Nga Sadik ELSHANI-Filadelfia/
Drama eshte nje gjini letrare, nje pjese per teater, radio apo televizion. Ky eshte njeri prej kuptimeve te fjales drame, por drame eshte edhe nje ngacmim, eksitim emocional ose nje seri e papritur e ngjarjeve dhe rrethanave te ndryshme ne jete. Muajve te fundit nje drame me kete kuptimin e dyte eshte duke u luajtur ne kryeqytetin shqiptar dhe jo ne teater, por nje drame rreth teatrit, per teatrin, apo thene me mire, per fatin e Teatrit Kombetar. Dhe kjo nuk eshte çfaredo drame, eshte nje drame me nje tension, permase shekspiriane qe ngerthen, bart ate peshen, intensitetin e dilemes se Hamletit: Te jeshe apo te mos jeshe! Eshte kjo nje drame absurde qe po luhet ne nje teater absurd qe quhet, shoqeria shqiptare, me skenarist e regjisor: Kryeministrin e Shqiperise e skenograf: Kuvendin e Shqiperise. Ndersa aktoret e mirefillte dhe perkrahesit e tyre demonstrojne perpara teatrit. Pra, behet fjale per shembjen e nderteses se Teatrit Kombetar ne qender te Tiranes dhe ndertimin e nje teatri te ri ne te njejtin vend. Por premtimeve te qeverive shqiptare nuk u besohet, sepse me siguri ne kete vend do te ndertohet diçka tjeter, ndonje objekt komercial i ndonje miku te Kryeministrit.
Me siguri ndertesa e tanishme e teatrit eshte pak e vjeteruar dhe ndoshta nuk i ploteson kushtet, por ne raste te tilla ndertesat nuk prishen, por meremetohen, restaurohen, i shtohet ndonje pjese plotesuese per t’i plotesuar nevojat e kohes. Ithtaret e shkaterrimit te kesaj godine mundohen qe ta paraqesin gjendjen e saj sa me te mjerueshme qe ta arsyetojne vendimin e tyre per shkaterrim. Prandaj, organizojne edhe seanca degjimi, hetimi, me njerezit e tyre, “ekspertet” e tyre. Por ka edhe eksperte te tjere qe i pergenjeshtrojne keta “eksperte” dhe e vertetojne me fakte per vlerat arkitektonike te ketij kompleksi. Nje shkrim shume te detajuar e ka botuar dr. Aurel Plasari ne disa gazeta shqiptare, por per kete jane shqiptuar edhe eksperte te tjere te arkitektures e ndertimtarise. Eshte shume e thjeshte per ta kuptuar: arkitektet italiane, te njohur per shijet e tyre arkitektonike e estetike, nuk ndertojne stalla, baraka ne qender te nje kryeqyteti. Problem nuk eshte gjendja fizike e godines, por eshte vendi ku ndodhet ajo, vend shume i pershtatshem per te ndertuan ndonje objekt komercial. Kjo eshte çeshtja. Para ca ditesh per fat te keq ndodhi nje termet ne Tirane, disa ndertesa u demtuan, por jo edhe ndertesa e teatrit qe sipas qeveritareve shqiptare na qenka gati per t’u shembur. Besimtaret do te thonin se mos ndoshta kjo ishte nje nderhyrje hyjnore per mbrojtjen e teatrit. Drama rreth ketij teatri siç duket eshte edhe nje drame metaforike per zhvillimet ne shoqerine shqiptare qe çdo gje eshte e mveshur me nje petk intrigash, dredhish, ku asgje nuk rrjedh ne menyre te qete e te natyrshme.
Eshte kjo nje ndertese qe ka vlera, siç i ka nxjerre ne pah dr. Plasari, jane ato mure qe flasin, qe tregojne histori. Eshte kjo ndertese dhe disa te tjera qe shenojne nje periudhe te caktuar te arkitektures se qytetit, qe e sigurojne vazhdimesine e trashegimise se zhvillimit te tij. Eshte ai mjedis i ngrohte i asaj ndertese qe ofron nje atmosfere te kendshme per nje shfaqje teatrore qe nuk duhet te jete vetem nje perjetim mekanik, por edhe emocional; sjell ndermend shume kujtime, shume emra te medhenj te skenes teatrore shqiptare dhe e mundeson pranine e tyre ne mesin tone, edhe pse ka kohe qe ata tani jane ne nje bote tjeter, nje bote pa drama e intriga.
Teatri, Piramida, Biblioteka Kombetare
Le te ndertohet nje teater i ri, nje qender per artet e luajtura (Performing Arts Center) ne nje vend tjeter, sepse Tirana si nje qytet qe po zgjerohet shpejt, ka nevoje per nje qender te tille. Te behet diçka me nje objekt vertete te shemtuar ne qender te Tiranes, piramides, qe eshte ngritur per lavdine e nje diktatori te çmendur, per ta perjetesuar nje regjim çnjerezor – diktaturen komuniste. Eshte ironike se ata qe e mbrojne shembjen e piramides, jane per shembjen e nderteses se teatrit. Shqiperia ende nuk ka nje ndertese dinjitoze per Biblioteken Kombetare, institucion ku ruhen vlerat, thesaret kulturore e shpirterore kombetare te nje vendi. Eshte shume lehte te shkaterrosh, por eshte veshtire te ndertosh, te krijosh tradite. Ndertesa e teatrit nuk eshte objekti i pare qe po i kanoset shkaterrimi, sepse edhe me heret ne Tirane jane shkaterruar ndertesa me vlera historike e arkitektonike. Dhe kam frike se kjo prirje per shkaterrim nuk do te frenohet nese dikush nuk ngritet qe t’i mbroje ato. Protestat jane duke vazhduar ne Tirane, por duhet nje perkrahje me e gjere e me kembengulese. Ndoshta po gaboj, por ende nuk kemi degjuar diçka serioze nga Ismail Kadare lidhur me kete rast.
Carnegie Hall (New York) dhe Teatri Kombetar (Tirane)
Raste te ngjashme, siç po ndodh me Teatrin Kombetar ne Tirane kane ndodhur edhe ne qytete te tjera te botes. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe ne New York vite me pare – eshte fjala per Carnegie Hall, njeren nga skenat me te njohura te muzikes klasike dhe asaj te popullarizuar ne bote. Kjo ndertese eshte ndertuar ne vitin 1891 nga industrialist dhe bemires i njohur, Endrew Carnegia. Qe nga fillimi e deri ne vitin 1962 ka qene selia e Orkestres Filharmonike te New Yorkut. Ne kete salle jane paraqitur para publikut emrat me te njohur te muzikes boterore te asaj kohe dhe te diteve tona. Me kalimin e orkestres ne godinen e re, Lincoln Center for the Performing Arts, ndertesa ka mbetur pa nje institucion te perhershem dhe pasi i eshte shitur nje ndertuesi te pasurive te patundshme, ndertesa ka qene ne plan per t’u rrenuar dhe ne vend te saj te ndertohej nje ndrtese komerciale. Por fale perpjekjeve, angazhimit dhe kembenguljes se violinistit me fame boterore, Isaac Stern (1920 – 2001), ndertesa eshte shpetuar nga rrenimi. Ai ka organizuar nje grup njerezish te perkushtuar dhe kane ushtruar trysni ne bashkine e New Yorkut qe ajo ta bleje kete godine dhe ta shpetoje nga shkaterrimi i sigurte. Bashkia e ka blere godinen dhe pastaj jane kryer meremetimet e shtesat e nevojshme dhe godina qendron edhe sot ne tere shkelqimin e saj, duke e vazhduar misionin e saj ne sherbim te artisteve, artit e kultures.
Shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia ka blere nje godine me vlera historike
Keto dite edhe shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia e ka blere nje godine me vlera historike, shtepine ku per disa vite ka jetuar William Penn, themeluesi i shtetit te Pennsylvanias. Godina eshte gati germadhe, por vendi eshte shume i pershtatshem dhe shume zhvillues te pasurive te patundshme kane qene te ineteresuar qe ta blejne, por Bashkia e Filadelfias nuk ka lejuar, sepse ata donin qe ta rrenonin per te ndertuar objekte komerciale. Ne e kemi blere, sepse do ta meremetojme dhe do ta shfrytezojme per nevojat e bashkesise shqiptaro – amerikane te Filadelfias, ne radhe te pare per nevojat e shkolles shqipe.
Prandaj, edhe shqiptaret duhet te marrin shembull nga rasti i Carnegie Hall dhe perkushtimi i Isaac Stern dhe ta pengojne shkaterrimin e ndertese se Teatrit Kombetar. Bazuar nga ato qe po ndodhin diteve te fundit, vendimi i Kuvendit te Shqiperise per rrenimin e saj, kam frike se ky do te jete akti i fundit i kesaj drame dhe ditet e fundit te kesaj ndertese mbi toke. Por te mos e leme qe te ndodhe kjo dhe kur te bie perdja e ketij akti te fundit, ndertesa te qendroje ne kembe. Aktoret, arkitektet, intelektualet, akademiket duhet te mbajne nje qendrim, t’i ngulin kembet qe kjo ndertese te mos rrenohet. Ndoshta Teatri Kombetar nuk eshte prone e aktoreve, siç u shpreh Kryeministri para ca diteve, por nuk eshte as prone e Kryeministrit, eshte pasuri kombetare.
Philadelphia, 15 korrik, 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptar – amerikane