• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VALA E KATËRT E PANDEMISË SË COVID-19 DHE PËRHAPJA E VARIANTIT DELTA TË CORONA VIRUSIT SARS-COV2

July 21, 2021 by s p

Dr. Gani Abazi, Ekspert i Shëndetësisë Publike, Universiteti i Harvardit, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, kërcënimin e botës nga varianti Delta i virusit dhe viruset e tjerë, situatën e pandemisë në USA dhe globalisht, frikën për rikthimin e pandemisë në vjeshtë, sa na ruan vaksina dhe a duhet të bëhet çdo vit vaksinimi etj. Me Dr. Gani Abazi bisedoi Editori i “Diellit” Sokol PAJA.

SITUATA E PANDEMISË NË USA DHE GLOBALISHT

Pandemia e COVID-19 është duke hyrë në një fazë kritike në Amerikë, pasi që në 2-3 javet e  fundit ka rritje të dukshme të  numrit të infeksionëve të reja, sidomos në disa shtete ku shkalla e vaksinimit është e vogel. Për fat të keq, në disa shtete të Amerikës është duke u paraqitur rezistencë ndaj vaksinimit dhe ka një diskrepancë të madhë në mes të shtetëve sa i përket vaksinimit. Për shëmbull, në shtetin e  Vermontit janë vaksinuar mbi 70% të qytetarëve, ndersa në shtetin e Alabamës shkalla e vaksinimit është rreth 30%. Sipas institucionëve shëndetësore amerikane, shumica dermuese, mbi 97% e të hospitalizuarve dhe atyre që nuk e mbijetojnë semundjen e COVID-19, i përkasin popullatës që nuk është vaksinuar. Vaksinimi sa më i shpejtë dhe sa më gjithëperfshirës, sidomos në komunitetet ekonomikisht me të varfëra dhe me infrastrukturë shëndetësore me të dobët, është prioritet absolut për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe kthimit të plotë në normalitet.

KUR DO TË MARRË FUND PANDEMIA?

Kjo është një pyetje e cila për momentin nuk mund të ketë përgjigje. Varet se si dhe sa vaksinohet popullsia si dhe evolucioni natyror i vetë virusit në aspektin e mutacioneve gjenetike që mund të pasoje. Një gjë që është tashmë e ditur është se sa më i shpejtë dhe gjithë përfshires që të jetë vaksinimi i popullsisë, jo vetem në Amerikë, mirëpo në nivelin global, atëherë ulet mundesia e paraqitjes së mutacionëve gjenetike të virusit, të cilat mund të jenë më të rrezikshme për njeriun.

FRIKA PËR RIKTHIM NË VJESHTË

Për fat të keq, është tashme e qartë se pandemia do të jetë prezente në një shkallë të theksuar edhe në vjeshtë dhe në shumë muaj pasues. Kjo varet në mënyrë shumë të rëndësishme se sa dhe si vaksionohet popullata, jo vetem në Amerikë, mirëpo në të gjithe globin, pasi që virusi dhe shperndarja e tij nuk njohin kufinj gjeografik, politik, kulturor apo social. Për aq kohë sa në vende të ndryshme të botës ekzistojnë vatra të nxehta të shpendarjes së virusit, atëherë, pandemia do të vazhdoje tëjetë prezente në të gjithë botën.

SA NA RUAN VAKSINA?

Vaksina është menyra më e mirë e parandalimit të infeksionit me virusin e COVID-19. Efektiviteti i të tri vaksinave të prodhuara në Amerikë, ajo e Pfizer, Moderna dhe ajo nga Johnson and Johnson, është mbi 90%, që nënkupton që mbi 90% e popullsisë është e mbrojtur nga infeksioni, ndersa një pjese e vogel e popullsisë mund të infektohet (këto quhen breakthrough cases), mirëpo infeksioni është shumë i lehtë dhe shumica e këtyre pacientëve nuk kanë nevoje të hospitalizohen. Prandaj, është prioritet absolute vaksinimi sa më i gjerë dhe gjithë përfshirës i popullësisë, e cila do të rezultojë me ruajtjen e jetës së qytetarëve amerikanë.

A DUHET TË BËHET ÇDO VIT VAKSINA?

Akoma nuk ka konkludime shkencore definitive se si, me kalimin e kohes, do të vazhdojë të qendrojë imuniteti i pacientëve të vaksinuar dhe gjithashtu akoma ka gjëra të panjohura në raport evolucionin natyror të corona virusit SARS – COV2. Mendoj që në javët dhe në muajt në vazhdim CDC dhe institucionet e tjera shkencore amerikane do të dalin me pergjigje specifike për këtë çështje.

EFEKTET E PANDEMISË NË SHËNDETIN MENDOR

Kuarantinimi i popullësisë gjatë emergjencës së shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si dhe nderprerja e shumë aktivitetëve ekonomike, edukative, sociale dhe kulturore ka efekte jo të mira në shëndetin mendor të popullatës. Kjo sepse është vetë natyra e njeriut që është qenie sociale dhe kulturore dhe izolimi ka efekte jo të mira në zhvillimin intelektual dhe shoqëror të njeriut, sidomos të moshave të reja. Mirpo, me përshpejtimin e vaksinimit pandemia do të fillojë që të vihet nën kontroll, dhe gjërat dalëngadalë do të fillojnë ti kthehen normalitetit. Institucionet arsimore, mediatike dhe kulturore duhet të gjejnë mënyra kreative që ti zvogëlojnë efektet negative të pandemisë në shëndetin mendor.

A KËRCËNOHET BOTA NGA VARIANTI DELTA I VIRUSIT DHE VIRUSET E TJERË?

Varianti Delta i corona virusit SARS-COV2 paraqet një mutacion të virusit që është shfaqur në Indi dhe studimet tregojnë që ka shkallë me të lartë të shpërndarjes dhe agresivitetit. Mutacionet gjenetike të virusit mund të ndodhin në mënyrë natyrale gjatë procesit të replikimit natyror të tyre. Disa nga mutacionet që ndodhin në mënyrë natyrale, si varianti Delta, mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe më agresiv sesa forma fillestare e virusit. Për këtë arsye, vaksinimi i popullsisë është prioritet absolut, pasi që në këtë formë parandalohet shumëzimi dhe replikimi i shtuar i virusit dhe paraqitja e mutacioneve, disa prej të cilëve mund të jenë me të rrezikshme. Duhet theksuar se viruset kalojnë nëpër një evolucion natyror të tyre dhe herë pas here shfaqen forma më agresive të viruseve që shkaktojnë pandemic në të gjithe botën. Egzistojnë shumë teori të ndryshme konspirative në raport me origjinën e corona virusit SARS-COV2, mirëpo mikrobiologet dhe virologet e shpjegojnë shumë mirë që viruset kalojnë nëpër një proces natyror të evolucionit, gjatë të cilit është  terësisht e mundshme të paraqiten mutacione më të rrezikshme për njeriun. Sikur të shikohen gjërat në aspektin historik, pothuajse gjatë çdo dekade kemi pasur paraqitje të formave të ndryshme të virusëve. Dihet që gripi spanjoll i vitit 1918 ka shkaktuar miliona viktima.

SITUATA NË KOSOVË DHE NË SHQIPËRI

Mendoj që Kosova dhe Shqipëria janë duke punuar shumë në mbrojtjen e popullatës nga pandemia e COVID-19, duke implementuar masa parandaluese në shkallë vendi. Vaksinimi i popullësisë në Kosovë dhe Shqipëri është i një rëndësie shumë të madhe në këtë drejtim, mirëpo Kosova dhe Shqipëria kanë kufizime buxhetore në blerjen e vaksinave të prodhuara në Amerikë për të gjithë popullaten e tyre. Mendoj që duhet të punohet shumë në kuader të programeve si COVAX dhe të bëhet partneritet me institucionet nderkombëtare si dhe me shtetet e fuqishme perendimore që të lehtësohet procesi i sigurimit të vaksinave për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: COVID-19, Dr. Gani Abazi, Sokol Paja, Varianti Delta

COVID-19, SA E RREZIKUAR ËSHTË POPULLSIA GJATË PROCESIT TË RIHAPJES

June 16, 2020 by dgreca

Dr. Gani Abazi/

Dr. Gani Abazi, Magjistër i Shëndetit Publik, Universiteti i Harvardit, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, për pandeminë globale Covid-19, rrezikun që i kanoset botës aktualisht, për masat dhe kujdesin për rihapje dhe kthim në normalitet, lehtësimin e masave parandaluese dhe për kujdesin e shtuar të qytetarëve në betejën ndaj Covid-19. Me Dr.  Gani Abazin bisedoi gazetari Sokol PAJA.

Sokol Paja.

COVID-19 SI KËRCËNIM GLOBAL

Sipas Qëndrës për Shkencat e Sistemeve dhe Inxhinierisë së Universitetit të John’s Hopkins, sot në botë janë mbi 7 900 000 të infektuar dhe mbi 430 000 të vdekur nga Korona Virusi SARS-COV2 dhe sëmundja e COVID-19. Mirëpo, numri i rastëve ditore i të infektuarve është duke pësuar rënie të dukshme në shumë vende, dhe shumë shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, janë duke marrë hapat e parë të hapjes së zhbollkimit të qarkullimit dhe hapjes së aktiviteteve ekonomike. Megjithatë, duke marrë parasysh që virusi është akoma i pranishëm në shumë vende dhe komunitete dhe akoma janë duke u paraqitur raste të reja, duhet të kihet shumë kujdes që lehtësimi i masave parandaluese të mos bëhet shpejt, mirpo në kordinim të ngushtë me institucionet e shëndetit publik.

COVID-19, A DO KETË VALË TË DYTË?

Nëse do të bëhet një rihapje e kordinuar dhe e kujdesshme, mund të parandalohet një vale e dytë e pandemisë me Korona Virus. Mund të ketë rritje sporadike të rastëve të infeksioneve, mirëpo shumë virologë nga institucione të shumta thonë që një valë e dytë nuk është e paevitueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të mos ngutet në procesin e rihapjes, dhe të mos ngutet në heqjen e masave parandaluese të shpërndarjes së infeksionit, si distancimi social, mbajtja e maskave të fytyrës dhe dezinfektimi i sipërfaqëve lehtë të kontaminueshme që mund të përhapin infeksionin. Në të ardhmen parashikohet që përpos terapisë Remdesivir, që tani për momentin është terapia e vetme e treguar pjesërisht efektive ndaj Korona Virusit (në Amerikë është tani STANDARD OF CARE), të zhvillohen edhe terapi të tjera antivirale që mund të jenë më efektive kundër Korona Virusit sesa Remdesivir. Gjithashtu, është duke u punuar shumë në zhvillimin e një vaksine efikase kundër Corona virusit, SARS-COV2.

VAKSINA, DRITË NË FUND TË TUNELIT?

Procesi i zhvillimit të vaksinës është një proces që në kushte normale merr kohë, pasi që vaksina duhet  të jetë efikase në stimulimin e mbrojtjes adekuate imunologjike kundër virusit, vaksina duhet të jetë e sigurtë dhe të mos ketë efekte anësore për pacientin dhe vaksina duhet të jetë në gjendje të prodhohet në masë, për miliona njerëz, me nje çmim të përballueshem. Ka disa lloje të vaksinave, mirëpo në përgjithësi procesi konsiston në përpunimin e virusit, ose pjesë  të virusit, në atë formë që virusi e humb patogjenitetin (mundësinë që të shkaktojë sëmundje), mirëpo e ruan imunogjenitetin (vetitë e tij që të stimulojë mbrojtjen imune të organizmit të njeriut). Zhvillimi i vaksinës është një proces shumë delikat dhe i ndërlikuar, i cili  e kërkon kohën e duhur si proces. Shfaqja e Korona Virusit SARS – COV2 dhe semundjës së COVID-19 nuk është teori konspiracion dhe është tërësisht brenda kufinjëve të asaj çka është naturalisht e mundur në evolucionin e virusëve dhe në të dhënat historike të shfaqjeve të pandemive të ngjajshme në të kaluarën.  Duke marrë parasysh që bota ka afër 8 milionë njerëz të infektuar dhe afër një gjysëm milioni të vdekur nga kjo sëmundje, gjithmonë duke u bazuar në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins, kjo pandemi duhet të merret me seriozitetin më të madh të mundshëm, me fokus në parandalimin e përhapjes së infeksionit, në kujdesin shëndetësor për përsonat e infektuar, në implementimin e masave dhe sugjerimëve nga ekspertët e shëndetit publik dhe institucionet përkatëse, si dhe në zhvillimin e terapisë dhe vaksinës efikase kundër këtij virusi. Nderkohë që kjo pandemi ka ndikuar në shumë aspekte të jetës së qytetarëve tanë, në aktivitetet sociale, ekonomike, edukative dhe arsimore, janë paraqitur shumë teori të ndryshme në raport me pandeminë. Unë i lutem lexuesve tuaj që të e marrin në konsideratë që shumica e teorive të ndryshme që qarkullojnë nuk janë aspak të verteta dhe ata duhet të degjojnë profesionistët shëndetësor dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe institucionet e shtetit.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Unë do t’ju bëja thirrje të gjithë lexuesve të gazetës Dielli që të marrin me seriozitetin më të madh të gjitha sugjerimet për  përparandalimin e marrës së infeksionit me Corona Virus dhe marrjen e sëmundjes së COVID-19, duke iu përmbajtur distancimit social, masave parandaluese si vendosja e maskes në çdo ambient publik, larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqëve lehtë të kontaminueshme, të cilat nga kontakti me njerëz mund të shërbejnë si burim i infeksionit. Duke marrë parasysh që deri me tani kemi vetëm një terapi antivirale që është pjesërisht efektive, dhe vaksina akoma nuk është zhvilluar, masa më e mirë e mbrojtjes është parandalimi i marrjes së sëmundjes. Shumë prej bashkëatdhetarëve tanë mund  të shqetësohen për punën dhe mirëqënien ekonomike, mirëpo unë do të i lutësha të gjithë atyre që shëndetin të e vendosin gjithmonë si prioritetin kryesor. Ekonomia dhe të gjitha aktivitetet e ndaluara gjatë kësaj kohë do të zhvillohen përsëri, mirëpo shëndeti është diçka e pazëvendesueshme dhe në duhet  të kemi kujdes që të e ruajmë veten dhe njëri-tjetrin  si dhe shoqërinë tonë, kudo që mund të ndodhemi, nga kjo sëmundje.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Gani Abazi, hapja, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT