• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe BB, dy marrëveshje në vlerë 34.3 milionë Euro

August 2, 2017 by dgreca

-Marrëveshjet pas aprovimit në Qeveri, do të procedohen për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës/

1 Hoti FMNPRISHTINË, 2 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/  Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli, kanë nënshkruar sot dy Marrëveshje për Kredi në vlerë të përbashkët prej afro 34.3 milionë Euro për realizimin e dy projekteve, që synojnë zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se pas kompletimit të të gjitha procedurave ligjore, sapo nënshkruam me Bankën Botërore dy Marrëveshje për Kredi për realizimin e dy projekteve të identifikuara si prioritare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.  “Projekti i parë ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për eksporte me standarde ndërkombëtare. Realizimi i Projektit në fjalë do të ndikoj drejtpërdrejtë në rritjen e konkurueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve që eksportohen/ofrohen nga tregu i Kosovës”, shtoi Ministri Hoti.Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes së dytë ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se kjo marrëveshje ka të bëjë me sektorin e bujqësisë dhe ka për qëllim vazhdimin e financimit për grantet e bujqve, si dhe për rehabilitimin e kanaleve në Skemat e Ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini. Objektivat e Projektit janë që të ndihmojnë MBPZHR që të përmirësojë produktivitetin dhe qasjen në tregje, të përfituesve të Projektit në nënsektorët e  hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë, si dhe të konsolidojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Të dyja marrëveshjet kanë vlerën afro 34.3 Milionë, ndërsa kohëzgjatja 25 vite maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë, kurse 20 vite janë amortizim me 40 këste gjysmëvjeçare. Norma e Interesit: 0.45% në shumën e tërhequr, Tarifa e Shërbimit: 0.75% në shumën e tërhequr, si dhe Tarifa e Zotimit: 0.5% vjetore në shumën e pa-tërhequr”, shtoi Ministri Hoti.Ndërsa, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u fokusua në kontributin e projekteve të reja për bërjen e rritjes ekonomike të Kosovës të bazuar në produktivitet më të lartë brenda vendit dhe me konkurrueshmëri më të lartë jashtë vendit. “Financimi për këto projekte është pjesë e strategjisë së Grupit të Bankës Botërore që synon t’i ndihmojë Kosovës në lëvizjen drejt një rritjeje ekonomike më të qëndrueshme, të orientuar kah eksporti, ashtu që qytetarët e saj të kenë më shumë mundësi për një jetë më të mirë”, tha Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.Dy kreditë janë dhënë nga Asociacioni Ndërkombëtar (IDA) për Zhvillim i Grupit të Bankës Botërore. Kosova është ende përfituese e financimit koncesional (të butë) nga IDA, që jipet me kushte koncesionale, me normë interesi zero ose afër zeros, si dhe me periudha të gjata të kthimit të kredisë. 
Marrëveshjet pas aprovimit në Qeveri, do të procedohen për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 34.3 milionë Euro, Behlul Jashari, dy marrëveshje në vlerë, Kosova dhe BB

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT