• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KATEDRA E GJUHËS SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KALABRISË

June 1, 2021 by dgreca

Dr. Emilia Conforti studiuese e filologjisë, linguistikës dhe letersisë në mesin e arbëreshëve në një rrëfim dhënë gazetarit Sokol Paja për Diellin e Vatrës në New York, rrëfen historikun e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, specifikat e gjuhës së arbëreshëve si një varietet i lashtë i toskërishtes dhe identitetin fetar të arbëreshëve në Kalabri e Siçili. Sipas studiueses Dr.Conforti, ndikimi i afërsisë me italianët, martesat e përziera dhe banimi larg nga fshatrat arbëreshe e ka bërë pak më të vështirë të vazhdojë rregullisht përdorimi i gjuhës ditë për ditë.

HISTORIKU I KATEDRËS SË GJUHËS SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KALABRISË

Katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë ka filluar në vitin 1975 dhe shefi i katedrës ishte Papas Francesco Solano, ishte prifti katolik me ritin bizantin, ishte prej fshatit Frasnita. Ai ka punuar në universitet deri në vitin 1990. Prej viti 1991 deri më sot shefi i katedrës është Francesco Altimari, arbëresh i Shën Mitrit dhe bashkë me të ka punuar si Prof. Asoc Anton Berisha nga Kosova, i cili prej pesë vitesh ka dalë në pension dhe është rikthyer në Kosovë ku ka familjen e tij. Kërkues në Universitetin e Kalabrisë ishte Giovanni Belluscio, arbëresh i Shën Vasilit prej vitit 1991 deri në vitin 2020, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë para një viti. Në vitin 2006 u bë kërkuese edhe Fiorella De Rosa. Të tjerë bashkëpunues shkencorë janë: Emilia Conforti, Vincenzo Belmonte, Pasquale Scutari, Maria Luisa Pignoli. Lektorët ishin: Francesco Altimari me Italo Fortino në fillim, pastaj Agostino Giordano arbëresh i Frasnites, Zana Karapici nga Tirana, Gjilda Alimillhaj nga Scutari, Anton Berisha nga Prishtina, Shezaj Rrokaj nga Tirana, Gjovalin Shkurtaj nga Tirana, Aljula Jubani nga Tirana, Albana Ndoja nga Tirana, Flora Koleci nga Tirana, Juliana Kume nga Tirana, Ardian Doka nga Tirana. Doktor shkencash në Universitetin e Kalabrisë ishin: Giovanni Belluscio, Giuseppina Turano, Monica Genesin, Filomena Raimondo, Fiorella de Rosa, Emilia Conforti, Orjeta Hashorva, Giovanna Nanci. Në Degën e Albanologjisë, jepen Gjuhë dhe Letërsi shqipe (nga viti 1975), Dialekte arbëreshe të Italisë së Jugut (nga viti 1980), Filologji shqipe dhe arbëreshe (nga 1993), Gjuhës dhe Letërsisë shqipe dhe Letërsi shqipe dhe Gjuhë dhe përkthim shqip. Prej vitit 1991 ka filluar edhe shkëmbimi i lektorëve të gjuhës shqipe, i parashikuar nga marrëveshja e bashkëpunimi shkencor dhe kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë.

ARBËRESHËT DHE KUJTIMI I GJALLË  PËR VENDIN E TË PARËVE

Arbëreshët e kanë kujtimin e gjallë  për vendin e të parëve dhe nuk e kanë harruar gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare. Gjuha e tyre është Arbërishtja, një varietet i lashtë i toskërishtes, por idioma ka patur një përzierje me greqishtën e lashtë (disa fjalë që nuk e kishin, i kam marrë nga gjuha e studimeve) dhe dialektin e jugut të Italisë. Interesante shumë është ruajtja e ritit fetar katolik bizantin. Gjatë shekujve, arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre edhe pse kanë pasur dy komunitete fetare që kanë ushtruar, një ishte në Kalabri dhe tjetri në Siçili. Megjithatë do të jetë ndikimi i afërsisë me italianët, martesat e përziera dhe banimi larg nga fshatrat arbëreshe që e ka bërë pak më të vështirë të vazhdojë rregullisht përdorimi i gjuhës ditë për ditë. Në Itali u krijua një ligj për të mbrojtur pakicat gjuhësore historike, ky ligj kërkon të ruajë këtë trashëgimi të pamasë.: ligji i datës 15 Dhjetor 1999 nr. 482 – “Normat në lidhje me mbrojtjen e pakicave gjuhësore historike”, ka hapur për këto 12 pakica që ndodhen në shtatë rajone të Italisë, një fazë të re historike që ka vlera gjuhësore dhe kulturore të mëdha.

GJUHA SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KALABRISË NË PROVINCËN E COSENZËS

Gjuha shqipe është futur në Universitetin e Kalabrisë që ndodhet në provincën e Cosenzës.  Arsyeja që besoj se u fut këtu është sepse në provincën e Cosenzës gjenden shumica e komunitetit arbëresh (21 fshatrat), më shumë se në të tërë Italinë dhe unë besoj se ky është motivi kryesor që universiteti ka pasur. Në shekullin XIX, në Kalabri ishin mjaft intelektualë arbëreshë sepse siç e përmendem më herët ishin të vetmet shkolla formimi në Kalabri në Shën Benedhet në fillim dhe në Shën Mitri më vonë, në Kolegjin Korsini dhe i Shën Drianit (pastaj në Shën Miter) nga ku u formuan priftërinjte e Krishterë, Katolikë me ritin bizantin.

IDEJA PËR TË MËSUAR SHQIP, ZGJEDHJE ZEMRE

Babi im e ka prejardhjen nga një fshat arbëresh këtu në Kalabri (quhet Shën Benedhiti) dhe unë e kam mësuar gjuhën kur isha fëmijë me gjyshen që ka jetuar bashkë me ne në Cosenza. Kjo është gjuha e familjes dhe pak persona këtu e shkruajnë dhe e lexojnë kështu që kur kam filluar universitit e gjuhëve të huaja, e zgjodha midis të tjerave edhe gjuhën shqipe. Ideja ishte ta filloja dhe ta shkruaja këtë gjuhë shumë të vështirë por pastaj unë e mora si studim të duhur dhe fillova të merrem me linguistikë dhe letërsi shqipe. Unë kam botuar shumë punime për gjuhën shqipe, zakonisht ato gjuhësore janë punime të bazuara mbi krahasime midis të folurës së fshatit të babait tim, që është Shën Benedhiti dhe gjuhës standarte. Ato arbëreshë janë pakica etno-gjuhësore shqiptare, vendosur historikisht në Jug të Italisë nga shekulli XV pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

KUSH ËSHTË DR. EMILIA CONFORTI 

Emilia Conforti lindi në Cosenza dhe ka studiuar në Universitetin e  Kalabrisë ku u diplomua me dy gjuhë të specializuara që janë anglisht dhe gjuha shqipe si dhe ka studiuar edhe gjuhën gjermane. Është studiuese e filologjisë, linguistikës dhe letersisë në mesin e arbëreshëve. Ka mbajtur shumë punime në Konferencat e Albanologjisë në Itali, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Bullgari. Ka bërë doktoraturën ndërkombëtare në Universitetin e Kalabrisë në fushën Linguistika dhe Filologjia shqiptare dhe më tej dy vite post doktoraturë në Universitetin e Kalabrisë dhe gjithashtu një vit post doktoraturë në Ludwig Maximilian Universiteti Munchen.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Emilia Conforti, Katedra e Gjuhes shqipe, ne Kalabri

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT