ushtarak”, ka thënë presidenti Thaçi.Ky propozim e ka edhe parahistorinë e vet, sipas presidentit Thaçi, sepse FSK-ja është një forcë që e kemi krijuar nga zero, në kuadër të transformimeve apo shpërbërjes së TMK-së dhe pastaj fillimit të ndërtimit të FSK-së, në pjesën e dytë të vitit 2008 dhe fillimit të vitit 2009.“Ka qenë një proces krejt i mbikëqyrur, i trajnuar prej faktorit ndërkombëtar, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me të drejtë të plotë në vitin 2014 kemi marrë vendim dhe kemi pasur mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe NATO-s, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. S’ka më kthim, ushtria do të bëhet”, ka thënë ai.Për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, presidenti Thaçi ka thënë se asokohe spektri politik ka hezituar që të votojë në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura.“Në atë kohë kemi humbur një shans, të cilin jemi munduar ta përmirësojmë gjatë tërë këtyre tri vjetëve, mirëpo pas zgjedhjeve 2014, ngërçit politik që ka ndodhur dhe ardhjes së Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është krijuar një realitet krejt tjetër”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Lista Serbe e ka dhënë përgjigjen e saj për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe serbët e Kosovës po shfrytëzohen vetëm si karta për nacionalizmin e autoriteteve në Beograd.“Pas kësaj përgjigje shumë të qartë, për fat të keq u krijua një realitet që në vend që të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të lëvizim me ligj, gjë që lejon edhe Kushtetuta edhe e drejta jonë ligjore si shtet sovran”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se nuk mund të anëtarësohemi as në NATO dhe në asnjë mekanizëm tjetër, madje as të fillojmë procesin e partneritetit për paqe, pa e themeluar ushtrinë.“Do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë faktorin relevant politik. Do të vazhdojmë të punojmë me shoqërinë civile. Do të vazhdojmë të punojmë me mediat, me të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ky proces të ketë sukses të plotë”, ka thënë presidenti Thaçi.“Kemi pasur 109 nënshkrime për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Besoj se do t’i kemi 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës që do ta mbështesin plotësisht themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka shtuar ai.Kurse, për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se ai komision do të jetë i pavarur, i paanshëm dhe do të udhëhiqet prej përfaqësuesve të dy komuniteteve, shqiptare dhe serbe.“Jam shumë i vetëdijshëm se këto projekte nuk fitojnë ndonjë duartrokitje apo nuk paraqesin ndonjë entuziazëm në kuptimin populist, por edhe jam shumë i bindur se janë projekte dhe qëndrime të drejta për vendin tonë dhe të ardhmen euroatlantike”, ka thënë presidenti Thaçi.Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dialogun, presidenti ka konfirmuar se do të respektohet plotësisht ajo rezolutë.Në bashkëbisedë me studentët e Kolegjit UBT, presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: do bëhet, Thaci, Ushtria e Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT