Nga Lulzim Mulliqi/
“Shprehi dhuntite e Zotit tend!”, eshte libri me i ri i autorit, Imam Didmar Faja,prijes i Qendres Shqiptaro-Amerikane ne hoenix, Arizona (SHBA). Promovimi i ketij libri u be keto dite ne ambientet e Restorantit”Nicki”prone e bashkeatdhetarit tone, Fatmir Borici ne qytetin Surprise te shtetit te Arizones.Ne kete promovim merrnin pjese figura te njohura te komunitetit tone, pastaj veprimtare te njohur te ceshtjes sone kombetare dhe prijes te tjere fetare nga shteti i Arizones dhe me gjere.
Kete mbremje promovuese e shpalli te hapur gazetari i “TV ILIRIA”,mr.Lulzim Mulliqi i cili se pari i pershendeti te pranishmit dhe nder te tjerash theksoi ,se ky liber,ne te vertete eshte permbledhje shume e dobishme,kryesisht e ligjeratave te mbajtura nga imami i nderuar(autori i librit),Didmar Faja, ne Xhamine dhe komunitetin e tij, ne Arizona.Me pas gazetari,Lulzim Mulliqi lexoi nje pjese te analizes qe ka bere per kete liber Myftiu i zones se Shkodres,Imam Muhamed Sytari.Me fjale te tjera ,ky eshte nje botim qe i sherben me se miri te gjithe imameve dhe prijesve te ndryshem fetare muslimane,qe duhet medeomos te arkivojne gjurmet e tyre duke kontribuar njekohesisht ne ngritjen intelektuale dhe besimit hyjnor te komunitetit dhe bashkesise fetare nepermjet shkrimit dhe leximit.Libri pershkohet nga boshti i mirenjohjes ndaj Zotit dhe falenderimit per miresine e tij ndaj autorit.Libri ne fjale perbehet nga nje gjuhe e pasur frazeologjike kuranore mjaft e rrjedhshme dhe e kapshme per c’do shtrese lexuesish.Ne kete liber spikasin disa momente te rendesishme qe kane te bejne me metodologjine e kerkimit shkencor,teologjik dhe intelektual te autorit.
Eshte shume me rendesi per lexuesin te kuptoje se autori,ne kete liber,ka kombinuar interpretimet tradicionale me shpirtin mistik te botimeve te vjetra te korifejve te fese islame,duke i dhene nje shije te mrekullueshme intelektuale dhe shpirterore temave te trajtuara me finese ne 190 faqet e tij.Temat e trajtuara ne kete liber jane gjitheperfshirese ,ato perbehen nga nje numer i vecante i kaptinave
qe i sjellin me afer lexuesit faktoret relevante qe ndikojne ne kuptimin e vlerave te besimit.Temat me te rendesishme qe spikasin ne kete liber jane:Bota e besimit,balanca ne fe,ndjekja e tradites profetike,nevoja e bashkepunimit nderfetare,dimensionet e brendshme te namazit e deri te temat e reja qe jane risi ne kete liber si:Kujdesi per mjedisin dhe ruajtja e ambientit e deri te paraqitja e disa dukurive negative te shoqerise se sotme sic eshte droga dhe demet e saj.Kjo eshte nje teme ku autori ka shkruar me mature ,duke deshmuar veten edhe si njohes i mire i realiteteve te shoqerise se sotme,ku paraqiten fenomene te cilat ne si pjese e shoqerise duhet t’i parandalojme.Gjithashtu autori flet edhe per simptomat,demet dhe menyrat e parandalimit te droges ne shoqeri.Promovimin e ketij libri ne vecanti,e kane pershendetur perfaqesuesit me te larte te Qendres Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e Arizones” si Kryetari i Bordit Drejtues te kesaj shoqate,Skender Bajrami,pastaj nenkryetari,dr.Arben Lasku,ish- presidenti i pare i kesaj shoqate,Remzi Barolli dhe anetari i Keshillit te Xhamise,Ylber Fetahu. Nderkaq, nje analize me te hollesishme te ketij libri e beri imami i Xhamise se Nju xhersit,dr i shkencave te filozofise,Rifat Alili i cili nder te tjerash tha”Ky liber eshte model per besimtarin si individ,per sprovat dhe problemet me te cilat mund te perballet njeriu gjate jetes,sikur qe eshte model per besnikerine qe duhet treguar besimtari ne detyrat me te cilat eshte ngarkuar.Vet titulli i ketij libri eshte kuptimplote sepse tregon qarte se duhet treguar dhuntite e Zotit tend!Ky liber poashtu,sjell prova historike dhe teologjike se si formimi fetar eshte i pazevendesueshem ne te gjitha periudhat e zhvillimit te shoqerise njerezore” theksoi nder te tjerash imami,Rifat Alili.Ne fund te ketij promovimi fjalen e mori edhe autori i librit,imami Didmar Faja i cili pasi i pershendeti te pranishmit, foli per vlerat,rendesine dhe qellimin e botimit te ketij libri.Ne fund te gjithe pjesemarresve ju dhurua nga nje kopje e ketij libri te nenshkruar nga vet autori i librit.Ndersa pronari i restorantit,bashkeatdhetari yne, Fatmir Borici per nder te promovimit te ketij libri,per mysafiret shtroi gratis nje darke me ushqime tradicionale shqiptare.