• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ditë historike për Shqiptarët në Provincën e Ontarios

November 21, 2015 by dgreca

U çel në Toronto “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare” me rastin e 103 vjetorit të Ditës së Flamurit – Shpalles së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor 1912-2015/
Nga Beqir SINA/
ONTARIO KANDA : 19 Nëntor 2015, ka qenë një ditë e vecantë për të gjithë komunitetin shqiptar në kantonin e Ontarios dhe në mbarë Kanadanë. Në Parlamentin e Ontarios, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Ontario e për-rreth saj, bëhet leximi i parë i ligjit për shpalljen e muajit Nëntor; si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, shkruan në statusin e saj, në rrjetin social Facebook – se e ka shpallur zyrtarishtë : Muajin e Trashëgimisë Shqiptare më 19 Nëntor 2015, në Provincën e Ontarios – “Alabanian Heritage Month – Muaji i Trashëgimisë Shqiptare.
Ndërkohë, ata kanë drejtuar një faleminderim të veçantë edhe Presidentes së Nderit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj dhe grupit të punës që kanë punuar me përkushtim për të arritur në këtë ditë të shënuar, shkruan kjo shoqatë në profilin e saj ku ka postuar edhe një set me fotografi nga ky akitivitet.
Ky manifestim kuq e zi në Kanada – i icli është ngjarja më e madhe vjetore e këtij komuniteti – pritetet të kulmojë, simbas njoftimeve të tyre – me spektaklin e 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit , me “Albanian Heritage Night “, e cila këtë vit do të mbahet të dielën e fundit të muajit nëntor, mbasi atë mbrëmje në sallën e sporteve Air Canada Centre , skuadra e basketbolit, në ligën e parë NBA Toronto – Raptors, luan takimin e rradhës kundra skuadrës Phoenix – nga Arizona.
Ata thonë se kësaj rradhe është përgatitur një spektakël i veçantë. Mbasi në fillim të ndeshjes, 14 fëmijë shqiptarë veshur me kustumet folklorike shqiptare do i shoqërojnë dorë për dore lojtarët e të dyja skuadrave dhe do të rreshtohen gjatë këndimit të hymnit duke na përfaqësuar me fanellat kuq e zi.
Kurse, me këtë rast është paraparë që në mes të lojës, pushim 15 minutësh, grupi i vallëtarve “Shqiponjat e Vogla”, nga Toronto, do të performojnë Vallen e Rugovës me kostumet Shqiptare në këtë eveniment shumë të rëndsishëm për kombin tonë ku në mesin e 26,000 shikuesve, sipas tyre do prezantohet “Dita Kombëtare e Shqipërisë” 28 Nëntori 1912.
Si dihet “Alabanian Heritage Month – Muaji i Trashëgimisë Shqiptare ka nisur vitin e kaluar me rastin e Ditës së Flamurit 28 Nëntorit – 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë në Pralamentin e Ontarios, ku zyrtarisht është shpallur muaji i Trashëgimnisë Shqiptare !
Andaj, ky eveniment me rëndësi dhe përmasa të madha, kombëtare po kthehet në traditë në komunitetin shqiptarë në Kanada- kjo natyrisht falë punës së madhe që po bënë Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, dhe mbarë komuniteti shqiptarë në Kanada.
Vitin e kaluar ata thanë se në Toronto, kjo ka qenë :” Një ditë e paharruar në Parlamentin e Ontarios”. Dhe, për këtë aktivitet ata i faleminderohen së pari Shoqatës së Torontos, grupit organizator, sponsorëve, kontribuesve dhe kryetares së Shoqatës, Dr. Ruki Kondaj.
Mbasi, sipas tyre emri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë me këtë rast u ngrit lart në mesin e zyrtarve kanadaez, personaliteteve dhe të vizitorëve kanadezë, mes tyre shumë deputetë dhe ministra si Hon. Brad Duguid, MPP dhe Minister, Hon. Yvan Baker, MPP.
Me këtë rast gjatë një ceremonie zyrtare në sallën e Parlamentit vitin e kaluar- ku ishin të vendosur flamuri i Shqipërisë dhe Kandasë si dhe busti i Gjergjë Kastrioti – Skëndërbeu dhe ai Nëna Tereses ( vepra të skulptorit Hytbi Tarelli), Ministeri, i Nderuari. Yvan Baker, (MPP), ka nderuar me Proklamtën e Parlamentit të Ontarios duke e shpall muaji i Trashëgmnisë Shqiptare, me dinjtet të lartë kombëtar! 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit – 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë!
Gjithashtu – simbas postimit të fotografive me këtë rast ata kan promovuar shqiptarët me një ekspozitë me veshje popullore kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, libra, revista dhe broshura me pamje nga Shqipëria dhe Kosova, piktura dhe skulptura, suvenire me simbolet tona kombëtare, dhe gatime tradicionale shqiptare, si dhe me një kostum i Malësisë së Madhe 300 vjeçar të ruajtur vallet dhe veshjet folklorike Shqiptarë.
Përfaqësues të këtij komuniteti kan deklaruar, se ata :”Janë ndjerë si në Shqipëri, me mall nga larg për Mëmedheun, dhe, shtuanë se si atdhetarë dhe intelektualë , Shoqata Shqiptaro – Kanadeze – në Toronto me rastin e 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kan mbledhur rreth Shqiponjës, një komunitet të integruar të emigranteve , që punojnë e jetojnë , në Toronto të Kanadasë.
Ndërsa, ata shprehin edhe një respekt! për kontributin e këtij komuniteti ,në përkushtimin e njohjes së vlerave dhe historisë të popullit Shqiptar.
“Kemi të drejtë, kan shkruar ata vitin e kaluar në facebook, të krenohemi edhe Ne ,si një komb i lashtë, njësoj si kombet e tjera të gjithë botës, këtu në Kanada, që deri dje i çmonim për vlerat e tyre, të të komuniteteve simbas bashkësive. Në përvjetorin e Pavarësisë, e treguam edhe njëherë veten si një komb i qyteruar dhe i bashkuar…Ne Shqiptarët e… meritojmë….Rroftë flamuri ,mirënjohje sa të jetë …jeta, Babait të Kombit Ismail Qemali dhe të gjithë patrioteve Shqiptarë” shkruajtën ata në facebokun e shoqatës Shoqata Shqiptaro – Kanadeze – në Toronto( Photo credite : Ruki Kondaj & Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze)

Filed Under: Mergata Tagged With: celi veprimtarite, e 103 Vjetorit, Ontario, Pavaresi e Shqiperise

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT