• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prapavija e promemories për aktorin e shquar, Bekim Fehmiu

June 2, 2016 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Edi Rama erdhi në pushtet me një formulë interesante për marrëdhëniet me fqinjët: “Zero probleme me fqinjët”, ishte formula e fushatës elektorale të tij e pranverës 2013, një formulë e cila u përshëndet nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë e më së shumti nga komuniteti ndërkombëtar. Një promemorie e shpallur dje në ditën e 80 vjetorit të aktorit të madh, Bekim Fehmiu, nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, na jep të kuptojmë se Shqipëria sot pas tri vitesh qeverisje të rilindjes ka zero problem vetëm me Serbinë dhe deri diku me Malin e Zi. Politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë dhe duhet të mbetet një politikë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, veçmas sa i përket marrëdhënieve me fqinjët e në rajon. Nëse ka diçka për të cilën shqiptarët janë më të interesuarit, është pikërisht stabiliteti, paqja dhe siguria rajonale. Por a është e tillë politika e jashtme e qeverisë Rama? A ka promovuar ajo marrëdhënie aq të ngushta sa me Serbinë edhe me vendet e tjera të rajonit? Dhe cilat janë sfidat dhe rreziqet e këtij afrimi kaq të ngushtë midis Vuçiçit dhe Edi Ramës? Nëse ndjekim kronologjinë e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Beogradin në këto tri vite, gjithnjë krahasuar me qëndrimet dhe sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj kryeqyteteve të tjera ballkanike, atëherë gjithkush do të shohë se afrimi me Beogradin është shndërruar në një lëvizje në shërbim të pushtetit të të dy protagonistëve kryesorë. Promemoria kushtuar ditëlindjes së 80-të të aktorit të shquar, Bekim Fehmiu, është shkruar shumë bukur, me mesazhin e paqes dhe i kushtohet ardhmërisë së shqiptarëve dhe serbëve. Ai nuk ka të sharë. Duket se në të shprehen qartë dhe në mënyrë konçize vlerat universale dhe mesazhet e paqes e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Madje gjithçka duket rozë dhe jep përshtypjen e një përmbysjeje në marrëdhëniet midis të dy vendeve. Por nga promemoria si dhe nga e gjithë dinamika e marrëdhënieve midis dy kryeministrave ballkanikë të dy vendeve në armiqësi për më shumë se një shekull ne mund të konstatojmë se ata e kanë ndërtuar këtë urë bashkëpunimi duke anashkaluar problematikat që kalon Kosova në dialogun e saj me Serbinë. Promemoria nuk thotë asnjë fjalë sa i përket Kosovës, sikur Bekim Fehmiu të ishte një personalitet i lindur dhe rritur në Tiranë dhe jo në Prizren. Por edhe në takimet e shumta midis Vuçiç dhe Edi Ramës nuk duket se marrëdhëniet midis Tiranës dhe Beogradit të kenë ndonjë kushtëzim me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme midis Serbisë dhe Kosovës. Përveçse deklaratës së zotit Rama në vizitën e tij të parë në Beograd, kur bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së Vuçiç, nuk ka asnjë rast tjetër kur kryeministri shqiptar të ketë folur seriozisht për problemet e mëdha e të shumta që kalon Kosova si rezultat i diversionit të Serbisë, sidomos në veri të Mitrovicës. Formalisht Bekim Fehmiu nuk është personazhi, i cili do të shërbente për vendosjen e urave të paqes midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ai i përket Kosovës dhe si i tillë Vuçiç do të duhej që deklaratën e përbashkët ta shpallte me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa. Por pse nuk ndodhi kjo? Sepse kryeministri i Serbisë ka nevojë për ndihmën e Edi Ramës në qëndrimet e tij destruktive ndaj Kosovës. Një promemorie e përbashkët me Isa Mustafën në frymën e dëshmuar në atë me Edi Ramën nuk i intereson kryeministrit të Serbisë. Nga ana tjetër kreut të ekzekutivit të Beogradit i duhet që të shpalosë në BE imazhin e tij pozitiv, me qëllim arritjen e objektivit për integrime europiane. Ne vemë re se Kroacia është vënë në mbrojtje të së drejtës së Kosovës përballë obstruksionit serb shumë herë më tepër se Shqipëria! E di se dikush do të thotë: “Jo, Edi Rama bëri në Beograd atë që nuk e ka bërë asnjë kryeministër e lider politik i shqiptarëve”. Po, kjo është e vërtetë. Por, siç kam shkruar më parë, në atë kohë kur ndodhi vizita e zotit Rama në Beograd, ajo që ndodhi në konferencën e shtypit atëherë ishte një skenar, për të cilin ishin marrë vesh të dy kryeministrat. Njëri do të fitonte kapital politik te shqiptarët e Kosovës, të cilët nuk besojnë te Edi Rama dhe tjetri me ragimin e tij “të ashpër” do të fitonte kapital politik te nacionalistët serbë. Kjo formulë e ndihmës për njëri-tjetrin në funksion të ruajtjes dhe forcimit të pozitave në pushtet funksionoi si për Edi Ramën edhe për Aleksandër Vuçiç. Më pas do të duhej harruar kjo shfaqje e orkestruar në Beograd. Duhej që gjithçka midis dy liderëve që pretendojnë protagonizmin ballkanik të shkonte në logjikën e zgjidhjes së konfliktit gjermano-francez, konflikt i cili nuk kishte territore të ndonjërit vend në mes, siç kemi ne territorin dhe shtetin e Kosovës. Edhe modeli gjermano-francez është zgjedhur me një hile të madhe në favor të Serbisë. Serbia gjithmonë ka qenë e gatshme të ndërtojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Madje edhe në kohën e komunizmit, edhe në kohën e qeverisjes të së djathtës në Shqipëri. Por në pjesën e parë të viteve 1990 përfaqësimi diplomatik i Serbisë në Tiranë ishte në nivelin e të ngarkuarit me punë a.d, sepse qeveria shqiptare e asaj kohe nuk pajtohej me situatën e dhunës e të terrorit serb në Kosovë. Kosova ishte shkaku i marrëdhënieve të kufizuara të Tiranës me Beogradin, ndonëse në Beograd gjithnjë thuhej se politika e jashtme e qeverisë serbe synonte marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Qëllimi ishte t’u thoshte botës së qytetëruar se “Ne serbët nuk kemi asgjë me shqiptarët. Thjesht ne nuk pajtohemi me terroristët dhe ekstremistët shqiptarë të Kosovës”! Marrëdhënia e mirë me Shqipërinë do të shitej si imazh i një Serbie të interesuar për paqe, stabilitet e siguri në rajon, ndërkohë që dhuna policore e në forma të tjera e Serbisë në Kosovë ishte shumë e egër. Nëse studiojmë qëndrimet e sotme të Beogradit ndaj Kosovës bindemi se politika e qeverisë së Vuçiç është e njëjtë me atë të Milosheviçit, veçse e përshtatur për rrethanat e zhvillimeve të kohës së sotme. Veriu i Mitrovicës, siç e përmendi përsëri këto ditë Edita Tahiri, është nën sundimin e strukturave paralele të Beogradit. Planet e zhvillimit urban në veri hartohen në Beograd, madje pa pyetur aspak për qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Pakica serbe, me urdhër nga Beogradi, ka bllokuar krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës. Politikisht përfaqësuesit politikë të serbëve në qeverinë e Kosovës janë kundër integrimeve të Kosovës dhe ruajnë një sjellje të njëjtë me ekstremistin Dodiç në republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës. Ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar. Institucionet dhe qeveria e Kosovës nuk kontrollojnë dot asnjë pjesë të territorit të Veriut, sepse atje funksionojnë ligjet e Beogradit. Ndërkohë të zgjedhurit legjitimë të kësaj pjese të vendit paguhen nga Prishtina e njëkohësisht nga Beogradi. Vuçiç ka planifikuar në buxhetin e qeverisë së tij miliona euro për veriun e Mitrovicës, me qëllim dezintegrimin e këtij territori dhe evitimin e integrimit të tij në shtetin e Kosovës. Serbia nuk pranon që Kosova të ketë kodin e saj telefonik, pengon dhe vepron në mënyrë aktive për mosintegrimin e saj në institucione ndërkombëtare, siç ndodhi me UNESCO-n. Nëse do të donim të shkruanim një listë të destruksionit serb në Kosovë, kjo listë do të ishte shumë, shumë e gjatë. Ndërkohë, të pagjeturit, viktimat e dhunës e të përdhunës, dëmet e mëdha që ushtria e policia serbe ka shkaktuar kundër shqiptarëve në Kosovë janë një histori e pandjesuar. Vuçiç jo vetëm nuk ka kërkuar ndjesë për këto krime, autor i të cilave është dhe ai, por vijon politikat e mosangazhimit për të ndriçuar të vërtetën e tyre. Ndërkohë në të gjitha takimet, bashkëfjalimet, bashkintervistat, bashkëkonferencat e shtypit midis Ramës dhe Vuçiç askush nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë që këto çeshtje të bëhen temë e diskutimit për zgjidhje. Promemoria kushtuar aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu, i botuar ditën e djeshme në media, ishte shou i radhës së të dy kryeministrave në fjalë. Ata donin që më këtë deklaratë të shisnin produktin e tyre në dobi të pushtetit. Por për Vuçiç shërbimi shkonte përtej pushtetit. Bashkëpunimi i ngushtë midis dy krerëve të ekzekutivit të të dy vendeve shkon përtej interesave të Vuçiç, ai ka si synim arritjen e objektivave të qarta të shtetit të Serbisë. Ky objektiv është denigrimi i institucioneve të Kosovës, mënjanimi i tyre, mosangazhimi për dialog me Prishtinën dhe zevendësimin e këtij dialogu me Tiranën e Edi Ramës, shkurt zhvleftësimi i arritjeve për konsolidimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës dhe rikthimin e një dialogu midis serbëve dhe shqiptarëve në qendrat përkatëse, Tiranë dhe Beograd. Dobësimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe mundësia e një marrëdhënie të tillë të re me Tiranën është orientimi i politikës serbe. Në një farë mënyrë kjo po arrihet. Rama shihet si partner i besueshëm për arritjen e këtij synimi. Ai fillimisht duhej bërë i besueshëm në sytë e shqiptarëve të Kosovës, pastaj të merrte përsipër që të fliste në emrin e tyre. Ky angazhim i zotit Rama duket qartë dhe në promemorien për Bekim Fehmiun. Unë e di se ka njerëz që nuk duan të besojnë në këto përfundime, për të cilat shkruaj në këtë analizë. Por fatkeqësisht, në çdo veprim dhe në çdo fjali të të dy kryeministrave lexoj pikërisht dëshirën e tyre për të anashkaluar Kosovën dhe institucionet e saj dhe për të krijuar një institucion tjetër të zgjidhjes së konfliktit. Kështu Rama do të bëhej protagonist në krye të delegacionit shqiptar e Vuçiç në krye të delegacionit të Serbisë në bisedimet dypalëshe. Edi Rama e ka shtruar rrugën për këtë dialog të ri shqiptaro-serb, sepse ka forcuar marrëdhëniet me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, të cilin me siguri do ta ketë pjesë të këtij delegacioni. Por të gjitha gjasat janë që të gjejë edhe mbështetjen e ndonjë prej liderëve të korruptuar të PDK-së. Nëse shohim lëvizjet e kryeministrit shqiptar në marrëdhëniet me forcat politike në Kosovë, atëherë shohim se mbështetja e tij shkon qind për qind në adresë të Vetëvendosjes. Ai lufton që Albin Kurti, ose Shpend Ahmeti të jetë kryeministri i ri i Kosovës në zgjedhjet e radhës parlamentare dhe ka përgatitur planin e ankorimit të tij në bisedime me Serbinë. Duke qenë se Albini është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Rama synon që me ndihmën e tij ta ndaj Kosovën me Serbinë, sepse një dialog shqiptaro-serb i Tiranës me Beogradin presupozon automatikisht diskutimin për ndarjen e veriut të Mitrovicës dhe vendosjen e një vije të re demarkacioni. Rama dhe Albini do të thonë: “Ne bashkojmë dy vendet në këmbim të territorit të veriut të Kosovës”. Për të dy bashkimi vlen më shumë sesa humbja e territoreve. Ndërkohë Serbia do të ishte e kënaqur me zgjerimin e territoreve të saj dhe nuk do të mërzitej aspak nëse shqiptarët bashkohen ose jo. Madje ajo nxiton për projektin në fjalë, sepse realizimi i këtij projekti krijon mundësinë e shpërbërjes së Maqedonisë dhe në kushtet e sotme Beogradi do të përfitonte territore edhe nga Maqedonia. E di se kjo formulë shkon në kundërshtim me fobinë e Ramës për këtë projekt. Ai dhe shumë socialist nuk do të donin për arësye të ruajtjes së pushtetit bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Por është e mundur që joshja e Vuçiç ta bindë Edi Ramën në këtë mision antishqiptar. Promemorja per Bekim Fehmiun është një sinjal tjetër i këtyre angazhimeve të përbashkëta midis kryeministrit shqptar, Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në Europë ka aktorë ndërkombëtarë, të cilët e mbështesin një inciativë të tillë, me arësyetimin se “Nëse palët vijnë vetë në një qëndrim të përbashkët, atëherë zgjidhja është e pranueshme”. Çdo interpretim tjetër unë e shoh si përpjekje për devijimin e së vërtetës. Prandaj dhe vij në përfundimin se problemet zero të Ramës më fqinjin Serbi, janë në të vërtetë një pikënisje për një konflikt të ri midis shqiptarëve dhe serbëve. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka shumë probleme të pazgjidhura me Greqinë dhe kërcënon Maqedoninë. Madje udhëheqësi ynë ballkanik po krijon probleme pa nevojë me njërin nga kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bekim fehmiu, Dr. Enver Bytyci, Prapavija e promemories për aktorin e shquar

Mbreteria e se keqes!

May 18, 2016 by dgreca

Nga Dr. Enver Bytyci/

Egoja njerezore eshte shkaku i smires, xhelozise, inatit, hakmarrjes e dhunes. Schopenhauer thote se bota eshte produkt i vullnetit te njeriut per te jetuar, prandaj ai e percakton boten si mbreteri te se keqes. Dhe filozofe te tjere pas tij, si Nicja, Zhan Pol Satri, Alber Kamy, Stefan Zvajk etj zhvilluan teorite filozofike te ekzistencializmit e nihilizmit. Sipas kesaj teorie te mbeshtetur dhe nga psikoanaliza e instktit e Sigmund Frojdit, njeriu nuk eshte nje qenie racionale, perkundrazi, iracionaliteti duket te jete vullneti e prirja e tij ne jete. Konfliktet, luftrat, spastrimet etnike, aktet terroriste, lindja dhe zhvillimi i ekstremizmit politik e fetar jane pasoje e filozofise iracionale te nihilizmit, dmth te vullnetit iracional te njeriut. Keto trajtesa filozofike te shekullit te XX kane tronditur principet morale te filozofise klasike te Emmanuel Kantit, thelbi i se ciles qendron ne relativitetin e racionalitetin e njohjes dhe zhvillimit te shoqerise e natyres bazuar ne logjiken njerezore. Nderkaq nihilizmi, ekzistencializmi dhe teorite e shfaqjes se instiktit njerezor te shekullit te kaluar vijne ne kundershtim edhe me filozofine e Hegelit. Filozofia e Hegelit eshte filozofia e jetes, e subjektit, e racionalitetit, e shpirtit qe jeton pavaresisht objektit, eshte filozofia e aktivitetit, vlerave dhe atributeve, pra eshte filozofia e pozitivitetit. Dallimi i ketyre dy kategorive filozofike eshte thelbesor: Racionalistet, moralistet klasike ushqejne vlerat e virtytet njerezore, stimulojne zhvillimin e ideve dhe misioneve njerezore, predikojne gjithashtu harmonine dhe ekuilibrin njerezor bazuar ne silogjizmin dhe racionalen. Filozofet e pas Schpenhauerit e shohin boten si mbreteri te se keqes. Madje Tolstoi e konsideronte ate si filozofin me te madh, i cili e pa te keqen e botes pa e zvogluar. E verteta eshte se filozofia e iracionalitetit ka frymezuar letersine dhe artin modern te zhvillohen ne permasa te reja, jashte skematizmit e dogmes. Megjithate te dy rrymat filozofike e ndihmojne njeriun t’i qaset me realizem realitetit ne zhvillimin e shoqerise njerezore. Nese e para, klasikja, na ndihmon te zbulojme vlerat e pozitivitetin e shoqerise njerezore, e dyta, iracionalistet, na ndihmojne te vleresojme se bota njerezore rrezikon veteveten me sjelljet e saj iracionale deri ne cnjerezore. Pra, filozofia na meson se bota mund te jete mbreteri e vlerave ose mbreteria e se keqes. Analizuar ne kete aspekt shoqeria shqiptare duket se ngjan ne nje udhekryq. Shume vlera te trasheguara, sidomos ne ceshtjet e humanizmit e te harmonise fetare, mund te shihen si reflektim i vlerave racionale te filozofise, konkretizuar edhe ne kode e kanunet perkatese. Megjithate ajo qe shihet ne siperfaqen e gjerave per momentin duket se Shqiperia i ngjan mbreterise se te keqes, te formuluar nga Scopenhaueri, ku sundon mashtrimi, genjeshtra, shpifja, egoizmi, inati ekstrem, konflikti politik, hakmarrja primitive verbale ose jo e tille. Ne diskursin e koheve te fundit te disa politikaneve ne pushtet, sidomos te kryetarit te Bashkise se Tiranes, ministrit te Brendshem e te kryeministrit shohim te reflektuara te gjitha veset e mbreterise te se keqes, per te cilat flet Scopenhauer. Po t’i shtojme kesaj dukurie edhe fenomenet shqetesuese te bashkepunimit me trafiqet e trafikantet, me krimin e kriminelet, me vrasesit dhe te korrupsionit, atehere tragjikja na del jo vetem si realiteti i momentit dhe mund te diktoje nje gjendje amullie e anarkie per nje kohe te caktuar. Ne perandorine e se keqes hyjne gjithashtu veprimtarite e paligjshme, devijimi nga zhvillimi normal i resurseve te vendit drejt nje zhvillimi anomal, iracional, jo ligjor e kriminal, sic eshte kthimi i Shqiperise ne nje plantacion kanabisi. Si te mos mjaftonin keto, lidere te caktuar, si kryeministri e vendit dhe kryekryeqytetari shqiptar, Erjon Veliaj, prej kohesh nxisin konfliktin civil ne Shqiperi, permes diskriminimit racist e krahinor te vendit e te kryeqytetit te shqiptareve. Ndersa diskursi i ketij te fundit, Velise, kundrejt presidentit te Republikes zbulon instiktin e nje njeriu te eger jo vetem iracional e te shfrenuar, por edhe te nje te semuri patologjik, te denje per eksperimente frojdiste. Bota moderne ua ka pare sherrin ketyre lloj monstrash, qe kane shkaterruar shoqerine njerezore ne kohet tona, duke filluar me Hitlerin, Stalinin, diktatorin hoxhist dhe perfunduar me Sllobodan Miloshevicin.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Enver Bytyci, Mbreteria e se keqes!

Diplomacia e despotëve

September 23, 2015 by dgreca

Nga  Dr. Enver Bytyçi/

Më në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot me një Ferman të tij një rregull të ri për diplomacinë shqiptare. E nisa fjalinë e parë me plotësorin kohor “më në fund”, sepse zoti Rama ka ndërtuar prej kohësh një diplomaci personale, një diplomaci në shërbim të pushtetit dhe fuqisë së tij kryeministrore të tipit të despotëve. Sipas fermoanit të kryevezirit tonë prej sot diplomatët, ministrat, ambasadorët, zv.ministrat, drejtorët, administrate e shtetit, pra të gjithë qatipat e tij, nuk kanë të drejtë të takohen me diplomat, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në vizita shtetërore jashtë vendit, nuk kanë të drejtë të flasin me të huajt pa lejen e kryeministrit. Nëse takohen dhe bëjnë vizita zyrtare jashtë, të gjithë këta janë të detyruar të informojnë me shkrim sulltanin e portës sonë të ulët për ato çfarë kanë biseduar me partnerët ndërkombëtarë, cilat kanë qenë takimet formale e informale, çfarë është biseduar në fruhstucket, drektat e darkat e punës që janë shtruar, cili ka qenë reagimi e partnerëve e kështu me radhë. Kjo do të thotë se prej sot psh Sajmir Tahiri mund të udhëtojë vetëm me lejen e kryevezirit tonë në Uashington për të marrë pjesë në konferencat rajonale të sigurisë. Madje dhe Ditmir Bushati do të duhet të matet shumë herë që t’i kërkojë ndonjë takim diplomatëve të huaj, ose të zhvillojë vizita jashtë vendit, sepse mundet që këtë ta refuzojë shefi i tij despot. Kjo do të thotë se dhespoti ynë ka vendosur të kontrollojë gjithçka në marrëdhëniet me jashtë. Jo se nuk e kishte bërë më parë, por se tani këtë kontroll e ka zyrtarizuar edhe formalisht. Nuk ka më epskpertizë diplomatike në Shqipëri. Nuk ka më konsulta dhe diskutime për të formuluar qëndrimet tona lidhur me zhvillimet e ndryshme në rajon, në Europë e në botë. Nuk ka më iniciativë diplomatike, madje diplomatët, ambasadorët duhet të jenë të kujdesshëm se mos ndërmarrin ose propozojnë iniciativa që bien ndesh me shijet e kryevezirit shqiptar. Nëse ndodh kjo i prêt fati i ambasadorit tonë në OSBE. Sulltani ynë i portës disko tashmë ka vendosur të luajë të gjitha rolet, edhe atë të presidentit, ka vendosur të emërojë e shkarkojë ambasadorë, gjeneralë e të gjitha nomenklaturat e parashikuara në kushtetutë e në ligj si kompetenca të Presidentit të Republikës. Edhe diktatori kishte përcaktuar disa rregulla dhe u linte pak hapësirë, ndonëse te censuruar, ministrave të tij. Edi Rama është i pari despot në historinë e shtetit shqiptar, i cili e ka shpallur veten ministër e kryediplomat, që harton strategji e taktika gjithnjë në shërbim të imazhit dhe axhendës së tij personale. I përfolur si një politikan I paaftë në çeshtjet e politikës së jashtme e të diplomacisë kryeministri Edi Rama është gjendur si në çdo fushë tjetër para dillemës hamletiane “Të bëj një diplomaci të shtetit, apo një diplomacy me të cilën t’u dëshmoj kundërshtarëve të mij, se jam i aftë ta bëj”. Në këtë dyluftim në subkoshiencën e tij ai zgjodhi këtë të dytën: Të luajë rolin e despotit edhe në diplomacinë e shtetit. Ai luajti dhe po luan këtë rol jo në funksion të një tradite të krijuar nga të gjitha qeverisjet, të majta e të djathta, në këto 25 vite. Mirë ose keq, qeveritë e kaluara kishin një strategji, kishin një objektiv strategjik sa i përket diplomacisë shqiptare dhe mundën të bëjnë që Shqipëria të bëhej pjesë e NATO-s, e KiE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, si dhe ta nisnin vendin për në dyert e Brukselit. Mirë ose keq, qeveritë e kaluara të të gjitha ngjyrave, pavarësisht prioriteteve të ndryshme strategjike në aleancat e krijuara, mundën të krijojnë një ekuilibër të admirueshëm në marrëdhëniet me fqinjët, aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë. Edi Rama me despotizmin e tij në diplomaci dhe injorancën në këtë fushë i ka prishur të gjithë këto ekuilibra dhe i ka vënë të gjithë diplomatët nga ata të hierarkisë së lartë e deri te i fundmi në rrjesht që të provokojë e promovojë veten si “lider botëror”, nëse i referohemi batutës tallëse të Aleksandër Vuçiç. Ai nuk ka lënë dhe nuk do të kursejë asnjë mjet, as dhe dronët e skenarizuar prej tij, për të demonstruar fuqinë e falsitetit të tij si despot. Qeveritë në demokraci mund të kenë objeksion ndryshimin e politikave sociale, fiskale, ekonomike, të administrimit, si dhe në fushën juridike. Por nuk ndodh që të personalizohet dhe të privatizohet politika e jashtme dhe diplomacia e shtetit, nuk ndodh që çdo javë e çdo muaj të ndërrohen “partnerët strategjikë”, siç ndodh tani në Shqipëri. Praktikisht askush nuk mund të priste që ndonjë despot i këtij formati të vinte në pushtet e të ndryshonte politikat ndaj shqiptarëve në rajon, në stilin e diktatorit komunist. Të ndërtosh marrëdhënie të mira e “të shkelqyeshme” vetëm me Serbinë dhe të sulmosh gjithë botën tjetër euro-amerikane, është lajthitje despotësh të marrë. Të ndërtosh një diplomaci të tillë që eleminon faktorin e Kosovës në marrëdhëniet me Serbinë, është punë prej Esat Pashë Toptani. Të marrësh përsipër nga deliri i madhështisë rolin e de Golit, kur Shqipëria me Serbinë nuk ka pasur asnjë histori si të Francës e me Gjermaninë, është marrëzi sulltanësh me delire. E krahasueshëm me paqen midis Parisit e Berlinit do të ishte një paqe e qëndrueshme midis Prishtinës e Beogradit. Në veprimtarinë e tij politike kryeveziri ynë vetëm këtë gjest ka dëshmuar, gjestin e afrimit me Serbinë dhe të konfrontimit me gjithë të tjerët, duke i dhënë Beogradit mundësinë të denigrojë politikat e Prishtinës dhe të përfitojë në politikat e saj kontinentale e rajonale. Edi Rama nuk na afroi më shumë me SHBA-të, përkundrazi u përpoq të na largojë prej tyre. U përpoq të na afrojë fillimisht me Ankaranë e shpejt na largoi prej saj. U përpoq më pas të na afrojë me Berlinin dhe në Vjenë vulosi distancën e tij me Europën. Gënjeu se do të na bashkonte me Italinë dhe shkon atje e kallxon barsoleta. Kjo është diplomacia e despotit tonë, i cili sot u kërkoi zyrtarisht të gjithë ushtarëve të tij, të cilëve u jep rrogë, që të mendojnë me trurin e sulltanit, të shohin me sytë e despotit, të dëgjojnë me veshët e kryevezirit, të sillen në modelin e diktatorit. Prandaj sot ishte një ditë e zezë për diplomacinë e shtetit shqiptar, një ditë që do të sjellë një katastrofë diplomatike në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën e civilizuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Diplomacia e despotëve, Dr. Enver Bytyci

Rikthim në diplomacinë e karficave

September 2, 2015 by dgreca

Shkruan:Dr. Enver Bytyçi/
Një paraqitje në një televizion serb i kryeministrit tonë dhe kryeministrit të Serbisë më nxiti që të thellohem në analizat e mia rreth politikës së jashtme të Shqipërisë nën sundimin (qeverisjen e dhunshme) të rilindjes. Me herët, para disa muajsh, kam shkruar se diplomacia shqiptare është në kolaps. Duke mos i hequr asnjë presje asaj që kam shkruar atëherë, ngjarjet dhe zhvillimet e mëvonshme, deri më sot, më çojnë në përfundimin se diplomacia shqiptare mund të quhet pa frikë diplomacia e lidhjeve miqësore midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Për pasojë mund të konsiderohet si poltikë e diplomaci e paternalizmit me institucionet e shtetit të Kosovës. Më tej akoma si diplomaci e mënjanimit të autoritetit, sovranitetit dhe përgjegjësive të politikës shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës e Mal të Zi. Më tej akoma, si diplomaci e shërbimeve të panevojshme ndaj politikave dhe pozicionit të Serbisë në rajon. Dhe në përfundim: Diplomacia shqiptare e sotme i ngjan diplomacisë se viteve të mjaltit në marrëdhëniet midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josiph Broz Titos e Aleksandër Rankoviçit. Madje dhe simbolika është shpallur si e tillë, kur thuhet se pas 70 vitesh kryeministri Rama dhe kryeministri Vuçiç shënuan historinë. Shkurt dhe qartë, diplomacia e sotme e zotit Rama është thjesht rikthimi në diplomacië e karficave të diktatorit komunist në periudhën 1944-1848.
Në parantezë dua të them se nuk ka asgjë të keqe që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë të shkojnë drejt normalitetiti. Por është asimetrike që diplomacia jonë të shndërrohet në një diplomacy ndihmëse e diplomacisë serbe, aq më keq akoma, të vihet në shërbimin e saj. Kjo është e papranueshme në çdo rrethanë. Do të duhej të kishe një eksperiencë familjare ose një dëshmi të këtyre marrëdhënieve në fshatin, krahinën ose rajonin tënd, do të duhej pra të mbartësh një sentiment bazuar në eksperiencën tënde e të brezave, që të merrje vesh për atë çfarë përfaqëson Serbia për ne shqiptarët. Fatkeqësisht ky kryeministër nuk ka patur shansin që të kishte një eksperiencë të tillë. Ai emrin e Serbisë e madje edhe të Kosovës e ka mësuar thjesht nga librat shkollorë. Prandaj ai e zhvillon diplomacinë e shtetit shqiptar me shtetin serb në të njëjtën hulli si edhe diktatori Enver Hoxha . Ai na ka rikthyer te sllogani i “Vëllazërim-Bashkimit”, sllogan që u shërbeu komunistëve serbo-jugosllavë dhe atyre shqiptarë të fundit të Luftës së Dytë Botërore të imponohej me forcë bashkëjetesa e shqiptarëve me serbët në ish-Jugosllavi. Pasojat e këtij imponimi janë tashmë të njohura: Rreth 40 mijë viktima shqiptare u asgjësuan asokohe nga makineria ushtarake serbo-jugosllave në ballafaqimin midis teorisë së “Vllazërim-Bashkimit” komunist dhe përpjekjeve të shqiptarëve nacionalistë e patriotë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Sot kohët kanë ndryshuar. Edi Rama po kërkon që “Vëllazërim – Bashkimin” e shqiptarëve me serbët ta imponojë përmes një paternalizmi, madje përmes injorimit absolut të institucioneve të qeverisjes së Kosovës. Taktikisht zoti Rama veproi me shumë dinakëri. Ngjarjet ne stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë më 14 tetor të 2014-ës, si dhe sjellja prej “nacionalisti” e kryeministrit tonë gjatë vizitës së tij “historike” në Beograd disa javë më pas, duket se kanë qenë një inskenim në marrëveshje midis dy shefave të qeverive të të dy vendeve. Në këtë rast kam shkruar se të dy kryeministrat kishin nevojë për mbështetje dhe kredibilitet te bashkkombasit e tyre. Prandaj plasën “bombën” me dronë e ultimatum reciproke të mirëkurdisur dhe mirëplanifikuar nga ekspertë të llojit Baton Haxhiu, me qëllim që Ramës t’i shtohej kredibiliteti në Kosovë e në Luginën e Preshevës, ndërsa Vuçiçit t’i rriteshin kreditet nacionaliste në Serbi.
Sot të krijohet bindja se kjo mënyrë e shfaqjes politike të të dy kryeministrave i ka shërbyer disa qëllimeve bazë:
Së pari. Vuçiç synon që të rritë mbështetjen e BE dhe SHBA-së në ambicjet e vendit të tij për ta penguar ose dëmtuar sa më shumë procesin e stabilizimit të shtetformimit në Kosovë e njëkohësisht të mos pengohet në rrugën e integrimeve europiane. Ai, mbasi udhëhoqi së bashku me Milosheviçin fushatën e shfarosjes së shqiptarëve, është thirrur në diplomacinë e tipit “Mishit ë piqet e helli të mos digjet”, pra Kosovën ta mbajmë të lidhur në çengelat e Beogradit dhe integrimin ta realizojmë sipas programit. Miqësia me Ramën i shërben atij për ta shitur pa pengesa formulën se “Ne nuk kemi asgjë me shqiptarët. Po të kishim diçka të tillë, atëherë nuk do të kishim këto marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë”. Prej këtej për ta bindur Europën se “Serbët janë engjuj, ndërsa shqiptarët në Kosovë janë të pabindur, dmth djajtë, ata që kërkojnë sherr dhe destabilizimin e rajonit”.
Së dyti, parfumi që i jëp Rama kësaj strategjie serbe është më i miri parfum në tregun diplomatik të Beogradit. Zoti Rama duket se këtë parfum e jep me shumë vullnet e dëshirë, madje me shumë përkushtim. Ai është i pari politikan shqiptar që thotë diçka të pavërtetë se Serbia është “më humane se Europa”, nëse kemi parasysh deklaratën e tij lavdëruese për sjelljen e Serbisë ndaj refugjatëve. Kjo është e pavërtetë se një shtet e një vend human, minimumi duhet të ballafaqohet me krimet kundër njerëzimit që ka bërë në të shkuarën e afërt dhe të kërkojë ndjesë për këto krime. Zoti Rama është i pari politikan shqiptar që ushqen iluzionin e humanitetit serb. Për pasojë i jep mundësi liderëve politikë në Beograd që ta shesin pa vështirësi në aspektin ndërkombëtar e të brendshëm tezën mbi “inhumanitetin” e padëshmuar asnjëherë të shqiptarëve.
Një përpjekje e tillë për rehabilitimin e krimeve serbe në ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë është e paprecedent për diplomacinë shqiptare. Esat Pashë Topotani kishte kërkuar në kohën e tij ndihmën e Serbisë e të Malit të Zi për uzurpimin e pushtetit në Shqipëri, por nuk kishte shkuar deri te deklarimin e pafajësisë së Serbisë për masakrat e saj të tmerrshme kundër popullsisë shqiptare gjatë viteve 1912-1913. Edi Rama po bën atë që nuk e kishte bërë etaloni i tradhëtisë kombetare shqiptare, sipas përcaktimit të partisë së tij, Esat Pashë Toptani.
Zoti Rama duhet ta dijë se gjatë luftës në Kosovë janë asgjësuar fizikisht rreth 15 mijë shqiptarë dhe janë varrosur thuajse të gjithë në varreza masive, pas masakrave mbi popullatën civile të pambrojtur. Duhet ta dije së rreth 2000 burra, gra e fëmijë shqiptarë të masakruar janë ende pa varr, të pagjetur. Duhet ta dije se rreth 20 mijë gra e vajza të Kosovës janë përdhunuar gjatë kësaj lufte nga paraushtarëjët e Vuçiç. Duhet ta mësojë, nëse nuk e di, se nga 120 mijë banesa dhe objekte publike, 40 mijë janë shkatërruar e djegur plotësisht, ndërkohë që 40 mijë të tjera pjesërisht. Duhet ta dijë se në çdo prag shtëpie ka një ose më shumë varre të hapura. E të gjitha këto i kanë bërë serbët nën komandën e Milosheviçit, krimet e të cilit, si ministër informacioni, i justifikonte kryeministri i sotëm serb, Aleksandër Vuçiç.
Por nga sjellja miqësore e zotit Rama me zotin Vuçiç nuk dallon asnjë rezervë , asnjë ndjenjë reflektimi, aq më pak ndjese sa i përket këtyre krimeve dhe shumë e shumë të tjerave të mëparshme. Krimet serbe e çojnë numrin e viktimave shqiptare në 120 mijë, ndërsa të të dëbuarve nga trojet e veta në 1.200.000, pa përfshirë këtu rreth një milion shqiptarë të dëbuar në pranverën e vitit 1999 e të rikthyer në vendbanimet e tyre. A mundet që një shqiptar, i çfarëdo lloj bindjeje, ideje, përkatësie fetare a krahine, si pushtetar ose jo, si kryepushtetar ose jo, të falë pa asnjë lloj ndjese të kryeministrit serb të gjitha këto krime të tij, të qeverisë e partisë së tij radikale, pra të vendit të tij, ndaj shqiptarëve?! Do të doja që kryeministri i vendit tim të mbronte, në mos bashkkombasit e tij, të vërtetën e pakontestueshme për zhvillimet e në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Nuk justifikohet kjo sjellje politike e diplomatike e kryeministrit tonë as me nevojën për integrime, apo ndonjë zhvillim tjetër. Ndërkohë kurtha në të cilën është mbërthyer kryeministri ynë është me efekte shumëdimensionale. Ja pse ndodh kjo:
Së pari, pas shembjes së komunizmit Shqipëria për herë të parë doli nga qerthulli i politikës dhe diplomacisë izolacioniste dhe rajonale. Dmth, për herë të parë ajo i kërkoi aleatët e saj jashtë Ballkanit, në kontinentin amerikan dhe europian, aty ku ajo e ka vendin e saj të merituar. Ky investim mbi 20 vjeçar duket se po shkon drejt tkurrjes në asimetri totale, ndonëse zotit Rama i pëlqen kur zoti Vuçiç e thërret me tallje si “lider botëror”. Kurse lideri ynë “botëror” po na kthen në kornizën e një diplomacie provinciale të pakuptimtë dhe të palogjikshme. Në mungesë të performancës së lartë në marrëdhëniet me SHBA-të dhe vendet e fuqishme të BE-së, kryeministri shqiptar, i cili nuk jeton dot pa patur vëmendjen e publikut, bën shou dhe biznes diplomatik me Beogradin. Kjo është arsyeja pse Vuçiç shfaqet aq entiziast me “lidershipin” e zotit Rama.
Së dyti, janë bërë dy vite që kur zoti Rama vendosi foton e Ismail Qemalit në zyrën e tij kryeministrore, por ai asnjë vizitë zyrtare nuk ka mundur të realizojë në Uashington. Njëherë që shkoi në Nju Jork për të marrë pjesë ne mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e katranosi në takimin me Lavrov, duke i komunikuar atij projektin e asgjësimit të armëve kimike. Ishte i pari kryeministër shqiptar i cerekshekullit të fundit që takohej kokë më kokë me shefin e diplomacisë ruse. Dhe nuk kishte veçse një muaj që kishte ardhur në pushtet. A ishte ky një sinjal i ndryshimit të linjave të zhvillimit të diplomacisë shqiptare? Ngjarjet dhe zhvillimet e mëpastajme na dëshmojnë se po. Dhe më tej a mund të konsiderohet ky zhvillim si një “rilindje” e diplomacisë shqiptare?! Pa më të voglin dyshim: Po në kahjen negative të tij, çka do të thotë se në diplomacinë tonë zoti Rama riktheu periudhën më të errët të saj në historinë e shtetit shqiptar.
Së treti, para një viti u duk se trajektorja e diplomacisë shqiptare do të zhvendosej nga Uashingtoni në Berlin. Edhe ky ishte një shans më i vogël se aleanca me amerikanët, por gjithësesi mbetej një shans. Tani pas një viti kryeministri ynë i ka shpallur luftë Europës dhe kjo do të thotë se i ka shpallur luftë Merkelit dhe vetë Berlinit, më shumë sesa Brukselit. Para dy vitesh zoti kryeministër tha se “Shqipëria do të kishte zero probleme me fqinjët”. Por përveç Serbisë, asnjë fqinj tjetër nuk ndjehet komod në marrëdhëniet e tij me Edi Ramën. Greqia jo e jo. Por as Maqedonia dhe Turqia e madje drejt pikës zero po shkojnë edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë.
Së katërti, zhurma e madhe e mbledhjeve të qeverive shqiptare të Tiranës e Prishtinës në kryeqytetin e shqiptarëve, pra në Prizren, mbeti vetëm zhurmë. Dhe kjo gjithashtu në funksion të strategjisë së zbutjes pa kushte të marrëdhënieve me Beogradin. Edi Ramës I duhej në fillim roli i “nacionalistit”, që të përligjte pak më vonë rolin e vërtetë që I kishte përcaktuar vetes ende pa mbërritur në zyrën e kryeministrit. Këtë alibi e kanë kuptuar tashmë politikanët dhe analistët e Prishtinës, por ata ende nuk kanë mundur të shkojnë deri te roli I Baton Haxhiut në këtë histori. Për këtë shkak aleati më i ngushtë i Ramës në Prishtinë, Hashim Thaçi, shprehu hapur pakënaqësinë e tij për raportet diplomatike të kryeministrit shqiptar me kryeministrin e Serbisë, duke denoncuar përpjekjet e tij për paternalizëm ndaj qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.
Tani Rama ka ardhur në pikën e fundit, kur nuk e ndjen të arsyeshme as të konsultohet me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Madje deri te një ftohje dhe ngrirje e të gjitha marrëdhënieve të bashkëpunimit midis tyre. Para disa vitesh vetë Thaçi, si edhe presidentja Jahjaga e sidomos zonja Edita Tahiri vinin vazhdimisht në Tiranë për t’u konsultuar për projekte të ndryshme, veçmas sa i përket marrëveshjeve me Serbinë. Tani drejtuesit dhe ekspertët e institucioneve të Kosovës janë të detyruar të përballojnë të vetëm peshëm e madhe të nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë flet me Vuçiç edhe në emër të tyre e më së shumti sipas inmteresave të Serbisë. Retorika që bëjnë Rama dhe Vuçiç për njohjen e shtetit të Kosovës është përsëri në funksion të fshehjes së skenarit për rehabilitimin e Serbisë. Eshtë e ditur se Serbia do ta njohë Kosovën, pasi ajo nuk mund ta hapë rrugën e saj për në BE pa njohjen e saj. Por Serbia kërkon rritjen e çmimit për këtë njohje, ndërsa zoti Rama luan rolin e menaxherit të këtij tregu diplomatik të Beogradit.
Nëse diplomacia shqiptare e kontrolluar dhe e manipuluar në të gjitha qelizat e saj nga kryeministri i vendit do të vijojë të zhvillohet në këto konture e sipas kësaj linje, atëherë Shqipëria do të rikthehet në rilindjen e izolimit ose më së shumti të veprimit të saj në rrezen Beograd-Tiranë. Kjo do të ketë vetëm një efekt, rikthimin në kohën kur zonjat e bllokut të ish-diktaturës plotësonin kënaqësitë e tyre estetike me parfumin, karficat, pickatoret dhe kremrat e ardhur nga Beogradi, kohë e cila kujtohet e tregohet me nostalgji ende sot nga pasardhësit e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Enver Bytyci, e karficave, Rikthim në diplomacinë

Dritë – hijet e konfliktit Erdogan – Gylen!

May 17, 2015 by dgreca

Nga Dr. Enver Bytyçi*/
Një kërkesë e presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan, për mbylljen e shkollave turko-shqiptare të fondacionit “Hyzmet” të Fethullah Gylen në Shqipëri, në këmbim të investimeve prej 1 miliard dollarësh në vit në vendin tonë, ka vënë në dilemë qeverinë shqiptare. Një vend i varfër, si Shqipëria do të tundohej nga një ofertë e tillë e një vendi mik. Por fatmirësisht qeveritarët tanë nuk jetojnë në varfëri dhe ka mundësi të mos tundohen ndaj kësaj oferte me kushtëzime.
Erdogan muaj më parë ishte zotuar se do të bënte gjithçka që shkollat e fondacionit “Hyzmet” (Në Shqipëri ky fondacion thirret “Gjylistan”), të cilat janë hapur në vende të shumta të botës, do t’i mbyllte, duke ua vënë këtë si kusht qeverive të këtyre vendeve. Kjo do të thotë se presidenti turk ka nisur një marrëdhënie të re me vendet e rajonit e më gjerë, marrëdhënie e cila tashmë do të kushtëzohet nga gatishmëria e qeverive të këtyre vendeve për të heq dorë nga prania e investimeve të Gylen në arsimin e të rinjve.
Në Shqipëri shkolla e parë e mesme shqiptaro-turke u hap në shtatorin e vitit 1992 dhe ajo mori emrin Kolegji Turk “Mehmet Akif”, godina e së cilës edhe sot e kësaj ditë është te 21 Dhjetori, pranë sheshit që mban emrin e reformatorit dhe krijuesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk. (Mehmet Akif ishte një shkrimtar i shquar në Turqi me prejardhje nga Peja e Kosovës. Ai kishte krijuar gjithashtu hymnin e Turqisë moderne). Më pas kjo shkollë u zgjerua me kolegjin e djemve te Oxhaku në Tiranë, më shkollën tetëvjeçare “Turgut Ozal” dhe më një rrjet të gjerë kolegjesh e shkollash në të gjithë vendin tonë, duke mbërritur te investimi më i rëndësishëm, themelimi i Universitetit “Epoka”.
Unë nuk e di sa nxënës, sa mësues dhe sa klasa kanë këto shkolla, nuk i njoh shumë prej tyre, por disa i kam njohur dhe i kam ndjekur nga afër. Nga njohja që kam për këto shkolla, mund të thuhet pa frikë se ato kanë prodhuar një elitë intelektuale dhe akademike të mrekullueshme dhe shumë të aftë në shërbim të vendit tonë. Mund të them me bindje se kolegjistët e shkollave të ashtuquajtura “Gylen” kanë shkëlqyer në olimpiadat rajonale dhe europiane, duke bërë krenar shumë prindër dhe qytetarë të këtij vendi për meritat e medaljet e panumërta të nxënësve shqiptarë. Mund të them se shumica dërmuese e kolegjistëve të “Gylen” kanë përfunduar studimet e larta në universitetet më të mira të Europës e më gjerë me rezultate të shkëlqyera. Sot ata janë nga menaxherët më të mirë të vendit tonë
Produkti i këtij rrjeti arsimor, në një kohë tranzicioni dhe krize arsimore e sociale të vendit tonë, dëshmon për vlerat e padiskutueshme të tij. Erdogan ka vizituar disa prej këtyre shkollave para disa vitesh dhe është ndjerë krenar me punën e stafit akademik e arsimor turko-shqiptar në to. Po pse atëherë ai kërkon mbylljën e këtyre shkollave?!
Eshtë e ditur tashmë se presidenti turk në armiqësi me klerikun Fethullah Gylen, e urren skajshmërisht ish-aleatin e ngushtë të tij. Kalimi nga gjendja e miqësisë në atë të urrejtjes ishte një process i dhimbshëm për të dy palët e sidomos për zotin Erdogan. Se presidenti turk erdhi në pushtet gjithashtu me mbështetjen e përkrahësve të Gylen, kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Fethullah Gylen me fondacionin e tij “Hyzmet” ka hapur në Turqi dhe në shumë vende të botës me qindra kolegje, shkolla dhe universitete. Këtë rrjet arsimor e ka shtrirë fillimisht në vendet turkofone të Kaukazit e më pas në disa vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë etj.
Së bashku me dy kolegë të tjerë gazetarë e kemi vizituar zotin Gylen në Stamboll në nëntorin e vitit 1996. Në gazetën e mirënjohur “Albania” të asaj kohe botova dhe një intervistë të tijën. Gjatë kësaj vizite vumë re se ai mbështeste fuqishëm qeverinë e kohës të Erbakan, një parti politike të cilën gjeneralët e ushtrisë të vënë me kushtetutë për ruajtjen e sekularizmit qemalist e nxorën jashtë ligjit. Me këtë rast këta gjeneralë me pushtet absolut mbi partitë dhe mbi qeveritë, patën akuzuar Fethullah Gylen për të njëjtat akuza, të cilat sot shpreh presidenti Erdogan. Por ishte fakt se Gylen kishte mbështetjen e disa presidentëve dhe kryeministrave të kohës, kishtë pasur mbështetje të fuqishme nga Turgut Ozal, nga presidenti Demirel, si dhe kryeministri socialdemokrat, Eçevit. Megjtihatëai mbetej i konstestuar për shkak të filozofisë së tij dhe doktrinës që ndiqte për modernizimin e mëtejshëm të shoqërisë e të shtetit turk. Erdogan në pjesën e parë të qeverisjes së tij plotësoi me dëshirë projektin e mënjanimit të autoritetit ushtarak mbi qeverinë e shoqërinë civile të Turqisë dhe për këtë u duartrokit edhe nga vendet e fuqishme të Bashkimit Europian.
Por Erdogan shkoi më larg sesa projekti Gylen. U përpoq ta kthejë Turqinë në kornizat e një shteti fetar, duke predikuar shaminë dhe ferexhenë në zyrat e shtetit. Në emër të “diktaturës” ushtarake dhe luftës kundër saj, shpiku “grushte-shteti” dhe vu nën arrest me dhjetra e qindra ushtarakë, shumë prej tyre me gradën e gjeneralit. Më pas Erdogan kryeministër i Turqisë, ndryshoi kushtetutën, duke forcuar pozitat e presidentit, post të cilin do ta merrte vetë. Erdogan dhe Gylen, ndonëse u bashkuan në një kohë persekutimi nga ana e ushtarakëve kanë opsione të ndryshëm sa i përket vendit të Turqisë në Bashkësinë Ndërkombëtare. Gylen ruan filozofinë e Kemal Ataturk dhe dëshiron që Turqinë ta shohë në Perendim, me rol të rëndësishëm në NATO e BE. Erdogan, përkundrazi, krijoi aleancën e panatyrshme dhe antihistorike të boshtit Moskë-Ankara, duke iu kundërvënë hapur politikave të NATO-s, anëtare e së cilës është Turqia. Kjo aleancë ka filluar të kërcënojë edhe vendet tona të Ballkanit, me përpjekjet e përbashkëta të Putin dhe Erdogan për gazsjellësin rus përmes territorit të vendeve ballkanike. Kështu ndërsa Gylen e sheh Turqinë si aleate të natyrshme të Perendimit, Erdogan e ka armiqësuar këtë vend me strukturat euro-atlantike.
Nga ana tjetër Erdogan ka provuar dhe shijon pushtetin politik disa herë, ndërsa Gylen ka provuar vetëm pushtetin shpirtëror te miliona përkrahës të tij. Në këtë pikëpamje ata ndryshojnë edhe më tej midis tyre. Nga kjo pikëpamje ne kemi parë një kryeministër dhe president turk me vendmmarrje autoritare dhe me sjellje herë-herë arrogante, sidomos ndaj medias, gazetarëve dhe parimeve të demokracisë së një shteti demokratik. Eshtë e vërtetë se Erdogan gjatë këtyre 12 viteve në pushtet i ka dhënë Turqisë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e të admirueshëm si dhe e ka modernizuar vendin në pikëpamje të fuqisë së tij. Kjo i ka siguruar atij mbështetjen e pakusht të zonave rurale, të cilat përcaktojnë edhe lidershipin në vend. Por këto suksese ai i ka keqpërdor, duke i vënë në funksion të ambicjeve të tij antishtet. Për këtë arsye Fethullah Gylen nuk mund të pajtohej me partnerin dhe aleatin e tij të dikurshëm.
Njerëzit e “Hoxhë Efendisë”, siç e thërrasin ndihmësit e tij, mbas mbarimit të shkollave të hapura prej tij, zunë vend në adinistratën e shtetit, sidomos në polici, prokurori e gjykata. Ishin këta që i rezistuan përpjekjeve të Erdogan për t’u shndërruar në një Sulltan “modern” të vendit dhe për të kapur pushtetin gjyqësor. Në këto përpjekje ata e atakuan ish-kryeministrin Erdogan, duke i publikuar atij përgjigmet korruptive telefonike, sidomos në lidhje me djalin e tij. Prej këtij momenti Fethullah Gylen u shpall armik i betuar i kryeministrit, që më vonë do të bëhej president pushtet-plotë i Turqisë.
Ndërkohë që Erdogan i largohet orientimit perendimor të Turqisë qemaliste e postqemaliste, Gylen i ka dëshmuar botës me lëvizjen e tij se është tolerant dhe i orientuar drejt botës së civilizuar. Ai ishte i pari klerik musliman që i kërkoi Papa Gjon Palit II bashkëpunim, si dhe respekt reciprok për besimin fetar të Islamit dhe Krishtërimit. Ishte i pari klerik që shkeli në Vatikan, për t’i dëshmuar Papës besnikërinë dhe lojalitetin e tij, madje në kohën kur bota po kërcënohej nga konflikti i civilizimeve.
Fethullah Gylen nuk ka ambicje për pushtet, siç përpiqen t’i mëshojnë kundërshtarët e tij, e në disa raste dhe mediat e painformuara shqiptare. Ai nuk është politikan, ai është një klerik i moderuar, një autor me libra të shumtë letrarë dhe filozofiko-teologjikë, një dijetar që më mirë se çdo klerik tjetër në botën e sotme di të ndërtojë lidhjet midis shkencës dhe librave të shenjtë, përkatësisht Kuranit. Fondacioni i Gylen “Hyzmet”, që do të thotë “shërbim”, nuk ka lidhje me politikën, aq më pak me pushtetin. Madje nuk ka lidhje aspak edhe me fenë. Fethullah Gylen nuk është terrorist. Filozofia e tij është dija, arsimimi, mësimi. kultura dhe civilizimi. Nuk e kam harruar premtimin që na bëri ne gazetarëve që e takuam atë nëntor 1996, kur pasi u interesua me shumë përkushtim për gjendjen e arësimit në Kosovë, tha: “Ne do ta ndihmojmë Kosovën. Çdo vit do të marrim 100 nxënës që mbarojnë mësimet në shkollat e mesme dhe do t’i dërgojmë me studime në universitetet tona në Turqi falas”. Asnjë qeveri e asnjë vendi mik nuk kishte premtuar kaq shumë, sa ai, pavarësisht se autoritetet e Kosovës e paragjykuan atë dhe nuk deshën të dërgojnë asnjë student me studime në universitetet turke.
Në këtë kuptim është e pavend dhe me karakter politik akuza e Erdogan se Gylen qenka terrorist.Dhe duhet ditur se krahas kësah akuze ekziston një vlerësim i para disa kohëve i Bill Clinton për Gylen, kur i shkruan se “Këtë lëvizje sociale ndërkombëtare po e reflektoni me anë të jetesës tuaj të përditshme. Ju i nxisni lidhjet e edukimit dhe të kulturës, të cilat janë aspekti ynë i përbashkët dhe forcojnë strukturën njerëzore”.
Prandaj dhe kërkesa e Erdogan për mbylljen dhe ndëshkimin e sistemit arsimor të fondacionit “Hyzmet” është e pavend dhe në funksion të një hakmarrjeje të tij ndaj liderit shpirtëror të këtij fondacioni, Fethullah Gylen. Çdo përpjekje e qeverisë shqiptare për ta dëmtuar sado pak rrjetin arsimor të kolegjeve turke në Shqipëri, do të ishte një atentat ndaj vlerave të civilizimit dhe përpjekjeve të mbi dy dekadave për formësimin e një sistemi të tillë, i cili ka dëshmuar gjithashtu se qëndron shumë më lart se shkollat e tjera publike e private në në vendin tonë.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se qeveria shqiptare dhe vendi ynë të ndërpresin marrëdhëniet e bashkëpunimit e të partneritetit strategjik më shtetin turk, ku jetojnë gati 6 milionë shqiptarë. Edhe pse Erdogan e ka devijuar drejtimin e anijes turke, nuk është në interesin tonë që të krijojmë mure në procesin e bashkëpunimit shqiptaro-turk. Me ose pa Erdoganin Turqia mbetet realisht partner strategjik i Shqipërisë dhe politika e diplomacia shqiptare duhet të sillen në këtë menyrë me shtetin turk. Ndërkaq kushtëzimi i investimeve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve do të ishte i padobishëm e madje i rrezikshëm për të dy vendet e sidomos për Shqipërinë. Në këtë kuptim ka nevojë që oferta e Erdogan e investimeve njëmilardshe çdo vit të pranohet pa hezitim, por edhe pa kushtëzime.
* Ne foto, autori i Shkrimit Dr. Enver Bytyci & Fethullah Gylen

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Enver Bytyci, Dritë – hijet e konfliktit Erdogan – Gylen!

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT