• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRIZREN-DOKUFEST SHPALL PROGRAMIN, 100 FILMA GARUES

July 6, 2018 by dgreca

2 Prizren-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/1 DokuGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/4 Prizren

PRIZREN, 6 Korrik 2018/  DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 03 – 11 gusht në Prizren, Kosovë.7 Priz

Festivali do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.3 Prizren

Organizatorët deklaruan sot në Prizren se, filma dokumentarë të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni. Një numër i filmëbërësve do të rikthehen të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival, ndërsa programi përfshinë edhe filmëbërës të rinjë, puna e të cilëve prezantohet nëpër seksionet garuese.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘Reflektimi’.

“Të guximshëm dhe avanturistikë, kështu do t’i etiketoja shumë prej filmave dhe regjisorëve pas tyre”, tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.

“DokuFest vazhdon të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë dhe ne jemi të kënaqur që edhe njëherë jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërërit e ri dhe mjeshtërat e kinemasë”, shtoi ai.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

 

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA KOMBËTARE 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 100 Filma, Behlul Jashari, Doku, Prizren

ARRITJE HISTORIKE PËR KOSOVËN

December 5, 2016 by dgreca

‘HOME’, BASHKË-PRODUKSION I DOKUFEST – ARRITJE HISTORIKE PËR KOSOVËN / dokufest-press-conference-Komunikatë dërguar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST/

1-home-daniel-mulloy PRISHTINË, 5 Dhjetor–Gazeta DIELLI/ Filmi i shkurtër ‘Home’ do të bëhet produksioni i parë kosovar që nominohet për Akademinë Evropiane të Filmit.

Filma të tjerë nga Kosova kanë qenë të selektuar më parë në listën e gjatë të Akademisë Evropiane, mirëpo ‘Home’ është produksioni i parë Kosovar i cili ka arritur të nominohet në kategorinë e filmit evropian të  shkurtër (Home është bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe). ‘Home’ do të bëhet nominimi i dytë Kosovar në një kategori të kësaj akademie, pas Arta Dobroshit e cila ishte e nominuar për aktoren më të mirë në vitin e 2008 të EFA.Ceremonia e edicionit të 29-të të EFA do të mbahet më 10 dhjetor në Wroclaw të Polonisë, ndërsa të pranishëm do të jenë Producentja Ekzekutive e ‘Home’ Arta Dobroshi, Producenti i ‘Home’ Afolabi Kuti dhe regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy.

PSE KOSOVA PËR KËTË STORIE GLOBALE?

Daniel e shkroi skenarin e ‘Home’ në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e storjeve. “Bërja e një filmi të fuqishëm vjen nga pasioni i secilit njeri të përfshirë në te dhe nga lidhja e thellë me temën. Këtu në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm në talent, si para dhe pas kamerave. Është një vend i mahnitshëm për të krijuar.” – tha regjisori Daniel Mulloy. “Bashkëndjesia të cilën kosovarët e kanë me vështirësitë e refugjatëve, gjë që rrjedh nga e kaluara ynë jo edhe aq e largët, mblodhi një numër të konsiderueshëm të njerëzve nga vendi të cilët i bashkuan forcat me anëtarët e ekipit nga e gjithë bota për t’i dhënë zë ketij tregimi. Mua personalisht më tërhoqi pasioni i Danielit për projektin, ekipi i përbërë me njerëz që vinin nga realitete shumë të ndryshme, dhe kauza e filmit. Unë mund vetëm të shpresoj se HOME do ta inspirojë të njejtën ndjeshmëri e cila i shpëtoi aq shumë familje nga Kosova kur neve na u desht t’i linim shtëpitë tona për shkak të luftes.” – tha producenti Shpat Deda.

“Ka qenë një përjetim transformues procesi i të sjellurit në jetë këtë film, bashkë me një ekipë e cila ka punuar përtej limiteve për të mbështetur një kauzë e cila është ende e afërt në zemrat dhe shtëpitë tona. Mulloy është i shkëlqyer me mënyren si depërton në shpirtat e njerëzve duke krijuar një film si HOME. Filmi është një testament i potencialit të Kosovës për të siguruar një terren ku filma të mëdhenj mund të krijohen” – tha menaxherja e produksionitRenea Behluli.

KUSH E BËRI FILMIN?

Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film si dhe projektin e filmit. “HOME” është financuar dhe mbështetur nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësëve të tjerë.‘Home’ përfshiu bashkëpuntorë muzikor si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin. ‘Home’ është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios.Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell. Producentët Ekzekutiv të ‘Home’ janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.

Ekipi i ‘Home’ në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.Ekipi i aktorëve të ‘Home’ nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena,  Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku.

ÇFARË KA ARRITUR ‘HOME’? 

‘HOME’ pati një sukses të madh pas publikimit në kinematë në Britaninë e Madhe. Trailer i filmit i është shfaqur 3 milion njerëzve në Britaninë e Madhe, duke theksuar kauzen #withrefugees me rastin e publikimit në Ditën Botërore të Refugjatëve.’HOME’ pastaj u shfaq në Samitin Global të OKB për Refugjatët dhe Migrantët në zyrat qendrore të OKB-së në Nju Jork para politikanëve të botës dhe vendimmarrësve.

Pati një mbështetje të madhe për ‘HOME’ në Britaninë e Madhe ku 5 milion hapësira reklamuese u dhuruan në taksit e Londrës duke theksuar filmin dhe  mesazhin #withrefugees.HOME’ tani po shfaqet në festivale anembanë botës dhe deri tani ka fituar një numër të madh të çmimeve para nominimit në Akademinë Evropiane të Filmit. Këto çmime përfshijnë:

2016 Palm Springs International ShortFest– Filmi më i mirë i Festivalit (SHBA)

  • Vila do Conde–  Filmi më i mirë i shkurtër Evropian (Portugali)
  • Reykjavik International Film Festival–Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar (Islandë)
  • Sapporo International Short Film– Skenari më i mirë (Japoni)
  • Tacoma International Film Festival– Filmi më i mirë i shkurër (SHBA)
  • Tacoma International Film Festival– Kamera më e mirë (SHBA)
  • Port Townsend Film Festival– Filmi më i mirë i shkurër (SHBA)
  • Carbonia Film Festival– Çmimi i jurisë së studentëve për filmin më të mirë të shkurtër (Itali)
  • St Louis International Film Festival  – Çmimi special i jurisë (SHBA)
  • Reggio Film Festival– Çmimi i jurisë së studentëve për filmin më të mirë (Itali)
  • 31st BREST European Short Film Festival– Çmimi special i jurisë (Francë)
  • 24FPS International Short Film Festival– Medalja bronzë (SHBA)
  • Capalbio International Film Festival– Çmimi i jurisë për filmin më të mirë të shkurtër (Itali)

KU MUND TË SHIKOHET CEREMONIA E EFA LIVE?

DokuFest do të shfaq ceremoninë e ndarjes së çmimeve të EFA live në Kino Klub në Prizren më 10 dhjetor. DokuFest i fton të gjithë partnerët të marrin pjesë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: "HOME", ARRITJE HISTORIKE PËR KOSOVËN, Doku

Artikujt e fundit

  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE
  • Parkimi dhe Qarkullimi – Plaga më e Madhe e Rrugëve të Tiranës
  • Figura e Skënderbeut sipas një kompozimi në gravurë në vitin 1631
  • Prishtina Court issues second conviction of Serb for war crimes in Kosova & Strongest Link is released
  • Çfarë dite e mrekullueshme! Pikniku ynë Tradicional i Komunitetit ishte një sukses i jashtëzakonshëm!
  • Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” tashmë është në qarkullim! 
  • Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit
  • Interesting Facts about Albanian Film Festival Fan Noli 2025

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT