Nga Beqir SINA/
Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është vizita historike e një Presidenti të SHBA, në Shqipëri. Ajo është bërë në 11 Qershor 2007 nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, i cili në konferencë shtypi, me ish Kryeministrin Berisha nga Tirana paralajmëroi, Serbinë, Rusinë, dhe aleatët e tyre, se SHBA, do t’a njohën pavarësinë e Kosovës.
Kurse, në vizitën e tij në 14 shkurt në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë: “Ne jemi miq … Ne jemi aleatë. Ne kemi interesa të mëdha të përbashkëta.”
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kur vizitoi Tiranën, u bë i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që vizitonte Shqipërinë, pas viteve ’90, rënjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës.
I pari zyrtar i lartë nga SHBA, Sekretar Shteti, që shkeli në Tiranë, ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, në vitin 1991, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë, e sapo dalë nga izolimi komunist. Gjysmë milioni njerëz pritën zyrtarin e lartë amerikanë në pritje të jashtëzakonëshme.
Vizita e dytë, e po një Sekretari Shteti, me “shkak” Kosovën, do të ishte në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të shkonte në Tiranë sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.
Ndërsa në 1 nëntor 2012, vendin tonë e vizitoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon, dhe konfirmonte marrëdhëniet e shkëlqyera të SHBA – Shqipëri.
Shqipëria, më shumë se një dekadë është një aleat i NATO-s, e cila sjell përgjegjësi të veçanta për rajonin e Ballkanit. Shqipëria, vazhdon të marrë hapa për t’u bërë më të integruar në institucionet euroatlantike, përfshirë reforamat në drejtësi dhe ato të legjislacionit për të luftuar korrupsionin në çdo nivel.
Në veçanti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Kerry lavdëroi Shqipërinë për miratimin e legjislacionit që ndalon kriminelët e dënuar nga shërbimi në një gamë të gjerë të pozicioneve të zgjedhur dhe qeveritare.
“Ky është një hap i guximshëm”, ka thënë sekretari Kerry. Sekretari theksoi gjithashtu rëndësinë e kalimit të një reforme gjithëpërfshirëse në gjyqësorë, duke thënë: “Jam i inkurajuar .. .Në paketën e reformës gjyqësore, që tani është duke u konsideruar për të përmirësuar gjyqësorin dhe do të lejojë për një goditje të madhe ndaj korrupsionit.”
Shtetet e Bashkuara thonë gjithmonë se mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të bërë qeverinë e saj më të përgjegjshëme për qytetarët e saj. Populli shqiptar duan të jetojnë në një vend ku gjyqtarët dhe prokurorët i përmbahen saktësisht të njëjtat rregulla, ku të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë, pa marrë parasysh cila parti politike është në pushtet dhe nuk ka çështje që i përket asaj që partia.
Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në çerek shekullin e fundit në drejtim të ndërtimit të demokracisë dhe është e angazhuar në mënyrë të qartë në arritjen e më shumë arritjeve. Duke vepruar kështu, Shqipëria, thonë SHBA, mund të përforcoi edhe më shumë miqësinë e marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të ketë pas vetes si përherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Në emër të Presidentit Bush dhe të popullit Amerikan, unë vij këtu sot për të thënë ju: “Liria punon!” do tu thoshte 25 vjet më parë, Sekretari i Shtetit James Baker, përmes përkthyesit të tij, shefit të shërbimit shqiptarë Zëri i Amerikës Elez Biberaj, për të inkurajuar Shqipërinë të ecte drejt lirisë dhe demokracisë.
Marrëdhëniet e rregullta diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA-së u institucionalizuan në vitin 1922. Ato u ndërprenë në pranverën e vitit 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe e humbi statusin e shtetit të pavarur.
Në 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve – Enver Hoxha, prishi çdo llojë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Ato do të rivendoseshin vetëm me ardhjen e demokracisë më 22 Qershor 1991, njëzetë e pesë vjetë më parë.
“Protagonisti” i këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe që shënuan vetëm rritje, ish gazetari dhe tani Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj – ka postuar në medien sociale Facebook, dy fotografi që tregojnë emocionet dhe kujtimet e asaj kohe, kur 25 vjetë më parë më 15 mars 1991, morën udhë nga Washingtoni marrëdhëniet SHBA- Shqipëri.
Ai shkruan në statusin e tij : “Njëzet e pesë vjet më parë – 15 Mars, 1991 – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilloi marrëdhënie të plota diplomatike – pas më shumë se pesëdhjetë vjet të mosnjohjes dhe vetëm tre muaj pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Memorandumi i Mirëkuptimit, shkruan Dr.Biberaj, u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari së SHBA Raymond Seitz dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Muhamet Kapllani. Ceremonia u ndoq edhe nga drejtuesit e opozitës të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.”
Drejtori i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” Dr. Elez Biberaj, ka sjellë edhe opinionin e tij mbi dy dekadat pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”.
Në libër ai rrëfen edhe eksperiencën e tij, që në vitet e para të demokracisë spikati me përkthimin e fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker. “Unë në atë kohë isha mjaft idealist. Mendoja se me përmbysjen e komunizmit, ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt dhe do ishin pozitive”, tregon ai.